BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Opinion / Editorial

Del nga dera e hyn nga dritarja, pasi e kemi qarë...

Del nga dera e hyn nga dritarja, pasi e kemi qarë...

Nga Kolec TRABOINI Pamë të qajnë ca itharë të liderit që tha një fjalë se do të ikte. Ata po qanin krejt pa e ditur se ku po ikte udhëheqësi i madh i Partisë, ngarkuar me bagazhin e rëndë të humbësit. Mos ishte në një avion e po shkonte kahmos e pa kthim. Pamë të qanin jo vetëm ca rioshë që nuk do të ngurronin tek shtëpia e liderit të thërrisnin; “Tropoja, Tropoja”, çfarë u mor vesh se ishin bijtë e atyre që gjatë këtyre tërë vjetëve a me parë kishin ardhur me shumicë nga vendlindja e kryeministrit, kishin gjetur edhe punë e ishin sistemuar për bukuri, kur djemtë e Tiranës vinin vërdallë pa asnjë shpresë. Po lotët u panë edhe tek zëdhënëset e shtypit të partisë. Kishim kohë që nuk kishim parë të tilla elegji kolektive publike, që nga koha e përcjelljes në botën tjetër të diktatorit Enver Hoxha e ku na shfaqet në film edhe intervista e funeral pikëllimit të vetë Mehdi Gërdeci. Tashmë dihet kush është Mehdi Gërdeci, ministri i qeverisë Berisha për tetë vjet, të cilit pas masakrës së orkestruar prej tij, populli i vuri epitetin kobzi. Njeriu kob. Një soj njeriu që në saj të zgjedhjeve parlamentare me lista siguron imunitetin e deputetit dhe pandëshkueshmërinë e përjetshme. Nuk e dimë nëse ka qarë ky lider republikan kësaj herë për Kryeministrin, siç qante për Enverin.

Pra, në këtë histeri na u krijua përshtypja se nuk do të na e shihnin më sytë liderin e shpartalluar prej popullit, më shumë se sa prej opozitës. Por çfarë gënjeshtër për guiness. Kryeministri doli në darkë në ballkon, në shtëpinë e tij, përshëndeti bashkë me Lirinë dhe ...ne shkuam të flinim të qetë me mendimin se nuk do ta shihnim më në lajmet çmendurake televizive, ku ai na kish mbirë në sy. Por e nesërmja nuk na buzëqeshi neve, por atij. Sa hapëm televizorin dhe i pari lajm qe Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë së tij, duke folur për suksese e fitore, të cilat nuk kish mundur me sa duket ti rrumbullakoste në fjalimin e lamtumirës së mbrëmjes së kaluar. I kish mbetur pa thënë diçka nga fitoret, për ti shprehur të nesërmen përpara ministrave të tij të shushatur, që më shumë e kishin mendjen si të fshihnin paratë e pasuritë se sa tek fjalët e Kryeministrit për gazsjellësin TAP. Kryeministri doli. Delirant si gjithnjë. Fitimtar si gjithnjë. Autoritar si gjithnjë, por veç edhe i squllur më shumë se kurrë. Kështu, asnjë shenjë se po na ikte nuk kishte. Po ai ishte në të drejtën e tij sepse edhe kishte theksuar; unë po iki, por ky nuk është fjalimi i fundit i lamtumirës. Si të thuash, mos u ngutni të më bëni nekrologji politike. Lojë fjalësh me dy kuptime. Shteg për t’u kthyer sa herë të donte.

Po pse ike o Kryeministër dhe sa shpejt erdhe... jo më shumë se dhjetë orë mbasi the; “po iki”, dhe u përlotën njerëzit e tu, e ca adoleshentë që u shkrehën fare e fshinin hundët fort. Edhe ti Kryeministër në fakt i fshive dhe me shami në hundë u pe në të gjitha gazetat e Europës e deri në Amerikë. Në të vërtetë, të tilla ikje nuk i kishim parë që mote e mote. Një ikje pa ikje. Një rrenë me bisht. Një bisht që mblidhet e përdridhet rrotull nesh. Mu kujtua një e ngjame që tregonin në një fshat, për një kohë të largët e humbur në histori. Kështu mund të konsiderohet koha kur sundonin me dorë të hekurt turqit osmanllinj. Një fshat i largët pra, që shquhej për shpirtin e butë e të mirë, e pësonte keq prej pushtuesve, të cilët vinin dhe herë pas here, si gjenin një sebep, mblidhnin gjithë fshatin dhe i shtronin në dru që të gjithë burrat nga 16 në 70 vjeç. Tërë sebepi qe një djalë i fshatit që e quajtën Luciferr (drita e ferrit, pra vetë djalli) i cili bënte shumë sherre, vidhte, vriste, digjte e bënte çfarë ti thoshte koka e tij prej çmenduraku. Një sherr bënte ky sebepliu dhe lëshoheshin jeniçerët turko- osmanë dhe e zhdëpnin në dru tërë fshatin. Ju nxi jeta njerëzve.

Po njeriu nganjëherë na qenka më i duruar se vetë kali. U sëmur një ditë sjellësi i fatkeqësive të fshatit e u shtri sa gjatë gjerë në mes të një lëndine. Erdhën njerëzit dhe meqë ishin zemërmirë, nisën të përlotën.
- A mi falni fajet e mëkatet se po vdes - tha Luciferri.
Njerëzit, të pikëlluar se bir të fshatit e kishin i dhanë fjalën se e falnin prandaj të prehej i qetë nën dhé.
- Jam i penduar- tha Luciferri, - e këtë pendesë do ta marr me vete edhe në botën tjetër.
- Po si- e pyeten njerëzia.
- Krejt thjeshtë- ua ktheu Luciferri.- kur të më varrosni, më vini një litar në qafë ma lini sipër varrit.
Kështu bënë. E varrosën. Ca lotuan e ca jo, të tjerët u kënaqën se shpëtuan e shkuan e bënë një gjumë të qetë për herë të parë pas kaq vitesh. Mirëpo ky gjumë me ëndrra të bukura nuk zgjati shumë. Të nesërmen andej pari kalon një grup ushtarësh turko-osmanë. Vënë re litarin mbi varr dhe e tërheqin për të parë çfarë fshihej pas litarit. Tërhiq e tërhiq e litari në kokën e Luciferrit mblidh e mblidh deri sa doli në sipërfaqen e dheut kufoma e tij.
U tmerruan ushtarët. Si e njohën, thanë se me siguri e kish varur dikush nga fshati. U lëshuan si të tërbuar turko-osmanët dhe i nxorën tërë burrat e fshatit në lëndinë.
- Pa na thoni - u tha komandanti turk - kush e ka vrarë Luciferrin?
Jep e merr njerëzit, thonin e kish vrarë Zoti, po komandantit turko-osman nuk i mbushej koka me fjalët e fshatarëve se Zoti nuk i vriste njerëzit me litar. I rreshtuan fshatarët e shkretë në shesh të fshatit e i rrahën me kamxhik sa ju thyen brinjët e u dilte gjak. Fshatarët shihnin kufomën e Luciferrit e u dukej se zgërdhihej e u thoshte:
- Tërë jetën ju kam gënjyer, tërë jetën jeni rrahur dhe këtë e kishit hak se jeni naivë- budallenj e besoni gjithçka.
Kjo histori a ka farë kuptimi me ikjen e liderit nga dera e me hyrjen jo më shumë se tetë orë përmes një dritareje të vogël të Televizionit.
Edhe në pastë e mos pastë ngjashmëri kjo ngjarje me ikjen e Liderit, diçka rrënqëthese i bashkon. Ky popull gjithnjë është rrahur, është rrahur e detyruar të ikë me mijëra nga atdheu, detit e skërkave të Greqisë, është rrahur kur humbën shtëpi e katandi në piramidat e parave, është rrahur në 1998 kur lideri u përpoq të bënte një grusht shteti, por dështoi se nuk e pranuan euro-amerikanët, ky popull është rrahur e vrarë në Gërdec, ky popull është vrarë më 21 janar 2011, dhe tani që erdhi koha të përfundojë kjo historia me Lider-Luciferr, ka mbetur puna në ik e mos ik... cic-mic me fatet e Shqipërisë. Tashmë shqiptarët, që po heqin kaq shumë prej liderëve të vet, me këtë litar që kanë në fyt, shpresat i kanë tek Zoti, kush e di bën kujdes ai se të gjallët nuk kanë çfarë i bëjnë këtij Lider-Luciferrit që del nga dera e hyn nga dritarja pasi e kemi qarë me lot...