BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Zonja Kumbaro! A do t`i shpëtoni francezët e Ksamilit nga mbytja e plehrave?

Zonja Kumbaro! A do t`i shpëtoni francezët e Ksamilit nga mbytja e

Qyteza e Ksamilit është sot një nga qendrat më piktoreske të Shqipërisë. Ksamili është i njohur deri në cepat e globit për atë që përfaqëson. Jo thjesht me hotelet, vilat e shumta, shtëpitë e bukura, po mbi të gjitha si destinacion shumë i kërkuar për turizëm. Në ditët e verës nëse je në rrugët kryesore të qytetit të Sarandës, dhjetëra turistë të ndalojnë dhe të pyesin për rrugën e Ksamilit. Më tej mëson se vijnë nga Gjermania, Austria,Italia,Danimarka, Ukraina, Polonia dhe shtete të tjera që përfaqësojnë pothuaj tërë kontinentet nga jugu në veri. Nuk i sjell kurioziteti as ajo çfarë kanë lexuar për Gadishullin e Ksamilit, as tre ishujt si të gdhendur nga dora e skulptorëve artistë të mëdhenj. Sigurisht ndjellës është uji kristal nga më të pastërtit në Mesdhe. Vijnë me bindjen se këtu do gjejnë parajsën turistike, shërbimin dhe kuzhinën e shumëllojshme tradicionale, e cila për vetë komunitetet që jetojnë këtu nga çdo anë e Shqipërisë, shpërfaqin gatimet tradicionale nga Vermoshi, Dibra, Korça, Erseka, Elbasani, a Përmeti. Ksamili është qyteza më kozmopolite e Shqipërisë. Këtu fliten gjithë dialektet dhe shkëmbehen tërë traditat më të mira të shqiptarëve. Ksamili, është qendër e re banimi. Banorët e parë, ata që populluan këtë perlë mbi Jon, janë të pas viteve 1990. Në vitet e para e tërë infrastruktura e Ksamilit ishte një grumbull pallatesh në hyrje dhe baraka pa fund në thellësi. Ngjante me një geto të rrëmujëshme. Me vërshimin e të rinjve që erdhën për të kultivuar ullinjtë e portokallet, u ndërtuan edhe disa kapanone prej pupuriti, ku u akomoduan aksionistët, të cilët hapën dhe mijëra brezare të cilat në se do i vendosje në vijë të drejtë mund ta rrethoje Shqipërinë dhjetëra herë. Në këtë amfiteatër gjigant që zbret nga majëkodra deri tek valët në rërë u mbollën dhe u rritën mijëra portokalle të cilësisë më të mirë të importuara nga Italia e Spanja deri nga vendet më të largëta. Aksion pas aksioni dhe Ksamili u shndërrua në plantacionin më të madh në jug të vendit, i veçantë për llojin e vet që fatkeqësisht pas rënies së sistemit komunist, u shkatërrua tërësisht, duke e kthyer këtë perlë në xhungël të zhveshur, pa banoren më të hijshme portokallen dimërore dhe atë verore sepse këtu u kultivuan, veç varieteteve të njohura edhe portokalle që prodhonin në muajin maj dhe varietete të shkurtra me kokrra aromatike. Viti 1990 ishte viti ku në gadishull vërshuan qindra familje nga çdo anë e vendit. Erdhën duke zbuluar gadishullin si eksploratorët në udhëtimet e Kolombit për zbulimin e kontinentit amerikan. Prej vitit 1990 Ksamili u kthye ne Mekën shqiptare. Ata që erdhën me plaçkat e trupit, pa asnjë pajë apo të ardhura për të jetuar, shumë shpejt nisën nga zaptimi i trojeve, ca në rrugë të ligjshme dhe shumica duke e rrethuar si në kohët e hershme kur lindi prona private që kush një copë tokë dhe tha, kjo është imja.

Edhe pse jo pak ndërtime pa asnjë projekt dhe studim urbanistik, duke shkelur çdo kondicion urban në qytezë u ndërtuan shumë ndërtesa të bukura disa prej tyre luks i vërtetë. Familje pa asnjë shtëpi, shumë shpejt u bënë me dy e tre hotele. Lindi industria e turizmit “Made in Ksamili”, e cila sot është konkurruese me qytetet elitare të vendit. Natyrisht, jo gjithçka shkoi sipas projekteve për mos të thënë se projektet ose munguan ose u anashkaluan. Në këtë mënyrë, qyteza u mbush me pallate dhe ndërtesa luksi ndërtuar dhe shiji, po që mes tyre mungonin kanalizimet e ujërave të zeza dhe atyre të bardha. Mungonin rrugët dhe lulishte. E pranishme nga do ishte balta. Gjithçka nisi nga fundi dhe kjo e bëri qytezën njëamebë e shtrirë pa asnjë simetri, gati si në izolim total. Ndërhyrja e organeve shtetërore korrigjoi shumëçka, po jo gjithçka nga mungesat e prejardhur dhe dalëngadalë, qyteza u bë me rrugë e rrugica, asfalt dhe gjelbërim. Natyrisht jo e tëra. Në këtë rrugëtim dhe zbatim të projekteve, u përmirësua edhe furnizimi me ujë të pijshëm edhe pse ende zgjidhja nuk është e plotë. Shumë ndërtime u realizuan në këto tri dekada në Ksamil, po etja për zgjerim dhe dëshira për fitime nga turizmi nuk i ka ndalur “pushtuesit” e Ksamilit pasi shumë orekse ende nuk janë shuar dhe beteja me të ligjshmen dhe jo ligjoren nuk ka të ndalur. Ksamili mbetet i kërkuar dhe i lakmuar si Eldorado e dikurshme në kërkim të arit që këtu është baras me zhvillimin e turizmit dhe fitimet përmes akomodimit të tyre. Gadishulli i Ksamilit nuk është destinacion vetëm i shqiptarëve. Ndërrimi i sistemit dhe instalimi i ekonomisë së tregut e ktheu Shqipërinë në vend të kërkuar për ndërtim për vetë pozicionin gjeografik për edhe nga të huajt. Pasi e vizituan dhe eksploruan cep më cep Ksamilin, një grup familjarësh nga Strasburgu i Francës, kërkuan të ndërtojnë një rezidencë në një nga kodrat më të bukura, ngjitur me godinën e kinoteatrit e cila ishte ndërtim i hershëm dhe pikë referimi për cilindo që vizitonte Ksamilin. Për kohën ishte shtëpia më e bukur e kulturës, ndoshta në gjithë Shqipërinë, po për historikun e kësaj vepre me destinacion kulturën do flasim një herë tjetër për të treguar metamorfozën dhe kalvarin nëpërmjet të cilës ka kaluar në këto tri dekada pas rënies së komunizmit, objekt që ka kaluar nëpër shumë duar dhe ende nuk dihet fati i saj.

Treguam pak gjatë për qytezën e gadishullit ngjitur me Butrintin antik, vetëm dy kilometër më tej për të nënvizuar një problematikë nga e cila vuan tërë Ksamili po pa pasur qëllim të eksplorojmë tërë lagjet e tij, po ndalemi te historia e qytetarëve francezë të cilët investuan për ndërtimin e resortit tre katësh me parkim nëntokësor, pishinë dhe lulishte të brendshme për të cilat kujdesen vet të zotët e resortit. Godina ka në përbërjen e saj njëzetë e shtatë apartamente që u përkasin njëzetë e shtatë familjeve të cilët vijnë çdo vit, jo vetëm muajt e verës po gjithë vitin për klimën që ofron Ksamili. Kërkesa e francezëve u prit shumë mirë nga organet e pushtetit vendor dhe u miratua projekti për ndërtimin e godinës e cila është me arkitekturë që i përshtatet tërësisht terrenit dhe ka mjaft motive dhe kombinacione të arkitekturës shqiptare dhe asaj franceze. Ksamiliotët i mirëpritën qytetarët francezë dhe shumë shpejt do njiheshin me ta për tu bërë miq të mirë. Të përpiktë me të gjitha ligjet dhe rregullat u mor leja e ndërtimit, u kryen pagesat në urbanistikë dhe specialistët e punonjësit ishin të gjithë shqiptarë. Dhjetëra familje u punësuan për ndërtimin e resortit të cilët merrnin paga maksimale të gjithë me sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Pas përfundimit të resortit plot një dekadë më pare, francezët nisën të vijnë për pushime, duke shpenzuar mijëra euro në restorantet dhe supermarketet ashtu sikundër harxhonin shuma të konsiderueshme për automjetet e tyre, duke i furnizuar me karburant. Për atë që përfaqësonin si qytetarë model dhe dashurinë që shprehnin për banorët e qytezës, shumë shpejt francezët u bënë qytetarë të respektuar të gadishullit. Ksamiliotët i takojnë përditë dhe komunikojnë si me njerëzit e shtëpisë. Të gjithë vlerësonin nismën e francezëve për tu bërë banorë të qytezës dhe kjo ka qënë arsyeja që mes tyre i etiketonin “dallëndyshet e para të turizmit në Ksamil”. Realisht francezët i kanë dhënë suport qytezës dhe janë modeli që rrezaton për tërë të huajt që duan të ndërtojnë në Bregdetin e Jonit. Marrëdhëniet e ksamiliotëve me bashkëqytetarët francezë, janë më shumë se miqësorë dhe harmonia mes tyre është e vlerësueshme mes të gjithëve dhe kjo është vlerë e mikpritjes shqiptare, po edhe rrezatimi i kulturës franceze e qytetarisë që ata reflektojnë me mënyrën si sillen, kujdesin që tregojnë për t’i respektuar vendasit deri tek alternimi i frekuentimit të restoranteve dhe supermarketeve për të shkuar tek të gjithë dhe këtë e njohin pothuaj tërë bizneset në qytezë. Po vera për francezët e Ksamilit është e trazuar pasi ndaj tyre nuk tregohet asnjë vëmendje për t`u krijuar mjedis normal për tu zgjidhur ato pak kërkesa që ata kanë herë pas here. Dhe kërkesat e tyre janë minimale. Ata nuk kërkojnë asgjë nga pushteti vendor ekstra dhe nuk duan trajtim preferencial. Po duan që të dëgjohen kur trokasin në njësinë administrative të Ksamilit apo Bashkinë e Sarandës. Arsyeja që kanë, lidhet me mjedisin përreth resortit. Nuk kanë pretendimin për mos t’u ndërtuar asgjë rreth tyre. As për t’u rrafshuar shkurret dhe shtruar sipërfaqe të gjera me beton. Edhe pse kjo i shqetëson më shumë për prishjen e imazhit të qytezës. Shqetësimi real i tyre lidhet me mbeturinat. Gjithë mbetjet që krijohen nga restorantet dhe bizneset e shumta rreth rezidencës hidhen pra fasadës ballore me papërgjegjshmëri të llahtarshme. Para portës kryesore në anën veriore janë rreshtuar gjithë koshat e mbeturinave të lagjes të cilët mbushen me guacka midhjesh, mbetje karkalecash, peshq, kocka, ushqimet e pakonsumuara, të cilat hidhen në mënyrën më të çrregullt dhe era kutërbuese mbulon tërë hapësirën përreth, duke i mbytur pushuesit me aromat e pakëndshme dhe të padurueshme. Qytetarët francez të Ksamilit nuk ankohen për grumbujt e mbetjeve të shumëllojta, po për faktin se të gjitha flaken para tyre, duke ua bërë të pamundur frekuentimin e pishinës apo mbajtjen hapur të dritareve, të cilat nëse hapen, era e rëndë nuk durohet. Francezët për këtë situatë të papranueshme dhe shumë të rëndë, kanë kontaktuar me bashkinë, njësinë administrative, firmën e pastrimit. U kanë kërkuar të mos vendosen koshat të gjithë para resortit, po të shpërndahen dhe të merren masat për të larguar kuraselët prej hekuri që lartësohen buzë pishinës, duke u shkaktuar zhurmë dhe cënuar privatësinë. Po zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe atyre u ka humbur durimi pasi e mendojnë të kot të trokasin në çdo verë sa herë vijnë për pushime. Në gjykimin e tyre, plehrat nuk mund të trajtohen në këtë mënyrë të tmerrshme të hidhen kapicë tërë ditën. Përvojat nuk mungojnë për zgjidhje, po kërkohet seriozitet. Duhet që mjedisi të trajtohet me përparësi. Pushteti vendor të gjejë forma efikase që pastërtia të jetë në rend të parë. Për francezët nuk ka qytetarë perfekt. Të tillë i bën ligji. I bën rregulli, kontrolli, po edhe ndëshkimi ndaj individëve që ndotin mjedisin dhe llogaria e munguar që lejojnë që bizneset dhe familjet të flakin vend pa vend plehrat dhe askush mos t’i vërë para përgjegjësisë. Dëmi nuk është vetëm për francezët. Më i madhi dëm i bëhet vetë turizmit se nuk ka turizëm që bashkëjeton me plehrat dhe kazanët me tre gisht këllirë. Ditë më parë në një takim me qytetarët francez në rezidencën e tyre, u vumë përball shqetësimeve për plehrat dhe nuk kishim asnjë argument për t’i sqaruar se për ata nuk ka kuptim dhe është e patolerueshme që bashkia të mos dëgjojë zërin e qytetarëve dhe t`i neglizhojë francezët për një shqetësim të drejtë. Pyetjes së tyre, si duhet të veprojmë dhe ku të trokasim për t`i zgjidhur këto shqetësime, iu përgjigjëm me ngritje supesh, pa sjellë asnjë alternativë. Kjo pasi vetë ata në tetë vite janë kontaktuar për zgjidhje tërë strukturat e pushtetit lokal. Po asnjë zgjidhje. Për përgjegjësit e pastrimit, koshat janë atje me vendim të Këshillit Bashkiak. Po pse pikërisht të gjitha atje në një vend në rrugën kryesore dhe pse mbetjet duhen transportuar nga restorantet tek koshat gjithë ditën në një kohë kur mund të ketë grafik që plehrat të ngarkohen menjëherë në makinat e pastrimit?! Këtë sjellje, qytetarët francezë e cilësojnë mungesë dëshire dhe trajtim të diferencuar mes tyre dhe vendasve, duke na parë si të huaj edhe pse ne ndihemi ksamiliot dhe jemi tatim pagues këtu! Çdo verë, francezët janë të shqetësuar për të njëjtat problematika. Ata janë turistë edhe pse e quajnë veten vendas. Po ankesat pa përgjigje, trokitja pas portave të mbyllura, i ka bërë mosbesues pa shpresë se shqetësimi i tyre do dëgjohet seriozisht. Kurrsesi nuk mund të justifikohet firma e pastrimit dhe Bashkia Sarandë se koshat do vendosen diku! Po me të drejtë francezët e Ksamilit thonë: Po pse të gjitha këtu, para dritareve tona? A nuk është mundësia që të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme dhe të grumbullohen në orën që vjen makina e mbetjeve? Dhe në kërkim të mënyrës së zgjidhjes debatojnë me njëri-tjetrin për të gjetur çelësin e zgjidhjes. Një opsion ishte: Ti shkruajmë ministres, Zonjës Mirela Kumbaro. Ndoshta e kanë bërë këtë tanimë. Trajtimi i plehrave nuk do ndonjë shkencë të madhe. Kërkohet rigorozitet dhe ndjekje pareshtur nga personat përgjegjës. Dhe kjo në tërë hapësirën e Ksamilit dhe më gjerë pasi plastmase dhe shishet plastike bosh, janë të shpërndara kudo buzë rrugës Sarandë-Ksamil. Janë njolla të shëmtuara mes gjelbërimit që ngjajnë me plagët mbi trupin e gjelbër të qytezës. Pastërtia është bukuria dhe hijeshia për çdo qendër turistike. Pastrimi është shprehje e kulturës dhe qytetarisë. Po nëse paguajmë taksa pastrimi dhe na mungon, atëherë kanë përgjegjësi administratorët. Ata e kanë detyrim. Dhe pastrimi kërkon përkushtim dhe merak, vëmendje e korrektesë. Për të gjitha këto dhe mënyrën si trajtohen qytetarët francezë duke u plasur koshat në derë, pa neglizhuar qytetarët e tjerë po së pari ata që i kemi mysafirë, sot i drejtohemi ministres, Mirela Kumbaro në emër të tyre: Zonja Ministre! A do ti shpëtojmë qytetarët francezë të Ksamilit nga asfiksia e plehrave? Tani që kryeministri Edi Rama e cilësoi si emergjente pastrimin dhe largimin e mbetjeve nga qytetet tona, besojmë se edhe ju jeni në të njëjtën gjatësi vale me të. Ju e keni prioritet kryesorë pastrimin, për të harmonizuar përmbajtjen e ministrisë që drejtoni, duke vënë në barazim të plotë, mjedisin dhe turizmin?!