
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

Zhvillime dhe arritje të Shoqatës Oftalmologjike shqiptare ndër vite

Shkruar nga Dr. Ndue Bardhi, president i Shoqatës Oftalmologji 1 Qershor 2023

Në një vështrim të përgjithshëm, rezulton se në vendin tonë, komuniteti i mjekëve okulistë ose oftalmologë, është relativisht i vogël në krahasim me shumë specialitete të tjera të mjekësisë shqiptare. Që prej vitit 1992 dhe në vazhdim shumica e mjekëve okulistë shqiptarë, që punojnë brenda ose jashtë vendit tonë, si edhe mjekët okulistë të huaj, por që punojnë prej vitesh në vendin tonë e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre profesionale duke qenë të organizuar në Shoqatën Oftalmologjikë Shqiptare (SHOSH). Shoqata Oftalmologjike Shqiptare (SHOSH) është themeluar në vitin 1992, sipas proçedurave ligjore të kohës. Riorganizimi dhe rikonstruksioni i saj në vitin 2010, u bë i domosdoshëm për shkak të ndryshimeve ligjore: “Për organizatat jo fitimprurëse” në vendin tonë. Bazuar në vendimin e Bordit Drejtues të Shoqatës, Statutin dhe Aktin e ri të Themelimit të SHOSH, datë 24.02.2010, pas vlerësimit të dokumentacionit dhe kërkesës përkatëse të Kryesisë së SHOSH për rregjistrimin si Person Juridik të Shoqatës Kombëtare Okulistike, Gjykata e rrethit Gjyqësor të Tiranës, vendosi pranimin e kërkesës tonë dhe regjistrimin e saj si Person Juridik, me vendim nr.2795, datë 08.03.2010. Riorganizimi dhe rikonstruksioni i ndodhur në vitin 2010, kishte të bënte me disa ndryshime jo esenciale, kryesisht juridike, duke e ruajtur emërtimin dhe vazhdimësinë historike të mëparshme, duke mos i prekur aspak në thelb, qëllimin dhe objektivat e saj, për të cilat ishte themeluar në vitin 1992. Për pasojë, regjistrimi si Person Juridik i Shoqatës Kombëtare Okulistike me emrin përkatës, me kohë zgjatje të veprimtarisë së saj të pakufizuar, bëri të mundur realizimin e logos si edhe të vulës të re digjitale me mbishkrimin: “Shoqata Oftalmologjike Shqiptare”, SHOSH, në vazhdim të vulës së mëparshme. SHOSH, ka patur vazhdimisht dhe do të ketë edhe në të ardhmen si qëllim dhe objektiv të veprimtarisë së saj: “Ngritjen e nivelit teknik dhe shkencor të anëtarësisë së vet, për të përhapur përvojën e përparuar të kolegëve vendas dhe të huaj, duke rritur nivelin e punës klinike dhe diagnostikuese, për të nxitur iniciativën për punë kërkimore dhe shkencore, për të mbrojtur të drejtat e anëtarëve të saj, si edhe për të krijuar lidhjet dhe bashkëpunimin me Shoqatat analoge të huaja”. Numri total i okulistëve shqiptarë dhe të huaj, që jetojnë në vendin tonë aktualisht rezulton të jetë 167 persona. Nga këto 62 persona janë në pension ose të larguar për arsye të ndryshme, pavarësisht se mund të vazhdojnë profesionin e tyre të lirë si okulistë, ndërsa 14 persona të tjerë janë mjekë specializantë për okulistë, në Klinikën Okulistike Universitare të Tiranës. Në përfundim konstatojmë se, janë 153 mjekë okulistë shqiptarë dhe të huaj, dukë përfshirë të gjithë grupmoshat, që vazhdojnë të punojnë në institucionet shtetërore dhe private të vendit tonë. Për arsye të ndryshme, që nuk ia vlen të analizohen, rezulton se deri më tani, bazuar në statutin e shoqatës, anëtarë të SHOSH janë 102 persona, pra deri tani vetëm 67 % e numrit të përgjithshëm të okulistëve të rinj e të vjetër janë anëtarë aktiv e të përhershëm të Shoqatës. Nga viti 1992-2009 nga SHOSH janë organizuar disa mbledhje, simpoziume klinike të veçanta, si edhe 9 Konferenca Kombëtare Shkencore të rëndësishme me tematika të ndryshme shkencore dhe sociale. Që prej vitit 2010 e në vazhdim, deri në vitin 2023, Shoqata Oftalmologjike Shqiptare (SHOSH) ka funksionuar dhe vepruar si një organizëm kombëtar dhe unik për llojin e vet, në rolin e një unioni të posaçëm kombëtar të okulistëve shqiptarë, të vendit tonë dhe të vendeve fqinjë e të rajonit. Duke bashkëvepruar në kuadrin e një unioni kombëtar, u bë e mundur organizimi i aktiviteteve kombëtare shkencore vjetore, pothuajse çdo vit kalendarik, si edhe u bë e mundur realizimi i kalimit në një nivel më të lartë dhe më cilësor në organizimin e aktiviteteve kombëtare shkencore duke kaluar nga niveli i konferencave në nivelin tjetër, në organizimin e Kongreseve kombëtare dhe shkencore. Nga analiza e zhvillimit të aktiviteteve rezulton se, që prej vitit 2010 dhe deri në vitin 2023 në vendin tonë janë organizuar dhe kanë zhvilluar me sukses të plotë punimet e tyre 8 Kongrese Kombëtare të Shoqatës Oftalmologjike Shqiptare. Gjatë organizimit të aktivitëteve kombëtare për gjatë viteve një rëndësi të veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me vendet fqinjë e të rajonit, sidomos me Kosovën, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë, Italinë dhe Greqinë. Në vazhdim të këtyre aktiviteteve duhet të theksojmë se, me datën 26-28 maj 2023, në hotel Tirana Inernacional, në Tiranë zhvilloi me sukses punimet Kongresi i VIII-të i SHOSH. Në këtë aktivitet, njësoj si edhe në aktivitetet e mëparshme pati një pjesëmarrje të gjerë kombëtare, me mjekë specialistë të okulistikës si dhe të specialiteteve të tjera nga vendi ynë, si edhe nga vendet fqinjë dhe të rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në aktivitetet tona shkencore Kombëtare të SHOSH kanë marrë pjesë shumë okulistë shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë anëtarë ose jo të Shoqatës (SHOSH), që punojnë në Shqipëri ose jashtë vendit tonë, nga vendet fqinjë e të rajonit, nga klinikat shtetërore e private, pa asnjë lloj dallimi të moshave të ndryshme, të nivelit profesional, titujve shkencorë, pedagogjikë apo administrativë e shtetërorë që ato kanë patur. Është e rëndësishme të theksojmë se, në aktivitetet tona vjetore kombëtare, pjesëmarrja e mjekëve okulistë nga Kosova ka qenë e dukshme, si një pjesëmarrje masive dhe e mirë organizuar nga Kryesia e Shoqatës të Oftalmologëve të Kosovës. Pothuajse në çdo aktivitet tonin, tashmë është i njohur fakti se, që prej vitit 2010, SHOSH ka vulën dhe logon e saj specifike, si edhe Web-Siten përfshirë në gjuhën shqipe dhe angleze: www.shosh-al.com, në të cilin mund të merret informacioni i nevojshëm nga personat e interesuar në çdo kohë për gjithçka që do të ndodhë. Pas hapjes zyrtare të Ëeb-site të SHOSH, që prej vitit 2010 e në vazhdim u bë e mundur njohja zyrtare graduale e shoqatës në fjalë nga shoqatat analoge, të vëndeve fqinjë e të rajonit, të Europës dhe të SHBA-së, si edhe interesimi i tyre i veçantë për të bashkëpunuar me Kryesinë e SHOSH, sidomos në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve tona shkencore kombëtare, me qëllimin e ngritjes së nivelit të edukimit në vazhdim të anëtarësisë sonë, të SHOSH. Interesim të menjëhershëm dhe të veçantë për veprimtarinë dhe ecurinë e SHOSH, që prej vitit 2010, ka paraqitur sidomos, Akademia Amerikane e Oftalmologjisë (AAO). Me datën 24 maj 2011, AAO i siguroi anëtarësisë së interesuar të SHOSH, akses falas, në lidhje me sigurimin e informacionit shkencor që nga libraria e AAO, në rrjetin e saj të edukimit “Education One Netëork”. Pas një bashkëpunimi të frytshëm në vazhdimësi, më 12 gusht 2013, u realizua përfundimisht marrëveshja zyrtare midis AAO dhe SHOSH, e firmosur nga përfaqësuesit e të dy palëve, me qëllimin e sigurimit të bashkëpunimit për edukimin në vazhdim të anëtarësisë së shoqatës tonë okulistike. Në fund, më 27 shtator 2013, anëtarësia e SHOSH ju bashkua përfundimisht të drejtës për të marrë çdo javë nëpërmjet adresave të tyre të email-it, të gazetës elektronike informative “Academy Express-Europian Edition”, e cila vazhdon të vijë çdo javë dhe pa asnjë ndërprerje deri në ditët tona. Në atë kohë, pra në datën 27 shtator 2013, në një informacion të shkurtër të dërguar tek Kryesia e SHOSH, drejtuesit e AAO dhe të Bordit drejtues të revistës “Academy Express” shpreheshin: “Ne jemi shumë të kënaqur të lajmërojmë se, Shoqata Oftalmologjike Shqiptare (SHOSH) i është bashkuar Edicionit Europian të Academy Express- (Europian Edition-Academy Express). Si rezultat i kësaj, ju do të përfitoni nga të dhënat e fundit shkencore të shpërndara nga i gjithë rajoni përreth”. Në vitin 2015, SHOSH, u pranua zyrtarisht si anëtare e Shoqatës Oftalmologjike Europiane (SOE). Në qershor të vitit 2016, në Beograd, Serbi për herë të parë në historinë e okulistikës shqiptare. Gjatë vitit 2017 ka patur një interesim të veçantë të Këshillit Ndërkombëtar të Oftalmologjisë (International Council of Ofophthalmology – ICO) për të krijuar lidhje dhe bashkëpunim me SHOSH. Pas disa proçedurave përktëse, takim i parë i Kryesisë së SHOSH me përfaqësuesit e ICO, u realizua me datëm 11 qershor 2017 në ambjentet e organizimit të Kongresit të SOE 2017 në Barcelone, Spanjë. Siç shihet nga të dhënat e mësipërme të ngjarjeve dhe aktiviteteve të SHOSH, zhvillimet cilësore dhe arritjet e suksesëshme të ndodhura gjatë viteve me rradhë, por sidomos gjatë viteve 2010 – 2023, janë të dukëshme dhe të prekëshme nga të gjithë.
Më të lexuarat


Politika është opium për shqiptarët

Shqiptar, mos rri, po duku shqiptar!

Fjalimi i Ramës në Rilindje për Mit’hat beun dhe kolaboracionistët e tjerë

Hyrje në Bioetikën Mjekësore

25 vite nga rënia e komandantit legjendar, Fehmi Lladrovci

Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një rëndësie të veçantë, por kërkohet financim për të përfunduar punimet restauruese

Somnabulismi i somnabullve

Shkolla cvajgiane

Gazment Bardhi me kompetenca madhore, dikton bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste
