BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Zgjedhjet nuk janë thjesht çështje kodi, por vullneti

Zgjedhjet nuk janë thjesht çështje kodi, por vullneti

Prej kohësh forcat politike janë fokusuar tek ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dhe “listat e hapura” mbeten kryefjala e ditës. Që sipas relatorëve i heq monopolin kryetarëve dhe i jep të drejtën elektoratit të zgjedhë me votë përfaqësuesit e tij në Parlament. Por po ta analizosh me kujdes, kjo qasje mbetet vetëm teorike dhe zor se mund të bëjë ndryshimin që pritet. Sepse mundësia e korruptimit, e nepotizmit, e lobingjeve fillon që në bazë, në strukturat më të thjeshta ku zor se një i ndershëm, me kredite morale dhe profesionale mund të propozohet si kandidat, apo të konkurrojë denjësisht. Sepse paraja, presioni verbal dhe jo vetëm, interesat parciale (fijet që luhen nga oligarkët lokalë nën rrogoz) gjithsesi do ta përmbysin situatën dhe rezultati është i paracaktuar. Sepse nuk mund të jetë e keqja “sipër” dhe baza është e imunizuar. Përkundrazi: reflekton situatën e përgjithshme që nga qeliza më e thjeshtë, njësitë dhe hallkë pas hallke, modelin që mbisundon sot në subjektet politike dhe më gjerë. Nuk po vë shenjën e barazimit në gjithçka dhe të tregohem disfatist, por në thelb optimizmi mbetet në kuotat më të ulta. Kjo është një çorbë e gatuar në gati tre dekada dhe zor se mund të zhbëhet me një ndryshim në ligj, të jetë thjesht zgjidhje në dorë të një grushti teknicienësh. Duhet ndryshuar mendësia dhe më kryesorja kërkon vullnetin e të gjitha palëve, e të gjithë aktorëve, grupeve të interesit. A e kanë vullnetin e duhur dhe në të njëjtën masë të sipërpërmendurit për këtë ndryshim demokratik, për t’u ndarë njëherë e mirë me praktikën e së kaluarës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit të vendit qoftë edhe duke rrezikuar kapitalin e tyre politik? Zor se shkalla e ndërgjegjësimit, e emancipimit politik dhe empatisë ka arritur në këtë pikë tek shumë syresh sa ekuacioni “zgjedhje të ndershme” të marri pamjen e së vërtetës. Në një masë të konsiderueshme janë po të njëjtët personazhe që riciklohen dhe qarkullimi i elitave është një proces në vendnumëro. Shihet qartë se të rinjtë dhe të rejat që atashohen në subjekte të ndryshme janë konformistë, kopje të këqija të të vjetërve dhe aftësia e përshtatjes, dëshira për karrierë të shpejtë ka eklipsuar aftësitë për të gjeneruar ide dhe mendim ndryshe. Po ashtu partitë e vogla, satelite, në mungesë të elektoratit stabël, gjithë merakun e tyre e kanë të vendosin emrat në listat fituese të partive kryesore. Përsa i përket elektoratit, kemi votuesit fanatik (militantët) që votojnë symbyllur dhe as jua ndjen për performancën e ekipit dhe të lëkundurit: ku futen plebenjtë që e kërkojnë “pazarin e qëruar në dorë” ose si garanci të ruajtjes së statuskuo-së, ekscentrikët që luajnë me të keqen më të vogël dhe nihilistët për të cilët çdo tentativë është e kotë. Tek kjo kategori e fundit janë shumë prej atyre që cilësohen “elektorati gri” dhe është e vështirë t’i nxjerrësh nga kjo gjendje apatie, vegjetimi, fataliteti dhe atrofizimi të ndërgjegjes. Ata nuk mund të grumbullohen në turma masive dhe komunikimi duhet të jetë “face to face” duke i cytur në nervin dhe misionin e tyre qytetar dhe duke i ftuar të bëhen pjesë organike e procesit. Në përfundim zgjedhjet e me standarde nuk janë vetëm çështje ligjore, burokratike, monitorimi ndërkombëtar, por dëshire, vetëdijesimi, guximi për të tejkaluar gjasat, për të shënuar një pikë kthese në historinë problematike të tranzicionit tonë demokratik.