BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

A e mbron shëndetin publik, Inspektorati Shtetëror Sanitar, apo Shëndetësor ?

A e mbron shëndetin publik, Inspektorati Shtetëror Sanitar, apo

Nga Roland Shuperka  Mungesa prej vitesh e reformave ka përshkallëzuar gjendjen e rënduar të Inspektoratit Shtetëror Sanitar apo Shëndetësor (siç tashmë është propozuar), mundet më e dobëta që nga krijimi i tij. Mangësitë, ndër të tjera, qoftë në njohjen e legjislacionit përkatës dhe sidomos, në zbatimin e tij, vazhdojnë të jenë të qenësishme, çka ka bërë që roli i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe figura e inspektorit sanitar të rezultojnë të pafuqishme dhe shpesh të diskredituara ndaj subjekteve dhe individëve që duhet të zbatojnë ligjin dhe që e shkelin atë. Sa më sipër dëshmohet edhe në “Raport-Mbikëqyrje” të Inspektoratit Qendror “Mbi rezultatet e kontrollit në Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë (ASHR) për periudhën shtator-dhjetor 2012”, kontroll i ushtruar në janar-shkurt 2013. Në këtë raport, ndër shumë e shumë mangësi dhe shkelje, konkludohet se: “Nga strukturat inspektuese të ASHR-së Tiranë nuk zbatohet ligji Nr.10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në fuqi që nga muaji janar 2012”. Gjithashtu, në Raport-Mbikëqyrje rezulton që nga Inspektorati Sanitar Shtetëror i Tiranës, në zbatimin e ligjit anti-duhan, është abuzuar në dëm të biznesit me gjobat e vëna, duke u vënë gjoba edhe nga punonjës të pa-autorizuar, duke mos zbatuar kriteret ligjore në këtë proces, duke mosplotësuar vendimet e gjobave siç kërkon ligji, duke anuluar në shkelje të ligjit, madje duke edhe grisur, vendim-gjobat e vëna, etj, etj. Kjo ka bërë që në veprimtarinë e Inspektoratit Sanitar të Tiranës të mos respektohet, siç dhe ligji e kërkon, biznesi, të mos instalohen urat ligjore të ndërveprimit, por biznesi të konsiderohet palë kundërshtare dhe të dhunohet nëpërmjet gjobave, çka pati si pasojë moszbatimin në Tiranë të ligjit anti-duhan!

Ndërkohë në ASHR dhe Inspektoratin Sanitar Shtetëror Tiranë edhe sot vijon e njëjta gjendje, çka dëshmon krejt qartë se në ketë institucion të madh të Shëndetit Publik, duke u instaluar skema të shfrytëzimit të postit zyrtar për interesa personale dhe duke ushtruar detyrën pa përgjegjësinë që ngarkon ligji, tashmë ka lulëzuar korrupsioni zyrtar. Veç sa më sipër, korrupsioni në ASHR Tiranë evidentohet edhe në lëshimin, në rrugë abuzive, të Librezave personale shëndetësore për individët që kanë detyrim pajisjen me to – kompetencë kjo e Inspektoratit Sanitar. Theksohet në “rrugë abuzive”, sepse nëse do t’i hyhet verifikimit, do të konstatosh mosarkëtimin në masë të konsiderueshme dhe në dëm të arkës së Shtetit, të tarifave shtetërore (prej 500 lekë të reja për çdo Librezë), si dhe lëshimin e Librezave shëndetësore duke anashkaluar ekzaminimet mjekësore që kërkohen sipas Rregullores në fuqi. Zyrtarë të caktuar të këtij institucioni, duke instaluar skema të mirëfillta përfitimi, e kanë kthyer procedurën e lëshimit të Librezave shëndetësore në tregti përfituese individuale.

Dhe kjo ngjet në mes të Tiranës dhe në Inspektoratin Sanitar të Tiranës, më i madhi dhe më kryesori i vendit. Shumë nga shkeljet ligjore të konstatuara nga Inspektorati Qendror në Inspektoratin Sanitar të Tiranës, por dhe të tjera, i janë referuar edhe më parë  drejtuesve më të lartë të Ministrisë të Shëndetësisë në kuadrin e veprimtarisë së Task Force anti-duhan, megjithatë vazhdon e njëjta gjendje, çka dëshmon krejt qartë se edhe në Ministrinë e Shëndetësisë ka mungesë serioziteti dhe përgjegjësie në kryerjen detyrave që ngarkon ligji përsa i përket funksionimit të Inspektoratit Sanitar Shtetëror. Me Task Force antiduhan dhe duke u aplikuar, për herë të parë  parimet dhe kërkesat e ligjit Nr.10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në RSH”, kryesisht përsa i përket transparencës dhe gjurmueshmërisë në zbatimin e ligjit anti-duhan, në muajt shtator – tetor 2012, u arritën rezultatet e para në zbatueshmërinë e lartë të këtij ligji, në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit. Kjo përbënte  fillimin e reformës së shumëpritur në Inspektoratin Sanitar.

Por fatkeqësisht  kjo nuk vazhdoi gjatë. Kompetencat e Task Force (Nr.2) u suprimuan dhe arsyet e dështimit të Inspektoratit Sanitar në zbatimin e ligjit anti-duhan tashmë i janë  bërë të njohura Ministrit të Shëndetësisë dhe opinionit publik. Në Inspektoratin Sanitar, në rang vendi, aktualisht punojnë mbi 400 punonjës, nga të cilët 100 punonjës kanë detyrën e inspektorit sanitar dhe 200 atë të ndihmës inspektorit. Në këtë shërbim përfshihen edhe mbi 100 specialistë laborantë,  të lartë dhe të mesëm. E gjithë kjo armatë paguhet rregullisht sipas shkallës së arsimimit. Vendi ynë padyshim ka nevojë për një Inspektorat  Shtetëror Sanitar, apo Shëndetësor të fortë, aktiv dhe të mirë-organizuar, që t’i përgjigjet plotësisht dhe në kohë kërkesave dhe zbatimit të ligjeve në fuqi. Reforma në fushën e Inspektoratit  Shtetëror Shëndetësor duhet të fillojë sa më parë. Institucioni i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor  ka nevojë për rikonceptim strukturash, ndryshime në mentalitet dhe në metodologjinë e punës, në marrje përgjegjësie, aftësi dhe përkushtim, kompetencë, profesionalizëm dhe llogaridhënie, po ashtu edhe instalimin e sistemeve që pengojnë korrupsionin. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është në mbrojtje të Shëndetit Publik.

Qytetari dhe konsumatori ndihen më të mbrojtur, më të sigurt dhe më të shërbyer kur zbatimi i ligjeve në mbrojtje të shëndetit administrohen nga një Inspektorat kompetent dhe i përkushtuar në misionin e tij.  Bashkëpunimi  në shkëmbimin e informacionit,  do të bëjë që të dhënat e secilit Inspektorat të qarqeve dhe rretheve të jenë transparente, të krahasueshme dhe të analizueshme në nivel lokal, rajonal, kombëtar, çka është thelbësore për arritjen e suksesit. Sa më parë dhe progresivisht duhet instaluar një sistem dixhital kombëtar për mbikëqyrjen e inspektimeve. Në transparencë të plotë gjithsecili do të gjejë dhe do t’i pasqyrohet puna dhe gjurmueshmëria e saj, sipas qyteteve, rretheve, rajoneve, si dhe në nivel kombëtar. Edhe aspirata e fuqishme për tu integruar në BE bën të domosdoshëm  ekzistencën e një Inspektorati të organizuar mirë, të efektshëm, me një strategji e mirëfilltë veprimi dhe të mirë-integruar me vendet e BE. Ekzistojnë shumë barriera në Shëndetin Publik, por duke i kërkuar arritjet nëpërmjet reformave dhe strukturave të qëndrueshme, pa dyshim do të bëjë që të arrihet suksesi me moton: “Transparenca është mekanizmi jetik për ekzistencën funksionale të një institucioni”.

Kërkohet përkushtim i lartë për të ndryshuar rrënjësisht situatën në Inspektoratin Shtetëror Sanitar apo Shëndetësor, që është konceptuar në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, duke krijuar dhe instaluar bashkëpunimet e duhura për të udhëhequr procesin. Inspektorati Shtetëror Sanitar, apo Shëndetësor duhet të jetë  kërkues dhe i vendosur për  zbatimin e ligjshmërisë, por me prioritet edhe përmirësimin e klimës ndaj biznesit, duke zvogëluar burokracitë dhe ulur mundësitë për korrupsion, madje duke e çuar korrupsionin drejt zeros. Për këtë kërkohen drejtues dhe punonjës profesionistë dhe me  figurë të pastër. Me krijimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, siç është vendosur,  mund dhe duhet të krijohen hapësira për ndryshim të stafit,  seleksionimi i stafit sipas kërkesave  të legjislacionit në fuqi, si dhe studentët që diplomohen për Shëndet Publik duhet të jenë në preferencë të reformës të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Shteti ka për detyrë të mbroje shëndetin e qytetareve të vet, gjë që nuk po ndodh. Shëndetësia shqiptare ka nevoje urgjente për informatizim  të gjithë sistemit shëndetësor, në të kundërt do të vuaj pasojat e korrupsionit dhe të shkatërrimit të sistemit shëndetësor.