Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kush është deputeti arvanitas i Agimit të Artë, Kristo Papa

Kush është deputeti arvanitas i Agimit të Artë, Kristo Papa

Postuar: 29/01/2013 - 11:08

Nga Arben LLALLA* Deputeti i Agimit të Artë Kristo Papa vazhdon të bëjë deklarata ekstremiste duke provokuar kombin dhe shtetin shqiptar. Por nga buron urrejtja e Kristo Papa, i cili është shqiptar ortodoks, që e di shumë mirë gjuhën shqipe, gjuhën e heronjve të revolucionit të 1821, gjuhën që e flisnin dhe e flasin shumë personalitete të Greqisë? Kristo Papa lindi në vitin 1962 në Athinë, ai është i pagëzuar me emrin e gjyshit që ishte prift, origjina e tij është nga fshati Lipa që i përket zonës së Lakka të Sulit, krahinë që historikisht është banuar dhe banohet nga arvanitas ose grek me origjinë shqiptare. (Greqia duke patur popullsi nga kombet e tjera si arvanitas, sllavë, ortodoks nga Azia e vogël, çdo 10 vite u ndërron fshatrave se kujt Prefekturë duhet ti përkasin, kjo bëhet me qëllim për të bërë ngatërrimin e studiuesve të statistikave për popullsinë në Greqi). Fshati Lipa, nga është origjina e vërtetë e familjes Kristo Papa është themeluar si fshat midis shek.16-17 nga suljotët dhe ndodhet 51 km larg qytetit të Janinës. Lipa ka rreth 50 banorë sot dhe i përket komunës së Sellon të Bashkisë së Janinës. Ka një kala të vjetër dhe një kishë. Në vitin 1997 Kristo Papa bashkë me familjen rikthehet në Janinë ku hapi një biznes për shitjen e mobiljeve COCO-MAT. Është babai i tre fëmijëve.

Ilia Papa, major i Zervës

Kristo Papa, që në fëmijëri u edukua me frymën e heronjve revolucionarë të 1821 që ishin nga Suli, të cilët prej shumë vitesh ishin kundërshtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane dhe të pushtetit të Ali Pashë Tepelenës. Figurat e heronjve shqiptarë të Sulit u bënë objekt frymëzimi të poetëve me famë në ato vite. Babai i Kristos, Ilia Kristo Papa ka lindur në vitin 1924, dhe ishte fëmija i pestë i një prifti të thjeshtë dhe një mësuese. Në moshën 17 vjeçare ju bashkëngjit trupave të Napolon Zervës. Majori Ilia Kristo Papa merr pjesë direkt në ndërhyrjen ushtarake të kolonel Gjeorgjio Papadhopulos i cili instaloi diktaturën ushtarake në Greqi nga viti 1967-1974. Ushtaraku Ilia Papa u caktua në trupat e besueshme të sigurisë së Papadhopulit të cilin e emëroi më vonë Komisioner i qeverisë në Bankën Greke. Pas rënies së diktaturës më 1974, edhe pse u arrestua me akuzë për tradhti nga deputeti i PASOK, Evangjelo Janopulos, ai i shpëtoi burgut falë bashkëpunimit që vazhdoi me Kostandin Karamalisin. Në vitin 1975 doli në pension bashkë me qindra ushtarak që i kishin shërbyer sistemit diktatorial të Gjeorgjio Papadhopulos. Në moshë të thyer 89 vjeçare Ilia Papa vazhdon të jetë aktiv i organizatës Agimi i Artë dhe të propagandojë tek rinjtë frymën e juntës diktatoriale të Papadhopulos dhe të ideologjisë naziste Hitleriane.

Deklaratat e deputetit Papa

Megjithatë mendimi im është se deputeti Papa po bën një punë të lavdërueshme me deklaratat ekstremiste duke i treguar botës perëndimore se Greqia mbetet një vend primitiv ku feja ngatërrohet me kombësinë si në mesjetë, ku në Greqi ka forca të ideologjisë naziste të cilat rrezikojnë të përhapen në vendet e BE si oktapod. Besoj se problemet e brendshme të Greqisë bëjnë që klasa politike e saj të gjejë ngushëllime duke reflektuar me dhunë kundër emigrantëve dhe shqiptarëve në veçantë. Kjo është një metodë e njohur për ne që kemi jetuar disa vite të jetës në atë vend. Deklarata tej ekstremiste e Kristo Papës se nëse Agimi Artë vjen në pushtet do i shpalli luftë Shqipërisë është bërë për marketing politik prandaj unë publikisht do ta pyesja se kundër kujt do luftojë Kristo Papa? Kundër nipave të Marko Boçarit (1790-1823) që jetojnë në Vlorë, kundër nipave të të Kiço Xhavellës (1801-1855) që jetojnë në Leskovik dhe Tiranë me mbiemër Tasho, apo kundër nipave të Gjeorgjio Llalla- Karaiskaqit (1782-1827) që jetojnë në Gramsh-Elbasan dhe Tiranë!?

Kristo Papa, ideologu nazist

Nëse do shohim organizatën e Agimit të Artë, aty nuk janë vetëm nazistë, as neonazistë, por janë diçka tjetër për të cilët bota duhet të trembet. Ata janë një organizatë e errët, e tmerrshme të cilët promovojnë ushtrinë naziste të Hitlerit për të cilën bota e sotme ndjenë ende dhimbjet që i shkaktoi ajo ushtri me ideologjinë e saj vrasëse deri në zhvarrosje të kombeve. Kristo Papa, që ne e shohim duke dhënë deklarata për një luftë midis Greqisë dhe Shqipërisë ishte drejtuesi i shtypit dhe propagandës së Agimit të Artë. Në shkrimet që shkruante, Papa ngrinte lart figurat e nazistëve gjermanë me një përkushtim patologjik. Agimi i Artë si organizatë u themelua për të dobësuar partitë e majta në Greqi, jo kundër shqiptarëve, bile shpeshherë në revistën e tyre botoheshin shkrime ku thuhej se grekët dhe shqiptarët janë vëllezër. Por pas viteve 2000, kjo organizatë u bë kundërshtarja më e fortë e emigrantëve shqiptarë dhe Shqipërisë. Mendoj që këtu duhet të kenë gisht Lobi sllav në Greqi, që është shumë i fuqishëm dhe kisha ortodokse.
Nëse do shohim nga e kanë origjinën shumica e deputetëve të Agimit të Artë, do vërejmë se shumica e tyre vijnë nga fshatrat arvanitas si p.sh Nikolaos Mihalolakos, Eleni Zarula, Kristo Papa, Mihail Arvaniti, Nikolaos Mihas (mbiemri këtij ka qenë Bythkali para shumë viteve sepse e njoh familjen e tij), Dhiumitrios Kukuçi, Estathios Bukuras(edhe një kushëririn e këtij e njoh, flasim shqip shumë mirë), Ilias Kacidharis etj. Lirisht mund të them se po tu bëhet ADN, do dali se e kanë të njëjtë me shqiptarët, por për fat të keq shteti shqiptar nuk ka institucione që të merren më seriozisht me këto gjëra dhe Ministria e Jashtme nuk ka diplomatë që kanë njohuri për arvanitasit. Kjo më dhemb shumë, prandaj ftoj publikisht ndonjë historian dhe studiues të më kundërshtojë këto që shkruaj.

Agimi i Artë përdor simbolet e vjetra shqiptare

Në përgjithësi organizata “Agimi i Artë” përdor simbolet e vjetra shqiptare, ajo si ngjyrë kryesore ka fushën e kuqe me shkronja të zeza dhe shqiponjën dy krenare që është simboli i familjes së Kastriotëve. Por pasi fitoi disa vende në Kuvendin e Greqisë ndryshoi ngjyrat nga e Kuq e Zi në të Kaltër me të Bardhë, kjo u bë pasi partitë majtiste i akuzuan se janë me origjinë shqiptare dhe përdorin ngjyrat e flamurit të Skënderbeut. Në numrin e revistës të Agimi i Artë të Tetorit 1986 shkruhej me shkronja të madh: “Grekët dhe Shqiptarët, një popull, një racë, një atdhe”. Shkrimit në fjalë revista i kishte kushtuar dy faqe të saj, ku jepeshin të dhëna mbi lidhjet e dy popujve. Shkruesi i artikullit thotë se shqiptarët dhe arvanitasit janë e njëjta gjë. Ai jep disa të dhëna në lidhje të ngjashmërisë së gjuhës së Omerit me gjuhën shqipe si dhe flet për Pirron, Kostandinin e Madh, Justinianin, Kolokotroni etj., të cilët ishin ilirë. Me interes është fakti se autori i shkrimit të botuar në revistës e “Agimit të Artë” është njeri nga themeluesit dhe drejtuesit kryesor i cili ka vënë iniciale FAETHON.*Historian i pavarur

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 08:58

Sistemi bankar në Shqipëri është në ditën e vet më të zezë, duke u kthyer në institucion jokredibël dhe aspak transparent për publikun shqiptar dhe grupet e interesit.  Kjo bankë sot drejtohet nga një guvernator

Postuar: 19/07/2019 - 07:12

Sigurisht që shumë janë me "parullën" se "politika është arti kompromisit" dh

Postuar: 19/07/2019 - 07:09

Sot ne shqiptarët edhe pse jetojmë në mjerim e skamje e shohim qartë se, ky vendi ynë është kthye

Postuar: 19/07/2019 - 07:05

Problemet e papunësisë janë sa sociale, aq komplekse, sa të pazgjidhura, aq me pasoja, kryesisht

Postuar: 18/07/2019 - 07:15

Kjo farë demokracie, që s’po hyn ende në brazdë, ka sjellë një çoroditje, që fjalën e lirë

Postuar: 18/07/2019 - 07:13

Nuk do të rrinte pa bërë demagogji dhe llafollogji prej somnambuli politik dhe të pa afti të meri