BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Qyteti më i pasur dikur, me qytetarë taksapagues të vetëdijshëm

Qyteti më i pasur dikur, me qytetarë taksapagues të
Nga Besi BEKTESHI Taksat janë absolutisht koncepti qeverisës i kapitalizmit, janë gjëja që njerëzit vërtetësisht i urrejnë, por që sa vijnë e shkojnë ditët, binden se nuk ka model tjetër për të mbajtur dhe stabilizuar qeverisjen. Pastaj prishja e balancës midis shtimit të taksave, peshës së tyre, dhe aftësive që ka një shoqëri për të paguar, sjell si pasojë ndërrimet politike në saj të reformave dhe po ashtu dhe ndryshimet e kurseve politike sa majtas djathtas. Normalisht, kur ka demokraci dhe shtet ligjor, të tilla ndërrime bëhen fare të lehta. Qyteti më i madh kapitalist i viteve 1900-1930, por pothuaj dhe një dhjetëvjeçar më vonë ka qenë Shkodra. Kishte rreth 1460 biznese operuese, dhe ndër këto ishin 650 biznese të mëdha prodhuese dhe tregtuese, 16 super të mëdha, kurse të tjerët ishin biznese të mesme. Nuk krahasohej për nga sasia dhe sidomos nga vjelja e taksave deri në vitin 1933 me as një qytet tjetër në Shqipëri, përshi edhe Tiranën dhe Durrësin. Dogana e Shkodrës ishte fatlume, dhe tregtia nëpërmjet grosistëve të Shkodrës, mbushte deri në Kosovë bizneset, dhe padyshim dhe pjesën më të madhe të trevave shqiptare në veri të këtyre tokave, por dhe në Malin e Zi.
 
Mirëpo ndodhi një moment fatkeq për një qytet të tillë, dhe unë nuk po i bëj më një biografi, por mund të them se pesha specifike e Shkodrës ra, sepse ju mbyll kushti i zhvillimit kapitalist. Në vendin ku ka lindur dhe socialdemokracia shqiptare, një pjesë e madhe e bizneseve kishin sindikatat e tyre dhe paguanin kuotizacionin dhe festonin 1 Majin. Shkodra në vitin 1935 kishte rreth 160 biznese me mbi 10 punëtorë, të cilat kishin sindikata, që nuk ishin kaq të lidhura, por bënin një lloj veprimtarie dhe kishin statutet e tyre të pranuar si nga pronari, dhe autoritet e shtetit si Prefektura dhe Bashkia. Ishin mbi 1800 persona që konsideroheshin sindikalistë të regjistruar dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për kohën. Pronarët nuk kishin zakone kaq të ashpra trajtimi, dhe “tetë orarëshi” nuk është diskutuar në Shkodër që prej 1924-1925 dhe akoma më mirë më vonë. Fëmijët punonin si çirakë të vegjël, por ishte një turp të punonin punë të rënda dhe jashtë orareve, të shkurtuar për to. Por kishte dhe shumë taksa. Sot gjithë ditën ankohen tregtarët në Shkodër se “ka ra leku” (këtë shprehje kurrë se kam kuptuar) se “nuk hyn kush në dyqan” dhe kur i pyet si ju shkojnë punët të thonë: Me ja ba shyqyrin!? Se çfarë shyqyri ka këtu, vetëm ato e dinë?! E pastaj vazhdojnë “na mbytën taksat, nuk na lejnë të hamë një çap buk” etj etj!? Na mbyti shteti dhe na mbyti bashkia thonë, dhe kështu pastaj ulen në ndonjë kafe dhe tjerrin fjalë e batuta, për të kaluar kohën dhe nuk ju bën përshtypje as ruajtja e dyqanit se mos vijë kush! Pjesa më e madhe e tyre kanë punuar në kohën e xhaxhit Enver me turne, kanë punuar në fermë, kanë punuar në artistike dhe duhan cigare për të bërë normën, në kombinat të drurit me turne dhe me normë, në NSHN me tulla dhe llaç, në uzinë të telave me normë, në komunale etj., etj. Po, dhe shteti nuk i taksonte, por ju paguante ato rroga që paguante, por “ne ishim shteti i vetëm pa taksa në botë”. 
 
Por, pyetje del qartë, pse kanë harruar se kush ka qenë Shkodra dikur? Apo nuk dinë, se shumica e tyre nuk lexojnë as libra dhe as gazeta, së paku në faqen e ekonomisë!? Nuk dinë as kush ka qenë Shkodra dhe pse ka qenë ashtu, dhe nuk janë shumica pasuesit e atyre dikur. Por dokumentat janë dokumenta dhe të bëjnë të besosh se “taksa paskemi pasur më tepër se sa tani”!? Në dokumentacionet e Bashkisë së Shkodrës të ardhura në kohë në arkivin e Muzeut, del qartë sasia e taksave vetëm e Bashkisë. Pastaj shteti kishte të tjera. Taksa e lejes për ndërtimin e banesë kishte mbledhur 1000 fra ar, vendi përpara dugajet kishte mbledhur sipas madhësisë deri në 1.500 fra ar, tendat sipas madhësisë kishin mbledhur 200 fra ar, reklama 300 fra ar, motorre dhe kazane plehrash 200 fra ar, tabela deri në 2.770 fra ar, kontrolli i veglave të peshimit 500 fra ar, taksa e kontratave deri në 5.500 fra ar, henge publike deri në 1.500 fra ar, leja e gjuetisë 2000 fra ar, peshim dhe sergji janë mbledhur 18. 300 fra ar, kasneci apo korieri tregtar deri në 250 fra ar, baxha dhe gjak si quhej atëhere kishte mbledhur 54.000 fra ar, 5% në hotele kishte mbledhur si taksë vetëm 100 fra ar ( për këtë prefekti i Shkodrës dha urdhër për arrestimin e dy taksidarëve të korruptuar në Shkodër) mjetet e transportit, mblodhën 13.000 fra ar, taksa e lundrimit 200 fra ar, qera lulishteje 1.800 fra ar, pastrimi 7.000 fra ar, qera ndërtesash 5000 fra ar e të tjera boll sa që mund të konsiderohet një model taksash pa fund. Dakord, por administrimi dhe mbledhja e kësaj takse më mirë dhe më shumë në Shqipëri kishte arritur modelin më të mirë, dhe qytetin më të begatë dhe më me nivel jo vetëm në trevat shqiptare, por në atë kohë Podgorica dukej një hiçgjë dhe vetë Mali i Zi po ashtu, së bashku me shumë e shumë qytete të tjerë deri në Split. Kishte taksa dhe dogana, po kishte dhe një sistem kontrolli dhe gjykimi, kur bëheshin abuzime që funksiononte dhe pse ishim vend që kishin vetëm 20-të vite pavarësi dhe absolutisht 13 vite që kishin shtet shqiptar me rregulla. Shkodra që në fillim kishte nisur me katër guvernatorë si admirali Byrney, koloneli Philips, pastaj sërish ai por gjeneral, si dhe gjenerali guvernator i Shkodrës në 1919-të de Fortua. I fundit si guvernator ishte Ahmed Zogu në vitin 1920, kur Shkodra ju bashkua me forcë dhe ligje Shqipërisë, sërish nga rreziku serbo-malazez. Por ishin administruar nga perëndimorë...!
 
Të mësuar me rregulla perëndimore dhe letrat e tilla, ishte qyteti që mblidhte më shumë taksa nga këto vite deri nga 1930-34. Për frymë të popullsisë ai ishte gjithmonë i pari, por më vonë Tirana e kaloi si sasi bruto, sepse u shtuar shumë si popullsi. Gjithsesi qyteti jetonte më mirë dhe kishte nivel të lartë ekonomik, sepse financat ishin më të mira nga taksat e mbledhura. Edhe atëhere ankoheshin tregtarët, por paguanin të gjithë, dhe nuk lejohej aspak që një shumicë të punonin pa paguar taksa si deri më sot një dorë të fortësh, dhe një dorë klientele partiake. Qyteti kishte dhe 7% të së drejtës së doganës së saj, dhe vetëm për një periudhë të vogël në 1933, kishte marrë 60.000 fra ar!? Një fjalë gojë për sot, sepse nuk ka fare. Kishte më shumë automjete se çdo qytet tjetër dhe kishte tre shoqëri që shisnin makina, kishte katër parqe autobusësh dhe një vend të qartë agjensisë udhëtimi, dhe jo si sot që është rrëmujë, kishte shtatë agjensi udhëtimi liqenorë dhe lumorë, dhe deri tetë agjensi udhëtim i detar. Ishin rreth 34 anije deri në 1.500 tonë që lundronin. Paguanin rreth 45.000 fra ar vetëm taksa të tilla agjensi. Sot ankohen dhe ankohen, dhe nuk kanë garë të vërtetë se “dikush dikush” i përvidhet taksave. Pastaj ka mbaruar Shkodra si fuqi lumore dhe liqenore dhe nuk del më në det për turp dhe faqe të zezë. Fabrikat e mëdha të sapunit, vajit, çimentos dhe miellit, artizanati në Pazar, bankat dhe doganat, karburantet dhe dekovili, bënin dhe momentin pasuri në Shkodër, duke lëvizur nga 1932-36 rreth 4 milion fra ar vetëm taksa. Shkodra ishte një superfuqi financiare dhe ekonomike, sepse mblidhte taksa. Sot ankohen, sepse kanë dalë nga ndërmarrjet e Enverit, ku njerëzit ishin barabar, sepse medemek nuk paguanin taksa. Këtë mentalitet kanë në fakt një shumicë e tregtarëve aty poshtë, dhe akoma më keq dhe ato më lart. Pastaj tregojnë barsoleta. Po, këtë e dinë mirë, dhe paguajnë ndonjë ryshfet që ju del më shtrenjtë si pagesë, për taksidarët. Pranojnë t’ja japin kujtdo maskarai që vjen të bëjë presion për të marrë lek, dhe nuk duan t’ja japin shtetit. E kanë armik shtetin, shumë për fajin e tij, dhe më pak se janë mësuar në diktaturë, për të mos pasur taksa dhe të jenë kështu barabar të varfër. 
 
Mirë apo keq, qyteti kishte rrugë më shumë atëhere se të tjerët në Shqipëri, ndriçim më shumë, kanale më shumë, ura më shumë, tregti më shumë, nga shumë e shumë krahina, por ajo që është më e rëndësishmja, kishte nivelin jetësor më të madhin dhe me diferencë nga të tjerët në Shqipëri dhe treva shqiptare. Po pse? Po sepse, edhe kur tregonin barsoleta, linin dikë të punonte dhe taksat i paguanin, sepse vetëm për vitin 1932, ishin gjobitur rreth 160 biznese me mesatarisht mbi 100 fra ar, sepse kishin vonuar pagesën e taksës. Kurse 11 tregtarë ishin futur dhe në birucë. Po pra, në atë shtetin e “keq” dhe që kishte vetëm 20 vite Pavarësi dhe vetëm 12 vite shtet.