Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Replikë absurdit të Fatos Tarifës: “A na duhet më Feja”?!

Replikë absurdit të Fatos Tarifës: “A na duhet më Feja”?!

Postuar: 14/04/2015 - 08:40

Nga Pirro PRIFTI     Në një shkrim të Prof. Fatos Tarifës të dt. 22 Mars 2015 `A na duhet më Feja`, dhe në komentet e bëra nga z. Adrian Ndreca dhe Lekë Tasi, përfshi dhe kundërpërgjigjen e autorit të dt. 11 prill 2015 të gjitha të bëra tek Milosao e Gazetës Shqiptare, vërehen disa pasaktësi dhe gabime konceptuale që janë të rrezikshme nëse merret parasysh që autori i shkrimit është sociolog dhe për më tepër Profesor. Merreni me mend se ç`mund të kuptojnë njerëzit e thjeshtë nga një shkrim i tillë që me arrogancë jo vetëm mohon Zotin, por ngatërron dhe terminologji nëpërmjet një frazeologjie jo koherente.
 
Duke parë dhe c/v e cunguar të z. Tarifa 61 vjeçar, një c/v që fillon pas viteve `92, në të cilën thuhet se ka mbaruar Universitetin e Tiranës për Shkenca Politike (!?), por që ka marrë titujt shkencorë në SHBA, Master dhe PHD, dhe librat e shumtë që ka bërë, do të mendoja se argumentet e tij do të ishin me bazament dhe aspak frazeologji. Me sa duket frazeologjia e tij kontradiktore dhe inkoherente është themeli i këtij shkrimi, i cili është më tepër një diarhe intelektuale për të fituar para, se sa një argument e saktë. Kjo lloj frazeologjie boshe është e ngjashme ose tek ish aparatçikët e PPSH që shkruanin kundër fesë, ose tek shumë nga ata të ditëve të sotme që kanë marrë tituj shkencorë me `copy paste`. 
Ky shkrim i z. F. Tarifa justifikon dhe kamuflon idetë e tij si ateist i vendosur që është se shteti i vetëm ateist në botë –Shqipëria bëri mirë që shkatërroi kisha, xhamia dhe teqe, sepse sipas tij jo vetëm që nuk ka Zot por sepse sipas tij... “një rrezik i tillë mund të mënjanohet se të përballohet vetëm nëse në veprimtarinë tonë promovojmë emrizmin si bazë e njohjes dhe e dijes dhe jo besimin e verbër tek dogma apo tek autoritetet...(?!)”.
 
O tempora o Mores; Sociologu i njohur do të luftojë dogmën me… empirizmin dhe duke kundërshtuar autoritetet…!? Profesor Tarifa na qenka edhe anarkist... dhe na zbulon si padashje inkoherencën në fraza dhe në idetë e tij alla Bakunin.
 
Më poshtë do të rreshtoj disa gafa të tjera të z. Fatos Tarifa, i cili si një sociolog por dhe si intelektual nuk duhet ti bënte. Këto janë: 
 
- Së pari, që në titullin absurd “A na duhet më Feja”, kuptohet se shkrimi është klientelist dhe aspak shkencor duke patur parasysh faktin se një pyetje e tillë pa kuptim do të duhej ti jepej edhe një përgjigje e tillë, por unë po i jap si përgjigje, një frazë të Fizikantit të madh Einstein: “Shkenca pa Fenë është e mangët kurse Feja pa Shkencën është e verbër”. Vetëm duke parë këtë frazë të famshme kuptohet se sa i kotë është një titull i tillë disinformues e tërësisht thjesht për të tërhequr vëmendjen lexuesit.
- Së dyti, argumenti i tij për të diskutuar me anë të këtij shkrimi me një titull të tillë absurd gjendet që në fillim të diskursit të z. Tarifa, në të cilin hidhet ideja jo normale (me sa duket më tepër për të fituar ndonjë lek nga botimi se sa për të shpjeguar diçka) e “… konfliktit midis shkencës dhe besimit…, e raportit (…tim-sipas autorit) me besimin fetar, dhe atë të lirisë së besimit me të ...drejtën për të mos besuar në Fe dhe më gjerësisht me Shkencën...?!”.
- Do të ishte më mirë që z. Tarifa të binte në shtratin e tij natyror të materializmit të mësuar nga Marksizmi (që lexuesit ta kuptonin drejt), i cili është një nga kundërshtarët më të vendosur të Deizmit, që ndikoi shumë në zhvillimin e ateizmit në përgjithësi në të gjithë botën, por në ateizmin komunist në veçanti në Shqipëri, Ateizëm i cili shkatërroi shumë vlera dhe tradita fetare, pas vendimit të një Pleniumi në shkurt të 1967, pas të cilit u prishën dhe u shkatërruan 3000 objekte religjioze nga të dy fetë kryesore, duke lënë një shije të hidhur brenda vendit dhe një imazh të keq në botë. Sot kjo ngjarje e kaluar është shumë e ngjashme me prishjen e vlerave fetare nga ekstremizmi fetar.
- Së treti, argumenti tjetër i z. Tarifa që gjendet sipas tij në “... themelin e luftrave kulturore, atë midis konfliktin midis mënyrave radikalisht të kundërta të kuptuarit të botës: një esencialisht empirike, ndërsa tjetra dogmatike...?!” mund të na japë idenë se fraza është pa kuptim, po të marrësh parasysh që nëse Feja është dogmë dhe për pasojë dogmatike, Shkenca nuk mund të jetë empirike (?!), dhe së dyti nëse flitet për luftë midis kulturave, shkenca nuk është kulturë por është dije, dhe feja nuk është vetëm pjesërisht kulturë sepse dogma përbën një traditë fetare.
- Së katërti, makutëria e z. Tarifa për të bërë një shkrim shpejt e shpejt e për të fituar diçka, e ka bërë shkrimin gjithashtu jo uniform në shtjellimin e tij sepse po të shohësh që të tre argumentet kryesore me të cilat z. Tarifa kërkon të zbulojë me shkrimin e tij pasurinë profesionale që ka për këto tre argumente, në fakt i ka shtjelluar vetëm në një argument. Sigurisht është hutuar ngaqë lumi i ideve anarkiste ka dalë nga shtrati logjik. Po të shikohet me kujdes shkrimi del se nga tre argumentet kryesore si Shkenca dhe Feja si sisteme Epistomologjike, Feja, Sekularizmi dhe raporti i tyre me shtetin ligjor dhe me sferën publike, Marrëdhëniet e Fesë dhe Sekularizmit me arsyen dhe të mirën publike,
janë katandisur vetëm në një- Shkenca dhe Feja si sisteme Epistomologjike, dhe dy të tjerat nuk janë si nën-tema më...
Edhe termin hijerëndë e të panjohur për shumicën `Epistomologjik`, me të cilin ka hutuar dhe botuesit, e ka përdorur jo saktë sepse termi `Epistomologji` domethënë shkencë që merret me hetimin e çfarë dallon besimin e justifikuar prej opinionit. Kurse në shkrim z. Tarifa nuk flet fare për ndonjë opinion dhe as për `besim të justifikuar`, që në fakt nuk ka të bëjë me fenë por në përgjithësi për besime religjioze ose jo.
Po të marrim kundërpërgjigjen arrogante të ditës së shtunë, kritikuesve të shkrimit të tij, zotërinjve të nderuar Lekë Tasi dhe Adrian Ndreca, z. Tarifa maskohet me emra filozofësh dhe sociologësh, duke luajtur lojën e tij prej pseudo-sociologu, duke u kapur me emrat e disa prej këtyre filozofëve e sociologëve për të hedhur `nock out` z. Lekë Tasi. Fjala është për filozofë `anti-Fe` (term i gjetur nga z. Lekë Tasi) si Habermas, Adorno, Marcuse, për të cilët sipas z. Tarifa janë të të njëjtit grupim kurse sipas z. Lekë Tasi janë në grupime të ndryshme filozofike.
Dihet që Jurgen Habermass (1929), një sociolog dhe filozof gjerman ka dhënë kontributin e tij kryesor në zhvillimin e konceptit dhe teorisë së arsyes komunikative apo të racionalitetit komunikativ në evolucionin dhe në modernizmin e shoqërisë. Shumë pak është marrë me problemin fetar dhe aq më pak me ateizmin. Dihet që Habermas vitet e fundit ka pranuar rolin pozitiv social të Fesë. (http://en.wikipedia.org/wiki/Jurgen_Habermas). Dhe këtu ka të drejtë z. Lekë Tasi dhe jo z. Tarifa.
Dihet që Theodor W. Adorno (1903-1969) ka qenë sociolog dhe muzikolog, antifashist. Sipas Horst Myller tek `Kritika e Teorisë Kritike`, Adorno e pozicionon totalitarizmin si një sistem automatik dhe që është konsistent i një sistemi vetë rregullues i shoqërisë prej të cilës vetëm mund të ikësh prej saj, por që është e pamundur. Sipas Adornos, totalitarizmi është egzistent por jo-human. Adorno thotë që Habermass në veçanti ... e kanë keq interpretuar Marksin (http://en.wikipedia.org/wiki/Theodor_W._Adorno). Edhe këtu, ka të drejtë z. Lekë Tasi dhe jo z. Tarifa.
 
Sa për Herbert Marcuse (1898–1979), Filozof dhe anëtar i njohur i shkollë Frankfurt ku ishte edhe Habermass, ka qenë një marksist dhe një themelues i një të `Majte të Re`. Koncepti i tij i famshëm i `desublimimit represiv` i referohet argumentit të tij që kultura pas lufte e masave, e kombinuar me provokimet e tepërta seksuale i shërbejnë për të përforcuar represionin politik`, - janë në fakt element të një neoliberalizmi të majtë. Ai injoronte kritikën e luftës së klasave në favor të leximit Froidian të Historisë. Nuk ka ndonjë libër anti-fetar, por sigurisht e nënvlerësonte rolin e fesë në shoqëri dhe në histori. Edhe këtu ka të drejtë z. Lekë sepse të tre socio-filozofët ishin ateistë, pavarësisht se Marcuse nuk ishte i shkollës së Frankfurtit.
Sa për kritikën e z. Adrian Ndreca, jam plotësisht dakord me të. Madje mund të theksoj se Ateizmi i thekur i z. Fatos Tarifa, profesor në sociologji dhe në shkencat politike, është shumë i afërt në vlerë absolute me fondamentalizmin fetar përsa i përket shkatërrimit të vlerave dhe traditave religjioze (ateismi marksist-komunist), sociale (anarkia ateiste dhe liberal demokrate), dhe etiko-morale (i-a-moraliteti i shoqërisë post industrial të sotme, të cilën e përmbajnë këto dy grupime).
 
Në përfundim mund të them se është e vërtetë se numri i besimtarëve në botë dhe se ndikimi i Feve është në rënie, dhe kjo mund të jetë meritë e propagandës ateiste (përfshi dhe shkrimin e F. Tarifës), dhe të politikave të majta të qendrës liberal demokrate dhe të majtës së qendrës asaj social demokrate, të cilat janë kthyer në sisteme drejtuese në shumë shtete të botës perëndimore dhe të botës së tretë, në të cilat zhvillimi i hi-tech ka krijuar një largim të popullatës nga ndikimi fetar, duke ia zënë vendin a-i-moraliteti dhe anarkia sociale; sidoqoftë unë po i përmend profesorit të sociologjisë dhe të shkencave politike një shprehje të Patriarkut Aleksej II, mbajtur në Asamblenë e Strasburgut më 2 tetor 2007: `Nëse do të injorojmë normat morale ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë. Nëse rregullat morale kapërcehen dhe deklarohen relative, do të minohej themeli i e këndvështrimit europian të botës… pra duhet një dialog serioz midis kulturave për të evituar përplasjet midis këndvështrimeve të ndryshme”.
 
Së fundmi mendoj se ky shkrim i z. Fatos do të ishte më mirë të rishikohej nga autori pikërisht për shkak difekteve konceptuale dhe inkoherencën në frazeologji, si dhe për shkak të botimit klientelist (nga emri i autorit), por edhe sepse tituj të tillë nxisin hutim dhe anarki sociale, kur në brendi flitet për gjëra të tjera, gjë që nuk do të ndihmonin aspak publikun vetëm do ta çoroditnin atë. [email protected]
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:12

Edhe pse çështja e përkatësisë fetare të një Heroi Kombëtar, në fund të fundit, nuk ka aq rëndësi, në këtë vit jubilar të Gjergj Kastriotit, kjo çështje ka qenë ndër më të debatuarat në mesin e studiuesve dhe të histo

Postuar: 15/11/2018 - 07:11

Është e sigurtë se diktaturat krijojnë siguri dhe rend publik!

Postuar: 15/11/2018 - 07:09

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si punojmë dhe mendojmë në shumë drejtime përfshirë dhe audit

Postuar: 14/11/2018 - 12:25

Prishja e shtepive te banoreve te Unazes se Madhe eshte antikushtetuese, jo thjesht e paligjeshme

Postuar: 14/11/2018 - 07:06

 Protestat e opozitës tonë ngjajnë shumë me informacionet që jepeshin përditë në seksio

Postuar: 14/11/2018 - 07:05

 Shteti, duket se është e kundërta e asaj që thotë kënga për të dashurën.

Postuar: 14/11/2018 - 07:03

 Më thanë se edhe tre njerëz të kulturës, intelektualizmit kishin aplikuar për llotarinë ame