BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

“Zogu i Tiranës”, “Pula e Kuvendit” “Keci i PD”dhe “Luani i Shqipërisë”!

“Zogu i Tiranës”, “Pula e Kuvendit” “Keci i

Politika shqiptare ka sinonim të vetin sherrnajën, etiketimin,fyerjen,denigrimin mes atyre që e vlerësojnë veten si pronarë dhe trashgimtarë të Shqipërisë. Mos u çuditni që marria të arrijë një ditë deri në noterizimin e njëzetë e tetë mijë kilometër katrorë, brenda kufirit politik të atdheut dhe ta noterizojnë dhe të mbajnë në sepetet e dala boje, tapinë, si pronarë të Shqipërisë. Tri dekada në krye të vendit dhe sot iu duket se janë zotat e plotfuqishëm që bëjnë diellin dhe shiun, ditën dhe natën, verën dhe dimrin. Nuk ka rëndësi në se janë në pushtet apo opozitë, pasi gjatë tërë kohës sillen si prijësa të vendit dhe flasin në emër të popullit, marrin vendime në emër të tij edhe pse me popullin nuk kanë asnjë lidhje organike, shpirtërore apo njerëzore. Për këta politikanë, populli  duhet, njëherë për zgjedhjet e përgjithëshme nga del qeveria dhe ato lokale, ku zgjidhen kryebashkiakët. Në gjithë periudhën pas zgjedhjeve, qytetarërët vlerësohen si numra që shndërrohen në vota. Asnjë vlerë tjetër nuk kanë ata që me vullnetin e tyre përcaktojnë tërë pushtetet, po në përfundim vet nuk zotrojnë asnjë gram pushtet. Pas votës u zbrazin edhe portofolët për shërbimet që kërkojnë të marrin në zyrat e styetit,duke u vjelur taksën e gjakut! Kështu kur janë me pushtet dhe të pushtetshëm edhe kur rotacionet i nxjerrin në opozitë. Rasti më domethënës, si më të përkëdhelurit për tri dekada me pushtetin, janë sjellja e dy ish presidentëve dhe kryeministrave të cilët nuk mundin ta konceptojnë veten pa poste, Sali Berisha dhe binjaku i tij, Ilir Meta,të dy tridhjetë vjet me dorë të hekurt dhe gojë të shthurur e kanë bërë lëmsh shoqërinë shqiptare dhe me mënyrën e të bërit politik ia kanë mbritur ta bëjnë shoqërinë tonë përshesh dhe për më keq kanë thelluar hendekun mes atyre që rreshtohen në të majtë dhe atyre që kanë zgjedhur PD dhe së fundi edhe brenda vet PD-së. Kur Berisha humbi pushtetin me rezultatin më të thellë në 2013, formalisht dha dorheqjen dhe emëroi në krye të PD, të përkëdhelurin e tij, Lulzim Bashën, të cilin e përdori për vite me radhë dhe pse ishte një humbës serial dhe në vitet e drejtimit të tij nuk pati veç humbje dhe asnjë fitore. Sapo ngriti pak krye kur u shpall Berisha, non grata nga DASH, menjeherë u etiketua bukëshkalë, “Lul brava”, “zorrë  oksigjeni”, “patericë” e Ramës ndërsa, Ilir Meta e etiketoi “Keci i PD-së”. Nën hyqmën e Berishës, Lulzim Basha ndërmori akte dhe kreu veprime skandaloze deri në daljen demostrative nga Kuvendi i Shqipërisë dhe bojkotoi zgjedhjet e pushtetit vendor, dy akte të paprecedenta në kundërshtim me demokracinë dhe shtetin ligjor. Edhe pse dejure, kryetari i PD-së, ishte Basha, realisht në krye të saj ishte ai “,legjenda”, Sali Betisha “,legjendari” Berisha, siç do ta etiketonte Zvendës Kryetari i Komitetit për Organizimin të “Partisë së Lirisë”, krijesa më e re e Ilir Metës i cili e ndryshoi partinë e bëri me rregulla të reja, po me drejtues të vjetër mbi shtatëdhjet vjeçarë, ashtu siç është ish ambasadori, Agim Nesho i cili i ka hyrë detit në këmbë, i konsumuar tërësisht, si ambasadori i Partisë së Punës. Përditë vazhdon beteja e ishave me mullinjtë e erës.Për të nxirë jo thjesht, PS apo Ramën  po të gjithë. Etiketimet dhe simbolikat e dy kryeopoziatarëve, Berisha me stazh të hershëm opozitar dhe Meta fillestarë, zyrtarisht dhjetë ditë në opozitë pasi në këto tri dekada demokraci ka qënë politikani më i privilegjuar, tërë kohës në pushtet, duke xhongluar sa nga e majta tek e djathta, iu bashkangjit, dobësisë së tij,Sali Berishës me pretendimin se bashkë do ia mbrrinë të përmbysin qeverinë dhe të marrin pushtetin. Meta pas daljes nga presidenca, ruan ritmin e të bërit opozitë, po në këto ditë nuk flet me kode dhe nënkuptime, po drejtpërdrejt, duke anatemuar cilindo që prek sadopak interesat e tij për pushtet. Është në të drejtën e tij legjitime të bëj opozitë, të akuzoj e dënoj gjithëçka që e vlerëson të paligjshme apo që nuk është demokratike, siç gëzon të drejtën për të vënë në dukje, korrupsionin dhe të korruptuarit, duke seleksionuar të korruptuarit  vip nga radhët e partisë që sundon,LSI dhe së fundi në Parti e Lirisë. Po ajo që përbën non sens dhe nuk tingëllon normale, që bie ndesh me moralin dhe komprementon sjelljen politike të tij, është përdorimi i simbolikave që i merr nga ferma e kafshëve dhe habitati i shpendëve për të etiketuar politikanët, kundërshtarë për të vetmen arsye se gjykojnë ndryshe dhe veprojnë, jo si kryetari i partisë më të re. T`u drejtohesh politikanëve deri dje kolegë, deputetë,kryebashkiakë,kryatarë të partive politike me emra kafshësh dhe shpendësh, ti fyesh kaq rëndë, është sikur të rishkruash romanin “Ferma e kafshëve” apo të jeshë jo Brenda shoqëeisë po zoologjisë. Le t`i referohemi kronikave së fjalimeve që përmbajnë emërtime fyese  ndër vite nga Ilir Meta:Në një  dajle ne konferencën per mediat pasditen e dhjetë prillit 2021,  ka folur edhe per akuzat per bllokim te propozimeve te ambasadoreve, duke e cilesuar nje mashtrim ordiner.Inatin ish Presidenti në atë kohë ,pa ish përpara , e kishte me kryatarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn. “Zogu i Tiranës” e pagëzoi. Dhe më pas deklaori se edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare.”Zogun e Tiranes” do ta ndjeke si hije gjithe jeten firma qe i ka dhene Alqi Bllakos per inceneratorin e Tiranës. I kam paralajmeruar prej kohesh te mos i vene sterkembeshin interesit publik. Asnje veprim te prokurorise dhe SPAK nuk kemi pare per ndeshkimin e akteve mafioze te Bashkise se Tiranes, si shembja e Teatrit dhe inceneratori. Sot u shpik nje fajtor per deshtimet e Qeverise. Nuk eshte Presidenti fajtor pse ne Ukrainen qe eshte ne lufte nuk rriten çmimet, ndersa ne Shqiperi po. Pse ketu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk eshte Presidenti fajtor. Per kriminalizimin e pashembullt te Qeverise nuk eshte Presidenti fajtor.” Për të gjitha i refrohet jo kryarit të bashkisë së kryeqitetit që ka emër dhe mbimemër dhe është jo etike dhe fyerje rëndë ta etiketosh me emërtimin”Zogu I Tiranës”, duke aluduar në shumë plane, jo thjesht për simbolikë. Pasi lau duartë me Erjon Veliajn dhe e regjistroi në librin e gjendes civile me emërin më të ri, ditët e fundit  iu përvesh kryatres së Kuvendit të Shqipërisë për të vetmin faj se bëri publike shkresën e autotitetit të dosjeve, ku flitet për Metën si spiun i sigurimit të shtetit. Ne nuk marrim përipër të analizojmë aq më pak të pretendojmë për vërtetësinë e  kësaj gjetje. Është në detyrimin e organeve kopetente të vënë pikat mbi “I” dhe të provojnë se nukështë aludim as akuza fallco, po e vërtetë apo gënjeshtër.  Ajo që të surprizon,  është fakti që ish-presidenti, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit, në një deklaratë për mediat tha se Parlamenti duhet të veprojë për të zbuluar kush është politikani i lartë me inicialet I.M në dosjet e Sigurimit te Shtetit. Meta e ka quajtur kryetaren Nikolla “pulë e Kuvendit, gjë pa dinjitet”, ndërsa kujtoi edhe protestën masive të studentëve të cilët i bënë publike edhe mesataren 5.9. Politikanit, Meta, tri dekada në politikë aktiv nuk i lejohet për atë që ka përfaqësuar të shantazhoi në këtë mënyrë dhe të fyej kaq rëndë një zonjë që sot drejton Kuvendin e Shqipërisë, detyrë që ka ushtruar edhe vet  etiektuesi   simbolikave, Meta. Ish presidenti deklaron se: “Asnjë komunikim nuk kam pasur unë me autoritetin e dosjeve. Derisa sa del ajo pula e Kuvendit aty se gjë pa dinjitet është, del aty e u thotë shqiptarëve ne do zbulojmë I.M, turp i madh faqe e zezë se di a kanë personalitet këta njerëz? Ajo po të kishte shqetësim të bënte një telefonatë, se unë e kam respektuar. Po ça do presësh me mesatare 5 pikë ca, e mbani mend si e këputën studentët? Desh këputën dhe të gjatin ata, po ai kishte Lulushin.Bravo Lulushi e shpëtoi Ramën!? Se gjysmën e qeverisë me këtë pulën e hoqën ata, tani kanë ndryshuar gjërat. Parlamenti i ri do merret me gjëra të mëdha”,-tha Meta. Nga do të rrotullosh arsyetimin dhe sa do gjakftohtë të jesh në një anilizë nuk ka si të mos shqetsohesh që njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë që ka drejtuar organet legjislative dhe ekzekutive t`i drejtohet pa snjë respekt, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë një zonje që është në krye të detyrës dhe numri dy i shtetit. Mirë të gjatin. Mirë të shkurtin,mirë zogun e Tiranës, kecin e PD-së, po me Lindita  Nikollën ç`pati që e etiketoi pula e kuvendit? Këto etiketime janë në fakt zhargon i individëve të rrugës dhe duken tragjike kur I thotë deri dje njëshi I shtetit, ish Presidenti! Se një lider, një politikan që na ka udhëhequr nga  e majta në të djathtë,që ka përfaqësuar unitetin e kombit në krye të shtetit, është e patolerushme të flasi sikur përballë ka fermën e  kafshëve, apo habitatin e shpendëve dhe jo individ e personalitete që punojnë për Shqipërinë dhe sakrifikojnë  me dinjitet për të ardhmen e brezave që vijnë! Po pasi u njohëm me kafshët dhe shpendët që i përkasin rendit inferior në radhën e klasifikimit Darvenian  të evolucionit të botës, i mbetet që etiketuesi,  Meta të renditet në krye të kësaj piramide,në majë ndaj është as më shumë as më pak, luani i Skraparit që mendon se i ka nën sundim të gjitha kafshët e shpendët duke u shitur si burri më i fuqishmi i Shqipërisë!