BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Historia e gjuhës është histori zhvillimi

Historia e gjuhës është histori zhvillimi
Nga Mihal KALIA Gjuha shqipe, së paku prej periudhës së dokumentimit të saj në formën e shkruar, i është nënshtruar një evolucioni të vazhdueshëm të strukturave përbërëse. Konstatojmë, qysh në veprat e autorëve tanë të hershëm, se ruajtja, pasurimi dhe zhvillimi i gjuhës është shqetësimi kryesor i tyre që ndihet dukshëm në angazhimin atdhetar e patriotik nëpërmjet veprimtarisë së ngjeshur letrare, shkencore e shoqërore. Në një këndvështrim linear të pesë shekujve të kësaj veprimtarie, në të gjitha fazat, nuk gjen asnjë prej tyre që të shënojë regres e të deformojë vijën ngjitëse në grafikën e nivelit të zhvillimit dhe studimit të gjuhës shqipe.  Kongresi i Manastirit, Komisia Letrare e Shkodrës, Kongresi Arsimor i Lushnjës, të realizuara në situata tepër komplekse të vendit tonë, janë evenimente që shënojnë njësimin e alfabetit (1908), afrimin e dy varianteve letrare në shkrim (1916 – 1917) dhe njësimin e gjuhës në tekstet shkollore (1920). Duke patur parasysh historinë e zhvillimit të gjuhës dhe përpunimit shkencor të saj, na duket tepër foshnjor provokimi i një debati, i cili pretendon “të depolitizojë” gjuhën letrare shqipe, ngaqë e sheh si një produkt të Partisë së Punës, për rrjedhojë, një farsë të luajtur në skenat e komunizmit. Përdoret ky “argument” për të fshehur prapakthimin në shkollat françeskane e jezuite, apo në ortografinë e pangegërishtes letrare (1944). Gjithë zhvillimet para dhe pas këtyre shkollave ortografike janë një përgjigje ezauruese e “shqetësimit”, i cili mund të jetë i çdo lloji, vetëm jo gjuhësor.
 
Shkenca gjuhësore objekt të studimit ka realitetin gjuhësor, pa përjashtuar vështrimin historik, i cili shërben për ndriçimin e proceseve përmes të cilave ka kaluar gjuha, si dhe për të orientuar në ruajtjen e vazhdimësisë dhe të ligjeve të zhvillimit të saj. Cili ishte realiteti gjuhësor në periudhën pas Çlirimit? “Koineja letrare jugore e kishte zgjeruar dhe më tepër përmbajtjen e saj; ndër dy bashkëvariantet veriore, ai i mesmi kishte arritur gjithashtu një rritje sasiore e cilësore të ndjeshme, ndërsa rrethi i veprimit të bashkëvariantit letrar veriperëndimor ose i së ashtuquajturës “shkodranishte letrare” ishte ngushtuar aq shumë, sa edhe pushtuesit nuk pranuan ta përdorin si gjuhë themelore të organeve të tyre, por iu drejtuan kryesisht koinesë letrare jugore dhe variantit letrar të mesëm, duke shpresuar se kjo do t’ua lehtësonte përhapjen e ideve të tyre në të gjithë Shqipërinë”. (Për karakterin e vetëdijshëm të këtij veprimi, A. Kostallari i referohet dhe E. Koliqit në rev.”Shkëndija”1940, nr.1, fq. 7). Duke shmangur tendencat lokaliste të subjekteve a grupeve të veçanta gjuhëtarësh dhe duke respektuar rrjedhën e gjuhës e prirjet e zhvillimit të saj, mbështetur gjerësisht dhe në historinë studimore në këndvështrimin e të dy dialekteve dhe prej përfaqësuesve të trevave që ushtrojnë të folmet përkatëse, historia e shqipes me gjeografinë e shqipfolësve bënë “kompromisin” e madh , që i hapi rrugë normës së gjuhës letrare kombëtare dhe njësimit të drejtshkrimit në të dytin Kongres 1972 (pas atij të Manastirit 1908), i cili shënoi një arritje të rëndësishme që i dha shqipes profilin e një gjuhe të kulturës dhe Shqipërisë, atë të një kombi të qytetëruar.
 
T’i kundërvihesh sot gjuhës letrare kombëtare me pretekstin se ajo s’është tjetër veçse toskërishtja letrare, pra, me një gegërishte të përjashtuar, nuk do të thotë gjë tjetër, po të kemi parasysh realitetin gjuhësor që është shumë larg këtij konstatimi, veçse të pretendosh t’i japësh atë vend e rol gegërishtes letrare, që supozohet se e ka dhe e luan toskërishtja letrare. Kur bëhet fjalë për njësimin e gjuhës kombëtare, kuptohet afrimi, bashkimi i elementeve të saj përbërës, i dialektit gegë dhe atij tosk. Të rendësh pas gjuhës së dialekteve (shqipes së dialekteve), do të thotë që dialektet të largohen njëra prej tjetrës. Po ku qëndron dobia e këtij distancimi kur, si banorët e trevave të Veriut me të folmen e tyre gege, ashtu dhe ata të Jugut me të folmen e tyre toske, e quajnë veten shqiptar dhe, në të njëjtën kohë, gjithmonë e më pak do të merren vesh njëri me tjetrin, duke patur parasysh zhvillimin ndaras të dialekteve?! Gjuha është shënues i identitetit kombëtar dhe as që mund të mendohet një komb me prirje krijimin e dy gjuhëve dhe çasti kur kjo prirje kthehet realitet, atëherë kombi si i tillë pushon së ekzistuari. Si mund të mendohet një akt i tillë, kur çështja kombëtare shqiptare ka qenë në rend të ditës gjatë Rilindjes e këtej, aq më tepër sot, kur shumë dëshira të rilindasve, për të cilat punuan me patriotizëm e përkushtim, janë realizuar dhe shumë të tjera që koha ka shtruar, janë vënë në rrugën e zgjidhjes, pavarësisht klithmave të çjerra gojësh të shqyera të “modernizmit” të leqendisur. Është një përpjekje e dështuar dominimi i gjuhës nga dialekti. Gjergj Fishta, intelektual i përmasave të epërme, veprimtar, letrar me një krijimtari të bollshme, një zë autoritar në jetën politike, shoqërore e kulturore, dështoi në arritjen e synimeve të veta në Komisinë Letrare, pikërisht për shkak të orientimit të gabuar lidhur me gjuhën letrare kombëtare, duke u tkurrur në dialektin e Veriut, të cilin e konsideronte si më të përshtatshëm për normën letrare. Kjo është edhe arsyeja që vepra më e rëndësishme “Lahuta e Malcis” nuk depërtoi sa e si duhet në popullsinë e trevave të Jugut dhe jo vetëm kaq, por me kohë ajo u rrudh, aq sa edhe në Veri ndihet vështirësi në të kuptuarit e fjalorit, për qëmtimin e të cilit autori shpenzoi goxha kohë, duke demonstruar durim e vullnet të paepur. 
 
Rendja pas dialekteve të gjuhës, për vënien e tyre në funksion të gjuhës së përbashkët, ka përfshirë mendjet më të ndritura të shkencës e kulturës gjuhësore për krijimin e përshtatshmërive të pranueshme prej dialekteve në një gjuhë letrare kombëtare, për të gjithë shqipfolësit. Pra, jo një gjuhë që tenton dialektet (ndarje, përçarje, largim), por dialekte që tentojnë një gjuhë (afrim, bashkim). Mungesa e një tradite më të lashtë shkrimi se ajo e Buzukut, Bogdanit etj., ka bërë që studiuesit t’i referohen materialit gjuhësor, qëmtimit rigoroz në procesin e shtimit të këtij materiali dhe, nëpërmjet shoqërizimeve me ligjësitë e zhvillimit të brendshëm të gjuhës, të nxjerrin përgjithësime pa kapërcyer natyrshmërinë e përtypjes së tyre nga gjuha që, megjithatë, kalon tej caqeve të dokumentimit shkrimor, por brenda fushës së shqipes. Në këtë kuptim shqipja, si në lashtësi, edhe sot, dëshmohet me dialekte të përafërta, që i kanë dhënë dhe i japin frymë njëra- tjetrës, duke përjashtuar çdo mundësi suprimimi të secilit prej tyre, sepse do të suprimohej kështu vetë gjuha, gjë që është jashtë mundësive të çdo individi apo grupi individësh që të mbajnë në këmbë një komb pa gjuhë. Fakti që nuk ka ndodhur një dukuri e tillë, dhe s’ka si të ndodhë se historia e gjuhës është histori zhvillimi, le të jetë ngushëllues për ata që i tremben “vdekjes” së shqipes. Fakti tjetër që kërkohet zhurmshëm një përmbysje, sikur shqipja të ishte bijë e diktaturës komuniste e duhej të rrokullisej bashkë me të, do të thotë që kombit “të mbetur pa gjuhë”, që të mos vdesë, një tjetër gjuhë i duhet ofruar dhe shtrigat a shtriganët e “dinë” se cila do të jetë ajo. Atëhere kombi humbet identitetin e vet. Kësisoj, nuk kemi të bëjmë me përpjekje të kombit për të rregulluar standardin e gjuhës, por me përpjekje që, nëpërmjet pretekstit gjuhësor, të shkatërrojnë kombin.
 
Kjo është e rrezikshme! Aq më tepër kur antistandardi shpaloset nëpër simpoziume e konferenca gjuhësore, organizuar nga komisione e këshilla, të reformatuara në ndërakademike, të cilat, me autoritetin shtetëror të institucionit, kur shtetit i shkojnë për shtat, shtrojnë platforma për ndryshime të thella në gjuhë, të cilat, edhe pse nuk pranohen nga shumica, “pikat e saj është duke i zbatuar Këshilli Ndërakademik, i cili jo më kot është shtuar me anëtarë që janë kundërshtarë të hapët të antistandardit”. ( R. Memushaj ). Paskajoren gege me punue nuk ia largoi normës letrare të gjuhës asnjë komision, asnjë këshill apo konferencë, por ishte një vendim i kohës, të cilin Kongresi e sanksionoi , duke dëshmuar kështu aspiratën e lartë për çështjen kombëtare shqiptare. Sot, kur ndërakademikët i rikthehen formës së pashtjelluar me punue, ajo ndeshet vetëm në të folmet veriore. Forma gjegjëse e saj për + pjesore është e përhapur në të gjithë vendin. Me shtrirjen historike dhe gjeografike të formave të paskajores në shqip, krahasuar dhe me gjuhët e tjera ballkanike, është marrë gjerësisht prof. Shaban Demiraj, i cili konstaton se të dy format e paskajores me punue dhe për të punue / për të punuar janë zhvilluar në një kohë kur në gjuhët ballkanike vërtetohet procesi i mënjanimit të paskajores dhe zëvendësimi i saj me lidhoren. Ky fakt bën fjalë për atë që zhvillimi i paskajores është proces i vetë shqipes dhe jo dukuri e ndikimit prej gjuhëve të tjera, çka i bën më solide pozicionet e formave të saj dhe më tepër bindës argumentin e zgjedhjes së formës përfaqësuese në normën e gjuhës letrare. Forma e pashtjelluar me punue, nëse është përdorur vetëm në dialektin verior, do të thotë që ka patur, sikurse ka edhe sot, një përdorim të kufizuar. Në rast se kjo formë ka qenë e gjallë edhe në dialektin e jugut, do të thotë se kemi patur të bëjmë me një dukuri mbarëkombëtare që, me kohë, është mënjanuar në të folmen e Jugut, tendencë kjo e zbehjes së përdorimit në rrafshin kombëtar, ndërkohë që forma për të + pjesore është e dokumentuar në të dyja dialektet, prej Buzukut, Bogdanit e këtej. Në këtë mënyrë ajo kënaq kërkesën e gjuhës kombëtare, për të zënë vend në të, si dukuri e përbashkët e të dy dialekteve, me të drejtën e padiskutueshme të ngritjes së saj në normë.
 
Tymëset e ndërakademikëve
Nëse shteti ynë “demokratik” në listën e shkatërrimit të trashëgimisë nga regjimi i mëparshëm ka përfshirë edhe gjuhën e njësuar, duhet thënë se deri tani ka arritur të bëjë diçka, si fillim, me indiferentizmin ndaj gjuhës shqipe dhe, mos më keq më tej, me konfirmime ligjore. Gramatika e gjuhës shqipe 1997 e prof. B. Becit ishte ndër goditjet e para që iu dha gjuhës letrare kombëtare: “Shqipja ka vazhduar të shkruhet në të dy dialektet deri më 1972, kur toskërishtja letrare u shpall si gjuhë letrare kombëtare ose si gjuhë letrare e njësuar, ose më mirë, si shqipe standarde”. Është e vetmja mënyrë të shprehuri, me doza të theksuara pavërtetësie e mashtrimi, që ky gjuhëtar mund të paraqesë idenë e domosdoshmërisë së përmbysjes së standardit të shqipes. E këtë ua thotë të gjithë mësuesve dhe specialistëve të gjuhës shqipe, në një tekst të veçantë gjuhe, dhënë falas për ta, me recensë të S. Mansakut, të njërit prej më të zellshmëve antistandardë. Dhe mësuesit e specialistët heshtin! Absurdi rritet kur pas sinjaleve të tilla, të shkëputura por të vazhdueshme, kalohet në një ofensivë të përgjithshme, jo vetëm ndaj mësuesve e specialistëve, por edhe ndaj nxënësve të shkollave. Në tekstin “ Gjuha dhe letërsia” të kl.X, jepen për studim fragmente nga “Iliada” e Homerit, në përkthimin gegërisht të Gj. Shllakut, përkthyesit të shquar të kryeveprave botërore. Fakti që kemi të bëjmë me përkthim dhe jo me një vepër të shkruar në origjinal (shqip) dhe për më tepër, fakti që ky përkthyes i talentuar e ka punuar dhe në gjuhën e njësuar këtë vepër, nuk kushtëzojnë variantin gegë të studimit. Por çdo hamendësim na e largon dhe na e sqaron detyra që jepet në tekst për nxënësit: “Mësojeni përmendsh hyrjen e poemës dhe recitojeni atë, duke respektuar notat e ligjërimit epik-heroik, si dhe përkthimin në gegërisht”. Kësaj here, në një botim të miratuar nga Ministria e Arsimit. Dhe mësuesit përsëri heshtin! 
 
Sa më shumë indiferentizëm të tregohet, aq më të ngrefosur e deklarativ bëhen ndërakademikët, të cilët të habisin për kurajon e tyre kur shpallin se: “…së shpejti gegërishtja do të futet në përdorimin e përditshëm të të gjitha shkollave tona. Jo vetëm si material studimi, por edhe si mjet përdorimi”. Një deklaratë e tillë zbulon hapur atë çka deri tani e artikulonin me gjysmë zëri, përmbysjen e standardit, zbulon padurimin për ta kryer sa më shpejt këtë proces. Kjo do të thotë se zëri i tyre po dominon ose shpresojnë të dominojë në institucionet shkencore dhe në ato qeveritare se, të futësh në përdorim gegërishten në shkolla, do të thotë të spostosh gjuhën e njësuar, rolin e së cilës e merr një dialekt. Se sa sukses shënon një akt i tillë, e kuptojnë vetëm ata, të cilët kërkojnë të kurdisin orët dhe t’i sinkronizojnë me ritmin e rrahjes së pulseve fishtiane dhe, nëse ka vend për të konstatuar se u ka kaluar koha, nuk është vështirë të kuptosh se për kë bëhet fjalë, sepse Fishta, sikurse e kemi theksuar, është pararendësi i tyre në përpjekjet për t’i dhënë gegërishtes autoritetin dhe funksionin e normës letrare kombëtare, pra të dialektizonte gjuhën, përpjekje në të cilën dështoi; dhe jo me vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit (1972), por të Komisisë Letrare të Shkodrës (1916). Pra, kujt i ka kaluar koha?!. Këta spekulantë që me vetëdije ngatërrojnë dialektet e gjuhës me gjuhën e njësuar, dëshpërimisht nuk do të mund t‘ia kundërvënë gegërishten gjuhës së njësuar, e cila ka një histori shkrimi e krijimi letrar vërtet të shkëlqyer. Ndërakademikasit gjynahqarë e kanë shumë të kufizuar hapësirën e veprimit e u bënë copa duke u rrotulluar brenda saj sa andej këndej, pa kursyer edhe “këshillat”, si të ndrikullave, kur thonë se: “Këta gjuhëtarë të pareformuar (mbrojtësit e standardit, M. K) mund ta kishin kuptuar me kohë se shumëllojshmëria dialektore do ta pasuronte letërsinë tonë me hapësira të reja gjeneruese”. Por “ koncepti i kulturës së gjuhës është më i gjerë se koncepti i normës letrare: një fjali, një trajtë, një ndërtim që, i marrë në vetvete, nuk është në pajtim me normën letrare, në një situatë të caktuar mund të jetë jo vetëm i përligjur, por edhe i domosdoshëm” (E. Lafe).
 
Të paorientuar në sulm, por shumë të qartë në synimet e tyre, këta lloj ndërakademikësh, të dehur nga afshi i kalbësirës së qilarëve prej rrjedhjes së buteve të shpuara, në marramendje çakërdisëse, ndihen të denjë të maten me gjigantët, deri në shpërfillje të tyre për dritëshkurtësi gjuhësore e letrare. Nuk kuptohet ndryshe kur, sapo lëshojnë një tymëse sot, nuk e kanë problem që nesër të mohojnë autorësinë, duke i konsideruar ato si marifete gazetarësh për të tërhequr vëmendjen e lexuesve por, megjithë përgënjeshtrimin në shtyp të deklaratës se “Gegërishtja, së shpejti në të gjitha shkollat tona!”, ai (K. Topalli) nuk mund të mohojë se është radhitur ndër ata gjuhëtarë “që nuk u lodhën së mbrojturi devizën e gegërishtes, e cila në thelb përbën mbrojtjen e gjuhës sonë nga artificializmat dhe regresi, ku po e çonin atë pseudogjuhëtarët tanë” (M. Pashollari). Pavarësisht se ky tendencioz negativ e konsideron të kryer këtë mision të futjes e praktikimit të gegërishtes ne shkolla, K. Topalli po tregohet peshkatar “i zoti” në lëshimin dhe tërheqjen e grepave të hedhur në ujëra të turbullta që, edhe pse është kapur ndonjë cironkë (si ajo që përmendëm më sipër në rastin e vargjeve të Homerit), në pritje të peshkut të madh, për të mos e trembur, ai i kon grepat me ushqim joshës: “Unë nuk kam folur për gegërishte në shkolla dhe madje nuk di të ketë një projekt të tillë”. Por atëhere, çfarë dini në këtë padijeni tuajën, zotërinj ndërakademikë?! Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 2013-ës, u duk se e kishte në projektet e saj një qëndrim tjetër ndaj gjuhës, më të vëmendshëm e më tepër ekzigjent. Por fakti që akoma s’po ndihet gjë, do të thotë që konsiderohet si një problem që pret, ndërkohë që agresiviteti i grupit kundërvënës të standardit sa vjen e rritet, përfituar nga mjegulla e përhapur, duke synuar kapjen e institucioneve shkencore (ku nuk është se nuk kanë arritur sukses). Kjo është arsyeja që një grup intelektualësh iu drejtuan kryeministrit me një letër për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Është problem me rëndësi kombëtare dhe meriton tërë vëmendjen e një qeverie të përgjegjshme në misionin që ka ndërmarrë për Shqipërinë evropiane të qytetëruar.