BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

“Zjarret” më të rrezikshëm, ndizen nga temperaturat e larta në kokën e politikës!

“Zjarret” më të rrezikshëm, ndizen nga temperaturat e

Ka zjarre e zjarre, por më e keqja është që “zjarrin” brenda shtëpisë, jo vetëm nuk e shohim, por as nuk marrim masa për ta shuar, sepse, shikimin e mbajmë tek “shtëpia” e komshiut se kur do t’i bjerrë zjarri! Ka zjarre që vijnë nga temperaturat e larta si rezultat i ngrohjes globale, apo edhe nga zjarrvënësit e qëllimshëm që e kanë shumë “për zemër” Shqipërinë. Ka edhe disa lloje zjarresh të tjerë, që nuk vijnë si rezultat i ngrohjes globale apo të temperaturave të larta në këtë verë të nxehtë. Sipas parashikimeve, vitet e ardhshme, muajt e verës do të jenë edhe më të nxehtë si rezultat i ngrohjes globale. Por zjarret që dëmtojnë më shumë, vijnë si rezultat i temperaturave të larta në kokën e njerëzve të veçantë duke filluar qysh nga politikanët e deri poshtë. A ka mjete për t’i shuar këta lloje “zjarresh”? Përpara se të flas për këtë, do të them dy fjalë për zjarret që vijnë nga natyra apo nga mendjet e atyre njerëzve të rëndomtë që në fund të fundit “aq u a pret” pa e kuptuar që i vënë zjarrin vetvetes. Këta lloje zjarresh, djegin shkurre e pemë të të gjitha llojeve, deri edhe banesa e fshatra të tërë si në Greqi, Spanjë e kudo në Europë, Amerikë e Australi. Sidoqoftë, për shuarjen e këtyre zjarreve mobilizohen të gjitha për të ndaluar këtë fatkeqësi që ajo të mos kthehet në tragjedi siç edhe është kthyer në shumë raste. “Arma” e vetme, përveç edhe të tjerave për shuarjen e tyre është uji për të cilën mobilizohen forcat zjarrfikëse, nga toka e nga ajri. Është një temë tjetër kjo se çfarë masa ka marrë politika për të bërë sa më pak të efektshme këtë fatkeqësi dhe “fajin” e ka vetëm “terreni i vështirë” që nuk lejon as mjetet nga ajri të shuajnë zjarret, prandaj edhe nuk bëjnë përpjekje për të marrë të tilla, sepse “nuk ka fonde” dhe të vetmet mjete zjarrfikëse në terrenet e vështira, janë degët e shkurreve... Por edhe këta zjarre në mal e fusha nuk janë e keqja më e madhe. E keqja më e madhe për këtë vend, janë “zjarret” që ndizen e do të ndizen nga politika e ndjekur në këtë vend, duke qënë të gjithë fajtorë për atë se ku po e çojnë këtë vend. Po ku qëndron kjo e keqe e madhe që e ka gjetur këtë vend? Kjo e keqe, qëndron pikërisht në atë që nëpërmjet “zjarreve” që ndizen, zjarr që së pari ka përfshirë trurin e tyre, qytetarët të heqin vëmendjen nga problemet kryesore që kanë të bëjnë me jetën e tyre të përditshme, me ekonominë, me mirëqenien, me punësimin, me atë se çfarë konsumojnë në jetën e përditshme, me arsimimin, me shëndetësinë e shumë e shumë të tjera dhe prandaj edhe që besimi i tyre ndaj politikës që ndiqet nga të gjitha krahëve, është pothuaj zero. “Ka shumë “urra zjarri” që ndizen nga të dy krahët e politikës dhe këto hidhen në “kampin” e kundërshtarëve politikë, të cilat edhe në mos shkaktojnë dëme, të paktën japin sinjale që ata të tremben. Midis “zjarreve” të shumtë, po marr vetëm disa prej tyre. Ka shumë kohë që është ndezur një “zjarr” i madh, nëse Berisha duhej shpallur “non grata” apo jo nga Amerika. Në këtë “zjarr” janë përfshirë të gjithë, por, vetëm jo për ta shuar, por për t’i fryrë edhe më shumë. Politika, është ndarë në dy “kampe”! Në njërin prej tyre, bëjnë pjesë ata që të mbrojnë Berishën e ta nxjerrin atë të pafajshëm, duke “sulmuar”Amerikën! Ka apo nuk ka faj Amerika, unë nuk po marr përsipër ta them këtë sepse kam jo pak pretendime, por gjetkë e kam fjalën. Ata që qëndrojnë në kampin “Pro Berisha”, i dinë mirë “bëmat” e Berishës, por ata, hallin e kanë që nëpërmjet Berishës, të sulmojnë e të “copëtojnë” kundërshtarët e tyre të politikës, të cilët shpresat e tyre, apo më mirë të themi paaftësinë e tyre, e kanë varur vetëm tek Amerika, për t’i nxjerrë “gështenjat” nga zjarri me “mashën” Amerikë. Kanë thënë e ç’nuk kanë thënë “Kampi” kundër Berishës, duke i hedhur atij të gjitha fajet dhe si për dhjetra e qindra shembuj të tjerë, gjithçka kanë thënë e akuzuar, por një “kovë me ujë” për të shuar një “vatër zjarri” nuk kanë gjetur, as për Gërdecin, as për 21 Janarin, as për shumë “zjarre” të tjera që kanë premtuar për t’i shuar... Është bërë e modës nga këta politikanë që “urët e zjarrit” t’ia hedhin njëri-tjetrit.. Ka muaj të tërë që berishistët me Berishën e tyre, nuk binden për prapësitë e tij, jo kundërshtarët e tyre apo Amerika të flasi, por edhe sikur UFO-t të zbresin në Tokë. Jo vetëm këta, por e gjithë kjo Klasë Politike është fajtore për dëmet që i kanë sjellë Shqipërisë. Në “kampin” tjetër janë kundërshtarët e Berishës, të cilët mendojnë që “ja edhe Amerika, është në unison me ne përsa i përket Berishës”! Edhe njëri edhe tjetri janë që të dy fajtorë për këtë “zjarr” që ka kohë që është “ndezur” dhe jo vetëm nuk ka një “kovë ujë” për t’i hedhur, por vetëm i fryhet për ta “shuar”! Po drejtësia, si e “pavarur” nga politika,apo si “pushtet i tretë”? As më shumë e as më pak, është kjo drejtësi që ka lënë “zjarret” që ndizen nga politika të marrin përmasa aq të mëdha sa që nuk ka zot, t’i shuajë”! Ky “pushtet i tretë” absolutisht nuk është “e pavarur”, por e varur nga të “katër këmbët” nga politika. Kjo politikë, nuk ka nevojë për avokatë të tipit Ngjela, që shpresat i ka varur vetëm tek Amerika dhe mohon krejtësisht faktorin e brendshëm. Këtë, e vërteton edhe ajo që i “famshmi” veting megjithëse i nxitur dhe mbështetur nga Amerika, është një “shoë” që as nuk ka ndritur, as nuk ka “ndezur” e as nuk ka “shuar” sepse politika ka gjashtë vite që mundohet t’i vërë “shkopinj nën rrota” pa pyetur fare për Amerikën. Kjo politikë e ka bërë edhe “kryetarin” fallco të opozitës, Basha, që të tjetërsohet e të bëhet as “mish” as “peshk” e nuk di kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë. Fallciteti i këtij kryetari, qëndron në atë që kur ishte puna, fjala vjen për Vangjush Dakon apo Tom Doshin, që edhe këta u shpallën “non grata” nga Amerika, Basha, ende pa u tharë boja e firmës së këtij vendimi, rrëmbeu “kovën” me ujë dhe menjëherë e shuajti. Shumë mirë bëri që jo vetëm për këta, por për cilindo të mbahet një qëndrim. Ai me vrap shkoi në KQZ, që atyre menjëherë t’u hiqet mandati i deputetit”. Në rastin konkret, Basha ka muaj që po endet si “p… nëpër brekë” dhe nuk vendos se ç’do të bëjë! Hall i madh e ka zënë. Basha, nuk shuan dot “zjarret” në partinë e tij të mbushur me “vatra zjarri” dhe si gjithmonë, edhe këtë “zjarr” do ta “shuajë” me pështymë, derisa të “shuhet” si “zjarrvënës”! “Vatrat e zjarrit” këtu janë të përditshme dhe janë të shumta. Unë po marr një “vatër zjarri” në dukje të vockël, por që mori përmasa të mëdha. Fjala është për këngëtarin serb Bregovicin, ku jo pak u ngritën për të bërë ç’është e mundur të pengohej ardhja e këtij “pushtuesi” serb. Është e qartë që për çdokënd, të shpallur “non grata” e që ka të bëjë me lirinë e pavarësinë, askush nuk ka të drejtë të lejojë të hyjnë njerëz të tillë. Por në rastin konkret, ç’të keqe ka një artist, apo një këngëtar të vijë e të performojë, të na japi një koncert, natyrisht brenda kontureve të themi që e lejon shija artistike. Ç’punë ka arti me politikën? Është serb apo boshnjak, kroat apo izraelit, kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që ata t’i përmbahen normave të tyre artistike asaj që arti dhe kultura, kanë qenë dhe mbeten gjithmonë për afrimin e popujve dhe jo përçarjen e tyre. Kundërshtarët e tij, nuk e kishin hallin që do të “pushtohej” Shqipëria, por halli i tyre ishte që pse këtë këngëtar e ftuan kundërshtarët politikë. Kësaj “vatre zjarri” nga mënyra se si u kompozua nga “patriotët” ashtu edhe përfundoi. Si u “shua” ky “zjarr”? Edhe këtij iu gjend “arma” nga një “mendje pjellore” e një të riu me precedentë penalë, duke gjetur në vend të “kovës me ujë” gazin lotues” që jo të shuante “vatrën e zjarrit” por të “ndizte” e të “digjte” sytë e qindra pjesëmarrësve, burra gra e fëmijë në atë koncert. Vallë kjo ishte mënyra e “kurdisur” nga ata që nuk duan të ndizen “zjarre” në Shqipëri? Po shkojmë edhe më tej. “Patriotët” që i duan aq shumë të mirën Shqipërisë, a kanë marrë masa për “zjarrvënës” të tjerë që jo pak “vatra zjarri” kanë shkaktuar në Shqipëri? Që Shqipëria ka arritur në këtë fazë, “zjarrvënësit”nuk kanë ardhur nga jashtë e ca më pak nga ndonjë artist, por nga “zjarrvënësit” e brendshëm, politikanë ose jo, këtu, në këtë vend dhe për fat të keq, askush nuk është ngritur e të pengojë masakrën që po i bëhet Shqipërisë. As më shumë e as më pak, mbi të gjitha, duhet të dallosh “zjarrvënësit” e Shqipërisë! Duke i njohur ata, do të marrësh edhe masa, të paktën për të bërë diçka që të dinë që në këtë vend ka edhe njerëz që i duan të mirën këtij vendi dhe nuk ka vetëm “zjarrvënës”! Patriotë të vërtetë, nuk janë ata që “zjarrin” e mbajnë brenda vetes së tyre dhe me pëllëmbët e duarve formojnë shqiponjën. Njerëz të tillë, janë patriotë fallco dhe jo atdhetarë. Por a ka atdhetarë të vërtetë? Ka, bile shumë, por ata e mbajnë “kokën ulur”, zërat e tyre nuk dëgjohen absolutisht përpara britmave çjerrëse të “patriotëve” që u “digjet barku për Shqipërinë” e bërtasin e vetëm në ndeshjet e futbollit, por jo në jetën dhe aktivitetin e përditshëm. Ndjenja e të dukurit i ka shpërfytyruar jo vetëm njerëz e politikanë të veçantë, por edhe parti e shoqata të ndryshme. “Zjarret” që ndizen, janë të shumtë, aq sa për të mos qëndruar asnjë ditë pa “zjarre”, por zjarri më i madh, është ai që na ka rënë “brenda në shtëpi” dhe më e keqja është që të zotët e shtëpisë, këtë “zjarr” nuk e shohin, por shikojnë nga dritarja se kur do t’i bjerrë “zjarri” shtëpisë së komshiut! Zjarret më të rrezikshëm, janë ata që vijnë nga “temperaturat” e larta të kokave të nxehta të politikës.