Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Programi i PS, ose “nuk është kurrë vonë të bësh zgjedhje të mira”!

Programi i PS, ose “nuk është kurrë vonë të bësh zgjedhje të mira”!

Postuar: 12/09/2013 - 10:15

Nga Besi BEKTESHI Kaq shumë e kishin tepruar socialistët në vitin 2005, sa që askujt nuk i ra në mend të shohë realisht programin e PD-së. Ajo që shihej, që prekej dhe që perceptohej, ishte se Dr. Berisha kishte premtuar “duar të pastra” dhe se kishte formuar “KOP-in” dhe se socialistët nuk kishin më se çfarë të bënin në pushtet. Po i shtoj dhe Nanon, që tashmë nuk donte ta shihte dot me sy PS-në, kaq shumë ishin mërzitur me njëri tjetrin. Dakord, por program nga Dr. Berisha, publikisht dhe realisht nuk pamë, përveç faktit të të thënave gjatë fushatës. Një afatshkurtër politik, por jo në publik. Nuk mbaj mend program të detajuar dhe dy apo një ditë apo gjashtë orë përpara diskutimit në parlament. Jo, nuk mbaj mend ta kem lexuar në atë kohë diçka të tillë. Le që ku kishte kohë, sepse gjerat rrodhën shpejt dhe qeveria u krijua po shpejt dhe nuk më mbahet mend nëse socialistët kërkuan program qeverisës, sepse e dinin se kush ishte realisht duke dëgjuar në fushatë. Por gjithsesi mbaj mend se çfarë ndodhi më pas. Po tanimë nuk ka rëndësi. Sot kam lexuar në PDF, programin e zotit Rama, mund ta lexojë dhe Dr. Berisha dhe kryetari i PD-së Basha, (e ka nisur me fitore shtyrjen e seancës Basha, kështu së paku thotë ai) sot atë mund ta lexojnë dhe katundari në fushë, malësori në mal, punonjësi i bankës po të dojë përballë PC-së, dhe studentët në celularin e tyre android apo dhe windovs. Apo jo? E dakord, por në 2005-sën nuk kishte android... jo, nuk kishte dhe padyshim që njerëzit dëgjuan Dr. Berishën nga foltorja e parlamentit. Sot më tepër, i është dhënë rëndësi “dijenisë për programin” se sa për programin vetë. Është një mënyrë për të bërë show demokratik se sa një realitet në fakt! Kurse unë po e lexoj, dhe mjafton çdo specialist që ka PD-ja në fushën e tij, për të nxjerrë konkluzione dhe bërë vërejtje. Ka kohë sa të duash! Metodologjia për të gjetur një model për të kundërshtuar, është imitim i vjetër dhe deri i ri të opozitës që sot është pozitë. E nëqoftëse është kjo mesele, unë jam, duhet të jem tepër i mërzitur se “imituesit”, janë vërtetë mjerimi i teknikës politike për të dalë mbanë si koncept fitoreje mbi kundërshtarin. Po, është mjerim dhe jo alternativë kreativiteti në politikë. Më vjen keq, por gjithsesi!

Kurse programi, programi ishte pjesa më e mirë kopsitur e bërë deri tani si një propozim kombëtar, për t’ia dalë mbanë. E lexova të gjithë, dhe pse mendoj se kam ide të miat, bashkohem me guximin për nesër. Mirëpo në përgjithësi na ka gjetur një e keqe e madhe. Kaq shumë është groposur ky vend në mëshirë të fatit të keq, në mëshirë të korrupsionit, në mëshirë të të fortëve si politikë dhe horra, sa shumëkush thotë është vonë, nuk rregullohet kurrë, është e kotë. Po, cilindo program të lexosh dhe ky që është absolutisht më i miri, nuk besojnë se kthehet gjë përsëmbari. Ky është dhe problemi i madh mbas tetë viteve të administrimit demokrat duke pasur respekt për pak vite të para. Problemi është se ka shkuar puna deri te humbja e shpresës për mirë. Ky është problem i madh që vetëm një paraqitje e mirë e programit të PS-së dhe aleates së saj dhe patjetër anëtarëve të qeverisë a do të mundet ti bëjë një paraqitje shpresëdhënëse. Normalisht që nuk kanë pasur një paraqitje të tillë demokratët dikur dhe së paku me letra të majtët duken më mirë, por...! Por, tashmë një demokrat i madh dhe i vjetër në qytetin e madh që vite e vite votoi pikërisht demokratët po thoshte se: Nuk besoj, nuk bëhet gjë, këta që po vijnë nuk bëjnë asgjë dot! Po pse, i them? Po sepse ky vend ka mbaruar! Kështu më thotë. E unë nuk e pyeta më gjatë se kush e kishte mbaruar këtë vend! Le që nuk isha dakord se kishte mbaruar, sepse e vërtetoi me 23 qershor që nuk ka mbaruar.

Pra më duhet të them se “nuk është kurrë vonë të bësh zgjedhje të mira”. E kam fjalën për të vendosur çfarë do të bësh! E kam fjalën për programin e sotëm. E kam fjalën për një zgjedhje të mirë të rrugës që duhet të përshkruash, të ecësh, dhe të zgjedhësh. Këtu e kam fjalën, dhe programi është i tillë në fakt. Ai është programi që duhet të kthejë respektin e popullit ndaj shtetit të vet. Është një program që duhet të shërojë disi nga pilastrot e ekonomisë dhe drejtësisë, por dhe kulturës, rendit, arsimimit dhe mbrojtjes së njerëzve. Duhet të jetë programi që lartëson shtetin e ligjin, dhe e bën qytetarin shqiptar një afërsi me kontribuentin perëndimor. Prandaj them se duhet guxuar dhe pse është e vështirë.
Ne kemi humbur shtetin, kemi humbur moralin ndaj demokracisë, dhe kemi humbur shoqërinë perëndimore. Është mjaft e rëndë. Por edhe zgjedhjet që pasohen nga zgjidhjet në këto momente vijnë. Le të shpresojmë. Është për të mirën e përbashkët si të socialistëve, demokratëve, me një fjalë e të gjithëve. Tashmë nuk ka rëndësi edhe pse opozitës së Bashës mund ti jepet ndonjë orë apo ditë më shumë që të lexojnë. Nuk ka asnjë problem dhe le të lexojnë dhe bëjnë vërejtje. Në fakt nuk duhet të bëjnë si ka bërë dikur partia e kryetarit të sotëm Basha. E pastaj le t’ia bëjnë qejfin disi atij pra Bashës, po, për të forcuar edhe mendimin e vet atij se është pikërisht ai... Kryetari i PD-së. Nuk ka kurrfarë gjëje të keqe këtu. Kurse programi është një zgjedhje e mirë, do të shikojmë se si do të zbatohet. Pra, si zgjedhja do të japë zgjidhje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 07:52

Prej vitesh mbajmë frymën pezull dhe vështrimin nga BE. Shqiptarët edhe pse populli më pro europian, janë të nëmur dhe përjashtuar nga sofra europiane.

Postuar: 13/10/2019 - 07:50

Njerëzit e kanë të qartë moralin e politikës.

Postuar: 13/10/2019 - 07:48

Duhet të pranojmë se në vendin tonë ka ende mjaft njerëz që jetojnë në varfëri, të cilët nuk arri

Postuar: 13/10/2019 - 07:46

Thonë se të vërtetën nga gënjeshtra e ndan vetëm drejtësia. Kështu duhet të jetë ligjërisht.

Postuar: 12/10/2019 - 07:51

Të enjten u shpallën fitues të çmimit Nobel për Letërsinë, autorja polake Olga Tokarçuk dhe shkri

Postuar: 12/10/2019 - 07:48

Nuk është problemi se ka bërë zhurmë kjo marrëzi e "Nobel Prize" me "dekorimin&quo

Postuar: 12/10/2019 - 07:47

Edhe pse nuk në është një risi që ndodh për herë të parë, dorëheqjet seriale nga Kadastra e Vlorë