Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani më i shpejti në merkato, vijnë Tafili e Kalari

Partizani më i shpejti në merkato, vijnë Tafili e Kalari

Postuar: 20/06/2015 - 08:54

Partizani po e fiton derbin e vet me Tiranën në këtë merkato, pasi jo vetëm që ka bërë lëvizje më të mira dhe ka afruar lojtarë cilësorë, por në të njëjtën kohë po ia merr Tiranës edhe ata pak elementë të kualifikuar, duke e dobësuar në maksimum.
 
Lëvizje të tilla të Partizanit kanë ngjallur besim tek skuadra e kuqe, e cila mund të shihet që tani si një nga pretendentet kryesore për titull sezonin e ardhshëm, së bashku me Skënderbeun. Pavarësisht disa largimeve në fillim, Partizani e stabilizoi situatën dhe ia doli të shtrojë rrugën e duhur për sukses, duke mundësuar formatimin e një grupi cilësor. Dje u zyrtarizuan dy blerjet e reja, që janë Tafili dhe Kalari. I pari vjen nga Shkodra dhe shihet si lojtar me të ardhme, kurse për Kalarin ishte një zgjedhje emocionale, nisur nga rivaliteti që kanë të kuqtë me bardheblutë.
 
Lëvizjet
 
Partizani zyrtarizoi kështu dy blerjet më të reja, mbrojtësin Rejnaldo Kalari dhe mesfushorin Alsid Tafili. Për trajnerin Sulejman Starova afrimi i këtyre futbollistëve është një tjetër tregues i objektivave të qarta që skuadra e kuqe ka në sezonin e ri. Plotësimi i të gjitha reparteve dhe dublimi i çdo pozicioni është synimi kryesor i drejtuesve të Partizanit, deri në ditën e fundit të merkatos. Rejnaldo Kalari u shfaq i emocionuar në prezantimin me skuadrën e kuqe, ndikuar kjo nga e kaluara me rivalët bardheblu. Por mbrojtësi i majtë ka premtuar se do të japë gjithçka për të respektuar besimin e drejtuesve të partizani. Kalari do të duhet të zëvendësojë një futbollist si Cuculi, që pavarësisht se luajti vetëm një sezon arriti të lërë gjurmë tek kjo skuadër, por mbrojtësi i majtë evitoi çdo mundësi krahasimi. Një befasi për opinionin sportiv ishte blerja e mesfushorit Alsid Tafili, po jo për shkodranin që duket se nuk është menduar dy herë për tu transferuar tek Partizani. Konkurrenca e madhe në repartin e mesfushës duket se nuk e shqetëson aspak mesfushorin më të ri të të kuqve. Dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës së kuqe në përgatitjet e saj për konkurrimin në Europa Ligë teksa ditët e ardhshme do të hidhet edhe shorti.
 
Partizani-Tirana, sfida e parë në javën e gjashtë
 
Derbi Partizani-Tirana do të luhet në javën e gjashtë të Superiores së ardhshme. Ky është kalendari që ka caktuar shorti i djeshëm i Superiores i hedhur në ambientet e federatës. Natyrisht që nuk ndodhi surpriza, pra që ky derbi të binte në javën e parë, gjë që do ta kishte bërë vërtet interesant, por kjo përballje e parë nga katër që ka kampionati gjithsej, do të luhet në fillim të tetorit. Deri në atë moment skuadrat do të bëjnë të tjera lëvizje dhe do të shtojnë forcat e tyre për të dhuruar emocione të mëdha. Edicionin që lamë pas, Partizani fitoi dy ndeshje dhe barazoi në dy të tjera në duelet derbi me Tiranën, duke qenë superior dhe duke merituar suksesin. Adriatik BALLA
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 07:34

Askush nuk do të donte të ishte pensionist, jo vetëm për arsye të moshës së tronditur nga trokitjet e fundit të jetës, por edhe nga mënyra se si trajtohen ata në shoqërinë tonë.

Postuar: 18/11/2018 - 07:33

Sipas një sondazhi të Gallup, 79% e të rinjve shqiptarë të moshës 15-29 vjeç duan të largohen për

Postuar: 18/11/2018 - 07:32

Këtë titull të këtij shkrimi do të doja ta shpjegoja me fjalë të thjeshta – “Sindroma

Postuar: 18/11/2018 - 07:30

Ish kryeministri maqedonas, që qeverisi vendin për 10 vjet më radhë, Nikola Gruevski u dënua

Postuar: 17/11/2018 - 07:48

Më në fund teqeja e Likes u dorëzua.

Postuar: 17/11/2018 - 07:18

 Disa veprime dhe angazhime politike të kohëve të fundit të opozitës e kanë bindur plotësish

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "a