Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet asnjëherë nuk janë zhvilluar nën frymën e bashkimit

Postuar: 11/06/2019 - 07:18

Përfaqësuesit e oligarkisë bëjnë çfarë u do qejfi në këtë Shqipërinë tonë. Këtë e dimë mirë ne shqiptarët sot. Ndaj dhe nuk na erdhi çudi, kur mëngjesin e kaluar, Presidenti i Republikës vendosi shfuqizimin e datës së votimeve për pushtetin lokal. Pakëz çudi ishte pse nuk i shkoi mendja të caktonte një datë tjetër. Mungesa e saj sikur na thoshte ne shqiptarëve të shkretë që ende kemi mbetur këtu: Mbajini në shpinë edhe më tej myteberët që ngritën pushtetin qesharak familjar në të 61 bashkitë.

Protesta të pafundme pa e ditur se ku mund t’u dalë fundi. Protesta, që shqiptarëve “të pushtuar” nga varfëria e mjerimi, as nuk u hyjnë në xhep. Sepse janë protesta që inspirojnë vetëm konflikte mes përfaqësuesve të klikës oligarkike që ka vënë nën thundër gjithçka të mirë të këtij vendi. Konflikti për çfarë po nxjerrin në shesh audiopërgjimet më tepër tregojnë se në këtë vendin tonë është mafia që është ulur këmbëkryq dhe po qeveris. Një rezultante që është evidentuar që me fillimet e demokracisë. Po ne shqiptarët nuk kemi dashur ta besojmë. Sot po e shohim me një ndjenjë tmerri se gjithçka ka rënë në duart e mafies që është e gjithëpushtetshme dhe kontrollon gjithçka në këtë vend.

Tashmë alarmi për të vërtetën e përgjimeve është dhënë për të gjithë shqiptarët. Përgjime që tregojnë se, kemi vetëm një gjysmë shtet grotesk dhe qesharak. Çfarë po duket edhe institucionet shtetërore nuk funksionojnë. Ndërsa për Drejtësi as nuk bëhet fjalë, kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, apo gjykatë të lartë.

Në realitet, ndarja e re administrative që startoi pas zgjedhjeve të vitit 2015, evidentoi mjaft mangësi. Veçanërisht rënien e pushtetit lokal në duart e oligarkisë. Mjafton të kujtojmë dy dhe trefishimin e numrit të punonjësve nëpër 61 bashkitë e reja, gjë që solli shpenzimin pa asnjë kriter dhe shpërdorimin e miliona lekëve për të afërmit e kryetarëve na bashkitë e kthyera në çerdhe familjare. Dhe për t’i larguar sa më shpejt të tillë myteberë, kujtohet Presidenti për të shtyrë pa asnjë limit datën e zgjedhjeve. Sepse anulon 30 qershorin, po nuk cakton asnjë datë tjetër. A thua se myteberët që e shndritën këto 4 vjet, që ngritën një pushtet lokal, krejtësisht familjar, duhet t’i mbajmë në kurriz përjetë.

Për ta justifikuar çfarë kullandrisi, Presidenti u kujtua t’u drejtohet shqiptarëve se, “dita e realizimit të zgjedhjeve duhet të jetë një ditë bashkimi dhe jo përçarje për popullin”. Me të vërtetë e ka këta konkluzion Presidenti? Të dalë ndokush e të tregojë ndonjë palë zgjedhje të pas vitit 1990 që kanë qenë kthyer në ditë bashkimi e jo grindjeje? Asnjë për be. Kemi parë në fushata kur kundërshtari të sulmoje me gurë, me të shara. Kemi parë të derdhen kutitë e votimit skërkave të maleve e të mbushen sërish sipas midesë së transportuesve, kemi parë kandidatë që shpenzonin miliona dhe nuk merrnin sa duhet votat e blera dhe në largim shanin krahinën se i doli e pabesë etj, etj. Këto janë të vërtetat. Për të tjerat që artikulon vazhdimisht kjo palo klasë politike, që ne kemi, janë thjesht “pordhë me rigon”.

Sot Shqipëria nuk i ngjan as një gjysmë shteti. Pasi i mungon Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë. I mungon edhe një parlament efikas. Paçka se tashmë parlamenti ynë është krejtësisht formal. Pasi ai nuk zgjidhet, por emërohet nga kryetari – mbret i partisë. Ne që ende kemi mbetur në këtë gjysmë shtet, nuk dimë të zgjedhim, por vetëm votojmë kandidatin që ia do mideja e kryetarit – mbret i partisë. Ne vetëm për numrin e madh të Partive që kemi në skenë mund të zëmë vend nderi në librin Gines. Një popull me 2,5 milion banorë me 130 parti politike. Ndodh kështu se secili kërkon të jetë kryetar. Ja, edhe kreu i opozitës ende pa nisur zgjedhjet e ka vetëdeklaruar veten kryeministër. E kemi dëgjuar në protesta e në takime të thotë se, si Kryeministër i Shqipërisë do të luftojë gjithë oligarkinë që po shtyp popullin.

Sa mirë! Vërtet shqiptarët sot janë të shtypur e të nëpërkëmbur. Po cili shqiptar nuk e di se çdo opozitë të tilla premtime i ka artikuluar me plot dëshirë dhe sapo ka ardhur në pushtet ka zbatuar pikë për pikë çfarë ka bërë kundërshtari duke rritur korrupsionin dhe varfërinë për shumicën e shqiptarëve.

Këto janë disa prej arsyeve që na detyrojnë të themi se, votime me standarte evropiane ne shqiptarët i kemi shumë të largëta. As këtë radhë nuk mund t’i realizojmë të tilla. Përderisa njëra palë thotë se, nuk pranoj zgjedhje me këtë e atë kryeministër, i cili ka votën e shumicës për atë post. Groteske të tilla ndodhin vetëm në Shqipëri që vazhdon të drejtohet nga të njëjtit njerëz që janë thjesht plaçkaxhinj e të pandëshkueshëm. Të gjithë ne shqiptarët flasim 24 në 24 orë për plaçkaxhinjtë e politikës. Shumë prej tyre janë dërguar nga KLSH në Prokurori. Po për asnjërin as nuk kanë nisur çështjet penale. Kjo nuk ndodh përderisa gjykatat tona janë të zaptuar nga plazhistët e Durrësit, apo nga prokurorë e gjykatës që krenohen se janë kthyer nga lypsarë në milionerë brenda ditës përmes lojës së bixhozit, apo nga gjyshërit e gjyshet. Është një prej turpeve të shumta që qarkullon nëpër këtë Shqipëri të gjorë.

Në demokraci, partitë duken nga votat që marrin në votime. Po askush nuk i detyron të marrin pjesë në votime me zor. As të bashkëpunojnë për ditë më të mira për shumicën. Këtë të fundit, këta palo politikanë që kemi prej 30 vitesh ne shqiptarët është budallallëk t’i zëmë në gojë. Edhe Presidenti e di mirë këtë. Ndaj nuk është lodhur t’i thërrasë e t’u kërkojë zgjidhjen e problemit. Nuk mjaftojnë mesazhet përmes facebook-ut, o President! E vërteta sot është se shumicës së shqiptarëve të mbytur nga varfëria, as ia ndjen në votohet apo jo, në grinden a puthen palopolitikanët me njëri tjetrin. Shumica e shqiptarëve thjesht artikulon: vafshin në djall të gjithë. Është bash kjo arsyeja që na u duk shumë groteske përpjekja e Presidentit duke përshëndetur me shqiponjën.

President! Edhe sa kohë do të na lesh nën urdhrat e drejtuesve lokalë që kanë dy e trefishuar numrin e familjarëve që paguhen me paratë e taksapaguesve pa kryer asnjë punë? Këtë na trego. Për të tjerat dije mirë, se nuk kemi nevojë të na i tregosh ti. Shumë të vërteta ne i dimë më mirë se ti dhe palo klasa politike që na ka hipur në qafë prej 30 vitesh. Nuk kemi çfarë t’u bëjmë, ndaj dhe largohemi nga ky vend që mban në karrigen e pushtetit plaçkitës dhe maskarenj.

Nga Riza HOXHA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 08:20

Nëse kjo do të ishte një ndodhi e rastit dhe e shkëputur tërësisht nga veprimtaria e sistemit tonë të përgjithshëm universitar dhe stafeve të tyre akademike, atëherë nuk do t’ia vlente aspak që të merreshim me n

Postuar: 22/09/2019 - 08:18

Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë janë për poli

Postuar: 22/09/2019 - 08:12

Pothuajse gjithmonë kur flitet për femrat në polici, flitet për punën e bukur dhe të vështirë që

Postuar: 22/09/2019 - 08:09

Opozita jonë është çoroditur plotësisht dhe jo vetëm që nuk paraqet asnjë alternativë, por partit

Postuar: 21/09/2019 - 07:22

Do të numëroja shtatë arsye ndonëse janë 140 të tilla, përse Shqipërisë sonë të vogël nuk ka ç&rs

Postuar: 21/09/2019 - 07:19

Shembulli i zgjidhjes së krizës qeveritare për një kohë shumë të shkurtër, në Italinë fqinje, duh

Postuar: 21/09/2019 - 07:18

Të gjithë, politikanë, burra, gra, militantë, socialistë, demokratë, lësëistë, familjarë, ish bas