BREAKING NEWS

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi
x

Opinion / Editorial

Ziqiri Mero, simboli i veteranit të luftës dhe socialistëve

Ziqiri Mero, simboli i veteranit të luftës dhe socialistëve

Brezi i artë i vendit

Veteranët e LANÇ-it janë brezi i artë i vendit tonë, sepse lufta dhe fitorja ndaj pushtuesit janë thesar i madh i popullit tonë. Organizata e veteranëve sot ka një veprimtari të larmishme me një përvojë të madhe, për të vazhduar amanetin e të parëve dhe të dëshmorëve të LANÇ-it. Ajo ka një program pune, për qasjen e brezit të ri në radhët e saj fëmijtë e niprit e partizanëve që morrën pjesë luftën për çlirimin e vendit. Sepse prindërit u lanë amanet bijve e bijave mbrojtjen e idealeve të luftës, se në këto ideale qëndron gjaku i dëshmorëve të lirisë për ruajtjen e pavarësisë dhe lulëzimin e atdheut. Të zvëndësosh dhe të ecësh në gjurmët e veteranëve të luftës, është një nder i madh për ne pasardhësit, asepse na besohet stafeta luftarake e të parëve, për ta çuar më përpara. Këtë stafet duhet t’ua lëmë brezave të tjerë me krenari, dinjitet dhe të panjollosur stafetën e ruajtjes të idealeve të LANÇ-it. Sepse atdheu përbëhet nga të rënët dhe të vdekurit që e kanë themeluar dhe nga të gjallët që e vazhdojnë rrugën e tyre. Një prej atyre që ka luftuar dhe punuar për për ruajtjen dhe transmentimin e vlerave të LANÇ-it është veterani Ziqiri Mero.

Socialisti 100 vjeç nuk është ankuar…

Socialisti më i ri, 100 vjeçari Ziqiri Mero, ngadalë ngjiti shkallët e tribunës në Kongresin e Socialistëve të zhvilluar ditë më parë. Ishte një gjetje e bukur, por dhe simbolike, se si një parti e madhe në këtë kohë të rindërtimit të vendit, ngjiti në skenë një partizan lufte, i cili siç tha dhe kryeministri Edi Rama, ky ka luftuar më Atdhenë. Socialistët të ngritur në këmbë për veteranin dhe luftëtarit duartrokitën fuqishëm.

Socialisti i ri Ziqiri Mero është 100 vjeç. Mosha e tij impresionoi socialistët dhe në këmbë dëgjuan fjalët e arta të veteranit të luftës. Kështu u prezantua në kongres anëtar i PS, me bindje të majta dhe veteran lufte. Scialisti 100 vjeçar i mallëngjyer nga pritja madhështore që ju bë i uroi me zemër sukese forcës politike të cilën prej vitesh e ka mbështetur fuqishëm.

Ziqiri Mero për më shumë se 30 vite ka hypur dhe zbritur nga zyrat e Komitetit të Vetranëve të LANÇ-it që gjenden në katin e pestë të ndërtesës së PS. Edhe pse shekullor, socialisti Mero, nuk është ankuar që zyrat e këtij komiteti të nderuar të gjenden në një lartësi të tillë, duke ngjitur plot 100 shkallë, si vitet e jetës. Çdo ditë ngjit 100 shkallë për të shkuar në zyrat e selisë së Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it. Është në nderin e PS që të mendojë dhe për veteranët, për t’u mundësuar një godinë simbolike, që veteranët ta ndjejnë veten të “privilegjuar” dhe me meritë. Kur foli në tribunën e kongresit socialist ai ngriti lart rolin e ideal shqiptar dhe patriot, për t’i shërbyer Atdheut, e për ta bërë atë të fortë dhe të bukur për jetën e shqiptarëve.

Qëndrestari i pa zakontë

Kundëradmirali Ziqiri Mero në rrugëtimin e tij shekullor nuk është lëkundur asnjëherë, por i ka qëndruar besnik idelait për të cilin luftoi, punoi dhe jetoi. E kam takuar disa herë, këtë Hero dhe gjithmonë shfaq vlera dhe jep mirësi dhe dinjitet në çdo fjalë dhe veprim të tij. Ai është i gjatë, lastar, me një trup të drejtë, me fytyrë të qeshur dhe sy që i shkëlqejnë, me fjalë zjarr kur flet dhe buzagas kur bisedon me njerëzit. I tillë shfaqet në tërë qënien e tij, ky veteran shekullor dhe njeri me vlera për t’u admiruar nga shqiptarët.

Ky luftëtar i heshtur vazhdon të qëndrojë stoik, si një rrap madhështor për të treguar dhe mbrojtur vlerat e Luftës Antifashsite Nacionalçlirimtare. Ai për vite me radhë ka qenë dhe është në rreshtat e para të luftës me të gjithë ata që e kanë mohuar, falsifikuar dhe përbuzur epokën e ndritshme të popullit dhe të Shqipërisë, LANÇ-in. Ai, është ende dhe dëshmon me qënien e tij, për të përcjellë në breza luftën dhe të vërtetat e saj, lufton dhe në këtë moshë duke përdorur fuqinë e fjalës dhe të shpirtit të tij shekullor, por jo i mplakur, por në këmbë dhe stoik edhe përpara ngjarjeve dhe ndodhive të kohës.

Veterani i veteranëve

Ai është shëmbëlltyrë e njeriut shekull, ai është hero i gjallë i Luftës legjendare, i LANÇ-it. Për t’i shërbyer vendit ka mënyra nga më të ndryshme, por vendimtare sipas Ziqiri Meros është atëherë kur zëri i atdheut kërkon mendjen dhe dorën e patriotit të vërtetë. Vjen nga lufta legjendare Antifashiste Nacionalçlirimtare, ai vjen nga ajo kohë e madhe, nga koha e plumbave. Luftën e nisi që student në shkollën Normale, mësues, antifashist i orëve të para, partizan e kuadër i Br. I S legjendare, kundëradmiral. Erdhi nga radhët e mësuesve, misionarëve të diturisë, që bashkë me pushkën, përdori dhe penën, duke dhënë shpirtin për Mëmëdhenë. Ziqiri Mero është përfaqësues i asaj armate që e nisi jetën marinar dhe përfundoi në kryemarinar të detit shqiptar, në kundëradmiral.

Gjatë viteve 1950-1955 kreu akademinë ushtarake në Moskë. Për shumë vite kreu detyra të rëndësishme në Flotën Luftarake Detare. U vlerësua për punën dhe detyrën ushtarke duke u graduar Kundëradmiral. Kundëradmirali tashmë është 100 vjeç.

Tashmë ai është veteran i veteranëve, gjithmonë gjendet në krye të veteranëve të cilët e kanë nderin e tyre. Në të gjitha veprimtaritë dhe aktivitetet që zhvillon Kryesia e Veteranëve të LANÇ-it, Ziqiri Mero është i pranishëm dhe flet e flet për të vërtetën e madhe të luftës, por dhe për punën plot përkushtim të veterënëve për mbrojtjen e kësaj lufte nga pinjollët e rij ballisto-zogist të cilët në segmente të caktuara bëjnë të gjtiha përpjekjet për të ulur vlerat dhe rëndësinë historike të kësaj lufte epope.

Dardha bie nën dardhë

Të parët e Ziqiriut u përpoqën e derdhën lot dhimbjeje për të ndryshuar dhe dhënë rrugë përparimit. Pjesëtarët e trungut familjar gjatë lëvizjeve patriotike u treguan atdhetarë të flaktë. Xhaxhallarët Maliq dhe Sali kishin përfunduar Universitetin e Stambollit në Drejtësi. Saliu mbështeti Revolucionin Demokratik të Qershorit dhe ishte deputet në asamblenë e Fan Nolit në vitin 1924.

Babai, Sefedin ka përfunduar gjimnazin në Manastir, ku ka qenë dhe pjesëmarrës në Kongres. Në luftë kreu detyrën sekretarit të këshillit nacionalçlirimtar në fshatin Baban. Shtëpia u bë bazë e fuqishme e Luftës. Familja dhe xhaxhallarët u lidhën ngushtë, u bënë luftëtarë të saj. Veterani tregon se tre kushërinj të rënë dëshmorë për çlirimin e Atdheut janë Hero i Popullit Fuat Babani dhe Sedat e Servet Babanit.

Ziqiriu me përfundimin e shkollës, u diplomua për mësues dhe në vitin 1940, mori emërimin për të punuar si mësues në fshatin Panarit të Korçës. Shpejt mësues Ziqiriun e rrëmbyen erërat e luftërav. Në Panarit njohu një burrë të mençëm, të ditur dhe patriot i flaktë, i cili quhej Shyqyri Haruni. Ai e aktivizoi, e nxiti për t’u bërë antifashistë dhe të gjallëronin lëvizjen në fshat dhe më gjërë.

Më 7 Mars 1943, çeta partizane e Moravës u sulmua në Hoçisht, ku Ziqiri Mero ishte mësues. Në përleshje u vra komandati i çetës Fuat Babani dhe partizanët Demir e Abdulla Progri. Më 9 Prill 1943, do të bëhej pjesëtar i Çetës “Morava” që vepronte në Voskopojë dhe kryente veprime luftarake. Çeta e “Moravës” u inkuadrua në përbërje të batalionit partizan “Fuat Babani”. Ky battalion u bë pjesë e Br. I S që u formua më 15 Gusht 1943 në Vithkuq të Korçës. Ziqiri Meros iu besua detyra e komisarit të kompanisë së parë në batalionin e tretë, më pas komisar batalioni dhe deri në zëvendëskomisar të Br. I S. Bashkë me brigadën u bë dhe luftëtari Ziqiri “shpresë për popullin dhe tmerr për armikun”. Kështu u rrit personaliteti i mësuesit, i luftëtarit të paepur, që me jetën, me veprimtarinë, me idealet e tij i bën nder Atdheut, Luftës, ushtrisë, armatës së veteranëve të Luftës dhe armatës së mësuesve, të gjithë socialistëve shqiptar.

Vlerësime për veteranin shekullor

Të shumta janë vleërsimet për veteranin Ziqiri Mero. Por më të rëndësishme veteran vlerëson vlerësimin e dhënë nga Organizata e Veteranëve duke e bërë kryetar nderi të saj. Ai ka marrë mjaft medalje dhe urdhëra, është vlerësuar për punën e tij në shërbim të Atdheut. Ndërsa në vitin 2015 ka marrë një dekoratë nga shteti Rus ku në motivacion thuhet se ka qenë i angazhuar në formacionet partizane, në zona të ndryshme të vendit, duke luftuar kundër pushtuesve fashistë. Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës ka emëruar një rrugë që mban emrin e tij. Veteran këto ditë bëhet shekullor.

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj