BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Opinion / Editorial

Zgjedhjet në Bjellorusi frika për një Maydan të dytë

Zgjedhjet në Bjellorusi frika për një Maydan të dytë

Në 9 gusht 2020 do bëhen zgjedhjet në Bjellorusi. Në Bjellorusi vazhdon të jetë President që nga viti 1994 pra për 26 vjet i ashtuquajturi diktatori i fundit në Europë Lukashenko. Bjellorusia është një ish-shtet i BRSS më një sipërfaqe prej 207.6 mijë km2, dhe më një popullatë prej 9,4 milionë banorë, me një GDP prej 563.6 bilionë dollarë amerikanë, dhe me të ardhura prej 6.744 dollarë amerikanë për kapital. Sigurimi i shtetit në Bjellorusi akoma quhet KGB. Bjellorusia u shkëput nga BRSS pas rënies së komunizmit në 1991 dhe u shpall shtet i pavarur, por ka nënshkruar shumë marrëveshje më Rusinë pas 1991 dhe aktualisht në vitin 2000 është e përfshirë në CIS (Komunelthi i Shteteve të Pavarura). Zgjedhjet e kësaj radhe janë paraqitur si shumë të rrezikshme për Lukashenkon i cili për 26 vjet me radhë e ka mbajtur Bjellorusinë me dorë të hekurt duke e privuar popullin e vet nga shumë të drejta dhe liri të njeriut. Është e vërtetë se mbi Bjellorusinë është ushtruar presion nga BE dhe nga SHBA për ta përfshirë Bjellorusinë në BE, por Lukashenko i ka rezistuar tundimit edhe për shkak të presionit që ka nga Rusia për ta mbajtur nën sferën e vet të influencës. Kjo trysni e dyanshme e ka vënë Presidentin Lukashenko në vështirësi të madhe sepse i duhet të vendosë se në cilin krah do të shkojë, por më e rëndësishmja për të është mbajtja e pushtetit përsëri sepse humbja e zgjedhjeve të 9 gushtit mund t’i shkaktojë atij probleme të mëdha familjare dhe personale duke i rrezikuar pushtetin dhe jetën. Kësaj radhe kandidati tjetër për president është një grua, znj. Svetlana Tikhanovskaya. Interesant është fakti se kandidat për president ishte burri i saj, por KGB Bjelloruse e Lukashenkos e futi në burg. Kështu që znj. Svetlana Tikhanovskaya zuri vendin e burrit të saj duke kandiduar për presidente. Ajo tha në intervistë me Oliver Carrol të BBC se “Ne nuk dëshirojmë gjakderdhje, por ne duam ndryshim”. Bashkëshorti i saj që duhej të ishte kandidati i vërtetë për president u quajt nga Lukashenko në mënyrë tallëse si kandidati “brumbull” i opozitës (https://ëëë.aljazeera.com/neës/2020/06/belarus-açuses-russia-election-meddling-seeks-talks-200625121447586.html). Në fakt ajo nuk përfaqëson gjithë opozitën, por kandidati i tretë i cili kishte më shumë përkrahje nga opozita bjelloruse, z. Viktor Babaryko nuk arriti të kandidojë sepse Komisioni Elektoral e hodhi poshtë kandidaturën e tij. Megjithatë një nga drejtuesit e KGB bjelloruse e ka akuzuar z.Babaryko si “kukull” e Rusisë (https://www.independent.co.uk/news/world/europe/alexander-lukashenko-belarus-election-2020-svetlana-tikhanovskaya-a9642746.html). Për një kohë të gjatë Presidenti Lukashenko ka shtypur Opozitën dhe ka arrestuar krerët e opozitës bjelloruse dhe militantë të saj, disa herë nëpërmjet KGB bjelloruse, por kësaj radhe Lukashenko, i cili kërkon për të 6 herë të jetë President do ta ketë të vështirë. Vështirësia qëndron se kësaj radhe po ndodh një aktivizim i interesave BE dhe të SHBA si dhe ato ruse për ta larguar, dhe rusët për ta mbajtur në fuqi.

 Ngjarjet kanë rrjedhur më shpejtësi dhe gjendja në Bjellorusi para këtyre zgjedhje është e tensionuar edhe për shkak se KGB bjelloruse arrestoi 30 ushtarakë rusë të cilët në fakt kishin prerë biletat për në Stamboll, por dyshimet u shtuan se përse këta paraushtarakë rusë të cilët janë në fakt të grupit Wagner nuk u nisën nga Rusia, por erdhën në Bjellorusi për të shkuar në Stamboll. Sidoqoftë jo më larg se dje ka hyrë në Bjellorusi edhe një tjetër batalion mercenarësh që sipas Lukashenkos kërkojnë që të destabilizojnë vendin në këtë periudhë të zgjedhjeve.

Frika për një Maydan të dytë në Minsk, Bjellorusi,- se i pari ndodhi në Ukrainë kur nga demonstratat e shumta në Kiev, Ukrainë u largua nga pushteti Presidenti ukrainas, Viktor Janukovic, ka frikësuar jo vetëm Lukashenkon por edhe Moskën, pikërisht për arsye se të gjithë ish-aleatët e ish-BRSS të Europës Lindore dhe Qëndrore i janë larguar influencës ruse dhe kanë hyrë në BE madje edhe pa plotësuar kriteret për të hyrë në këtë union të rëndësishëm. Revolucioni në Ukrainë i quajtur Maydan për nder të sheshit në Kiev ku u vranë disa qindra protestues, i cili largoi Janukovicin pro rus, shkaktoi shqetësim në Rusi sepse presioni i SHBA dhe BE mbi ish-republikat sovjetike për t’i larguar nga dominimi rus është shumë i madh.

Kështu që përplasjet gjeopolitike midis SHBA dhe BE nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër kanë shqetësuar Moskën se mos përsëritet e njëjta gjë edhe në Bjellorusi, e cila ka shumë rëndësi për Rusinë qoftë për shkak se ishin bërë gati negociatat për ta përfshirë Bjellorusinë në Federatën Ruse, qoftë sepse rruga për në Kaliningrad do të ndërpritet fare, por edhe sepse humbja e Bjellorusisë dhe kalimi i saj në BE do të shkatërronte idenë e Putinit për një BRSS të re që tashmë ai e quan CIS. E parë në këtë vështrim zgjedhjet në Bjellorusi janë të rëndësishme jo vetëm për t’u fituar nga Lukashenko, por edhe për Rusinë për ta mbajtur këtë republikë ish-sovjetike në suazën e Rusisë, por dhe sigurisht edhe për BE e SHBA, të cilat duan ta shkëpusin këtë shtet nga influence ruse, dhe kështu Rusia do të mbetet e rrethuar nga shtete aspak miqësore me Rusinë. Kjo i ngjan në një farë mënyre idesë së “Kordonit sanitar” mbi Rusinë, e cila u përdor kundër Rusisë sovjetike të Stalinit. Sot gjërat kanë ndryshuar, por gjeopolitika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore për të mos e lënë Rusinë të forcohet, ka lulëzuar kohët e fundit duke e ashpërsuar në kulm marrëdhëniet midis tyre dhe Rusisë. Kjo edhe për shkak se Rusia ka forcuar marrëdhëniet me Kinën me të cilën bilanci tregtar Rusi-Kinë është 200 bilion $ dhe për vitet e ardhshme mendohet të dyfishohet. Lukasheno në intervistën e fundit përmendi se: “Ata vendosën për të përdorur teknologjitë e “revolucionit me ngjyra” në Bjellorusi, por kjo nuk do të funksionojë”. Me fjalën “ata”, Lukashenko aludoi ndoshta jo për Rusinë, por për Perëndimin, kjo edhe sepse grupi Wagner për herë të parë po zbret në Bjellorusi dhe mendohet se po përgatitet të kundërveprojë kundër grupeve perëndimore që mesa duket edhe ata po përgatisin një gjakderdhje të madhe si në Ukrainë në 2004, kur Moska e quajti një kundërrevolucion dhe për këtë shkak si kundërveprim, Rusia realizoi zgjedhjet në Krime, të cilën ia bashkoi Federatës Ruse, si dhe krijoi në regjionin e Donbasit të ashtuquajturat Republika të Donetsk People's Republic (DPR), the Luhansk People's Republic (LPR). Me rastin e mercenarëve të arrestuar spikerja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zaharova, deklaroi në emër të Federatës Ruse, se Rusia ka marrëdhënie shumë të mira më Bjellorusinë dhe nuk i intereson të krijojë destabilitet në Bjellorusi (https://ëëë.rt.com/viral/497044-lukashenko-belarus-destabilization). Në pritje të zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, të gjitha mediat janë të drejtuara nëse do fitojë një mandat të shtatë Lukashenko apo do të ndodhë ndryshimi.