Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zotërinj prokurorë, neni 223 i Kodit Penal ju thërret!

Postuar: 15/05/2019 - 07:23

Ka ditë që opozita është hedhur në sulme antiligjore për të shkatërruar Shqipërinë me plane, veprime e thirrje ogurzeza. Është e vërtetë që protestat janë të ligjshme dhe arma e vetme e opozitës, por edhe ato kanë një kufi. Të mos cënojnë jetën, rendin dhe lirinë e të tjerëve. Nuk e dimë ku ishte prokuroria, kur u bllokuan rrugët në disa akse të vendit? A nuk është kjo një shkelje e të drejtës së tjetrit? Rrugët nuk janë as të Ramës, as të pushtetit, po të popullit. Ka të ngjarë që ato ditë të jenë bllokuar edhe prokurorët për të shkuar në punët e tyre, por heshtën. Nuk ka ditë të mos përsëritë media thirrjet luftarake të Lulushit për të djegur gomat e shkatërrojnë makina e ç’të gjejnë përpara, po vetëm prokuroria nuk i dëgjon. Neni 223 i Kodit Penal u thërret çdo ditë: “Thirrjet publike për veprime të dhunshme. Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. Si duket prokurorëve u ka humbur Kodi Penal. Pinjolli i Balliut thërriste dje për luftë dhe djegie të institucioneve! Kush janë e çfarë kërkojnë këta sharlatanë? Nuk besoj të kenë lidhje me shqiptarët këta halabakë, që nuk kanë pikë dhembshurie për vendin e tyre e për popullin, edhe pse flasin në emër të popullit e përbetohen për Shqipërinë.

Zotërinj të sistemit të drejtësisë, Kodi Penal nuk u kursen as ju kur mbyllni sytë përpara krimeve. Çfarë prisni? Opozitës nuk i ka mbetur asnjë gjë tjetër, veç të rrëmbejë pushkët për të vrarë të parët ju, që ta ndjeni përgjegjësinë që keni ndaj këtij populli. Nëse ju nuk ndërhyni me iniciativë kemi të drejtë ne, që quhemi popull, që të bëjmë padi për ju, që nuk bëni detyrën.

Krimi po bën kërdinë, po a e dini kush i hodhi shtrat këtij krimi? Kush e krijoi vitin 1997? Ai njeri  quhej Sali Ramë Berisha, që armatosi popullin për të vrarë njëri-tjetrin. E kanë në atë vit burimin këto vrasje që vazhdojnë çdo ditë dhe frymëzohen nga po ai njeri, që tani ka marrë urën e zjarrit në dorë dhe po e përvëlon vendin. Ato gjullurdira, ku u vranë qindra njerëz, lanë pasoja. Bandat rivale që u krijuan  atëherë, po veprojnë e do të veprojnë për të larë hesapet me njëri-tjetrin. A e shikoni që kemi vrasje çdo ditë? Njerëzit nuk të falin, se u kanë ikur njerëzit e dashur, por krimineli Sali Berisha e thelloi hasmërinë me katër vrasjet  e 11 janarit. Ata deklaruan, se jemi në gjak  me Sali Berishën. Kur do të ndodhë hakmarrja e dinë ata, po gjaku i pastër i tyre duhet shlyer. Derisa nuk vepron drejtësia do ta marrë populli drejtësinë e tij. Dhe s’ka pse quhet vetëgjyqësi kjo lloj hakmarrje. Këto protesta kaq të dhunshme po i nxitin hakmarrësit që të veprojnë.

Çfarë kërkon opozita, që nuk po u lë kusur institucioneve dhe Policisë së Shtetit? Përse kërkon largimin e Ramës, kur nuk ka një dokument ligjor që  të vërtetojë se zgjedhjet janë vjedhur? Shteti ka ligje dhe struktura, ku saktësohen të gjitha shkeljet e vjedhjet. Nuk mund të quash dokument zyrtar një lajm të Zërit të Amerikës, apo të një 20 përqindëshi, që ka sajuar krimineli Sali Berisha. Përse kjo opozitë nuk e denoncon në drejtësi këtë 20 përqindëshin e sajime që të tjera të marrin fuqi ligjore? Dëgjoja një ditë Petrit Vasilin, që deklaronte se raporti i fundit i OSBE tregonte se zgjedhjet ishin vjedhur! Po kur e lexoi vetë, teksti ishte kështu: “Sipas deklarimeve të opozitës në Shqipëri janë vjedhur zgjedhjet”! Ja me çfarë duan t’i mbajnë pas vetes mbështetësit, që nuk kanë kuptuar ende që janë kthyer në bedelë të sajuesve. Po prokuroria përse e lë enigmë këtë sajim? Prokuroria është roja, që nuk lejon të tjetërsohen ose shkelen ligjet e këtij vendi. Po  një rojë që nuk bën detyrën ose abuzon me të, bëhet palë e kthehet në shkelës të ligjit dhe ndëshkohet si të tjerët. Deri tani po e shikojmë te vettingu se sa të ndërgjegjshëm kanë qenë shumica e juristëve. Dhe është e çuditshme, se u është vërtetuar që nuk i justifikojnë të ardhurat dhe ende nuk kemi parë një kallëzim penal për vjedhje. Edhe prokurorët e gjyqtarët duhet ta kenë frikë ligjin se ai është bërë për të mos falur asnjë.

Protestat e dhunshme po vazhdojnë tok me heshtjen e drejtësisë. Kush do t’i paguajë ato shkatërrime institucionesh? Po plagosjet e tërë atyre policëve, kush i paguan? Ç’kusur kanë ata prindër e fëmijë të tyre që durojnë krimet e ca të marrëve, kur i kanë dërguar djemtë në roje të rendit, qetësisë publike dhe institucioneve të shtetit? Të gjitha këto janë kosto të rënda për të gjithë njerëzit e ndershëm që u dhimbset Shqipëria dhe shteti. Lufta reale ka filluar, po prokuroria do të bashkohet me të? Duke mos ndërhyrë në tërë këto gjullurdira e shkatërrime që janë bërë, ajo i hedh benzinë zjarrit. Bombat e kapsollat që janë të ndaluara nëpër protesta u përdorën, tani çfarë ka mbetur pa përdorur? Mos pritet që opozita të hyjë me tanke dhe avionë luftarakë në protesta? Ka një ligj për protestat, ka dhe një kufi që e cakton Policia e Shtetit në varësi të mundësive e situatave për ta përcjellë. Janë zbatuar ndonjëherë këto ligje e kufij? A e kupton drejtësia se përshkallëzimi i protestave të opozitës e ka një hall? Ata kanë marrë përsipër edhe ta djegin të gjithë Shqipërinë vetëm t’i shpëtojnë SPAK, se i kanë bërë shumë hakarete këtij vendi e populli. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Ligjet i keni, aftësitë profesionale i keni, atëherë përse nuk ndërhyni? Nuk kemi parë ndonjë faturë për ato shkatërrime që janë bërë. 

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:15

Kjo farë demokracie, që s’po hyn ende në brazdë, ka sjellë një çoroditje, që fjalën e lirë po e shpërdorojnë pa asnjë efekt,por as nuk po mjedisohemi me këto mendësi.

Postuar: 18/07/2019 - 07:13

Nuk do të rrinte pa bërë demagogji dhe llafollogji prej somnambuli politik dhe të pa afti të meri

Postuar: 18/07/2019 - 07:11

Lajmin se Monika Kryemadhi, ka një pallat në “Unazën e re” e kumtoi Presidenti Meta n

Postuar: 17/07/2019 - 07:15

Nëse i kthehemi retrospektivës për t'u ballafaquar me shprehjen epokale të bashkimit kombëtar

Postuar: 17/07/2019 - 07:14

- 422 mijë të punësuar nuk paguajnë kontributet!182 milionë euro deficit të skemës fundosin buxhe

Postuar: 17/07/2019 - 07:10

(Nuk di, pse mu kujtua kjo thënie e Shvejkut nga Bugjeovica)

Postuar: 17/07/2019 - 07:08

Ai socialisti i mirë aty në periferi, apo në qendër të Tiranës, ai që lexon i vetëm gazetat, ai q