Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fjalët bosh brenda dhe ato plot jashtë, për vizitën e Merkel

Fjalët bosh brenda dhe ato plot jashtë, për vizitën e Merkel

Postuar: 10/07/2015 - 08:14

Nga Besi BEKTESHI  Isha i bindur se zëri i opozitës shqiptare, akoma më e pandreqshme dhe akoma më refraktare, do të zhurmonte për vizitën e kancelares Merkel. Ju vjen disi rëndë se ka dy vite të pushtetit mbas 23 qershorit, dhe vendin e vizitojnë papa Françesku dhe pas tij zonja Merkel dhe në fakt njerëzit e vegjël të politikave me fotografi me të mëdhenjtë e globit, ndihen keq.
 
Ndihen keq se këto modele i quajnë personale, kur në fakt janë në fillim kombëtare dhe pastaj njerëzore e sigurisht shtetërore, por duke pasur trashëgiminë ballkano-komuniste, sigurisht duan të nxijnë gjithçka sepse kujtojnë se “ata lart”, marrin me të mirë ata që janë sot në pushtet. Kujtojnë se jeta dhe mentalitetet e të gjithëve në Shqipëri, por dhe jashtë, janë si të SHQUP-it në Tiranë. Sot nuk lënë gjë pa thënë dhe e nxjerrin vizitën e zonjës Merkel jo vetëm nga konteksti dhe fjalët, por dhe nga brendia. Po ti dëgjosh SHQUP-istët dhe gazetarët e tyre, por dhe disa “akademikë” të thekur, mund të besosh se “Merkel ja ka ndrequr mirë Ramës”?! Po po, nuk i ka “lënë gjë pa thënë” dhe e bëjnë këtë, a thua se ne të gjithë nuk pamë dhe nuk dëgjuam asgjë. Mor po duket sikur i tha... “as keni për të hyrë në Europë po nuk sollët në pushtet SHQUP-in dhe gjithë ata që ishin dikur në pushtet”! Ishin me këto mendime pa ardhur mirë Merkel deri sa ABC News thoshte se “Merkel ja mbyll Ramës dyert” dhe i referohej një gazete gjermane para disa ditësh.
 
Kurse disa shkruanin me të madhe “NEIN” a thua se Merkel vërtetë kështu kishte thënë! Pastaj pyetjet me “liderë të Europës dhe Ballkanit” që nuk kishin përmbajtje por formë, dhe të tjera shumë e shumë, që kishin të bëjnë me nxirjen e një realiteti që preket. Po, u tha se “nuk futeni sa të keni emigrantë” dhe se “korrupsioni nuk ju lejon” dhe në fund se “as që bëhet fjalë se do të hyni në Europë” dhe të tjera e të tjera, mbushur faqet e gazetave të tyre. Në fakt ABC për ABC po citoj një ditë mbas, se testata e madhe ABC NEWS, por ajo e madhja, dhe jo kjo jona shkruan: German Chancellor Angela Merkel has assured Albania and Western Balkan countries there is no artificial delay in their EU entry prospects but says they should deepen reforms to achieve the required standards. Merkel on Wednesday started a two-day tour of Albania, Serbia and Bosnia focusing on their EU integration progress as well as economic and energy issues. Albania, which was granted candidate status last year, must fulfill five categories regarding its public administration and justice system ahead of launching full membership talks. Earlier this week the German government, one of the biggest donors to post-communist Albania, gave 107.5 million euros ($119.3 million) to promote the country's energy and water supply sectors.The chancellor continues her trip to the Serbian capital, Belgrade, later Wednesday and to Sarajevo, Bosnia, Thursday.
 
Janë të qarta fjalët dhe aty del se “do të plotësohen pesë kushtet dhe sidomos kushti i reformës në drejtësi” për të lëshuar dhe futjen e plotë në BE?! Biles tregon dhe shifrat që ne nuk i dimë kaq mirë për sektorin energjitik. Këto fjalë janë të një prej testatave të mëdha që unë e zgjodha nga afërsia me emërtim, me një prej testatave tonat në Shqipëri. Për të mos thënë se “Blic” në Beograd thotë qartë dhe mirë se “Shqipëria është zgjedhur si vendi lider në Ballkan” dhe se USA, Britania dhe Gjermania, e kanë zgjedhur këtë vend për të qenë i tillë...?! Kurse në Shqipëri “SHQUPI-izmi” bën punën e tij kundra, dhe në shumë aspekte keqdashëse që të mohojnë gjithçka, nxijnë gjithçka politikisht. Janë të pamëshirshëm në politikat e tyre “bizantine dhe anadollake” të shkatërrimit të vet vetes për smirën e madhe dhe për pushtet të humbur. Po ashtu, dhe për marrëdhëniet personale të Ramës me zonjën Merkel. Askush nuk mund të mohojë se këtë lloj marrëdhëniesh kanë rol të madh dhe mund të referohem te marrëdhëniet e Berishës me familjen Bush.
 
Tani kur shikojnë se Rama ka një lloj territori politik dhe raporti personal me Merkel... bëhen ...nervoz?! Por ky është problem i tyre, dhe mund të vazhdojnë, sepse në fund të fundit, askush nuk merakoset shumë për të tilla smira dhe sëmundje adoleshentësh në politikë. Konservatorja FOXNEWS bën me dije se “Merkel dhe Gjermania po shikojnë nga vendet e Ballkanit dhe nga Shqipëria” po shikohet qartë ekspansioni rus dhe kinez dhe Gjermania nuk mund të qëndrojë të bëjë sehir, kështu që stabilizimi dhe rrugët, apo dhe energjia dhe lufta kundër korrupsionit apo nacionalizmat, tashmë janë në rend dite, për të afruar dhe futjen e Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes në BE?! Po ashtu fjalë të mira dhe inkurajuese për të gjithë rajonin dhe sidomos për Shqipërinë ka edhe nga EURONEWS dhe kushdo mund ta ketë vënë re. REUTERS, bën punën e tij me fjalë dhe video, duke e përshkruar vizitën në Tiranë si një model të qartë mbarëvajtje dhe perspektive të sigurtë. CNBC si testatë i kushton një vend të veçantë vizitës dhe thotë se “Shqipëria ka një të ardhme të sigurtë për futjen në BE” dhe me fjalët më të qarta në këtë drejtim. Agjensia AFE thotë: German Chancellor Angela Merkel expressed her support for Albania's açession to the European Union... duke qartësuar pikërisht mbështetjen e Merkel dhe Gjermanisë për hyrjen e Shqipërisë duke plotësuar sigurisht kushtet në BE. Qindra e qindra sit-e botërore këtë përmbajtje kanë pasur, dhe kjo është kuptuar nga të gjithë. Deri dhe ST LOUIS ose fituesi i madh i çmimit “PULITZER” për vitin 2015  thotë: Visiting German Chancellor Angela Merkel, right, waves next to her host, Albanian counterpart Edi Rama, left, on the first stop of her Balkan tour in Tirana Wednesday, July 8, 2015. Merkel has urged Albania to fulfill five categories presented by the European Union in December regarding its public administration and justice system ahead of launching full membership talks. Last year Albania was granted candidate status. Nuk ka më qartë dhe tregojnë dhe pesë kushtet për të plotësuar, por sigurojnë gjithmonë se Merkel për të garantuar futjen në BE, kishte ardhur në Shqipëri. “Associated Press” jua ka shpërndarë qindra sit-eve botërore lajmin e sigurisë që Merkel ju ka dhënë vendeve në Ballkan, por e ka filluar me Shqipërinë, e cila do të plotësojë reformën në drejtësi për të pasur pastaj dhe lejen e afrimit të sigurtë me BE. Nuk mbeti testatë e madhe botës pa deklaruar atë që në fakt ndodhi në Tiranë dhe që është si kryesore se “askush nuk do të ndalë futjen e Ballkanit dhe Shqipërisë në BE” por duhen plotësuar dhe kushtet e fundit, dhe e ardhmja është e sigurtë. Por përveç kësaj dhe interesin e Gjermanisë ekonomikisht dhe gjeostrategjikisht për vendin mik që është pikërisht Shqipëria. 
 
Mund të rendis dhe shumë e shumë televizione dhe testata të mëdha, por tashmë nuk ka rëndësi. 
 
Gjithkush është i prirur të besojë dhe dëgjojë kë të dojë. Mbase mund të besojnë dhe dr. Berishën dhe Topallin, që propagandojnë kataklizmën ekonomike dhe politike për ne. Mund të dëgjojnë dhe Bashën, i cili së paku qëndroi stoik dhe i “dashur” te biznesi gjerman në takimin e madh me Merkel. Mund të besojnë ato që ju thonë te SHQUPI-i dhe që ka për zemër doktori, por bota nuk ecën me atë parime. Biles, as me ato që nervozizmi shqiptar dhe mentaliteti i turmës te ne propagandojnë. Me mentalitetin e turmës bashkohen shpesh herë dhe “akademikë” dhe shkodranë që shkruajnë hartime, a thua se “turma ka dhe licensën e fjalës së rregulluar” dhe të vjen keq për këtë rrokullisje dhe qafëthyerje në hartim-shkrimin e kohëve të fundit. Por e vërteta është e qartë tashmë. Rama edhe pse Klani nuk e vërtetoi se është lider Ballkani, mund të kënaqet se edhe Merkel nuk donte të jetë “lidere” e Europës?! Prandaj kur ka një pyetje “stupid” do të nënkuptohet se është e meritueshme një përgjigje që “nuk qan” për pyetjen. Ne nuk mund të qajmë se dr Berisha është mësuar të fitojë atëhere kur humb më tepër, dhe të shajë më shumë, atë dhe ato që janë vërtetë në rrugë të mirë. Ne ishim aty, pamë ato që u lejuam të shohim. Tani presim që të vijojë procesi dhe progresi i reformave. Jam i bindur se SHQUP-I është kundër, por ai ashtu ka qenë gjithmonë dhe me sa duket akoma nuk do të ndryshojë. Por nuk ka gjë, kryesorja është që ne dimë se çfarë duhet bërë dhe me sa duket dhe ato jashtë e dinë. E di dhe SHQUP-i, por nuk do të bëjë pjesën e tij. Le të vazhdojë në të tijën. Në fund të fundit, me sa duket po largohet nga “berishizmi” e djathta dhe po afrohet dhe definohet në “shqupizëm”. Kushedi është më mirë?! Hahaha, po në fund të fundit, nuk bën keq pak optimizëm në këtë rast.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve politike kanë qenë të përditshme.

Postuar: 15/11/2019 - 07:13

Quhet Francesko Becchetti (në shqip Françesko Beketi).

Postuar: 15/11/2019 - 07:11

...Nuk kanë asnjë ndryshim bile muhabetet e gjahtarëve pas gjahut sikur plagosin arinj, ujq, çake

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej

Postuar: 15/11/2019 - 07:09

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë që i ngjajnë k

Postuar: 15/11/2019 - 07:08

Pas më shumë se një viti pritjeje për fillimin e punimeve në shëtitoren “Naim Frashëri&rdqu

Postuar: 14/11/2019 - 07:21

Sikur kryeministër i vendit të ishte Tufa i Institutit të Krimeve të Komunizmit, jam i sigurt se