Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet nuk i bën Kodi, por ndershmëria!

Postuar: 01/09/2018 - 07:17

Partia Demokratike dhe ekskluzivisht lideri “de-jure” Lulzim Basha qenka shprehur për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kërkesë kjo edhe e aleatëve apo disa forcave më të vogla politike. Por sa e sinqertë është kjo nismë? Në Shqipëri, nëse ka pasur ndonjëherë zgjedhje të lira dhe të pakontestuara kanë qenë vetëm ato të vitit 1992, kur PD-ja fitonte pushtetin me mbi 70%. Dhe kjo për faktin se populli, pa dallim, ishte i prirur për ndryshimin, për t’u bërë pjesë e Europës së Bashkuar. Nga ana tjetër, vetë kasta e byroistëve për strategji (t’i hidhte hi syve perëndimit), nuk denjoi ta merrte fitoren “në tavolinë”. Pas kësaj, gjithçka qe jashtë kornizës dhe rregullave të lojës demokratike, sipas parimit “Nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron!”. Zgjedhjet e vitit 1996 kanë qenë ndër më të këqijat e bëra ndonjëherë, ku veç presionit verbal u përdorën edhe armët e zjarrit për të mbrojtur vjedhjen apo ndërrimin e kutive të votimit në mes të ditës. Pra, një PD e re, u vjetrua brenda një nate! Dhe gjithçka më pas ka qenë në këtë linjë, me trukime të vogla herë pas here, si KOP-i i vitit 2005, që prodhoi Lulzim Bashën dhe një tufë kopistësh. Arnimet e bëra në ligjin dhe Kodin për zgjedhjet (mazhoritar dhe proporcional kombëtar apo rajonal, me lista të hapura apo të mbyllura), kanë qenë më tepër çështje forme sesa përmbajtjeje. Sistemi ka qenë gjithmonë i ngurtë dhe nën trysni, duke mos lejuar qarkullimin e elitave. Partitë humbasin lidhjen me terrenin, kthehen në gjendje karantine, kazerme, dhe integriteti, profesionalizmi zëvendësohet nga modeli i militantizmit dhe manekinizmit. Prova më e qartë e kësaj janë listat e propozuara nga Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit parlamentare. Njerëz pa identitet, befas u bënë “yje” në ngjitje, duke çuar për skrap gjithë kontributet e vlefshme. Gjithë beteja më shumë se me kundërshtarin politik (PS-në) është zhvilluar në forcimin e pozitës së kryetarit dhe klanit dominues, një luftë brenda llojit që ka konsumuar jo pak energji opozitare. Dritë-hijet e kanë shoqëruar hap pas hapi Lulzim Bashën në gjithë performancën e tij si lider politik apo dhe në rolet ekzekutive, duke mos shkëlqyer në asnjë rast. Karta morale e tij është shumë e brishtë, e kontestueshme dhe nuk jep shpresa për të ardhmen. Nën maskën e qetësisë dhe buzëqeshjes ai mesa duket pret radhën e tij, konsumin e mazhorancës dhe rotacionin. Të bëhet kryeministër jo për meritë, por se nuk ka të tjerë që ta konkurrojnë. Për të ardhur tek predispozicioni i tij për ndryshimin e Kodit. Pse tani?! Për të mos firuar të tjera vota, për të mos ulur kuotat të cilat do ta nxirrnin zbuluar duke vënë në pikëpyetje lidershipin. Në këtë strategji dhe taktikë janë edhe joshja që ju bën ish të përndjekurve (lidhur me dëmshpërblimet apo heqjen e simboleve të komunizmit), retorika për koncesionet, etj. Pavarësisht dyshimeve të kohëve të fundit, Berisha është nxitësi dhe suportuesi i tij kryesor. Pasi e sheh si të pranueshëm për Perëndimin, si një pikë kontakti dhe mundësi për kompromise që nuk cenojnë integritetin e tij dhe të familjes. Binomi Berisha- Basha ose duhet pranuar apriori siç është, ose duhet eliminuar në bllok gjatë Vetingut(!) Ata janë një raport i ndërsjellë partneriteti-vasaliteti, i protagonizmit dhe të qenit të shantazhueshëm, i kërkesë-ofertës që bazohet në pragmatizëm dhe jo në ideale, vlera dhe parime. Në këtë pikëpamje manovra me Kodin është për të fituar kohë, për konsum të brendshëm dhe krijon skepticizëm. Tekefundit zgjedhjet nuk janë thjeshtë dhe vetëm çështje Kodi, teknologjie, por perceptimi, dëshire dhe vullneti për të qenë të ndershëm dhe luajalë.

Nga Luan KURTI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 07:24

Pozita dhe lidershipi i saj, akuzon opozitën për pengesë në reformën e drejtësisë dhe sidomos dy momenteve kryesore, të cilat janë SPAK dhe BKH!? Të gjithë akuzojnë të gjithë në këtë çështje!

Postuar: 22/09/2018 - 07:22

Para çdo palë zgjedhjeje, në Shqipëri, klasa politike as nuk ia ka idenë te premtimet ndaj zgjedh

Postuar: 22/09/2018 - 07:19

Shoqëria shqiptare ka shprehur vullnetin e saj të bëhet vend demokratik ashtu si vendet e tj

Postuar: 22/09/2018 - 07:16

Është e qartë, që vendi është pa opozitë. Gjithçka duket e vjetruar, e thënë dhe e stërthënë.

Postuar: 21/09/2018 - 07:28

Që Shqipëria është vend paradoksesh, kjo tashmë është një "sukses" i njohur i saj, por

Postuar: 21/09/2018 - 07:27

A u ka qëlluar të keni parë ndonjë qen, që ka frikë të afrohet dhe shtje dhëmazi nga larg?

Postuar: 21/09/2018 - 07:23

Një ditë pas protestës të kuksianëve kundër tarifës në “Rrugën e Kombit” kundër