BREAKING NEWS

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë Shqipërisë, anija cisternë dhe shoqëruesi i saj misterioz po i drejtohen...

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë
x
BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x

Opinion / Editorial

Zgjedhje apo përzgjedhje e kryetarëve të PS në Bashki?!

Zgjedhje apo përzgjedhje e kryetarëve të PS në Bashki?!

Ditët  e fundit përfunduan edhe në bashkitë  e skajit më jugor të vendit mbledhjet e zgjeruara të asambleve të  partisë socialiste  ku u zhvilluan dëgjesat e kandidatëve për kryetar të PS në to. Kjo procedurë është mbyllur tashmë në të gjithë vendin. Dëgjesat,të cilat në jo pak bashki (jo vetëm në jug)  u  zhvilluan në ambiente të hapura dhe, në përshtypje të opinionit,diku  u ngjanin spektakleve pa   ndonjë arsye domethënëse të ishin të tilla,  e mbajtën larg antarësinë e gjerë të partisë, e cila  u la në pasivitet  thuajse gjatë gjithë procesit zgjedhor për drejtuesit socialiste në bashkitë e vendit. Nuk  jamë kundër organizimeve të tilla, që, natyrisht, PS e ka luksin t’i bëj, sepse, në fund të fundit ato tregojnë  dinamizmin në lëvizje të një force politike, qe edhe se   mbi një dekadë në pushtet, nuk  ndjen “lodhje”, as vetkënaqësi por është gjithnjë në kërkim të formave të reja për të qëndruar e bashkuar dhe në veprim të pandalshëm. Kjo është forma dhe them :bukur!. Po përmbajtja, që ka pas pikëpyetjen: po bëhen zgjedhje apo përzgjedhje të kryetarëve të PS në bashki? Zgjedhje dhe përzgjedhje nuk janë e njëjta gjë.(edhe si  etimologji fjale) Dhe, kjo është arsyeja pse unë, një nga individët që kamë punuar për ngritjen e godinës socialiste  në rrethin e Sarandës,pas “shëmbjes” së partisë së punës, nuk mund  të mos bëj kriticizmin për  disa “Forma të reja” të sanksionuara në statut apo regulloret përkatëse nga ku burojnë edhe udhëzimet për zgjedhje,që ,sipas meje, e mjegullojnë (për të mos thënë e nënvlerësojnë) përfshirjen e antarësisë së partisë në gjithë procesin e zgjedhjes së drejtuesve në këtë nivel , nga njëra anë, dhe  vet rolin e  njësisë bazë  të partisë, 0S. Më konkretisht. Zgjedhje do të thotë  votim, pra kandidaturat për kryetar partie në bashki të votohen. Ndersa përzgjedhje dlo të thotë  të  veçosh më të mirët nga të shumtit kandidatë  të propozuar apo vetofruar. Udhëzimi i sekretariatit të përgjithshëm të PSSH për këto zgjedhje konfirmon pikërisht mungesën e “zgjedhjes”,pra të votimit. Në pikën b.(Zgjedhja e kryetarit të partisë të bashkisë), pika 3  e tij thuhet:Kryesia e partisë (në qendër) zgjedh një nga kandidaturat e paraqitura nga Komisjoni i Posaçëm... Ç’është  bërë në mbledhjet e  zgjeruara të asambleve  në bashkitë e vendit? Kandidaturat ( për të cilat nuk është  lënë hapsirë propozimi nga 0S)  që në më të shumtën e rasteve janë vetofruar dhe përzgjedhur (seleksionuar në përputhje me  përcaktimet në udhëzimin përkatës) nga  “Komisjoni i Posaçm” në qendër, kanë “garuar” (në dëgjesat e zhvilluara në mbledhjet e asambleve) duke prezantuar para të dërguarve të  Kryesisë së partisë,përfaqësuesve të komisjonit të posaçëm dhe pjesëmarësve, platformat përkatëse. Vetëm kaq. Votim nuk pati. Më “të mirin”  do ta zgjedh Kryesia  qëndrore e Partisë sipas  propozimit të “komisjonit të Posaçm. Shkurt do të ketë  emërim dhe jo zgjedhje me votim. Mendoj se  kjo mënyrë “zgjedhjeje” nuk mund të jetë  një risi përderisa, çuditërisht, u hiqet një e drejtë fondamentale antarëve,apo përfaqësuesve të zgjedhur të bazës për të votuaur. Pse i është larguar  traditës kur ,dikur drejtuesi i PS në rreth dhe më pas në bashki apo komuna zgjidheshin nga antarësia apo asambletë socialiste etj. Asnjëherë nuk është sqaruar antarësia e partisë (nuk flitet për t’i marë mendim) pse ka ndodhur kështu. Kur  shpreh këtë keqardhje, nuk dua të  mendoj kush se  partitë e tjera,më sakt ajo e Berishës që kishte vënë  në qendër të  fushatës zgjedhore  sloganin “e drejta për të votuar”, janë demokratike dhe zhvillojnë një jetë të brendshme organizative më të gjallë e demokratike. Jo!. Çështja është se  nuk kuptim dhe asnjë argument që në këtë parti (PS) me më shumë demokraci,drejtuesit vendor të Partisë të mos votohen,por të emërohen. Thënë këtë, nuk mund të mos apeloj në nevojën e  bashkimit të fjalës (përmbajtjes statutore) me veprimin konkret për t’i dhënë 0S,pra bazës së partisë, rolin dhe të drejtat që i takojnë. Dhe, sipas meje, në se  kjo njësi ka dhe duhet të ketë një rol , një të drejtë, kjo ka të bëj  kryesisht me  përfshirjen  në procesin e propozimeve dhe të  votimit të përfaqësuesve dhe drejtuesve nga baza në qendër. “Një antar një votë” jo vetëm për kryetarin e PS në qendër,por edhe për ata në bashki.