BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

A ka patur pushtet vendor Shqipëria?

A ka patur pushtet vendor Shqipëria?
Nga Enver CAKAJ Po lakojmë pushtetin vendor, por fatkeqësisht nuk kemi patur as pushtet qendror. Po të kishim atje lart një kryeçoban të mirë edhe poshtë do të kishim barinj të mirë dhe vendi nuk do të ishte në anarshi. Shteti do burra e gra qesqine që të drejtohet jo çapaçulë, që dinë vetëm të ulërijnë. Rezultatet nuk vijnë me fjalime bajate, që na e nxjerrin Shqipërinë në krye të botës, kur s’kishim as bukë për gjysmën e popullit. Mburrja është erozioni që e ha pushtetin pak e nga pak siç e hëngri. E keqja është se ky erozion gërreu gjithë popullin e varfër. Pushtet i vërtetë quhet ai që edukon shtetasit e vet, që të mësohen të zbatojnë ligjin. Mirëpo deri tani vetë pushteti vendor nuk është edukuar që të veprojë ligjërisht. 
 
 E kemi thënë dhe herë të tjera, që bashkitë dhe komunat quhen zotër të vetes kur kanë në administrim të gjitha shërbimet publike që përfshin territori i tyre. Nuk e dimë ç’do të përmbajë ligji i ri i reformës administrative, por pushteti vendor duhet të ketë kompetenca të plota për administrimin e të gjitha shërbimeve brenda juridiksionit të tyre. Përse e themi këtë? Bashkitë dhe komunat kanë një plan rregullues, por kur në të veprojnë struktura të tjera dhe ndërtojnë vend e pa vend objekte në kundërshtim me të, fajet i hidhen pushtetit lokal. Jeni dëshmitarë të prishjes së objekteve pa leje që po ndodhin në të gjithë vendin. Përse po bëhet kjo masakër me djersën e atyre që i kanë ndërtuar? A kemi patur pushtet vendor në Shqipëri? Bashkitë dhe komunat kanë një këshill, që secili anëtar përfaqëson një komunitet të vetin ku është zgjedhur. Këta këshilltarë që paguhen, nuk janë zgjedhur vetëm për të vajtur vetëm në mbledhjet e këshillit, por të mbikqyrin dhe të merren me të gjitha problemet që ka komuniteti i tij dhe të informojnë strukturat përkatëse për t’i parandaluar ato. Banesat që janë ngritur pa leje në të gjithë vendin, nuk u ndërtuan brenda një nate dhe nuk i diktuan dot. Por këtu ka një problem. Këshilltarët janë bërë ortakë me shkelësit e ligjit për interesa të tyre dhe u krijua kjo katrahurë mjedisore. Në vend që shteti të merret me investime të tjera në të mirë të komunitetit harxhon fonde për prishjen e ndërtimeve pa leje. Nuk e dimë a është ndëshkuar ndonjë kryetar bashkie ose komune për këto shkelje të planimetrive të territorit të tyre? 
 
Ka kohë që është bërë bozë shprehja: “Jemi për zbatimin e ligjeve dhe shtetin ligjor”. A thua të jetë njeri kundra ligjit dhe shtetit ligjor? Shtet ligjor quhet atëherë kur të mos flenë nëpër sirtarë vendimet e gjykatave për personat e ndëshkuar padrejtësisht. Shtet ligjor konsiderohet kur debitorët ndaj shtetit, jo të priten pafundësisht, por të ndëshkohen sipas ligjit. Ne flasim për shtet ligjor, por askush nuk guxon të zbatojë ligjin për ata që prishin rrugët e nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit. Këto nuk janë taksa, por mall. Ka pas qenë një ligj dikur, për ata që dëmtonin të cilët ishin të detyruar të zhdëmtonin. Nuk u mor vesh përse nuk ekziston më. Nuk ka lidhje me nostalgjinë, por ato ligje që i jepnin autoritet pushtetit, nuk ka pse lihen mënjanë. Nuk flas për pushtetin vendor pas viteve 1950, por për atë të prag çlirimi. Pushteti popullor, edhe pse me analfabetë, por patriotë që kishin dalë nga lufta, kishin autoritet, por edhe kompetenca. Nëse ndokush kundërshtonte ose ofendonte këshillin, ndëshkohej deri një muaj të kryente detyrën e bekçiut të lokalitetit. Nuk jemi për masa ekstreme, por as për neglizhenca të tilla, kur bashkia ose komuna nuk ka forcë të administrojë territorin e saj. Forca e pushtetit e ka bazën tek zbatimi i ligjit.
 
Sa shtetas nuk paguajnë gjobat e vëna nga inspektorët dhe ploçitë gjithfarëshe në Shqipëri? Po të keni nerva të hekurta shkoni nëpër stadiume ose fusha sporti ku zhvillohen ndeshje futbolli. Kur i shikon që ofendohen me fjalë të ndyra gjyqtarët dhe lojtarët dhe nuk ka një ligj që t’i ndëshkojë këta tifozë të sëmurë të duket sikur këta njerëz kanë dalë nga hauze të panjohur dhe nuk kanë patur kurrë kontakte me ligjet dhe njerëzit. Nëpër stadiume vihet për t’u argëtuar jo të thartosh nervat. Të gjithë thërresin për fitoren e skuadrës së tyre, por asnjëri nuk e di se kur do të fitojë kultura sportive. Ne na duhen njerëz me kulturë ligjore, jo birbo. Kush e futi këtë frymë urrejtje mes shqiptarëve, vallë? Të mos harrojmë se kemi patur në krye të qeverisë jo një njeri, por një tigër që përçonte vetëm urrejtje dhe ulërima. Ai nuk ishte Kryeministër i të gjithë shqiptarëve, por vetëm i asaj pjese që i bënte lajka atij. Shteti dhe pushteti real nuk ka parcelime, por shtetas të barabartë. Këto parcelime ndodhen edhe në pushtetin vendor. Por ky nuk quhet as pushtet, as shtet. Populli kërkon pushtetin e tij, pa mllefe e bërryla.