BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Zonja Çurre, heroina e lirisë

Zonja Çurre, heroina e lirisë

Gruaja tragjasiote pjesëmarrëse në luftë

Në Tragjas të Vlorës në vitin 1920 lindi luftëtarja Zonja Çurre. Targjasi ishte i dëgjuar për tradita të hershme luftarake, por mbi të gjitha si një vend i arsimuar dhe me kulturë të gjerë. Nga ky fshat kishin mësuar dhe përfunduar studimet në vendet perëndimore në fillimin e shek. XX mbi 60 të rinj. Po nga ky fshat kishte mjaft të emigruar kryesisht në SHBA, të cilët në vijimësi sollën një kulturë jetese dhe përparimi. Këtu edhe gratë e vajzat ishin të arsimuara, luftëtare dhe qëndronin përkrah burrave dhe vëllezërve të tyre, si në qëndresën e qeverisë së Vlorës të vitit 1912, në luftërat e viteve 1913-1914, ashtu dhe në Luftën e Vlorës të vitit 1920. Në këtë mjedis luftarak u rrit dhe u formua dhe luftëtarja e ardhshme e lirisë. Ajo e kaloi jetën e saj mes vështirësive dhe vuajtjeve, ku babai e la të vogël dhe duhej të punonin familjarisht me nënën, vëllezërit dhe motrën për të mbajtur frymën gjallë. Vështirësitë e rritën dhe e kalitën përpara kohe.

Këshilli i grave antifashiste të fshatit në vitet e LANÇ-it bëri një punë të madhe për furnizimin e çetave me materiale për partizanët, por dhe për të shtuar radhët e tyre me vajza e gra luftëtare. Në përgjigje të thirrjeve të bëra për pjesëmarrje në luftë nga Fronti Nacionalçlirimtar dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH, mbi 40 vajza e gra dolën luftëtare dhe u rreshtuan në repartet dhe njësitë partizane nga fshati Tragjas. 10 prej tyre ranë në ballë të luftës kundër pushtuesve, populli i përjetësoi me këngë heroizmin e tyre. Ndërsa 6 gra e vajza u plagosën në luftë. Në Kongresin e Parë Antifashist të Grave të Shqipërisë të mbajtur në Berat, morën pjesë nga Tragjasi Hanko Muço, Afërdita Thanasi e Inajete Ramadani.

Lufta dhe aksionet që ndiqnin njwri-tjetrin, krahas burrave, përfshiu edhe mjaft gra. Kështu, në Luftën e Drashovicës në shtator 1943 gratë e Tragjasit ishin të mobilizuara plotësisht, duke qëndruar çdo ditë pranë partizanëve në front dhe i ndihmuan me çdo mjet si furnizim me bukë, ushqime e municione dhe transportim të të plagosurve për në spitalet partizane. Gjatë operacionit të dimrit, midis viteve 1943-1944, gratë e Tragjasit shpinin thasë me bukë në mal të fshatit e në shpellën e Kavasallit, ku ishin grumbulluar rreth 170 partizanë, midis të cilëve kishte edhe të plagosur. Shumë gra nga Tragjasi çuan në spitalin e Ramicës ushqime e materiale të tjera për partizanët e plagosur.

Në ballë të aksioneve

Në mbarë Shqipërinë, në qytete e fshatra ishin krijuan njësite guerrile, u shfaqën çetat e para partizane. Në rrethin e Vlorës u krijuan çeta “Plakë”, “Rinia”, “Halim Xhelo”, “Hodo Zeqiri”, “Zigur Lelo”, “Ismail Qemali” e të tjera. Zonja Çurre i simpatizonte dhe i donte luftëtarët e lirisë. Shpesh u vinte në ndihmë duke ndarë kafshatën e bukës, duke i pritur e i përcjellë, duke thurur triko dhe çorape për ta.

Zonja u zgjodh përgjegjëse e rinisë në Tragjas. Në fillim të vitit 1943, la mënjanë punët e shtëpisë dhe ju kushtua gjithë kohën çështjes së luftës për çlirim. Zonja Çurre mori pjesë në mjaft aksione të rëndësishme në zonën e Vlorës. Ajo u dallua për iniciativë e trimëri, sidomos në Luftën e Drashovicës në shtatorin e vitit 1943, ku me shembullin e saj u gjend në ballë të sulmit për marrjen e garnizonit të Drashovicës.

Kur Zonja do të nisej për në çetën partizane, nëna e pyeti si mund të shkosh kështu në luftë? Pastaj, je vetëm, pa njeri dhe e shqetësuar ju lut dhe të priste. Por Zonja, ashtu siç ishte, duke nxituar dhe e vendosur të dilte luftëtare ju përgjigj: Nuk jam vetëm, jo, nënë. Kam edhe dy shokë. Dy shokë të fortë. Po ku janë, silli t’i shoh, t’i njoh edhe unë... Ja ku janë, nënë. Zonja kishte nxjerrë nga xhaketa dy bomba dhe i mbante në duar. E sheh që s’jam vetëm?

Skuadërkomandantja në ballë të vështirësive

Operacioni armik i dimrit i vitit 1944 ishte në kulmin e tij. Në Targjas u përhap lajmi se një skuadër partizane, duke çarë me guxim dëborën e stuhinë e dimrit të egër, kishin kaluan Qafën e Shëngjergjit në lindje të Dukatit, në drejtim të malit të Lungarës dhe kishin rënë në përpjekje me forcat gjermano-balliste. Skuadërkomandatja e kompanisë së katërt të batalionit të katërt, Zonjë Çurre bashkë me 14 partizanë, gjatë ofensivës së dimrit luftoi me heroizëm, si me natyrën, ashtu edhe me repartet e zbulimit gjerman në Qafën e Shëngjergjit. Por asnjë nga këto vështirës nuk e pengoi skuadrën që komandonte ajo, të kryente detyrën që i ishte ngarkuar për vendosjen e lidhjeve të batalionit me një pjesë të forcave të tij, të cilat në këtë kohë ishin futur në prapavijat e armikut dhe vepronin në malet e Tragjasit, në Radhimë e Mazhar. Në këtë dimër të ashpër ngrinë nga të ftohtit e madh partizanët, bij të Tragjasit: Kujtim Hoxha, Lilo Asllani e Azbi Mete. Tre partizanë të rinj, shokë të saj, të dobësuar nga vuajtjet, me këmbët e ënjtura nga dëbora ishin gati të mbeteshin në dëborë. Ajo i mori në krahë, megjithëse edhe vetë ishte e lodhur dhe këmbët i kullonin gjak. U zvarrit me shokët e saj në krahë, bëri gjithçka ishte e mundur për t’i shpëtuar ata. Koha ishte e keqe, dëbora e madhe, opingat i humbën, mishrat e këmbëve i ranë. Zonja marshoi! Tre shokët i mbetën. Gjysmë e vdekur arriti në Tragjas. “Shponi, shpëtoni shokët”, ishin fjalët e saj të fundit dhe ra pa ndjenja. Por Zonja, në mes të kësaj lufte, kur Atdheu kishte shumë nevojë për bijë të tillë, nuk mund të qëndronte shumë kohë e shtrirë në krevat. Ndonëse këmbët i kishte të ënjtura e të çara, fytyrën krejt të hequr, të dobësuar, me t’u përmirësuar disi, u nis për në batalion tek shokët e saj. Komanda e batalionit e porositi Zonjën të qëndronte disa ditë në spital, gjersa t’i shëroheshin mirë këmbët dhe të merrte veten, por ajo nuk pranoi.

Fjalët e luftëtares kur i kërkohej të shtrohej në spitalin partizan: “Unë kam ardhur të qëndroj me shokët e mi të luftës, të luftoj bashkë me ta, të marr pjesë në çdo aksion dhe të hakmerrem mbi armikun dhe tradhtarët. Unë nuk i harroj porositë e Hazbiut, Lilos dhe Kujtimit që më thanë, kur u ndava prej tyre në malin me dëborë të Dukatit. Nuk harroj vuajtjet, këmbët e tyre të zbathura e të ënjtura, duart e tyre të ënjtura e të gjakosura, fytyrën e tyre të re dhe të njomë, të jeshilosur nga vuajtjet e rrugës. Nuk harroj plagët e shokëve dhe gjakun që u rridhte në shpatullat e mia, në Qafën e Shëngjergjit. Jo shoku komisar, dua të luftoj me çdo kusht!

Përsëri në luftë...

Zonja Çurre mori pjesë në shumë aksione nga më të rëndësishmet që bëri Brigada e V Sulmuese. Kudo ajo tregoi virtytet të larta të partizanes, guxim, vendosmëri të papërkulur. Pas operacionit armik të Dimrit, ajo u gjend përsëri në rreshtat e Brigadës së V Sulmuese. Duke çmuar vendosmërinë dhe guximin e rrallë të saj, shtabi i brigadës e ngarkoi me detyrën si komandantes së skuadrës. Kur Divizioni I Sulmues kaloi lumin Shkumbin për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut, Zonja u bë shembull vendosmërie e vetëmohimi për luftëtarët. Kudo që u paraqit rasti, në përpjekje të vogla e të mëdha, ajo ishte në krye të detyrës. Si luftëtare e Brigadës V Sulmuese, ajo diti të përballojë me heroizëm të shkëlqyer të gjitha vështirësitë e jetës partizane: lodhjen dhe pagjumësinë, etjen, urinë, të ftohtit e madh, vapën e padurueshme, ashpërsinë e betejave. U ngarkua me detyrën e zëvendëskomandantes së kompanisë. Shtabi i brigadës kishte besim të madh tek Zonja. Ajo hidhej e para në sulm dhe qëndronte e fundit në tërheqje, gjithmonë duke shtrënguar fort me të dy duart mitralozin e saj. Nuk ishte vetëm një trimëreshë, por edhe një agjitatore e flaktë për çështjen e popullit.

Në librin “Fragmente nga epopeja e lavdishme”, komandanti i Br. V S, Shefqet Peçi do të shkruante: Edhe gjatë ditës 22 korrik 1944 forcat e batalionit të kësaj brigade vazhduan luftimet kundër forcave të mëdha tradhtare në Gurabardhë, duke i shkaktuar kundërshtarit humbje të rënda. Në këtë luftë ra heroikisht Zonja Çurre, e cila ishte nënkomandante kompanie. Ajo ishte me të vërtetë një trimëreshë, gjithmonë në ballë të kompanisë dhe nuk i trembej syri kurrë.

Zonja Çurre ndodhet kudo në ballë të aksioneve dhe kudo lufton me trimëri, duke u bërë kështu një luftëtare e shquar për çështjen e çlirimit të popullit tonë. Ajo mendonte vetëm për luftë, ishte serioze, por e dashur me shokët. E gjithë kompania e kishte në zemër, e respektonte dhe zbatonte me përpikëri urdhrat e saj. Megjithëse nënkomandante kompanie, Zonja nuk e lëshonte kurrë mitralozin nga dora, ishte vetëm trimëreshë, agjitatore e flaktë për çështjen e popullit. Komandanti luftëtares do t’i kushtonte një poezi ku theksonte: Nga ti morën shembull të rinj e të reja/ trimëresha vend, flakë si rrufeja./ Në ballë të luftës ti luftoje shpesh,/ Nuk të trembej syri nga plumbat rrebesh.

Për guxim të rrallë dhe heroizëm të treguar gjatë LANÇ-it, Zonja Çurre është shpallur Dëshmore e Atdheut dhe vlerësuar me titullin Heroinë e Popullit. Për luftëtaren shumë shkolla dhe rrugë të atdheut mbajnë emrin e saj. Për të janë shkruar dhe shkruhet në shtyp, janë bërë libra, janë bërë këngë dhe poema, janë bërë portrete, tablo dhe buste. Zonja Çurre është bërë simboli i luftëtares, i një vajze të guximshme, e cila në kushte mjaft të vështira të terrenit dhe të motit, por edhe të luftës diti të mbijetonte dhe të bëhet burim frymëzimi dhe ideali për mjaft gra dhe vajza të Shqipërisë.