Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqiptar apo Musliman? Lufta për identitetin dhe protestat në Maqedoni

Shqiptar apo Musliman? Lufta për identitetin dhe protestat në Maqedoni

Postuar: 13/07/2014 - 10:03

Nga Ilirjan SHEHU Shqiptarët e Maqedonisë gjenden mes zjarrit të dy kampeve. As shteti maqedonas dhe as shtetet shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë nuk i pranojnë ata me identitetin e tyre të plotë si shqiptarë muslimanë. Nga njëra anë sllavët ortodoksë maqedonas e paraqesin konfliktin me ta si një konflikt fetar, si një përpjekje të tyren ndaj ekstremizmit islamik duke u mohuar pjesën shqiptare të identitetit. Nga ana tjetër, muslimanët shqiptarë të Maqedonisë e gjejnë veten nën trysninë e bashkëkombasve të tyre për të mohuar fenë ndërsa mbështetet fort vetëm demonstrimi publik i etnicitetit. Të zënë në këtë dilemë unike ata kanë dy zgjidhje, ose të ruajnë fenë e tyre në përballjen me shtetin maqedon dhe të rrezikojnë linçimin publik nga faktorët politikë dhe mediatikë shqiptarë si dhe braktisjen prej tyre, ose të sakrifikojnë pjesën tjetër të identitetit, pra fenë e tyre Islame, për të siguruar mbështetjen shqiptare. 
 
Nga ana maqedonase, që në fillim rasti u paraqit si ekstremizëm islamik. Aksioni i arrestimit u zhvillua me praninë e forcave të mëdha policore, bastisje shtëpish, arrestime të shumta dhe zhurmë mediatike. Në këtë pikë, aksioni i koduar në mënyrë pexhorative “Monstra”, nuk ishte shumë ndryshe nga aksionet që shtetet shqiptare kanë zhvilluar ndaj muslimanëve në Shqipëri apo Kosovë. Paraqitja e rastit si ekstremizëm islamik i siguron palës maqedonase disa përfitime. Në këtë mënyrë ajo mund të justifikojë dhunën ndaj shqiptarëve dhe kufizimin e të drejtave të tyre politike si luftë ndaj ekstremizmit fetar. Kjo gjë e ndihmon atë që të evitojë presionin perëndimor dhe publicitetin e padëshirueshëm që vjen nga vënia e theksit në faktorin etnik. Dhuna etnike, mohimi i të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni, shkelja e marrëveshjes së Ohrit dhe e garancive të dhëna për ndërkombëtarët, irritojnë faktorin shqiptar në rajon dhe sjellin problemet në vëmendjen e perëndimorëve. Të dy këto aspekte janë negative për politikën maqedonase pasi ndërhyjnë në axhendën e tyre për ruajtjen e dominimit të elementit sllavo-ortodoks në shtetin e Maqedonisë. 
 
Theksimi i aspektit fetar nga ana e palës sllavo-maqedone u pa jo vetëm në mënyrën e arrestimit dhe persekutimit masiv ndaj muslimanëve shqiptarë, por edhe në reagimin e VMRO-DPMNE pas deklaratave të Edi Ramës në iftarin e organizuar prej tij ku ai u shpreh se shkak i protestave ishte moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit nga pala maqedonase. Partia e Gruevskit në deklaratën e saj hodhi poshtë pretendimet se në Maqedoni kishte dhunë ndëretnike ndërsa theksoi se “Protestat radikale të cilat po ndodhin ditëve të fundit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë asnjë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit” duke hedhur më pas supozime se këto protesta po organizoheshin nga elementë fetarë radikalë dhe se ata nuk mund të gjejnë mbështetje nga askush. Pra, e thënë ndryshe, protestat e mijëra shqiptarëve muslimanë janë për VMRO-DPMNE asgjë më shumë se protesta fetare ekstremistësh të cilat nuk meritojnë mbështetje as nga shqiptarët e tjerë dhe as nga SHBA dhe evropianët. 
 
Por ndërsa përpiqen që identitetin shqiptar-musliman t’ia mohojnë shqiptarëve, maqedonët nuk ngurrojnë të theksojnë identitetin e tyre sllavo-ortodoks. Në fjalën përmbyllëse të saj, prokurorja e çështjes, Gordana Geshovska e portretizoi krimin e supozuar të kryer nga shqiptarët e arrestuar si një krim të dyfishtë fetar dhe etnik. Gjatë fjalimit ajo tha se “Porosia është: Qëllojmë të enjten e madhe që t’ua përgjakim pashkët – përfundimi që t’ua zhdukim fenë. Qëllojmë mbi djem të rinj që tua zhdukim kombin – përfundimi qëllojmë mbi të ardhmen e shtetit”. Nga këto fjalë përmbyllëse të çështjes të thëna para dënimit nga prokurorja Geshovska, shihet se vrasja e të rinjve maqedonas konceptohet si një sulm fetar kundër ortodoksisë si dhe një sulm etnik kundër kombit sllavo-maqedon. Identiteti etnik sllav konceptohet si i pandarë nga identiteti fetar, pra nga ortodoksia. Ky aspekt fetar ortodoks i identitetit sllavo-maqedon është shumë i rëndësishëm. Pa lidhjen që siguron ky identitet, sllavët do të përçaheshin në disa etni serbe, bullgare e maqedone dhe do të përfundonin në pakicë. Avantazhi i maqedonëve është se ata mund t’a mbrojnë këtë identitet pa u merakosur se dikush do t’u kërkojë atyre të braktisin krishtërimin dhe të paraqesin vetëm identitetin sllav. Kjo kërkesë nuk u vjen atyre as nga ndërkombëtarët e aq më pak nga fqinjët dhe aleatët e tyre sllavo-ortodoksë. Prokurorja Geshovska është e lirë, kundër çdo ligji, që të dalë në mbrojtje të fesë së saj dhe të identitetit ortodokso-maqedon në një gjyq të një gjykate që supozohet laike. 
 
Ndërkohë, nga ana shqiptare, trysnia ka qenë dhe mbetet e fortë nga zyrtarët dhe media që shqiptarët muslimanë të Maqedonisë të fshehin identitetin e tyre musliman dhe protestat ti organizojnë vetëm me simbole shqiptare. Në shtyp kjo kërkesë ka ardhur nga gazetarë me origjina serbe dhe greke si Ben Andoni, Aleksandër Cipa, apo nga mbështetës të zjarrtë të Janullatosit si Jordan Jorgji i cili ndërsa mbështet identitetin pan-ortodoks grek për ortodoksët shqiptarë dhe mbron çetnikët serb që protestojnë me tre gishta në Tiranë, mundohet t’u mohojë shqiptarëve të Maqedonisë përkatësinë muslimane. Në ballë të kërkesës për fshehjen dhe mosshfaqjen e identitetit musliman kanë qenë gazeta filo-katolike si Express apo Shqiptarja që është organ i propagandës italiane në Tiranë, të cilat në shkrimet e tyre të titulluara “A po protestojnë arabët a shqiptarët në Shkup” sulmuan muslimanët shqiptarë të Maqedonisë duke shprehur hapur një racizëm të pështirë jo vetëm kundër identitetit të tyre islam por edhe ndaj popujve arab, të dyja këto të dënueshme me ligj. Konotacioni i kësaj shprehje është se nëse proteston me simbole muslimane i përket Azisë, prapambetjes dhe dhunës. Identifikimi i muslimanëve shqiptarë si arabë, turq, aziatikë etj. është shumë popullor dhe i dashur për shkrimtarë fondamentalistë katolikë dhe mediat e tyre të cilët çdo shfaqje të identitetit islam të shqiptarëve e sulmojnë në këtë mënyrë. Ky lloj sulmi nga lobi laik-katolik shërben edhe si një kërcënim me anë të të cilit shqiptarëve muslimanë të Maqedonisë u thuhet se jo vetëm Perëndimi katolik por edhe ky lob që kontrollon mediat dhe politikën në Kosovë dhe të Shqipëri mund t’ju braktisim në dorë të sllavo-ortodoksëve nëse paraqisni të tilla identitete.
 
I njëjti kërcënim muslimanëve shqiptarë të Maqedonisë u erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh në të njëjtin iftar në të cilin nxiti proklamimin e identitetit shqiptar duke thënë se ishte i pajustifikueshëm “... reagimi me flamujt e një radikalizmi fetar që i bie ndesh interesave shqiptare.” Pra, një ndarje e qartë e dy identiteteve: shqiptarë po, muslimanë jo. Kjo deklaratë e tij u parapri nga deklaratat e Kim Mehmetit i cili luan rolin e sabotatorit dhe në mënyrë të përsëritur u shpreh se nuk ishin shqiptarët që protestonin me identitetin e tyre islam, por shërbimet sekrete maqedone që nxisnin diçka të tillë për të dëmtuar interesat shqiptare. Pra, që të fitojnë interesat shqiptare, duhet sakrifikuar identiteti musliman. Kjo është kërkesa që Kimi i cili shërben si propagandist në Maqedoni dhe të tjerët i bëjnë muslimanëve shqiptarë.  Këto presione dhe kërkesa që u vijnë shqiptarëve muslimanë të Maqedonisë nga elitat politike dhe mediatike duken paradoksale po të kihet parasysh se operacioni “Monstra” kundër vendimeve të të cilit protestohet, i ka akuzuar ata si terroristë dhe ekstremistë islamikë. A nuk kanë të drejtë këta protestues shqiptarë që të tregojnë se nuk janë as terroristë dhe as ekstremistë dhe të kërkojnë ndryshimin e një vendimi të padrejtë që i etiketon si të tillë? A nuk kanë të drejtë ata të shpallin identitetin e tyre musliman për të cilin ata janë krenarë ndërkohë që ky identitet sulmohet nga ortodoksët-sllavë? Sigurisht që kanë. Ata janë shqiptarë dhe muslimanë; ky është identiteti i tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i etiketojë si ekstremistë dhe terroristë ashtu siç askush nuk ka të drejtë që të kërkojë copëtimin, fshehjen dhe mohimin e këtij identiteti të formësuar dhe të ruajtur me shekuj. 
 
Por pse tremben kaq shumë udhëheqja politike dhe mediat e kontrolluara nga lobi laik-katolik Shqipërisë dhe Kosovës nga shfaqja e këtij identiteti? Një arsye kryesore është dëshira e këtij lobi që nacionalizmi shqiptar të identifikohet vetëm me mitet e tyre dhe hedhja poshtë e çdo identifikimi të tij me islamin. Ndaj çdo shfaqje e tij etiketohet prej tyre dhe mediave të tyre si arabe apo aziatike, pra ndryshe nga identiteti katolik. Në favor të këtij kërcënimi shpesh përdoret edhe argumenti i Europës katolike me të cilën nuk mund të integrohemi nëse paraqesim një identitet musliman. Për më tepër, shfaqja e një identiteti musliman në protesta mund të sjellë forcimin e këtij identiteti, njësimin e tij me nacionalizmin shqiptar dhe memorizimin e tij në historinë e kombit. Diçka e tillë mund të sjellë zbehjen apo rënien e miteve të Skënderbeut, nënë Terezës dhe shumë të tjerëve dhe ngritjen e miteve të reja muslimane. Ndaj ky lob e lufton fort një identitet të tillë. Ndërkohë edhe politika shqiptare, ndoshta nën presionin jo shumë të hapur perëndimor, por edhe e influencuar nga këto mite dhe nga inferioriteti ndaj Perëndimit, kërkon fshehjen e këtij identiteti. Askund nuk mund të shihet më qartë kjo se sa në shprehjet e kryeministrit Rama i cili nga njëra anë hiqet si proklamues i hapur i identitetit musliman të Shqiptarëve, siç deklaroi në përshëndetjen e tij të fillimit të muajit Ramazan në të njëjtën ditë me dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, por nga ana tjetër kërkon fshehjen e këtij identiteti nga shqiptarët e Maqedonisë duke i quajtur flamujt që protestuesit mbanin në dorë si shenja të radikalizmit ekstrem. Por ndërsa politika shqiptare u kërkon muslimanëve shqiptarë të Maqedonisë të fshehin identitetin e tyre edhe kur ky identitet sulmohet haptazi dhe barbarisht nga sllavo-ortodoksët, presidenti i vendit Bujar Nishani, i cili iu bashkangjit këtyre deklarimeve, pa asnjë hezitim miraton si simbol të presidencës dhe të shtetit shqiptar një medalje me figurën kishtare të Nënë Terezës. Të tjerë persona publikë, përfshi dhe anëtarë të komuniteteve muslimane të Kosovës dhe Maqedonisë, për oportunizëm apo frikë nga sulmet e lobit laik-katolik, deklaruan se nuk duhej demonstruar me flamuj të Arabisë Saudite apo Iranit. Në fakt flamurët jeshil dhe të zinj me shprehjen e besimit në një Zot mbi to nuk janë prezantues të këtyre dy shteteve por flamuj tradicionalë islamikë që këto shtete moderne kanë adoptuar.
 
Por meqë këto flamuj i bezdiskan kaq shumë politikanët dhe mediat tona, atëherë ndoshta është më e udhës që shqiptarët muslimanë të Maqedonisë të protestojnë me flamuj të kuq me gjysmëhënë apo në të cilët është shkruar e njëjta shprehje e besimit në një Zot? A do i bënte kjo më të pranueshëm apo do ishin përsëri arabë dhe aziatikë, ekstremistë që punojnë kundër interesave shqiptare? Apo do ishin thjesht shqiptarë muslimanë të cilët ashtu siç kanë protestuar me flamuj të kuq kur u është prekur identiteti, ashtu siç kanë protestuar me flamuj amerikanë dhe europianë për të shprehur identitetin e tyre europian, po ashtu mund të protestojnë edhe me flamuj dhe simbole islame kur u sulmohet padrejtësisht dhe pabesisht identiteti dhe feja e tyre muslimane nga sllavo-ortodoksët maqedonë? Kërcënimet ndaj shqiptarëve muslimanë të Maqedonisë nga ata që duhet të jenë bashkëkombësit e tyre nuk janë shumë ndryshe nga kërcënimi sllavo-maqedon. Të dy këto grupime kërkojnë braktisjen e një pjese të identitetit të tyre. Nga sllavo-ortodoksët maqedonë kjo pritet, pasi është strategji e mirëmenduar e tyre. Por për të gjithë ata që deri tani nuk e kanë kuptuar, kjo është vëllazëria kombëtare e cila u afrohet muslimanëve shqiptarë të Maqedonisë nga lobi laik-katolik. Ata kanë një zgjidhje: ose shqiptar me simbole katolike dhe pjesë e kombit e vatanit, ose musliman dhe në dorë të dushmanit. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 19:17

Dita e sotme si një ditë përkujtimore për çlirimin e kryeqytetit nga formacionet partizane u festua nga të gjitha palët e politikës si një ditë e veçantë për kontributin e shqiptarëve në a

Postuar: 17/11/2019 - 07:47

“Nga të gjitha fatkeqësitë që mund ta gjejnë një Komb, asgjë nuk është më tragjike dhe me k

Postuar: 17/11/2019 - 07:45

Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindroma e mosrespektimit të të rinjve

Postuar: 17/11/2019 - 07:44

Jam një nga tre milionë shqiptarët që jetoj në Shqipëri.

Postuar: 17/11/2019 - 07:42

Një njeri kërkon të marrë një për qind të produktit tonë të përgjithshëm të Shqipërisë.

Postuar: 16/11/2019 - 20:43

Reforma në Drejtësi përpos çlirimit të drejtësisë nga turlilloj injorantësh, hajdutësh, sharlatan

Postuar: 16/11/2019 - 07:21

Është një ulërimë e madhe, është një gjëmë pa përmasa, është një apokalips dhe përmbysje rrënjëso