BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Zyrtarët kyçur në zyrat kështjella, qytetarët me sytë treturë në e-Albania!

Zyrtarët kyçur në zyrat kështjella, qytetarët me

Akuzat për korrupsion në administratën shqiptare, të provuara tanimë edhe pas arrestimeve më të fundit nga SPAK pas denoncimeve nga Agjensia Antikoprupsion, pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe nga largimet apo pezullimet administratorëve, por edhe nga vërshimi i ankesave të qytetarëve për sorollatje dhe pengesa arti?ciale, kanë detyruar qeverinë shqiptare, të marri masa ekstreme. Masa këtu që kanë çuar në vështirësim të kryerjes së shërbimeve edhe pse shumë prej kërkesave janë thjesht rutinore që duan vetëm pak minuta të marrin zgjidhje në se nëpunësi në zyrën përkatëse është serioz dhe shërben konformë ligjit. Rastet e njëpasnjëshme të mitmarrjes, raportet alarmante të DASH, por edhe vendosmëria për të luftuar korrupsionin, këtë plagë të rëndë shqiptare, detyruan qeverinë e Shqipërisë të marri një vendim ekstrem, atë të mbylljes së sporteleve, tu vërë kyçin por-tave të zyrave. Që nga ky moment, qytetarët ndryshuan korsi dhe nga shtigjet e ngushta e rrugët e pashtruara, iu drejtuan autostradës së platformës e-Albania. Cilido që kërkon shërbime në zyrat e shtetit, mësuar me praktikat tradicionale, shekullore për ta parë nëpunësin në sy, ballpërball për ta veri?kuar çfarë thotë dhe si e artikulon fjalën,duke e dëgjuar nuk është se e pritën të lumtur këtë vendim. Shumë prej tyre thonë se nga shiu ramë në breshër. Se jo pak herë shkojmë sipas parrullës: Prit të presim! Edhe pse në thelb, kjo mënyrë të kërkimit të shërbimeve, ka synime dhe qëllime të mira pasi shkëput lidhjet e administratorëve të besdisur dhe të pangopur nga kontaktet njerëzore, si dhe shmang mundësinë e mitmarjes që jo në pak raste nxitet në mënyrë të dyanshme. Në mitmarrje, janë dy palë. Nga ata që rëndon etiketohen shërbëtorët edhe nga të shër-byerit. Zgjidhjet tradicionale, përmes kon-takteve në zyrat e pritjes, sportelet, apo siç etiketohen rëndom recepsionet, ku të prisnin Zyrtarët kyçur në zyrat kështjella, qytetarët me sytë treturë në e-Albania!  specialistë që duhet t`i gjesh në formë të mirë psikologjike,punonjësit e informacionit, atje ku paraqitesh për të mësuar rrugëtimin që do ndjekësh deri në zgjidhjen e kërkesës që mund të jenë të ndryshme, të lehta, të vështira, ta mundshme të pamundshme për zgjidhje që nga dokumentacioni që nevojitet për shtresën më vunerabë, për pension ple-qërie, çerti?katën e pronësisë, ankesat për mos legalizim, aplikim për ndihmën sociale, e mijëra shërbime që janë të nevojshme në jetën tonë të përditëshme, e bëjnë të domoz-doshme ndërverprimin e zyrave të shtetit me qytetarët nga cepi në cep të Shqipërisë. Ven-dimi drastik i mbylljes së sporetleve, kyçia e zyrave me administratorët ngujuar në karrige me sytë para ekranit të kompiuterit në pritje të e-mailit të radhës, u parapri nga disa masa të jashtzakonshme edhe më parë, siç ishte ajo e marrjes së çeti?katave që më parë i lëshonte Gjendja Civile , apo dëshmitë e penalitetit apo ankesave të bëra përmes platformës e-Albania nga një kompiuter apo telefon nëpërmjet programeve që janë edhe të vështira për një shtresë të gjerë shoqërore, po edhe të lehta për një pjesë të madhe të shoqërisë që e njohin teknologjinë dhe kanë skses përmes internetit t`i drejtohen platformës për të marrë informacionin e novojshëm apo për të zgjidhur shqetsimin dhe kërkesat e tyre që vërshojnë lumë nga çdo familje, lagje, fshat e qytet.Po ky shër-bim nuk ështe i lehtë. As organizuar në perfeksion. Në dhjetëra raste dëgjon: Nuk ka internet. Është bllokuar platforma. Eja nesër! Duku pas një ore! Zyrat e privatëve kanë zgjeruar gamën e shërbimeve. Dhe tani janë duke u orientuar drejt shërbimeve në e-Albania. Kuptohet me kuota të kripura! Kohë më parë, shoqërova një qytetar nga Çi?iku në sportelin e AKSH-së në Sarandë. Qëllimi i qytetarit ishte regjistrimi i tokave bujëqësose, për?tuar qysh në vitin 1991 me ligjin e famshëm 7501 të ndarjes së tokave bujqësore, por që ende nuk është arritur të regjistrohen në kadastër. Për një mijë arsye në shumë raste dhe për mbivendosje apo papërgjegjshmëri në matjet e bëra në periudhën kur shtrihej kompasti i matjes në sipërfaqe tokash bujqësore, pa marrë parasysh madhësinë e tyre dhe në këtë mënyrë ka dhjetëra konfkikte nga mbiven-dosjet që kërkojnë të zhvillohen gjyqe ose të kryehen rimatje me qëllim shmangien e problematikave që lindin mes pronarëve të rinjë. Pasi u paraqitëm në sportel, fermeri, iu drejtua specialistes që merrte dokumentat dhe vlerësonte saktësinë e tyre për të vijuar më pas me procedurat deri në lëshimin e çertifikatës përfundimtare me të cilën bëhesh pronar, pra ke hipotekuar pronën tënde, pavarshisht llojit të saj, truall, ndërtesë apo tokë bujqësore. Pyetja e parë që i bëri sporstelistja fermerit çi?iqot, ishte: Pasuordin, zotri, e dinë? Pa pasuord nuk mbaron punë. Fermeri i sikletosur me bulzat e djer-sës mbi ballë iu drejtua serbes punonjëses që qëndronte matan xhamit ndarës. Zonjë, mos më fyeni. Baban tim nuk e quajnë pasuord. E thërrasin Hasan dhe ja ku është edhe karta e identitetit. Qeshën të gjthë me ngatërresën e fermerit, vetëm ai u bë më serioz. E sollëm këtë detaj në këtë shkrimpër të treguar sa larg janë qytetarët tanë nga teknologjia që kërkohet për aplikimet në e-Albania apo vështirësitë që u lindin në kërkim të shërbimeve në platformë. Edhe pse sportelet janë hequr dhe gjithëçka për një periudhë disa jovore kryhet përmes teknologjisë në platformë, dhjetëra qytetarë, veçanërisht në Zyrat e Kadastrës apo degën e sigurimeve shoqërore si dhe zyra të tjera ku kërkojnë të kryejnë shërbimet e tyre, vijnë që herët në mëngjes për të kërkuar takime me drejtuesit e dhe specialistët e këtyre institucioneve, të cilët në zbatim të vendimit të qeverisë nuk iu ofrojnë shërbime me kontaktim. Më e shumta u bëjnë ndonjë sqarim përmes telefonit, po në asnjë mënyrë nuk hapet porta e madhe, ajo portë, ku hynin e dilnin me qindra qytetarë, vetëm kohë më parë. Këtu nuk është fjala për të përmbysur këtë platformë, as për ta refuzuar atë. Po fakti që qytetarët nuk marrin dot përgjigje në kohë reale dhe shumë herë mungesa e interesit apo bllokimi i platormës i tensionon dhe i mërzit deri në atë masë që disa prej tyre marrin dosjen nën sqetull dhe largohen për të pritur përmirësimin e shërbimeve përmes platformës. Pastaj, jo të gjitha kërkesat janë klasike, të përputhuara me ato që ofron platfoma elektronike. Janë shumë detaje që nuk mund të gjejnë zgjidhje pasi platfoma është thjesht elektronike ose kompiuterike që nuk mendon, nuk ndjenë, nuk logjikon, nuk sheh, nuk ballafaqon edhe pse pas saj mund të jenë me mijëra specialistë që lexojnë dhe njihen me kërkesat në kohë reale. Zyrtarët janë të ngujuar në kështjellat zyra, ku vetëm mbajnë vështrimin nga ekrani se mos shfaqet ndonjë përgjigje me e mail se në se nuk e shikojnë në kohë reale humbasin vendin e punës ose paguajnë një gobë të majme për neglizhencë. Pra, administrata me strate-gjinë e re është e ngujuar brenda kështjellës me bedena të larta qëndrojnë shërbyesit e administratës ndërsa qytetarët qëndrojnë më sytë nga platforma, e-Albania. Qëllimi i një mase të tillë ekstreme, është e njohur pse është bërë. Po nuk është se qytetarët tanë janë në atë nivel që të zotërojnë platforma të tilla që janë shumë herë të komplikuara, shto këtu humbjen e të dhënave pas regjistrimit, harresat e pasuordeve, e qindra kleçka të tjera. Pastaj qytetarët janë të detyruar të vizitojnë shumë zyra. Të paguajnë natyrisht sipas tarifave që i vendosin vet zyrat priva-te. Më pas ti drejtohen postës, të dërgojnë dosjet në destinacion. Dhe prit të presim deri sa të vij përgjigjia që në jo pak raste nuk mbërrinë kurrë. Për t`u stërvitur shqiptarët që të kthejnë pllakën nga shërbimet me kontakte në sportele drejt e në platfomën kombëtare, e-Albania do të duhet një goxha kohë e gjatë pasi nuk është aq e kollajt që të gjithë të njohin dhe përdorin teknologjinë. Do duhet kohë. Po edhe logjistikë. Edhe pse mund të duket e tepërt, shteti shqiptar, duhet të hapi zyra konsulence, të propagandoj në TV, në qytete e zonat periferike, jo për të komplikuar zgjidhjet, po për të asisttuar në përpilimin e kërkesave, përcaktuar drejti-met, ku do dërgohet e problematika të tjera që u lindin qytetarëve në kërkim të shërbimeve përmes e-Albania. Ndryshe zyrtarët, admistrata jonë, ata që duhet të zgjidhin mijëra kërkesa do qëndrojnë ngujuar nëpër kështjella dhe qytetarët do tresin vështrim-in tek e-Albania! Nuk do ishte normale që një palë rjepsish të xhepave të shqiptarëve në sportele, të kovertohen me një palë tjetër edhe pse njohës të platformës, e-Albania!