Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do të dijë ta shfrytëzojë politika vizitën e Merkel në Tiranë!?

A do të dijë ta shfrytëzojë politika vizitën e Merkel në Tiranë!?

Postuar: 07/07/2015 - 08:40

Nga Dedë VLADI  Vizita e kancelares gjermane në Shqipëri është një fitore e madhe për vendin tonë, në rast se do të shfrytëzohet nga qeveria dhe politikanët shqiptarë. Kjo vizitë e Angela Merkel tregon për rëndësinë që Gjermania i jep zhvillimit të Shqipërisë dhe për rëndësinë e pozitës gjeografike dhe strategjike që luan Shqipëria në Ballkan, në interes të Europës Perëndimore dhe në veçanti Gjermanisë si promotore e zhvillimit të Europës së Bashkuar, në bashkëpunim me SHBA dhe NATO.
 
Kjo vizitë tregon se Shqipëria ka një rëndësi të madhe në Mesdhe, një rëndësi strategjike ku kryqëzohen të gjitha rrugët e komunikacionit detar dhe ajror që lidhin Europën me Afrikën dhe Atlantikun e Azinë. Kjo lidhje realizohet nëpërmjet rrugëve të Mesdheut në këtë kuadër edhe Shqipërisë për në Europë. 80% e naftës që konsumon ky kontinent kalon nëpërmjet këtyre rrugëve. Strategët ushtarakë i kanë kushtuar rëndësi të madhe këtij rajoni për këtë rëndësi të jashtëzakonshme dhe Shqipëria u pranua antare e NATO-s. Prandaj sot kjo vizitë e A. Merkel ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, më rëndësi të veçantë forcimi i ligjit dhe rendit (reformimi i sistemit të drejtësisë). Shqipëria është pikë strategjike në Ballkan dhe luan rëndësi në teatrin e Europës Juglindore, ka qenë quajtur dikur “Barku i sëmurë i Europës”.
 
Këtu plekset rivaliteti dhe interesat e superfuqive të SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës, dhe në veçanti kapitalit të madh europian e gjerman, në shigjetën e të cilave janë vendburimet e pasura me naftë të Lindjes së Mesme dhe të Gjirit Persik. Të gjitha këto rrugë detare, ajrore lidhin Europën me Afrikën dhe Azinë. Prandaj sot Gjermania i kushton një rëndësi Shqipërisë dhe gjithë pellgut të Mesdheut në strategjinë e politikës së ardhshme. Po a do të dijë politika shqiptare të shfrytëzojë këto rrethana të shkëlqyera për Shqipërinë dhe në interes të saj, apo politika minuse e Saliut do ta pengojë?! Kjo mbetet për t’u parë. Sa do të jetë rezultative zgjuarsia e qeverisë dhe impenjimi i gjithë politikës shqiptare në tërësi për ta shfrytëzuar këtë rast brilant, a do të bashkohet për të mirën e vendit, apo do ti vënë shkopinj nën rrota siç kanë bërë 24 vjet njëri-tjetrit?! Do ti luteshim të gjithë krahëve të politikës ta shfrytëzojnë këtë vizitë fatlume të kancelares Angela Merkel në Tiranë për interesa të shqiptarëve, jo për mllefe personale. 
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 07:18

Shumë pyesin, përse Enver Hoxha i refuzoi ndihmat e jashtme ofruar për rastet e tërmeteve?

Postuar: 05/12/2019 - 07:16

Për ata qindra e mijëra qytetarët të mbledhur për të drejtat e tyre më 21 janar 2011, zëvendës kr

Postuar: 05/12/2019 - 07:14

Në të gjitha situatat, qeveria ka detyrimin kushtetues të organizojë tërë punët për të drejtuar s

Postuar: 05/12/2019 - 07:12

Të gjithë jemi dëshmitarë për tërmetin e fuqishëm dhe të pazakontë të 26 nëntorit të këtij viti q

Postuar: 04/12/2019 - 07:18

Hidhërimi i madh i pafjalë që la pas dridhja e tokës, pse-të e pafundme që do na mundojnë gjatë,

Postuar: 04/12/2019 - 07:15

Neni 21 i Kushtetutës ka përcaktuar se “Jeta e çdo shtetasi mbrohet me ligj”, pra sht

Postuar: 04/12/2019 - 07:12

Kur doli zoti Basha në mbështetje të atyre që dëmtoi tërmeti dhe deklaroi se tani s’ka poli