Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sa lidhje kanë zgjedhjet me popullin, klasën politike dhe ndërkombëtarët që monitorojnë?

Sa lidhje kanë zgjedhjet me popullin, klasën politike dhe ndërkombëtarët që monitorojnë?

Postuar: 20/04/2013 - 11:19

Nga Besi BEKTESHI Sa kemi dëgjuar këtë ditë se KQZ-ja është një model specialistësh të pavarur, nuk kemi dëgjuar në këto 22 vite. Ta bën qejfin kjo gjë në fakt. Por nëqoftëse realisht dhe sinqerisht mund të flasim me njëri tjetrin, nëse është një grumbull profesionistësh të jurisprudencës dhe ligjit, këtu “pikon çatia”. Si ka mundësi që në vitin 2013-të, të vijë dikush dhe të thotë me plot gojën, se ajo “shtatshe” njerëzish që është katapultuar politikisht atje në KQZ, nuk janë produkt i politikës? Kush është ai që vendos “dorën në zjarr” dhe të besojë këtë teori? Më vjen keq, por është hë për hë, një ëndërr. Gjithsesi, jemi drejt kësaj rruge dhe normalisht duhet të kemi një lloj shprese. Sot trupa e administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, nuk është asgjë tjetër, përveç një sasie impresionante njerëzish që përbëjnë “bërthamën” e partitokracisë politikisht më të indoktrinuar në Shqipëri dhe kontinent, dhe sa herë që e them këtë, e para më vjen keq, dhe e dyta më vjen turp.

Por kështu është, sepse ka një problem të madh te ne. Ne nuk kemi pasur asnjëherë problem me raportin popull zgjedhje të lira, por kemi pasur problem me raportin zgjedhje të lira dhe administrim të tillë, të votës së njerëzve. E si ka mundësi që të kemi në bazë të këtij imazhi dhe realiteti, njerëz që janë profesionistë të ligjit, dhe që nuk kanë ndikim partiak në Shqipëri, kur asgjë më shumë se ndërhyrja politike në administratorët e zgjedhjeve, nuk e vret politikisht këtë vend? Tani balancat e politikës janë gjithmonë raporte marrëveshjes së më të fortëve, por të kalosh në delir dhe të thuash se “ajo që është vendosur politikisht, merr apriori statusin e paanshmërisë politike” kjo kalon edhe caqet e ndershmërisë politike të kontrolluar së paku si zhargon. Nuk ka aspak paanshmëri, dhe nuk ka aspak ndarje të fortë dhe të qëndrueshme të njerëzve të vendosur nga partia, nga zbatimi i ligjit në pikërisht respekt të ligjit. Jo, janë së bashku dhe prandaj zgjedhjet janë detyrimisht të paragjykuara. Erdhën pra edhe kontrollorët e KiE-së dhe kërkuan standarte, kërkuan zgjedhje të tilla, thanë se situata është shqetësuese, por thanë se “nuk janë arbitra”!? Biles thanë dhe se nuk keni bërë mirë për tre ligjet. Kaq dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë nga goja e kërkujt se në raport me zgjedhjet “ njerëzit, populli pra” është aut, jo i qartë, jo në linjë me Europën. Jemi të prapambetur, por nuk jemi problem, sepse votojmë normalisht pak më tepër ose pak më pak, por si të gjithë në kontinent. Aspak problem për botën. Aaaa, është problem klasa politike dhe mbi 70 partitë e këtij vendi, kjo pastaj është sërish si problem i popullit, por është edhe problemi kryesor i zgjedhjeve. Pra njerëzit nuk kanë ndonjë lidhje të madhe me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, nuk kanë edhe pse janë jo francez, por ka problem klasa politike që del nga populli. Qerthull, që nuk i gjendet fillimi dhe as fundi.

Mos vallë ka ndonjë raport problematik mes popullit dhe ndërkombëtarëve që monitorojnë dhe kontrollojnë? Nuk besoj, do ta kishin thënë se “kemi popull problematik”!? Në fakt duhet ta kishin thënë edhe në vitin ‘97-të, por nuk e kanë thënë. Mos kemi problem mes zgjedhjeve dhe qëndrimit mbi demokracinë që ka populli? Jo, as kjo nuk është thënë dhe nuk ekziston. Së paku me gojë të gjithë janë filo-demokraci në Shqipëri! Mos vallë ka problem mes popullit dhe klasës politike? Ky besoj është një problem, por as këtë ndërkombëtarët nuk e thënë, dhe as që kanë ndërmend ta thonë. Me një fjalë, nuk ka ndonjë problem të madh që duket si një e çarë e madhe, që nuk ka zot që ta mbushë. Sot ka dalë KQZ-ja dhe riformatimi i saj, por jam i bindur plotësisht që nuk është problem i njerëzve, popullit. As që ju duhet gjë, as që ju bëhet vonë, dhe as që mendojnë seriozisht për pikërisht KQZ-në aty poshtë në popull. Shkurt nuk është problem i tyre. Në momentin që KQZ-ja nuk është problem i popullit, krejt qartësisht nuk është problem. Është shkurt një diversiv, një alibi, ose më vjen për të thënë një trill, që po të mos ishte ky, do të ishte diçka tjetër. Nuk ka ndonjë lidhje të madhe mes zgjedhjeve dhe popullit, sepse në përgjithësi njerëzit votojnë normal dhe të qetë. E këtu mbeten klasa politike dhe ndërkombëtarët që kanë lidhje me zgjedhjet.

Pra çdo lidhje si problem, është lart dhe jashtë popullit. Edhe kur politika shumë shpesh herë flet (e ka zakon të flasë) në emër të popullit, pothuaj të gjithë e dinë, se askush nuk e ka apeluar pikërisht popullin. Biles askush nuk e apelon këtë të mirë dhe të urtë popull, edhe për përfaqësuesit e tij politikë. Askush, ato vetë i bëjnë, vetë i ndajnë dhe vetë i prishin gjërat, (politika pra) dhe pastaj thonë se e bëjnë në emër të popullit. Pra njerëzit, ose populli nuk ka të bëjë fare.
Por kur njerëzit nuk kanë të bëjnë fare, çfarë kemi?

Po, natyrisht nuk kemi demokraci. Eee dakord, por as këtë nuk mund dhe nuk duhet ta thonë kështu në këto terma dhe politikisht, sepse e kanë zakon në Shqipëri që t’ju lënë fajin individëve. Po individëve në përgjithësi. Po pra, që nga 1912-ta si Ismail Qemalit, Esad Toptanit, Zogut, Nolit, Enverit, Mehmetit, Berishës, Nanos, Ramës etj etj!!
Lidhja e vetme dhe e fortë që ka pikërisht bërthama e problemit, është se të gjithë këto personazhe janë shqiptarë dhe patjetër nuk janë francezë, as danezë dhe as grekë e italianë. Pra nga ky popull kanë dalë. Po nga ky popull, dhe patjetër që edhe vetë ky popull e di. Absolutisht po.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 07:17

... Mund ta themi qysh në fillim atë që Presidenti, nuk ka asnjë ngjashmëri me Shqiponjën. E pamë para disa ditëve tek formoi me duar simbolin e krenarisë tonë Shqiponjën.

Postuar: 26/06/2019 - 07:16

Më sa duket, dekreti i Presidentit të Shqipërisë për anulimin e zgjedhjeve vetëm po zëvendëson nj

Postuar: 26/06/2019 - 07:13

Idetë për një shoqëri demokratike, mbeten lokomotiva e zhvillimit të shoqërisë njerëzore nga prim

Postuar: 26/06/2019 - 07:11

Në dy muajt e fundit prill-maj 2019, në kulmin e protestave dhe ngërçit politik të vendit, Këshil

Postuar: 25/06/2019 - 07:12

Panorama që ka krijuar kjo opozitë, e shndërruar në një karikaturë politike me drejtuesit e vjetë

Postuar: 25/06/2019 - 07:10

Demokracia turke mbahet fort, ajo në të gjitha drejtimet e mundshme triumfon!

Postuar: 25/06/2019 - 07:08

Mospranimi i padisë së kryetarit të PUK, Idajet Beqiri për ç`regjistrim nga zgjedhjet dhe mospjes