Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këshilli Lazaratin i Drejtësisë

Këshilli Lazaratin i Drejtësisë

Postuar: 09/07/2014 - 08:27

Nga Besi BEKTESHI      Ju kujtohet Lazarati, ai fshati që të gjithë mbronin të gjithë, ai fshati ku të gjithë pothuaj mbillnin hashash, ai fshati ku të gjithë pothuaj mbanin armë, ai fshati ku pothuaj të gjithë shkelnin ligjin, ai fshati ku pothuaj të gjithë jetonin mbi çdo mundësi normale jetese të ndershme, ai fshati ku pothuaj të gjithë ishin jashtë ligjit në Shqipëri? Çfarë ndodhi me të? Asgjë, u plotësua me sukses një operacion policie, edhe pse me shumë reagime me armë nga brenda dhe fjalë nga opozita nga jashtë. Dakord, por në fund, fshati i kontrollua, u pastrua aq sa u pastrua, u dogjën prodhime të shumta që kalojnë milionat e eurove, u bë një punë e madhe, e cila kishte në bazë “ç’lazaratizimin” e përgjithshëm të fshatit. Në këtë fakt të madh, të një iniciative të vonuar dhe aspak të ndërmarrë nga maxhoranca e dikurshme, është e qartë një gjë: Një degradim i tillë vjen gjithmonë jo vetëm nga politika dhe anekset e saj, por kryesisht nga sistemi i drejtësisë që nuk ka lidhje as me drejtësinë, dhe as me demokracinë.
 
Nuk kam nevojë të jap shpjegime mbi konfliktin mes ministrit Naço dhe KLD-së. Nuk më intereson ky fakt, sepse është e qartë si drita e diellit, edhe problematika e një krijimi KLD-je dhe sistemi të drejtësisë me konceptet autokratike që në Europë janë vetëm te Lukashenko. Biles në Bjellorusi, aty i binden atij, kurse te ne një model Këshilli Lazaratin i Drejtësisë, i bindet vetëm “vëllazërisë së tyre”, e cila shkon gati gati si një “setë satanike”. Në Bjellorusi kanë frikë liderin maximus (te ne ju ka rënë nga fiku) kurse te ne, tashmë nuk ndalen përpara asnjë lloj banaliteti jashtë të zakonshmes, sepse e dijnë, se po ra njëri, bien të gjithë.
 
E dijnë se ajo që i shpartallon është ana fiskale dhe fshehja e pasurisë, sepse letrat e tyre i kanë tashmë të rregulluara me njëri tjetrin. Por anës fiskale dhe pasurisë së jashtëzakonshme të formuar nga miliona e miliona të marra në mënyrë banale, të pafalshme, më shumë edhe se deputetët dhe qeveritarët, më shumë se sa mjekët e korruptuar, më shumë se sa pedagogët e tillë, më shumë dhe se bizneset që përvidhen, nuk kanë se çfarë ti bëjnë.
 
Po shkon puna si te Corleonezët në USA, apo shembulli i Al Capones, i cili u kap për evazion fiskal. Janë vendosur politikisht që të bëjnë pikërisht pasurinë e tyre dhe të mbrojnë edhe pasuritë e atyre jashtë në politikë, të mbrojnë jetët e tyre nga ligji që është thyer nga ato vetë, dhe ti mbrojnë politikisht kur të akuzohen për hajdutëritë madhështore që kanë bërë. E nuk janë pakicë kjo sëra...!? Janë shumicë, dhe politika, po vetëm politika mund ta zgjidhi këtë “kodosh situatë” absurde të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Një pjesë e tyre ju ka dalë duash dhe politikës që i emëroi. Po, po ju ka dalë duarsh dhe punon për vete. Aq sa opozita nuk ka bërë zë, për disa të tillë dhe një pjese të mirë aty brenda. Arroganca ka arritur majat e saj dhe është një turp i madh dhe një luftë shumë e vështirë se sa Lazarati i vogël. Operacioni i fshatit ka qenë shumë më i lehtë se sa operacioni politik, që i duhet maxhorancës të largojë bashkëveprimin arrogant të Këshillit Lazaratin të Drejtësisë. 
 
Ky është dhe problemi. Nëqoftëse dy apo tre anëtarë atje, do të kishin votuar kundra atij që është zbuluar nga zullumet, ky i fundit, por dhe vetë praktika do ti nxirrte zbuluar dhe ato, dhe kështu të nesërmen do të fillonte procedimi edhe për pikërisht ato që çojnë dorën në favor të hetimit. Është e qartë shumë mirë kjo gjë.
 
Maxhoranca duhet të jetë kompakte për të bërë pastrimin e një “këshilli ndrikullash” si ai në drejtësi. Sepse lekë kanë, pasuri kanë, leva kanë, horra kanë, momente bashkëpunim i kanë dhe për më tepër, dikush edhe i mbron politikisht. Imagjinoni që një djalë i “lëpirë flokësh” deklaronte “na lini të vazhdojmë kundra qeveritarëve” dhe e para askush nuk i ndalon dhe nuk mundet ti ndalojë, dhe e dyta shikohet qartë se si e shikojnë drejtësinë në KLD që në konferencë për shtyp.
 
E fundit që dua të them është se KLD-ja, jo vetëm që në fjalë është “thuthuqe” dhe normalisht i duhet hequr ky ves, por dhe një model jo profesional përfaqësimi. Kjo i shtohet sipër anës korruptive dhe të degradimit njerëzor dhe profesional, të paimagjinueshëm që është në atë vend. 
 
Kjo është sfida më e madhe e kësaj kohe, e maxhorancës politike të PS-së dhe LSI-së. Kjo sfidë pa asnjë fjalë duhet fituar jo për të ulur politikisht kundërshtarin, por për të bërë Shqipërinë më të drejtë, duke i hequr nga qafa një KLD, aspak të drejtë dhe sidomos që jep drejtësi të pa drejtë në këtë vend.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 19:17

Dita e sotme si një ditë përkujtimore për çlirimin e kryeqytetit nga formacionet partizane u festua nga të gjitha palët e politikës si një ditë e veçantë për kontributin e shqiptarëve në a

Postuar: 17/11/2019 - 07:47

“Nga të gjitha fatkeqësitë që mund ta gjejnë një Komb, asgjë nuk është më tragjike dhe me k

Postuar: 17/11/2019 - 07:45

Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindroma e mosrespektimit të të rinjve

Postuar: 17/11/2019 - 07:44

Jam një nga tre milionë shqiptarët që jetoj në Shqipëri.

Postuar: 17/11/2019 - 07:42

Një njeri kërkon të marrë një për qind të produktit tonë të përgjithshëm të Shqipërisë.

Postuar: 16/11/2019 - 20:43

Reforma në Drejtësi përpos çlirimit të drejtësisë nga turlilloj injorantësh, hajdutësh, sharlatan

Postuar: 16/11/2019 - 07:21

Është një ulërimë e madhe, është një gjëmë pa përmasa, është një apokalips dhe përmbysje rrënjëso