BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Nga konferenca e Tiranës 1956, tek kongresi i fundit në PD?!

Nga konferenca e Tiranës 1956, tek kongresi i fundit në PD?!
Nga Besi BEKTESHI    Një nga lartësitë politike të një farë reagimi të fortë politik, kurajoje politike, pastaj persekutimi politik ndaj idealistëve komunistë, është e famshmja Konferencë e Tiranës, e vitit 1956. Ajo po zhvillohej mbas një reagimi politik të Partisë Bolshevike të BS-së, mbas vdekjes së diktatorit komunist Stalin. Në atë kohë, Partia Komuniste e BS-së, kishte kritikuar dhe dënuar pikërisht kultin e individit dhe krimet e Stalinit. Ishte një moment sa tragjik, por dhe revizionues me sa mundesh të bënte një regjim komunist, i cili po shikonte se “diktatorët e mëdhenj” të groposnin në sy të njerëzve. Në këtë mënyrë Nikita Hrushov dhe një dorë të zemëruarish nga personaliteti famëkeq dhe kriminal i Stalinit, morën inisiativën e mbijetesës për dënimin e pikërisht shefit të tyre. Normalisht ishte dhe kongresi i 19-të, dhe pastaj dhe ngjarje të tjera që vërtetuan se sovjetikët nuk ishin bërë më të mirë, por kërkonin të riparonin disi biografinë e partisë së tyre. Kaq dhe jo më tepër. Dakord, dhe kjo ishte hyrja për të treguar paksa për Konferencën e Tiranës. Nuk është hera e parë që shkruaj për vitin 1956-të dhe nuk është ky qëllimi i shkrimit, por e kisha fjalën te “kulti i individit” dhe sidomos te “familjariteti në forumet e partisë”!?
 
Babai im, ka qenë një nga njerëzit e dënuar në atë kohë dhe bënte pjesë në organizatën e partisë së Radio Tiranës. Po kush ishte një nga problemet e ngritura guximshëm në këtë konferencë në sy të Beqirit, pastaj Enverit dhe të gjithëve me rradhë? Në fakt Enver Hoxha, po ju ngrinte një kurth idealistëve, intelektualëve dhe në përgjithësi njerëzve me kurajo qytetare në PPSH. Ai duke shfrytëzuar “erën nga Moska” donte të kuptonte se kush do të dilte haptas kundër, ose të bënte kritikë, dhe pastaj të merrte masa dhe ti qëronte!? Ai la të lirë përgatitjen dhe pastaj kur u shfaqën mendimet, lau hesape me dënime nga më të rëndat, dhe deri në largime nga partia dhe nga puna, apo internime dhe burgosje të më vonshme. Një nga ata që u ngritën përveç fakteve për ndarje të lartësive të KQPPSH-së nga masat, ishte dhe familjariteti në Byro Politike dhe KQPPSH. Në letrat dhe kritikat e bëra dhe nga komunistët e radios, organizata e saj, por dhe disa organizata të tjera ishin dhe këto: Pse është që Komiteti Qendror i PPSH-së të ketë burrë e grua në shumë raste, familjaritet, farë e fis, krushqi etj., etj. Po, dhe përmendën dhe shumë raste si Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha, Mehmet Shehu dhe Fiqiret Shehu, Hysni Kapo dhe Vito Kapo, por dhe Pirro Kondi dhe Vito Kapo, por dhe krushqi e shumtë dhe po ashtu kushërinj dhe rreth familjar pa mbarim?! Kjo gjë me shumë kurajo dhe devocion dhe nga komunistë intelektualë të një modeli idealist dhe me pasion të veçantë. U bënë letra dhe fjalë të shumta për këtë temë, dhe u tha dhe me zë në Konferencën më të pa studiuar për fat të keq nga historiografia të komunistëve shqiptarë, e cila ka një rëndësi shumë të madhe për trashëgiminë politike në Shqipëri. Mbas saj, shumë u qarkulluan, u larguan, u arrestuan sidomos më vonë dhe padyshim u vunë në shënjestër për tu hakmarrë partia (kupto Enveri) dhe mbas shumë kohësh. Ishte goditur me terminologjinë e kohës edhe familjariteti në PPSH-në e vitit 1956. Ishte ai familjaritet që mbante në fakt të lidhur KQPPSH-së dhe megjithëse Enveri apo Zeusi, më vonë që i goditi edhe ata, i pushkatoi dhe internoi, sërish në ato fillime kështu ishte, dhe pse jo me “faje” kaq të mëdha të shtuara si bie fjala në vitet 1970-1980?! Dakord, por në vitin e largët 1956-të dhe unë doja dhe tre vjet të lindja, im atë u degdis diku (duke qenë në qendër të Tiranës) në një fshat humbëtirë në Librazhd, duke ju marrë dhe letërnjoftimi, por u arrestuan dhe u burgosën dhe për më tepër dikush më vonë dhe u vra fare.
 
Por ishin shumë më trima se sa sot?! Si më shumë trima se sa sot? Po pra, sepse në fund të fundit, guxuan dhe thanë hapur për shumë gjëra dhe probleme, por dhe për familjaritetin dhe katapultimet e fisit dhe krushqisë në KQPPSH. 
 
Ky është një ndryshim midis Konferencës së Tiranës dhe Kongresit të PDSH-së në distancë kohore gati gjashtë dekada. Ky pasur ndryshim Kongresi i PD-së nga Konferenca e Tiranës s PPSH-së, sepse delegatët në Konferencën e Tiranës nuk kishin celularë dhe se kritikonin familjen e lartësive të mëdha në PPSH, në rastin e Konferencës. Në Kongres nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë kurajo, kurse komunistët e Konferencës së Tiranës kishin kurajo dhe se dikush prej tyre e dinte se do ti “qëronin” më vonë?! Ka ndryshim, sepse në Konferencën e Tiranës të gjithë të dënuarit ishin intelektualë të mirëfilltë dhe më vonë u përjashtuan, kurse në Kongresin e PD-së tashmë intelektualët përbëjnë “qetësinë e njeriut të përhumbur” që nuk ka ideal fare. Ka ndryshim të madh, sepse ata ishin komunistë në Konferencën e Tiranës dhe e kishin për nder, kurse në Kongresin e PD-së, ka një pjesë që janë komunistë dhe bërtasin si antikomunistë, duke bërë mashtrimin më të madh politik të të gjitha kohërave në Shqipëri. Ka ndryshim, sepse në Konferencën e Tiranës, njerëzit në shumicë kishin merita, në Kongresin e PD-së ata që tashmë përbëjnë “KQPDSH-në” ose Organin drejtues si këshill kombëtar kanë shumë pak merita. 
 
Ka dhe shumë ndryshime të tjera të cilat përbëjnë dhe pikërisht një model për tu studiuar në raport me kritikën dhe raprezaljet. Lidershipi politik në vitin 1956 nuk kishte akoma imoralitetin politik të të ndarjes së plotë nga ideali. Në kongresin e PD-së. Nuk kanë të bëjnë aspak me idealin demokratik, dhe ky është ndryshim shumë i madh që mund të demostrohet qartë dhe mirë. Në vitin 1956, lidershipi sa po fillonte të ndahej nga “ideali komunist” dhe të jetonte si aristokraci dhe vriste pastaj si komunist, kurse në vitin 2014, lidershipi demokrat, nuk ka kurrfarë lidhje me idealin e demokracisë dhe me vetë demokracinë në parti. Po, ka ndryshim të madh midis Konferencës së Tiranës në vitin 1956, dhe Kongresit të PD-së në vitin 2014!
Megjithatë, as Enver Hoxha nuk kishte djem dhe d
hëndurë,vajza si krushqi në kryesi. Në PD-në e sot Bashës, ka dhe kanë leje më në fund dhe nga lideri maximus Berisha që të vazhdojnë për aktivitet të tillë. Sa shyqyr që ka në këtë parti?! Sa shyqyr?!