Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hatërmbetja dhe dallimi i programit politik ndaj atij teknik financiaro-ekonomik

 Hatërmbetja dhe dallimi i programit politik ndaj atij teknik financiaro-ekonomik

Postuar: 13/09/2013 - 10:01

Nga Besi BEKTESHI Një pjesë kanë menduar se Dr. Berishës i mbeti hatri, kur kreu i qeverisë, Edi Rama i përmendi faktin e tashmë kthyer përmbys në favorin e tij, të kryetarit të partisë që nuk është në parlament, dhe që është kryetar bashkie. Pra, dikush i thotë në një shkrim të të një përditshme “ironi” kësaj, por në fakt nuk ishte ironi, por një fakt i qartë dhe i përplasur në fytyrë nga e dikurshmja e PD-së, e cila normalisht ja përmendte Edi Ramës qënien kryetar i bashkisë, dhe mosqënien në parlament. Dakord, dhe këtu nuk pikon asgjë, kështu është realiteti. Por unë besoj se nuk ishte këtu mbetja e hatrit. Ky ishte momenti justifikues politik, për të dalë nga salla në të cilën e ka vështirë ta pranojë veten në karrigen e një deputeti të thjeshtë. Shumë të vështirë, dhe kjo është mëse e vërtetë. Nuk është mësuar, nuk është edukuar dhe nuk është as në kreativitet për të shpikur, njeriu deri tani më i rëndësishëm i politikës shqiptare dhe lideri “maximus” i padiskutueshëm dhe nga dikush i përcaktuar dhe legjendar që quhet Sali Berisha. Por nuk ishte batuta mbi Bashën nga ana e zotit Rama, që e nxori jashtë nga salla Dr. Berishën. Jo, ishte pamundësia për ti dhënë përgjigje.

Në fakt fjalimi i Sali Berishës në vitin 2005, as që bëhet fjalë se është më i butë, më pa gloriozitet dhe më i pambushur me gabimet e pozitës së Nanos. Përkundrazi....! As që bëhet fjalë, veçse fjalimi i Ramës, ishte pothuaj ose afër kështu, por i renditur më bukur, i elaburuar më mirë, më i qartë rreshtuar dhe për më tepër, më i sistemuar gramatikisht dhe politikisht. Më modern në të shkruar, në fund të fundit. E ndërkohë Dr. Berisha nuk i përgjigjej dot, nuk mund të bënte skena më të mëdha dhe të çohej e të fliste në krijim rrëmuje dhe zënie podiumi që ditën e dytë. Ky është dhe momenti. Për të zëvendësuar pastaj realitetin e pamundur, me një virtualitet që dëmton zotin Basha, arrin si gjithmonë të tërheqë mbas vetes të gjithë grupin, që në fund të fundit, përveç nja tre vetave po dëgjonte. Unë kuptoj qartë se në këtë rast, nuk e ka pasur me zotin Rama, por me zotin Basha, që shikohet qartë se është nën një trysni si nga të vetët dhe nga ata përballë. Në fakt, ja qaj pak hallin, sepse në fund të fundit, raporti i tillë i vështirë do ti rrisë përqindjen e thinjave, të cilat akoma nuk i kanë filluar liderit të ri demokrat. Por më mirë kështu, sepse do të detyrohet të shikojë në sy situatën. Ai vërtetë që nuk është në parlament, dhe me sa duket ai nuk ka as fuqinë e Ramës, dikur që i komandonte ose i drejtonte qoftë dhe me celular. Por nejse, shkoftë si të jetë më mirë për të dhe Partinë Demokratike.

Ana tjetër, është programi më të cilin sot nja dy shkrime thoshin se nuk është ndonjë kushedi çfarë, kishte përsëritje, ishte hartim, dhe ishte më tepër një dëshirë dhe për më tepër dikush thoshte se është një program apo dëshirë e djathtë nga një qeveri e majtë!! Kjo e fundit ishte tepër e bukur. Po e nis nga kjo, sepse është e vërtetë plotësisht për nja dy gjëra në program. Qeveria që kaloi, ka bërë një mish mash dhe një dizastër të madh për pronën dhe tokën. Patjetër që ka lënë një të keqe të madhe, që është çështje e pronës dhe pronësisë mbi tokën që ka lënë peng këtë gjë në mënyrë tragjike, por dhe të përndjekurit dhe po të shikosh mirë dhe modelin e tillë në Shqipëri. I duhet ta zgjidhë një qeveri e majtë. Por programi në fakt është program politik, dhe me sa duket këtë nuk duan ta kuptojnë si një pjesë e gazetarëve dhe opinionistëve që me sa duket lexojnë pak dhe nuk kanë edhe ndonjë referencë të qartë në botë. Nuk është mbushje me shifra se sa do të ishte kjo apo kjo, koeficientë të shumtë dhe parametra, dhe si do të jetë përqindja e kësaj apo asaj me përpikmëri. Programi është pikërisht politik, dhe është e vërtetë që është një dëshirë. Po nuk qe një dëshirë, nuk bëhet mendim politik dhe nuk mund as të shkruhet. Është pikërisht një dëshirë dhe pikë! Realizimi është problem i mëvonshëm dhe duhet parë, por ajo që duhet gjykuar është nëse dëshira është bazuar në ligj, dhe në besueshmëri kohore dhe padyshim dhe popullore. Nuk është se nuk janë elaboruar këto pika të programit të Ramës në fushatë dhe të thuash sot se në ditën e shtunë do të “çmontojmë programin” do të thotë të mohojnë popullin që ka votuar këtë mazhorancë me këtë program. Më kuptoni, këtë mazhorancë, e cila merr votat! Ose thënë ndryshe vazhdojnë ta bëjnë popullin e tyre budalla. Dakord, por nuk është mirë duke mos realizuar mendimin se “kanë humbur për faj të tyre” dhe sa më tepër të vazhdojnë kështu, aq më tepër do të vonohen në çdo gjë më pas.

Teknikisht, një programi politik mund ti bësh vërejtje politike sa të duash dhe për këtë gjë janë debatet, dhe për më tepër mazhorancat. Është çështje numrash dhe vetëm numrash. Megjithatë unë kam akoma një ide se nuk është puna te programi i mazhorancës së tanishme, por te pamundësia për të nxjerrë konkluzion të drejtë për humbjen. Është e natyrshme që të mos jesh dakord, por është e natyrshme që të jesh dakord me veten, nëse ke humbur apo jo. Kur nuk je dakord me këtë, edhe pse është viti 2013, dhe pse medemek ke dhënë dorëheqjen, nuk ka fije dyshimi se do të veprosh si një individ që nuk beson në atë që po ndodh. Ky është problemi i daljes kaq shumë jashtë realitetit. Ishin jashtë realitetit përpara 23 qershorit, dhe është jashtë realitetit dikush edhe sot, por zoti Basha si Kryetar i PD-së, nuk duhet të jetë jashtë realitetit, nuk i takon të jetë, nuk duhet të jetë për të mirën e PD-së.
Kurse programi është politik dhe vetëm politik, dhe kështu duhet të jetë. Programi teknik nuk është domen i politikës, por i specialistëve dhe ata janë aty ku duhet, dhe duhet të merren me atë që duhet, kurse programi është politik. Kush është ai individ që merr sadopak vesh nga politika dhe nuk sheh edhe në qeveritë e huaja, kur mbajnë programin e tyre mbas zgjedhjeve të fituara dhe qeverisë së dalë, dhe nuk është program politik me elementë të ekonomisë e financave që vlejnë për optikën politike. Në fakt, nuk duhet të luajmë mendsh kështu, dhe të themi se nuk është politik ai që duhet lexuar në sallë. Ky është angazhimi në demokraci, dhe angazhimi është politik. Është një ëndërrim që duhet vënë në jetë, si angazhim që është bërë në sy të popullit.

Kurse kundërshtimi opozitar nuk është një “luftë për jetë a vdekje” në diskutimin e programit. Nuk është një betejë me armikun në fakt. Kështu është kur duam të vendosim demokracinë dhe dalim nga diktatura, por kjo në të vërtetë ka kaluar prej kohësh. Tani ka një program dhe ky është politik. Ky program ka dhe numra që e mbështesin, kurse opozita ka për detyrë që të bëjë korrigjimet dhe kundërshtimet e saj, që shkojnë drejt vlerave të mendimit opozitar dhe jo demulimit. Përndryshe, nuk kanë kuptuar asgjë nga demokracia, ku është shumica që merr pushtetin dhe pakica që bën opozitën. E para duhet të besojnë se kanë dalë në opozitë dhe e dyta duhet të kuptojnë se qeveria e re nuk ka filluar punë. E treta, fajet dhe sherret janë akoma të ish pozitës, dhe kjo nuk duhet harruar asnjëherë. Gjithsesi, tashmë punë të mbarë atyre në pushtet dhe opozitë konstruktive atyre që kanë kuptuar se janë opozitë në demokraci. Atyre që nuk kuptojnë këtë, ju qoftë cilado rrugë e mbarë dhe shëndet të mirë në jetën e tyre në vazhdim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 07:52

Prej vitesh mbajmë frymën pezull dhe vështrimin nga BE. Shqiptarët edhe pse populli më pro europian, janë të nëmur dhe përjashtuar nga sofra europiane.

Postuar: 13/10/2019 - 07:50

Njerëzit e kanë të qartë moralin e politikës.

Postuar: 13/10/2019 - 07:48

Duhet të pranojmë se në vendin tonë ka ende mjaft njerëz që jetojnë në varfëri, të cilët nuk arri

Postuar: 13/10/2019 - 07:46

Thonë se të vërtetën nga gënjeshtra e ndan vetëm drejtësia. Kështu duhet të jetë ligjërisht.

Postuar: 12/10/2019 - 07:51

Të enjten u shpallën fitues të çmimit Nobel për Letërsinë, autorja polake Olga Tokarçuk dhe shkri

Postuar: 12/10/2019 - 07:48

Nuk është problemi se ka bërë zhurmë kjo marrëzi e "Nobel Prize" me "dekorimin&quo

Postuar: 12/10/2019 - 07:47

Edhe pse nuk në është një risi që ndodh për herë të parë, dorëheqjet seriale nga Kadastra e Vlorë