BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Zgjedhjet tek ne dhe në SHBA

Zgjedhjet tek ne dhe në SHBA

Një mbrëmje, në një ekran televiziv, ku po flitej për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ deklaroi se nëse duam të flasim për shembull pozitiv, të tillë duhet të marrim zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të cilat qenë shumë transparente dhe secili shqiptar pati mundësinë ta lexonte çdo votë online. Kjo të habit. Se kush qenë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës dhe si u manipuluan ato në mënyrën më trashanike dhe i dhanë mandatin në tavolinë Lulzim Bashës, këtë e panë gjithë shqiptarët dhe nuk ka nevojë tua tregojë më Ristani. Si për koincidencë të kësaj deklarate të Ristanit, është një mesazh i ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, A. Arvizu. Duke e parë trendin e zgjedhjeve në SHBA, ku nënkuptohet lehtë humbja e republikanëve që përfaqësohen nga presidenti aktual,Trump, në mesazhin që i dërgon një gazetari, Arvizu shkruan: “Besoj që republikanët tani kanë nevojë për ndihmë nga Arben Ristani”. Ky mesash nuk është thjesht humor e ironi për gjendjen në të cilën ndodhet presidenti Trump, apo e masakrës së zgjedhjeve që ka bërë në kohën e tij Ristani, por edhe nje farë cinizmi e tallje për tërë votuesit shqiptarë. Manipulimi i votave në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011, ku iu rrëmbye mandati Edi Ramës, u bë në sytë e gjithë opinionit të brendshëm dhe të jashtëm dhe sidomos ish-ambasadori Arvizu me prezencën e tij ndikoi negativisht në to. A nuk ishte ky ambasador që përveshi mëngët dhe qëndroi strikt gjatë gjithë kohës së numërimit të votave, duke treguar qartë se për këta zgjedhje nuk vendosnin shqiptarët me votën e tyre të lirë, por Amerika. Kur ky vendim alla ristançe paska qenë në shkelje të të drejtës së votës e lirisë së zgjedhjes, e pse ambasadori i shtetit më të madh demokratik në botë ndërhyri e lejoi manipulime të tilla. A mund ta pranojë kush se mandati i kryetarit iu rrëmbye Edi Ramës pa dijeninë e ambasadorit dhe amerikanëve? Parë në kushtet e sotme, ku Trumpi mundohet të shmangë humbjen me metoda alla ristançe, Arvizu në mesazhin e tij pranon se me ne shqiptarët të huajt mund të bëjnë gallatë e të na imponohen sa herë u leverdis për interesat e tyre. Dhe kjo mbetet e vërtetë e pamohueshme. Janë zhvilluar disa palë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në Shqipëri dhe me përjashtim të zgjedhjeve të vitit 1991 dhe ato të vitit 1992, kur vendin e drejtonte komunisti Ramiz Alia, si dhe votimet në Referendumin për Projekt Kushtetutën, të cilat qenë të ndershme e të lira, të gjitha zgjedhjet e tjera kanë patur probleme dhe janë kontestuar nga opozita humbëse. Edhe pse janë bërë protesta e sakrifica në greva urie, qëndrimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë, përgjithësisht ka qenë as mish as peshk. Pas çdo palë zgjedhjesh që zhvilloheshin, monitoruesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve deklaroheshin në mënyrë shabllone: zgjedhjet patën mangësi, por ishin më të mira se zgjedhjet paraardhëse, duke përmendur e përsëritur të njëjtat mangësi edhe pse në disa raste ka patur edhe përplasje fizike midis militantëve të forcave politike që konkurronin. Fakti që ndërkombëtarët nuk ndaleshin seriozisht në shkeljet zgjedhore, të këmbëngulnin që mangësitë e një palë zgjedhjeve të mos përsëriteshin më në zgjedhjet pasuese, krijuan terren që edhe sot, kur kanë kaluar 30 vjet demokraci, në Shqipëri të mos zhvillohen zgjedhje plotësisht korrekte e të ndershme. Shqiptarët, pavarsisht nga kushtet e vështira në të cilat ndodhen dhe pamundësia objektive për të vepruar, tanimë e dinë fare mirë se kush quhen zgjedhje të ndershme e të lira dhe si duhet të lexohet vota e tyre. Ish-ambasadori Arvizu me këtë mesazh hedh poshtë edhe krekosjen e Bashës, të cilën ai e ka shfaqur disa herë se “ai ka qenë fitues me meritë i Bashkisë së Tiranës”. Ironia e mesazhit të Arvizusë gjithashtu pickon edhe ata analistë të Tiranës që mundoheshin të mbështesnin Trumpin, që pavarësisht nga dëshira dhe pasioni që kishin, e kuptonin qartë se humbja e Trumpit është e pashmangshme. Si do të jenë pasionet dhe dëshirat, një gjë është e qartë, zgjedhjet në SHBA nuk mund të krahasohen kurrë me ato në Shqipëri dhe se asnjë farë analogjie nuk mund të bëhet me ankesat e kontestuesve në gjykatat tona me ato të Trumpit në organet e drejtësisë amerikane, ku vërtetësia, drejtësia dhe ndershmëria është e padiskutueshme. Të bën përshtypje fakti se në analizat për zgjedhjet në SHBA, analistët tanë janë më të qetë, më argumentues, pavarësisht se sa i pyet kush dhe sa ndikim kanë në rezultat, kurse ndryshe ndodh kur diskutohet për zgjedhjet tona dhe probleme të tjera të brendshme. Të ftuarit në panel ngrihen me pasion e urrejtje kundër palës tjetër që paraqet një mendim të kundërt, grinden e shpërthejnë në banalitete, e në disa raste arrijnë edhe në kërcënime fizike. Pati ndonjë analist e politikan që kur iu kërkua të prononcohet në mbështetjeve të kandidatëve, u deklaruan hapur, madje edhe me një farë ngazëllimi, sikur të ishte ai që vendoste, siç ishte rasti i një deputeti që u shpreh se “fiton sigurtë Trumpi”. Në kushtet që është katandisur vendi, tingëllon ironi jo vetëm deklarata e Arvizusë, por të gjitha opinionet dhe deklaratat e bëra gjatë ditëve që në SHBA po votohej për presidentin. A mos vallë amerikanët e kanë mendjen tek fjalët tona këto ditë dhe mos ne do të mësojmë Amerikën se si t’i zhvillojë zgjedhjet? Të gjithë, analistë dhe politikanë, opinioni i shëndoshë shoqëror duhet të këmbëngulin fort që zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të jenë sa më korrekte, të ndershme e të lira dhe të mos lejojmë më diplomatë që të na marrin si shembull humori për ndonjë shkelje sporadike që mund të vihet re në zgjedhjet e tyre. Dikush boton dhe meme në shtyp e portale sikur gjoja ne shqiptarët po influencojmë tek amerikanët që kandidati humbës të mos e pranojë rezultatin. Gjithkush duhet ta dijë, se nuk është rasti i parë ky i Trumpit, që ankohet e konteston rezultatin e votimit. Duhet të kujtojmë se kur u zgjodh Bushi në vitin 2000, afro 30% e demokratëve nuk e quajtën atë president të ligjshëm. Edhe në vitin 2012, po kështu mbi 40% e republikanëve pretendonin se Obama i kishte vjedhur zgjedhjet. Dhe dyshimi palës humbëse për vjedhje të zgjedhjeve rritet shumë, sidomos kur rezultati midis kandidatëve është tepër i ngushtë, siç vazhdon aktualisht trendi midis dy kandidatëve amerikanë, Biden dhe Trump. Por ama të ngrihemi ne shqiptarët, që nuk dimë të bëjmë një palë zgjedhje të rregullta, e t’i flasim Amerikës për manipulim e padrejtësi në votime, e cila ka institucione tepër korrekte e të pandikuara nga askush, do të thotë “hajde baba të tregoj arat”. Edhe për përfitimet që do të ketë vendi ynë, nëse fiton Biden apo Trumpi, askush të mos bëhet merak, se demokracia amerikane është institucionale, shteti është i konsoliduar në disa qindravjeçarë dhe nuk e ndryshon kurrë drejtimin e tij një mandat katër apo tetëvjeçar i një presidenti.