Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet kosovare dhe “KLSH”-ja kosovare

Postuar: 10/10/2019 - 07:14

Më 6 tetor 2019, Kosova befasoi Evropën për mirë. Nga imazhi i një vendi ballkanik disi të paqëndrueshëm, me probleme qeverisjeje dhe të pranisë së nepotizmit dhe korrupsionit në administratën publike, ia arriti të organizojë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme shembullore. Të denja për një shtet evropian me tradita në demokraci. Zgjedhje të rregullta, të pakundërshtuara nga garuesit dhe pa asnjë incident të rëndësishëm. Rezultati u bë i ditur në kufi të disa orëve dhe partitë politike që humbën e njohën humbjen e tyre. Fituesit po përgatiten të formojnë qeverinë. Kosova shkroi një faqe të pastër demokracie evropiane me këto zgjedhje dhe fitoi me meritë vëmendjen e Evropës dhe botës me performancën e saj. Mori përgëzimet e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. I gjithë ky sukses përbën pa dyshim një ogur të mirë për rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E cila do të jetë e gjatë, por që me këto zgjedhje ka një pikë referimi të mirë. Ndërkohë, pak më shumë se 20 ditë më parë, erdhi një sihariq nga larg. Një ndodhi integruese për shtetin më të ri të Evropës. Më 24 shtator 2019 në Moskë, në Kongresin e 23-të të INTOSAI-t, “KLSH”-ja e Kosovës, e quajtur Zyra Kombëtare e Auditimit(ZKA), u miratua me të drejta të plota në gjirin e 193 “KLSH”-ve të të gjithë botës. Një anëtarësim i tillë rrit njohjen e institucioneve kosovare në arenën ndërkombëtare. INTOSAI është organizata e institucioneve supreme të auditimit. Këto institucione janë kushtetuese dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm për kontrollin e mënyrës se si harxhohen paratë e qytetarëve dhe mbajtjen të përgjegjshme dhe nën llogari kostante të qeverisë. INTOSAI është një strukture tejet profesionale, me standarde të saj të pranuara botërisht, me bashkëpunim të fortë të 19 organizatave donatorë ndërkombëtare. Ajo përfaqëson trupën profesionale më të madhe të sistemit të Kombeve të Bashkuara. OKB ka nxjerrë dy rezoluta të saj në mbështetje të punës së INTOSAI-t dhe të forcimit të pavarësisë së institucioneve të auditimit suprem publik në mbarë botën. Një rezolutë në vitin 2011 dhe një tjetër në vitin 2014. Kosova sot feston zgjedhjet e saj të lira, të ndershme dhe të rregullta. Ndërsa kontrollorët, audituesit e saj publike festojnë anëtarësimin në një organizatë prestigjoze. Trupa e kontrollorëve publike të Kosovës erdhi në këtë ditë të shënuar dhe historike për ta me një punë mbi 10 vjeçare kokëulur, profesionale dhe etike. Bashkëpunimi me Kontrollin e Lartë të Shtetit filloi konkret për ta vetëm dy vit e gjysmë pasi ishin themeluar. Në shkurt të vitit 2012, me nismë të Kryetarit të porsaemëruar të KLSH-së, Bujar Leskaj, rinovohet marrëveshja e bashkëpunimit mes ZKA-së së Kosovës dhe KLSH-së. Për Kontrollin e Lartë të Shtetit kjo ishte marrëveshja e parë ndërkombëtare që nënshkruante Kryetari i saj i ri. Kjo marrëveshje është zbatuar me përpikëri nga të dyja institucionet simotra për 7 vite e gjysmë rresht (2012-2019). Janë me dhjetëra punëtori-të(sikurse thuhet në shqipen e bukur të Kosovës), seminaret, tryezat e rrumbullakëta, konferencat tematike të organizuara së bashku. Audituesit nga kjo anë dhe nga ana tjetër e kufirit kanë zhvilluan takime intensive njohjeje dhe këmbimi eksperience. Të dyja zyrat e auditimit ftuan njëra-tjetrën në trajnimet me ekspertë të huaj nga institucionet superme partnere në auditim. Audituesit kosovarë dhe ata të Shqipërisë u angazhuan në auditime të përbashkëta e paralele, sidomos në auditime të performancës. Kjo sinergji i ndihmoi të dyja zyrat e kontrollit suprem të rrisnin eksperiencat dhe qasjet në auditim, duke mësuar nga njëra-tjetra. Pak ditë më vonë, më 13 tetor, audituesit e KLSH-së udhëtojnë në Prishtinë, për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të ZKA-së. Të dyja institucionet, nëpërmjet bashkëpunimit të tyre, si dhe projekteve dhe binjakëzimeve me partnerë të huaj të rëndësishëm, të mbështetura nga Bashkimi Evropian, janë pa dyshim lajmëtare të integrimit të të dyja vendeve në familjen e madhe evropiane.   

Nga Fatos Çoçoli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 07:52

Prej vitesh mbajmë frymën pezull dhe vështrimin nga BE. Shqiptarët edhe pse populli më pro europian, janë të nëmur dhe përjashtuar nga sofra europiane.

Postuar: 13/10/2019 - 07:50

Njerëzit e kanë të qartë moralin e politikës.

Postuar: 13/10/2019 - 07:48

Duhet të pranojmë se në vendin tonë ka ende mjaft njerëz që jetojnë në varfëri, të cilët nuk arri

Postuar: 13/10/2019 - 07:46

Thonë se të vërtetën nga gënjeshtra e ndan vetëm drejtësia. Kështu duhet të jetë ligjërisht.

Postuar: 12/10/2019 - 07:51

Të enjten u shpallën fitues të çmimit Nobel për Letërsinë, autorja polake Olga Tokarçuk dhe shkri

Postuar: 12/10/2019 - 07:48

Nuk është problemi se ka bërë zhurmë kjo marrëzi e "Nobel Prize" me "dekorimin&quo

Postuar: 12/10/2019 - 07:47

Edhe pse nuk në është një risi që ndodh për herë të parë, dorëheqjet seriale nga Kadastra e Vlorë