Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet janë tani, po kohën nuk e di ose politika lesh e li!

Postuar: 08/11/2019 - 07:11

Duket si një ekuacion me shumë të panjohura. Zgjedhjet do jenë të shpejta, tani, po kur kohën nuk e di. Kjo është përgjigjia kur do shkojnë shqiptarët para kutive të votimit për Lulzim Bashën! Takimet e Bashës këto ditë me të rinjtë në qarqe në Elbasan, Korçë, Shkodër, ngjajnë si një përqafim i dy të njohurve pas ca motesh të ndarë, pa mall e emocion. Bashkëbisedime që as ngrohin as të ftohin. Premtimet në erë për jetesë në parajsë, si të hapej shpella e Alibabait në përrallat e “ Një mijë e një netëve”, janë propagandë e rëndomtë. Sloganet me shumëfishim të pagave, gati astronomike, po zbehin edhe më shumë ato pak emocione të sforcuara që shpërthejnë rrallë në sallat e mbyllura. Askush nuk beson se pas zgjedhjeve me ardhjen e Bashës në pushtet do pesëfishohen pagat. Mjekët do marrin mijëra euro. Aty pranë do jenë edhe infermierët, inxhinierët, policët, ushtarakët. Të gjithë do ndryshojnë madhësinë e portofolave. Shifrat me njëmijë apo shtatëqind euro në muaj, janë numra abstrakt. I prishin punë, jo vetëm oratorit, po tërë opozitës. Në sytë e qytetarëve shfaqen si klounë. Secili nga shqiptarët di të bëjë pak llogari. Ndaj askush nuk i merr seriozisht ligjëratat që duken të përçarta. Paga pa rritje ekonomike dhe zhvillim të vrullshëm nuk mund të ketë. Ligjet e ekonomisë së tregut janë të hekurta. Çdo amatorizëm në ekonomi thyen kokën dhe shkatërron gjithçka. Prishen balancat, të ardhura shpenzime. Bien gjithë treguesit ekonomiko- financiarë. Dhjetëfishimi i pagave është një histori e stërthënë, e konsumuar, e provuar. Koha ka treguar se është e pamundur të bëhet realitet, të paktën në këto tridhjetë vjet në Shqipëri u provua më së miri. Premtimet e Bashës, janë prologu i asaj që do prezantohet më pas. Është lajmi se Shqipëria gjendet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme dhe ato lokale që do ndodhin shumë shpejt. Zgjedhjet janë festa e demokracisë dhe kjo nuk ka pse frikëson askënd. Çudia është kur dëgjon se do kemi zgjedhje të reja nesër. E shumta pas disa ditësh, dy tre javësh apo muaj. Më shumë se lajm, ky është nje sensacion nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë gjashtë vjet që kurse Basha mori drejtimin e PD-së. Refren bezdisës. Rama do ia mbathi. Opozita do fitojë pushtetin. Mazhoranca i ka ditët të numëruara. Propagandë që i ka bërë më të pabesueshme deklaratat e liderëve opozitarë. Në vijim të strategjisë së faktit të kryer, në takimet me të rinjtë, kryedemokrati vazhdon të deklarojë me të njëjtën gjuhë e në të njëjtin stil se në Shqipëri zgjedhjet e parakohshme janë te porta. Nuk dihet nëse edhe vet e beson një lajmi të tillë pasi pa reformën zegjdhore nuk ka zgjedhje. Opozita nuk i ka instrumentat për të detyruar mazhorancën të ulet në tavolinë dhe të dakordohet me kërkesën taksative të opozitës. Dhe në takimet e mazhorancës zgjedhjet janë shpallur në vitin 2021. Pra do jenë të kohshme. Edhe nëse do ta donte një kompromis të tillë mazhoranca, pengesa numër një është reforma zgjedhore. Në këto kushte i pari që e di se zgjedhjet janë larg është predikuesi i tyre vet Lulzimi, i cili duket se ka marrë mbi supe një mision të pamundur në një kohë kur duhet të këmbëngulë në miratimin urgjent të reformës zgjedhore, pa të cilën nuk ka zgjedhje. Askush nga partitë politike nuk pranon të hyj në zgjedhje me kodin aktual. Një vonesë objektive është mospranimi i opozitës të bëhet pjesë e zgjidhjes së ngërçit për t`i dhënë drejtim reformës, e cila është edhe një nga kërkesat taksative të Bundestagut, OSBE-së, ODHIR-it. Një vonesë që i shtyn zgjedhjet dhe pamundëson bërjen e tyre shpejt është: Partia Demokratike dhe LSI janë në fushatë reformimi dhe plotësimi të seksioneve, grup seksioneve dhe zgjedhjeve në qarqe. Në shumë prej zonave nga jugu në veri, PD nuk i ka në funksion organizmat e partisë dhe ka boshllëqe të thella në organizim. Mobilizimi i militantëve që janë të shokuar nga ndryshimi i menjëhershëm i kursit është një shkak tjetër. Ata ndihen si zhytësit që gjuajnë korale në thellësi të oqeaneve dhe ngjiten papritur në sipërfaqe, ku presioni dhe ndryshimi i gjendjes trupore shoqërohet me atak dhe deformime të thella deri në paraliza trupore. Kështu edhe militantët kanë kaluar nga një gjende në një tjetër, pa patur kohë për reflektim. Për të qenë në rregull me strategjinë e ndërmarrë, Bashës i duhet të joshi të rinjtë në takimet që organizon, jo vetëm me premtimin se do bëëj ndryshme të thella dhe do sigurojë bum ekonomik dhe lumë ta ardhurash, po edhe se do shkohet në zgjedhje të parakohshme shumë shpejt. Pikërisht në këtë premtim është aq i pasigurt, sa bën lojëra fjalësh. Sa deklaron për zgjedhje të shpejta, i bindur se duhet të japë edhe një datë, një afat kohor të përafërt, se shpejt nënkuptohet për dy tre apo e shumta, tre-katër muaj, nxiton të deklarojë, se zgjedhjet do jenë të shpejta. Po kur do bëhen nuk e di. Duket si monolog Shvejkan dhe rol i Pitknit tek shitësi i qumështit. Nëse nuk e di përse e deklaron? A mundet Basha të provokojë zgjedhje të shpejta nëse mazhoranca do i kundërshtojë? A ka ai mekanizma të tilla që të imponojë shumicën dhe ta detyrojë që të hyjë në zgjedhje se kështu do lideri i PD-së? Cili është interesi i opozitës për kaq ngutje në një kohë kur asgjë nuk është gati dhe infrastruktura zgjedhore kërkon kohë të përgatitet. Brenda një fjalie gjejmë edhe pohimin, fjalën shumë shpejt edhe mohimin, kohën nuk e di. Po çfarë di dhe pse bën sikur i ka në dorë zgjedhjet e përgjithshme e ato lokale? Krizë në Parlament nuk mund të bëjë. Është larguar me kohë. Me forcë e provoi, dështoi. Faktori ndërkombëtar kërkon reforma të thella. Zgjedhjet sapo u bënë për pushtetin lokal. Ishin të kohshme. I braktisi. Tani që nuk ka zgjedhje, i do sa më shpejt. Jo për të këshilluar Bashën, pasi ai ka qindra këshilltarë rreth vetes. Po do ishte mirë të mos bënte deklarata sikur të ishte në ditën e parë në politikë. Nëse nuk e di kur do ketë zgjedhje, nëse nuk i imponon dot, le ta kursejë së paku këtë premtim. Ndryshe duhet ta regjistroj si dështim të radhës në bastet me vetveten. Dhe shqiptarët do thonë: Zgjedhjet do jenë të shpejta, po kur nuk e di ose politika leshe e li e një kryetari. Dhe vet kryetarin do ta marrin gjithnjë e më pak seriozisht!

Nga Bardhyl BEJKO

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 13:40

Sipas nenit 129 të Kushtetutës “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”.

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve

Postuar: 15/11/2019 - 07:13

Quhet Francesko Becchetti (në shqip Françesko Beketi).

Postuar: 15/11/2019 - 07:11

...Nuk kanë asnjë ndryshim bile muhabetet e gjahtarëve pas gjahut sikur plagosin arinj, ujq, çake

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej

Postuar: 15/11/2019 - 07:09

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë që i ngjajnë k

Postuar: 15/11/2019 - 07:08

Pas më shumë se një viti pritjeje për fillimin e punimeve në shëtitoren “Naim Frashëri&rdqu