BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Arsyetimi për akademizmin e Olldashit dhe deformimin e votës së Bashës!

Arsyetimi për akademizmin e Olldashit dhe deformimin e votës së

Nga Besi BEKTESHI Ajo që mund të quhet garë midis dy kandidatëve për kryetar të Partisë Demokratike, ka shumë pak për të arsyetuar, sepse bëhet pa analizë spektrale dhe thelbësore të punës dhe sidomos pa program të qartë politik si kandidat, që kanë kohë që shprehen si të tillë brenda partisë. Më kuptoni, që profilizohen si të tillë qartë dhe pastër. Nëqoftëse Dr. Berisha nuk do të humbte dhe rëndë, si njëri dhe tjetri, do të rrinin urtë dhe butë në vendet e tyre të ngrohta, por të siguruara në xhepin e madh të Kryeministrit dhe Kryetarit të PD-së. Pra nuk kemi një garë cilësisht të elaburuar dhe saktësisht e demokratikisht të kryer, por një detyrim për të mos lënë PD-në pa një kryetar, i cili duhet të ketë një axhendë të përcaktuar nga dikush shumë më i fuqishëm se të dy bashkë. Më vonë, do të shikojmë nëse ai që fiton do të jetë kryetar i vërtetë i PD-së. Po, por më vonë them!
Nuk është se e ndjek shumë të ashtuquajturën garë, por më duket se Olldashi është disi i qartë për djathtas dhe Basha më slloganist dhe premtues. Olldashi njeh më mirë të gjithën, kurse Basha njeh më mirë të rëndësishmen (në lartësinë maksimus në Tiranë) dhe Olldashi mundohet të bëjë konservatorin, kurse Basha mbrojtësin e anëtarëve që mund të largohen nga puna. Fjalitë e Olldashit janë më të drejtpërdrejta dhe fjalitë e Bashës më të mirëndërtuara edhe pse në virtualitet.

Por po ndalem në dy pika, sepse nuk ka propozime dhe nuk ka mënyra të ndryshme të shikimit dhe vërejtjeve ndaj partisë në garën e tyre. Përderisa të dy konsiderohen “beniaminë” të zotit Berisha, as që bëhet fjalë se do të thonë “ndonjë fjalë” për të shkuarën dhe humbjen. Po kanë thënë se “nuk është vetëm faji i Dr Berishës”, por këtë e dinë edhe kalamajtë në çerdhe! Olldashi ka guxuar dhe ka thënë më kolegjialitet, dhe bravo Olldashi! Gjithsesi, kam frikë se do ti kushtojë kjo fjalë e lehtë dhe mendoj se më mirë ta kishte thënë më rëndë! Por edhe punën e mandatit kur humbet, por edhe se po fitoi kundërshtari mund të jetë nënkryetar. Më duket se e ka ekzagjeruar disi dhe uroj të mos e pësojë nga këto “ideale” të reja në PD.

Nejse, zoti Olldashi sqaroi se intelektualët apo bota e intelektuale e akademizmit, duhet të vijë në bazë dhe qëndrojë përkrah militantëve dhe të jetë pjesëmarrëse! E drejtë, shumë e drejtë, shumë shumë e goditur! Jam dakord fund e krye. Por kam diçka. Si do të mund të ulë në të njëjtën bankë, rradhë, karrige, njerëz që jetësisht janë kaq të ndryshëm dhe kaq të larguar nga njëri tjetri, sa është edhe distanca tokë - diell. Një militant ka një benzinatë dhe tjetri ka një dyqan, kurse tjetri ka një qebaptore dhe një tjetër është i papunë, por jeton ashtu, ashtu! Tani, ky akademiku i zotit Olldashi duhet të vijë dhe të hyjë midis tyre dhe e para kur të bashkohet me ta, kanë për ti dhënë një cigare për të pirë (mundësisht në vendin që ndalohet duhani) dhe akademiku do t’ju thotë “jo nuk e ndez sepse jam me kolisterol dhe me tension”. Pastaj kanë për ta ftuar për një birrë dhe konjak dhe ai sërish do ti refuzojë ato, sepse e para nuk pi, dhe e dyta, i ka lekët me shumë kursim! Pra do ta respektojnë shumë militantët, akademikun e ngratë, dhe do ta sajdisin por ai, nuk do t’ju shkojë për shtat dhe nuk do të qëndrojë si duhet. Qysh këtu fillon ndarja e madhe dhe jo më me të tjerat, që kanë të bëjnë me përdorimin e ndryshëm të tyre. Militantët nga PD-ja janë përdorur për të fortë, për të mbrojtur votat, për të bërë zhurmë, për tu përleshur, për të treguar forcë dhe demonstruar atë përballë forcës tjetër. Në këto zgjedhje edhe PS-ja kishte vendosur të tillë përballë, dhe normalisht një pjesë e të fortëve u bashkuan me disa të fortë të tjerë andej nga e majta, dhe kryesisht nga LSI-ja dhe ja futën partisë së tyre, e cila i kishte mbajtur me pekule, sepse brohorisnin gjithmonë dhe nganjëherë dhe bënin ndonjë pisllëk me vota. Apo nuk është kështu!? Dikush edhe mund të thotë se nuk është kështu, por në brendësi të ndërgjegjes së tij, e pranon se shumica e militantëve janë përdorur kështu, dhe për të marrë pastaj vende pune e përfitime të tjera kryesisht materiale. Një akademik nuk i bën këto jo se është burrë më i mirë, por se nuk i bën dot. Partia Demokratike, ju ka dhënë prioritet të tillëve militantë të fortë (dhe nuk ka pasur organizata kaq të definuara demokratike ku të zbatohet dhe formatohet intelektualizmi) dhe normalisht që tanimë “modeli” i militantit, nuk është modeli i një kontribuesi dhe njeriu që jepet për partinë dhe kauzën, por modeli i militantit është ai i përfituesit, të fortit dhe njeriut që imponohet për punë të “mëdha” dhe për tendera. Ka dhe një model tjetër, milituesi-kontribuesi fizik dhe moral që është me mish e shpirt, por nuk përfiton asnjëherë asgjë dhe mbetet absolutisht i varfër gjithë jetën. E janë shumica ashtu! Dakord, dhe si do ti bashkojë Olldashi këto dy kategori, këtë një zot e di, por gjithsesi unë e uroj ta bëjë. Jo për gjë, por ka militantë akademikë, po po ka, dhe të fortë biles, por nuk janë te ne në Shqipëri, por jetojnë në Amerikë, Europë, e kështu me rradhë! Arsyetimi tjetër dhe pyetje njëkohësisht është për “votën e deformuar të Bashës”.

Më mirë të mos e kishte thënë kështu. Të kishte pranuar qartë dhe bindshëm humbjen, dhe sidomos të tijën në Tiranë, por të mos përmendte, votë të deformuar! Në fakt, sot nga e majta as kanë ardhur kosovarë të votojnë në Tiranë, as ishte kush nga socialistët ministër i Brendshëm, as kur u numëruan votat nuk doli PD-ja me dhjetë vota përpara dhe pastaj nga gabimet në kuti të “deformohej” vota nga PD-ja te PS-ja dhe e fundit në Tiranë ka humbur më shumë PD-ja, se në çdo vend tjetër, dhe në krye të fushatës ishte zoti Basha! Apo dhe këtu ja fus kot!? Po, disa nga miqtë e dikurshëm të LSI-së që janë në PD, kanë menduar se meqë zoti Basha nuk thotë gjysmë fjale kundra LSI-së, mbase është më mirë t’ja japin votën asaj dhe jo PD-së! Kanë pasur të drejtë. Nuk ka pasur votë të deformuar, por ka pasur votë të “target-uar” dhe ky target ka qenë vazhdimi i qeverisjes së një tarikati afër zotit Basha dhe me Sali Berishën, por dhe me Edi Ramën nëpërmjet zotit Basha. Po të kishte pasur një sukses të madh zoti Basha me aksionet e tij politike dhe administrative në Tiranë, po të kishte pasur një “booom” kaq të madh rregulli urban, cilësie administrative dhe po të kishte pasur një “karizëm” të madhe, absolutisht fitorja e PD-së në Tiranë, do të ishte e siguruar, dhe ndoshta edhe Shqipëria e garantuar. Por jo, kjo nuk bëri vaki dhe numrat flasin ndryshe dhe aspak për deformim vote, por për një votë të qartë dhe pastër kundra dhe Bashës vetë. Biles në Tiranë ka më pak faj Dr. Berisha, se sa vetë zoti Basha. Kur nuk bën një analizë pse humbi aq rëndë Tirana ku ti je kryesori në fushatë, dhe thua pastaj “më jepni të drejtën për kryetar të PD-së që të fitojmë si në Tiranë” kjo është për qeshur dhe qarë.

Fitorja e 2011-tës është përpara se humbja e 2013-tës, dhe ne nuk mund të besojmë atë më përpara, se këtë të freskën e fundit. Kush ne? Po ne demokratët, apo nuk jemi të gjithë demokratë në Shqipëri. Apo mos vallë e ka të shkruar dikush “antidemokrat” ose “jo demokrat”, ose “diktator” në Shqipëri! E fundit, shumë mirë që do të ngrihen zyra për mbrojtjen e zyrtarëve apo edhe njerëzve të PD-së nga shkarkimet, por ka mundësi të mësohet “pse na paska njerëz të punësuar PD-ja” dhe a do ti mbrojë zoti Basha ato militantë, zyrtarë, “sekserë të pa turp” dhe njerëz të PD-së, që kanë lobuar, shitur dhe dhënë votën bie fjala te LSI-ja!? Po kjo do të ishte shumë interesante të dihet. Do t’jua ruante vendin e punës me zyra të ngritura në gjithë vendin zoti Basha? Nejse, ai i di vetë këto gjëra dhe besoj se nga 2005-sa e këtej e njeh mirë PD-në, por them se partia më e madhe opozitare sot ka problem të madh qënien pak më majtas se sa duhet, dhe imagjinoni po të shtyhet akoma më majtas, e cila do të ishte një manovër asgjësuese. Por sërish kandidatët i dinë mirë, besoj mirë këto gjëra, sepse kanë edhe eksperiencën diku diku, moshën diku diku, cilësitë dhe sidomos hijen e madhe (kjo është e sigurtë) të kryetarit Berisha. Dëshira është që Partia Demokratike të mos ketë vetëm thjesht një Kryetar, por edhe një demokrat të djathtë mundësisht në krye. Do zoti, e kushedi do ta ketë nesër realisht një të tillë.