BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Zotërinj të KAS, unë kam votuar njëmijë herë, më verifikoni dhe dënoni!

Zotërinj të KAS, unë kam votuar njëmijë herë,

Dëgjoj me kuriozitet dhe ndjeshmëri të madhe ankesat e partive politike në KAS. Kërkesa normale, mbështetur në të drejtën për ankimim në përputhje me Kodin Zgjedhor. E drejtë kjo, që vite më parë ishte një ëndërr dhe mendjet më të zgjuara nuk mund ta parafytyronin. Ishte pothuaj pamundësi absolute hapja e kutive. Ligji i partisë ishte vendimtari, përcaktues, prevalonte mbi gjithë ligjet dhe vullnetin e institucioneve të tjera edhe atyre që ishin ngarkuar me ndjekjen dhe kontrollin e proceseve zgjedhore qoftë për pushtetin qendror apo atë vendor. Në lidhje me verifikimin e kutive të votimit, ishte tabu përtej të cilës nuk mund të kapërceje se gjendeshe përballë murit që nuk luante dhe argumenteve kundërshtuese nga më të ndryshmet. Jo-ja, ishte e pandryshueshme. Çdo përpjekje për të kapërcyer këto barriera do të merrnin si të çmendur jashtëtokësor. Nuk mund të kapërceje përtej vijave të kuqe që vendoste partia në pushtet. Kutia e votave, ishte e paprekshme. Vetëm njëherë ndodhi hapja e kutive dhe kjo për të kërkuar votat e gabuara në kutitë e gabuara në Tiranë kur konkurronte Lulzim Basha nga PD dhe Edi Rama nga PS. Edhe pse Rama ishte fitues, u shpall humbës pasi votat ishin hedhur gabimisht në kutitë e picave që mbërrinin për të shuar urinë komisionerët, po në realitet për të përmbysur rezultatin, të cilin e arritën falë llogarive me fletët që u gjetën pas disa kërkimeve “rigoroze”. Verifikimi i kutive të votimit ta ndalonte rreptësisht ligji dhe të kontrolloje parregullsitë, të cilat kanë qenë ekstreme, ishte e pamundur. Më mirë zhvilloje një betejë si gladiatorët në arenë, sa të hapeshin kutitë e vulosura me mijëra çelësa e vula dhe këtë të drejtë e kishte vetëm partia në pushtet që jo vetëm nuk i hapi, po edhe i dogji në buzë të lumit, duke i kthyer nga letër në tym, flakë dhe hi. Zgjedhjet e vitit 2009, ishin kulmi, ku u vodhën votat dhe manipulimet kanë qenë masive, të njohura nga qytetarët shqiptarë. Kryetari i partisë opozitare bëri namin, gjithçka për të hapur dhe kontrolluar procesin për zbuluar vjedhjen dhe manipulimin e votave. Ku nuk shkuan drejtuesit e opozitës! Kryetari i PS, udhëtoi deri në restorant “Krokodili”, ku në prani të drejtuesve të KE-së, u bënë përpjekje të jashtëzakonshme,u kërkua hapja e kutive për të verifikuar pretendimet e opozitës, po në fund nuk ia mbërritën. Sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha, ligji nuk e lejonte. Kërkesa ishte antiligjore, shkelje flagrante e Kushtetutës. Se ku cenohej Kushtetuta në këtë mes, vetëm mazhoranca e kohës e dinte. Në realitet asgjë nuk e pengonte. Ishte vetëm mosdashje dhe kundërshti e qeverisë ajo që realisht e ndalonte. Sot është ndryshe. Refuzuesit e djeshëm kërkojnë në mënyrë taksative dhe me pallë në dorë, hapjen dhe rinumërimin,rizgjedhje nga e para, anulim loje ose lojë shtesë. Përditë, pranë KAS dhe Kolegjit Zgjedhor, vërshojnë kërkesat për hapje të kutive të votimit, rinumërimin e çdo vote dhe përmbysje të rezultateve të 25 prillit. KAS është treguar luajal. I disponueshëm, i hapur transparent, i gatshëm për t`iu përgjigjur çdo kërkese edhe kur ato janë fantazi e shfrenuar e partive që nuk ekzistojnë, por që kandidatët e tyre mendojnë se u kanë vjedhur disa mijëra vota që u garantonin një mandat të padiskutueshëm në Parlamentin e Shqipërisë. Vetë këta kandidatë e dinë sa e kishin takatin dhe kurrsesi nuk mund të fitonin aq vota sa të shënonin emrin në listën e deputetëve të Shqipërisë. Po sedra i nxit dhe lakmia i detyron të thonë broçkulla që askush nuk i përtyp dot. Janë shumë kërkesa që nuk lidhen në logjikën e ligjit. Po pranimi i tyre nga zyrtarët e ngarkuar për të qenë sa më transparent, u kanë hapur portat dhe i kanë sistemuar në pritje të diskutimit për atë që kërkojnë. Interesante janë disa kërkesa të partive që duan fakte dhe prova nga institucionet e shtetit për dyshimet që kanë vetë organizatorët dhe mbikëqyrësit e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kërkesat e PD, LSI dhe forcave të tjera minore që nuk kanë parti dhe anëtarësi as zyra e vula, janë nga më interesantet. Duket sikur luhet një lojë kungulleshke. Unë dyshoj se më janë vjedhur dhjetë mijë vota, deklaron VV. Tjetri pretendon dhjetëfishin. Një tjetër më shumë. Dhe loja vijon, pak a shumë sikur këtu ka votuar tërë Ballkani. Duket se kërkojnë pushtetet pa vota. Loja është hapur, kërkesat vërshojnë lumë. Secili bën dhjetë e më shumë kërkesa. Vjenë kërkesa “a”. Pas saj një tjetër “c”. Dhe loja vijon. Sa mbyllet Berati dhe konfirmohet rezultati i pacenueshëm, siç ishte konfirmuar më parë dhe certifikuar nga komisionerët dhe vëzhguesit të të gjitha forcave politike. Pas Beratit e njëjta skemë me Gjirokastrën. Më në fund me Durrësin. Vlora u mbyll, po të gjithë kërkuesit mbetën të pakënaqur, më e pakta që pretendonin ishte anulim dhe rifillim nga starti i ri. Ajo që kërkohet për rinumërim nuk është ndonjë herezi. As sakrilegj. Po është një lojë, manovër, skemë që vë në dyshim dinjitetin tonë kombëtar. Na tregon me gisht, si shtet që nuk dimë të bëjmë zgjedhje reale të ndershme dhe të lira. Pretendim i madh ky në një kohë kur vetë ata që sot mbysin institucionet me kërkesa, ankesa e quajtën 25 prillin ditën e triumfit, ditën e demokracisë, ditë me yll të shndritshëm. Më në fund, KAS miratoi kërkesën e LSI-së për rinumërimin e votave për 108 kuti votimi në Durrës. Kërkesa për rinumërim të votave në Durrës është vijim i një skenari për të mbajtur gjallë tensionin politik, manovër që i jep mundësinë Lulzim Bashës të mbrohet përballë rivalëve, duke u thënë simbolikisht se nuk humba. Më vodhën tmerrësisht. Më grabitën, ata banditët, ata bënë kërdinë, masakrën më të madhe zgjedhore. Po rinumërimi në Durrës e nxori LSI-në me minus! Për koincidencë kur shkruanim këto radhë, është fiks ora kur u sulmuan socialistët në sheshin “Skënderbej” për vjedhjen e votave kur iu thyen dhëmbët Gonxhes dhe u gjakosën Servet Pëllumbi dhe Erion Braçe. Sot, fatmirësisht as mund të imagjinohen vepra të tilla. Po kërkesat kanë vetëm një synim. Të bëjnë pis procesin zgjedhor, të nxijnë Shqipërinë. Dëgjon akuza për abuzime skandaloz se është votuar njëqind herë nga njëzetë persona. Në Shkodër, akuza për votime pesëdhjetë herë në person. Në Gjirokastër po kështu. Për çdo qytet e njëjta akuzë. Duke dëgjuar kërkesat dhe akuzat e opozitarëve, unë për t`u ardhur në ndihmë autoriteteve zgjedhore, KAS-it, deklaroj sot solemnisht me përgjegjësinë time personale, etike, ligjore se kam votuar njëmijë herë nga Konispoli në Vermosh. I kam përdorur të gjitha format. Jam regjistruar me hile, njëmijë herë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Kam përdorur marifete dhe karta identiteti falso. Kam zënë miqësi me shumicën e komisionerëve të të gjitha krahëve politike. Ata i kam shpërblyer me para kesh. I kam pagur në dorë. U kam dhënë troje, leje për ndërtim pallatesh, legalizime, u kam miratuar ndërtime në vijën e ujit, në plazhe, kudo ku kam pasur influencë dhe jam dëgjuar. I kam përdorur të gjitha për të gjitha. Të më shikonit mua si fluturoja si i marrë për të arritur kohën nga qyteti në qytet. Kisha me vete më shumë se njëmijë karta identiteti. Të atyre që janë jashtë shtetit, emigrante, po edhe të tjerëve këtu brenda. Sa shkoja në qendër votimi, gjithçka ishte siguruar. Tak ID-në, njërit nga komisionerët. Ai menjëherë fletën e votimit. Në dhomën e fshehtë futesha për një veprim mashtrimi. Se vota ishte e vendosur paraprakisht. Kështu, njëmijë herë kudo nëpër Shqipëri. Kur u them miqve aventurën time, ata ngrejnë supet dhe në realitet nuk më marrin seriozisht. Ti do të tallesh me ne më thonë apo bën vetë. E si e kishe emrin në njëmijë qendra votimi? Si ia arrije t`u mbushje mendjen tërë atyre komisionerëve që qëndronin si skifterë dhe kishin të ndezura tërë prozhektorët mbi veprimet e secilit votues? Gjepura vëlla gjepura. Ju nuk mund të kuptoni dhe nuk i njihni marifetet e mia si dhe rrjetin që kam për të më ndihmuar. Ore, kam vrarë mendjen katër vjet unë, nuk e kam lënë punën në minutë të fundit. Pastaj, ç`është ky dyshim se më vrisni në ndërgjegje dhe seriozitetin e bisedës që bëjmë. Ore, unë kam fituar shkathtësi dhe jam bërë xhongler me votën. Ata që më dëgjojnë, disa prej tyre njohës të procesit të votimit dhe numërimit më shikojnë tërë qesëndi. Kjo, deklaron më i paduruari nuk mund të ndodhë. E pse, ia kthej unë. Ti e di apo unë që e kam zanat këtë punën e votimit me dhjetëra e qindra herë. Hajde mendje hajde! Sa kohë të duhet ty të më arrish mua për shkathtësi! Sot punët bëhen me teknologjinë më të lartë dhe ti nuk mund t’i kuptosh tërë këto marifete. Pse kot thonë nëpër mitingje e takime liderët e partive se u bë kasaphanë. Dhe unë e pranoj që kam qënë një kasap i votave. Çuditem si nuk më marrin seriozisht dhe më shikojnë me dyshim. Këtë edhe pse miq me mua nuk besojnë që unë të kem arritur këtë sukses, i cili është për në librin Guinness se nuk besojnë të ketë njeri tjetër në glob që të ketë votuar njëmijë herë në vende të ndryshme të një shteti qoftë edhe të madh. Po kjo nuk është përgjegjësia ime. Nuk më takon mua të bind të pabindurit dyshuesit e përhershëm, të cilët vënë në dyshim zotësinë dhe shkathtësinë time. Tek e fundit si të duan. Le të mendojnë se i mashtroj, i gënjej për arsye të panjohura. Le të më heqin edhe nga lista e miqve dhe të më largojnë nga tavolina e kafes së mëngjesit. Në vend të mërziten duhet të më marrin seriozisht dhe të më besojnë që i kam dhënë fitoren njërës nga forcat politike dhe unë këtë e kam bërë me ndërgjegje të plotë pa hezitim. Votimin njëmijë herë i kam bërë për të fituar forca ime politike. I kam mahnitur të gjithë. Kam bërë prestidigjitatorin dhe kameleonin për t’u mbushur mendjen edhe ndonjërit nga komisionerët kokëfortë nga ata që janë si muret e betonit apo kështjellave hijerënda që nuk luajnë dhe nuk lëvizin nga vendi. Më në fund i kam bindur të gjithë. I kam mashtruar me të gjitha format. Në finish, ia kam mbërritur që t’i mashtroj të gjithë. Janë të kota fjalët se nuk është e vërtetë se nuk mund të votojë një individ njëqind, njëmijë, dhjetë mijë herë. Ajo që më lë pa mend është fakti se nuk dëgjoj askënd të vlerësojë sakrificën time për partinë “X”. Unë ia kam arritur ta bëj këtë dhe tani mund të konsiderohem magjistar që ua kam hedhur të gjithëve. Le ti kryqëzojnë po deshën shenjat e gishtave. E çdo nxjerrin si përfundim? Asgjë! Qiqra në hell do iu mbeten në dorë. Dhe unë do vazhdoj të bëj të njëjtin marifet edhe tjetrën herë!