BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x

Opinion / Editorial

Zona e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër 1943-1944, formacioni luftarak me paraqitje të veçantë

Zona e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër

Zona e Parë Operative Vlorë-Gjorokastër-Mallakastër (Z1Op) u krijua më 4 gusht 1943, në Kuç të Kurveleshit. Z1Op ishte një tip formacioni me paraqitje të veçantë, me karakteristika dalluese nga ato të formacioneve të mëparshme apo ato pasuese, si Br.S etj. Si tip formacioni ajo mbeti e vetmja në llojin e vet në shkallë vendi dhe nuk u pasua nga të tjerë. Në pikpamje ushtarake përbënte një formacion të shkallës operative me mundësi të mëdha luftarake, por edhe administrative dhe me rezerva të pashtershme njerëzore, morale e materiale në shërbim të luftës dhe të misionit të saj çlirimtar.Z1Op u shtri në qarqet e Vlorës dhe të Gjirokastrës, si dhe në krahinën e Mallakastrës dhe pati disa karakteristika të veçanta si: një sipërfaqe mjaft të gjerë, me dalje në det dhe kufi me Greqinë prej disa km; terren tepër të përshtatshëm për mbrojtje, për sulm dhe për prita; shtrihej në mjaft zona e krahina të çliruara, me tradita atdhetare të ndezura duke u kthyer në baza të fuqishme të LANÇ-it, në prag të krijimit e gjatë funksionimit të shtabit të Zonës; popullsia në shumicën dërmuese ishte e lidhur me luftëtarët e lirisë dhe kishte traditë luftarake; u bë një burim i pashtershëm e i përhershëm për furnizimin e formacioneve partizane me luftëtarë, me ushqime e veshmbathje, duke krijuar kushte edhe për formimin e formacioneve më të mëdha të ushtrisë së rregullt, krahas plotësimit të nevojave të formacioneve të veta luftarake partizane e vullnetare; rol luajtën edhe besimet fetare, veçanërisht ajo bektashiane, që ishte më e përhpur në zonë.

Në komandën dhe shtabin e Zonës u zgjodhën 11 anëtarë. Në këto funksione u emërtuan personalitete të spikatura e në moshë relativisht të pjekur. Në përzgjedhjen e tyre del se janë mbajtur parasysh disa kritere si: çdo krahinë të mbulohej me përfaqësues të vet; çdo anëtar i shtabit të gëzonte autoritet në veprimtarinë e vet antifashiste dhe luftarake, të gëzonte autoritet dhe mbështetje në popull; të kishte marrë pjesë më parë në luftërat e mëparshme të popullit shqiptar, të ishte i angazhuar politikisht dhe ushtarakisht në vitet e para të LANÇ-it; të ishin njerëz me formim të mirë ushtarak, me përvojë të pasur luftarake, pra drejtues dhe komandues.Disa nga parimet mbi të cilat u mbështe puna dhe veprimtaria e vet shtabi të Zonës: drejtimi kolegjal ku dallojmë dy momente shtabi mblidhej në momente të caktuara, qëndrimi gati në çdo kohë bashkë i pjesës operative të shtabit si dhe komanda.Shtabi përbëhej nga: komandant, kapiten Islam Radovicka; komisar politik, toger Bedri Spahiu; zëvendëskomandant Hasan Pulo; zëvendëskomisar Hysni Kapo; oficeri i planeve, Jaho Gjoliku; Ndihmësoficer i planeve Qazim Kondi; anëtar, Baba Fejzo, Rexhep Plaku, Nuredin Aliu, Hariz Velo dhe Faslli Jaho.

 

Lidhjet, vartësitë e raportet që u mbajtën ndërmjet formacioneve të ndryshme luftarake e ndihmëse të Z1Op, janë të ndryshme nga ato të njësive apo të formacioneve të tjera. Qarqet ushtarake këtu u vunë plotësisht në vartësi të Komandës e të Shtabit të Z1Op, ndërkohë që qarqet e tjera vareshin drejtpërdrejt nga Shtabi i Përgjithshëm (SHP). Në juridiksionin e Z1Op kishte forca që vareshin drejtpërdrejt prej saj e më pas u krijuan dhe vepruan në gjithë hapësirën e Zonës edhe njësi sulmuese të shkallës operative (Br.S) të cilat vareshin nga SHP, por që sipas detyrave të këtij të fundit, bashkëvepronin dhe kryenin detyra me ide dhe objektiva të përbashkëta me Z1Op. Në Zonë u realizua një gërshetim i përkryer i veprimeve luftarake të formacioneve të vet Zonës (Gr.P, b.p. dhe formacioneve vullnetare partizane, si dhe të gjithë komandave të qarqeve dhe të vendit, spitaleve partizane, depove, punëtorive, e deri te skuadrat e mirëmbajtjeve të rrugëve, ndërlidhja etj), por edhe në mes tyre dhe Br.S partizane që vepronin në Zonë.

Z1Op, në vartësi nga koha dhe rrethanat, organizoi dhe kreu veprime luftarake fillimisht me forcat e veta partizane e vullnetare, deri në nëntor 1943 dhe, më pas, edhe në bashkëveprim me njësitë sulmuese të SHP, deri më tetor 1944, kur pushoi veprimtarinë. Analiza e funksionimit të Komandës e Shtabit të ZIOp me gjithë shkallët hierakike të saj, si dhe e veprimtarisë së dendur të saj, evidencon qartazi dy shtylla mbi të cilat ajo është mbështetur dhe ka realizuar detyrat që shtronte Këshilli i Përgjithshëm ANÇ, si dhe SHPUNÇSH, funksioni luftarak dhe administrativ i saj.

Zona në fuksionin e saj luftarak ka qenë organizatore dhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejt duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në momentet më kyçe në veprimtarinë luftarake të vet UNÇSH. Kështu mund të theksojmë: veprimet e njëkohshme për përballimin e sulmit gjerman dhe çarmatosjen e forcave italiane pas kapitullimit të këtij të fundit; realizimin me sukses për kushtet e kohën e luftës së parë ballore në Drashovicë, në Konispol me 1943 etj; përballimin e gjendjes dhe zhvillimeve komplekse luftarake të krijuar gjatë dy mësymjeve të mëdha e të përgjithshme gjermane gjatë Dimrit 1943-1944 dhe të Qershorit 1944 krahas disa operacioneve të pjesëshme të forcave gjermane dhe të bashkëpunëtorëve të tyre; pjesëmarrjen aktive në Kundërmësymjen Pranverore të UNÇSH (prill-maj 1944); çlirimin e plotë të qyteteve dhe të territorit të vet Zonës në bashkëpunim me njësitë e UNÇSH, apo dhe vetëm dhe mbrojtjen e punimeve të Kongresit të Përmetit.

Komanda dhe shtabi i ZIOp në funksionin e vet administrativ, ka kryer një kompleks detyrash, më kryesoret janë: ngritja, forcimi dhe mbrojtja e pushtetit të popullit në luftën që realizohej nëpërmjet Këshillave NÇ të fshatrave, krahinave, qyteteve e qarqeve; puna politike, sqaruese dhe mobilizuese me popullin, mbrojtje e popullsisë nga operacionet dhe veprimet luftarake të armikut dhe veglave të tij, si dhe ndihma për kapërcimin e vështirësive të operacioneve të armikut, në veçanti dhe të gjendjes së luftës në tërësi; dhënia e ndihmës për familjet më me nevojë e veçanërisht të atyre partizane, të dëshmorëve etj; mobilizimi dhe furnizimi i formaconeve luftarake me luftëtarë e materiale në çdo kohë e situatë; sigurimi i të dhënave informative, përpunimi i tyre dhe marrja e masave për përballimin e operacioneve të vazhdueshme; organizimi e riorganizimi i vazhdueshëm i formacioneve partizane, të Zonës, të pushtetit ushtarak të prapavijave duke bërë furnizime me forca njerëzore e materiale; sigurimi i funksionimit të pushtetit të prapavijave në zonat e çliruara dhe vendosja në to e spitaleve, depove, punëtorive etj; në vartësi nga mundësitë ringritja e funksionimin e sistemit arsimor veçanërisht atij fillor e 7 vjeçar; rindërtimi e mirëmbajtja e rrugëve, i linjave telefonike etj; likujdimi i agjenturës zerviste, demaskimi i bashkëpunëtorëve të nazistëve dhe i veprimtarisë së tyre armiqësore etj.Z1Op zhvilloi veprimtarinë në krahinën gjeografike në Shqipërinë Jugperndimore, me një sipërfaqe mbi 6.000 km2. Përfshinte tërësisht rrethet Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Mallakastër dhe pjesërisht Fierin. Përbëhet kresisht prej malesh me drejtim veri-jug, gryka, lugina e fusha.

Rrugët e Shqipërisë Jugore ishin me rëndësi për pushtuesi, në pikëpamje ushtarake, sepse ndërmjet tyre bënin furnizimet, manovrimet, tërheqjen e forcave e të mjeteve, vendosjen e lidhjeve midis forcave të vetë e granizoneve të shumtë të shtrirë në zonë dhe në krahinat e deri në shtetin fqinj.Zona paraqet një teren tepër të përshtatshëm për lëvizje dhe manovrime të formacioneve të lehta luftarake, sikurse ishin forcat partizane, për mbrojtje të manovruar, për prita dhe për t’u maskuar dhe si bazë nisjeje, për sulme të përgatitura mirë dhe me kujdes, për shkëputje kontakti luftarak, tërheqje të forcave etj. Para e në prag të krijimit të Z1Op në Shqipëri ishin krijuar e vepronin forca politike e organizata të ndryshme. Ndër më kryesoret ishin PKSH (nëntor 1941) dhe BK (zyrtarisht doli në nëntor 1942). Këto forca politike kishin nisur të krijonin dhe forcat e tyre të armatosura, natyrisht të formacioneve të vogla, të shkallës taktike, si njësite guerile, çeta dhe deri batalione.

Në qershor 1943, në këto qarqe filloi edhe procesi i krijimit të batalioneve partizane (b.p.), gjë që shënoi edhe shkallën më të lartë të organizimit ushtarak deri në këtë periudhë. Në qarkun e Vlorë vepronin 2 b.p. me efektiv 400 luftëratë dhe në qarkun e Gjirokastrës 2 b.p. me efektiv 600 luftëtarë. Vepronin dhe mjaft çeta partizane. Efektivi i forcave partizane arrinte në 2.000 luftëtarë. Por vepronin dhe 4.000 luftëtarë në batalionet territoriale në zona të lira, në njësitet guerile në qytete etj.

Formacionet luftarake të mësipërme ndërmorën edhe disa veprime luftarake të përmasave kryesisht të vogla e lokale, por ndonjëherë edhe të dimensioneve operative, tipike këto sidomos për forcat e LNÇ-it.Në këtë periudhë u përsos taktika e përdorur gjatë veprimeve luftarake, si dhe u zgjeruan aksionet. Pritat dhe veprimet e befasishme në kushtet e inforitetit në efektiv e armatim gjetën përdorim të suksesshëm. Disa veprime morën karakter sulmues, nisi të shfaqet bashkëveprimi midis çetave e batalioneve, por edhe midis forcave të qarqeve fqinje.Grupimi i disa forcave partizane dhe bashkëveprimi midis tyre realizoi disa detyra si: mbajtje nën kontroll të rrugëve; zënia e pritave në përmasa më të gjera, në hapësirë e kohë; veprime sulmuese kundër garnizoneve; mbrojtja e bazave partizane; organizimi i çetave e batalioneve partizane si dhe i atyre territoriale etj. Krijimi i Z1Op si një formacion i llojit të veçantë u kushtëzua nga: zgjerimi e ashpërsimi i goditjeve mbi armikun në qytete e në krahina të gjera; organizimi i operacioneve në shkallë më të gjerë dhe bashkëveprimi midis forcave të çetave e batalioneve partizane; krijimi i formacioneve më të mëdha luftarake grup, Br.S, më kompakte, me fuqi të madhe goditëse e deri i një ushtrie të organizuar e të rregullt për t’i bërë ballë armikut dhe për të realizuar qëllimin strategjik, çlirimin e vendit; domosdoshmëria e përsosjes së drejtimit të forcave partizane në kushtet e reja të zgjerimit të luftës në hapësirë, forma dhe objektiva.