Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

T’i japim fund nacionalizmit primitiv egoist

T’i japim fund nacionalizmit primitiv egoist

Postuar: 09/07/2014 - 08:25

Nga Ilir VATA     Ballkani, duhet të integrohet si një i vetëm në Bashkimin Evropian, pasi çdo plagë e njërit dhemb te shtetit tjetër, për vetë ndërthurjet dhe dasitë që mbolli shekulli i kaluar. Çdo provokim apo zgjedhje tjetër favorizon shqiptarët. Çdo akt dhune ushqen nacionalizmin. Kultura e Ballkani, si te ngjyrat, kultura, folklori, mitet i kanë të përbashkëta, tani më dhe interesat dhe bashkëjetesa janë kushti kryesor për t’u bërë pjesë e vendeve perëndimore. Ballkani duhet të shohë përtej kufijve, ngjyrave dhe urrejtjeve ndëretnike, tek e ardhmja e fëmijëve ballkanas, që po e shohin pengesë të lirive të tyre politikën e urrejtjes që ushqejnë disa politikanë në Ballkan. Nacionalizmi është një mallkim, një shpëlarje e vlerave që sjell urrejtje e dasi, konflikte dhe shekulli që lamë pas solli tragjizmat çnjerëzore, sa dhuna në Maqedoni tingëllon si kthim pas.
 
Protesta e shqiptarëve në Maqedoni me moton “duam drejtësi” nuk janë pjesë e copëzave të nacionalizmit të ndërsyer kohët e fundit në rajonin e Ballkani, por një provokim serioz që u bëhet shqiptarëve në trevat e tyre për të jetuar të lirë dhe të barabartë si çdo nënshtetas tjetër maqedonas. Ky mund të konsiderohet provokimi i radhës, por parë nga dinamika e protestave, këto protesta do të sjellin ndryshime mbarërrënjësore në Maqedoni, nga mënyra se si duhet konceptuar faktori shqiptar atje. Provokimi i shqiptarëve është një gabim i madh, jo vetëm për faktin se ata jetojnë në trojet e tyre, por për faktin se janë përcaktues në politikën e së ardhmes së Maqedonisë dhe fateve të saj në integrimin Euroatlantik dhe komuniteti më i madh në Maqedoninë heterogjene dhe ndëretnike.
 
Shumë nga politikanë, kanë bërë thirrje për ulje të tensionit politik, madje liderë kryesorë të politikës shqiptare e kanë konsideruar dialogun si thelbi i zgjidhjes së problemit, por ende aktorët kryesorë të politikës së Tiranës dhe Prishtinës nuk kanë dhënë një qëndrim të plotë për këtë situatë gati kaotike që ka shpërthyer në shtetin fqinj Maqedoni. Muaj më parë, apo dhe mbase dhe një vit, kur Shqipëria po kalonte periudhën zgjedhore, faktori nacionalist u interpretua nga preferenca të ndryshme politike e në kënde të ndryshme sa në shumicën e rasteve, ai merrte kuptimin më cinik e hipokrit të vetë fjalës nacionalizëm. Raste të tilla janë përsëritur në të gjithë rajonin e Ballkanit, por kohët e fundit këto tone u zbehën dhe arritën të shuhen për një periudhë kohe relativisht jo të vogël, sa klima politike në Ballkan pati një stad të ri zhvillimesh pozitive, pasi Serbia bëri përparime në bashkëbisedimet me Kosovën, arriti të arrijë progres edhe në integrimin evropian dhe vazhdon bashkëpunimin. 
 
Po dhe Shqipëria, arriti të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe padyshim ka qenë një politikë zbutëse për Ballkanin në tërësi. Kosova, po ashtu po bën përparime në zgjidhjen e problemeve me kontrollin e veriut dhe gradualisht po arrin paqen e shumëpritur, si një ogur i mirë për civilizimin, bashkëjetesën dhe integrimin e rajonit në tërësi në BE. 
Fakti se Maqedonia ka vazhduar të përsërisë raste ekstreme ndër palët etnike dhe pas marrëveshjes së Ohrit në prani të ndërkombëtarëve, tregon ende se nacionalizmi i atjeshëm ka ende doza primitive të nxitura nga faktorë të brendshëm apo të jashtëm që nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm sa kanë rritur tensionet, si dhe në rastin e fundit kur sistemi i drejtësisë, dënoi disa shqiptarë me burg të përjetshëm dhe shqiptarët e përkthyen hakmarrje etnike, si një provokim... Dhe sot, mijëra shqiptarë që vazhdojnë të protestojnë. Protestat ka ditë që vazhdojnë dhe aktorë të politikës shqiptare atje janë bashkuar me protestat, ndërsa Gruevski në prononcimin e tij, deklaroi se shteti maqedonas ka kapacitete të përballojë situata më të vështira se kaq.
Çështja e shqiptarëve të Maqedonisë nuk i përket vetëm institucioneve të shtetit maqedonas, ajo është komplekse, pasi të drejtat e shqiptarëve atje i mbështet e drejta ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, shtetet shqiptare që janë fqinjë të shtetit maqedonas dhe vetë Kushtetuta e Maqedonisë. Por nëse situata do të agravojë, rreziku i një trazire të thellë politike do të marrë përmasa sa do të vërë në rrezik ekzistencën e Maqedonisë, pasi miliona shqiptarë në mbarë Botën po ndjekin me vëmendje zhvillimet dhe politika, duhet të ndjekë me kujdes situatën dhe dhunën e ushtruarve ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
 
Prandaj në këtë situatë të ngërdheshur, sa provokative dhe të padrejtë që nxit politika qeveritare maqedonase me dhunë, pak nga pak po dalin në pah elementët nacionalistë që do të kthejnë pas zhvillimet e arritura deri më tani e në këtë trazirë, politikanët shqiptarë si në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri duhet të vlerësojnë situatën dhe të ndikojnë për arritjen e një dialogu mes palëve me ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Shqiptarët e Maqedonisë, medoemos do të bashkohen në kryeqendrën e tyre Shkupin, për të demonstruar protestën më të madhe shqiptare, nëse politika qeveritare do të vazhdojë dhunën. Kosova ishte mësimi më i mirë për ato vende që i mëshojnë konflikteve, barbarisë, egoizmit të ndërsyer primitiv të nacionalizmit dhe kur bëhet fjalë për Maqedoninë, shqiptarët janë përcaktues në shtetformimin e saj.
 
Bashkëjetesa është zgjidhja, konflikti është në favor të çështjes së drejtë të shqiptarëve të mohuar prej shekujsh se nëse do të këtë një referendum atëherë shqiptarët dijnë ku ta bëjnë zgjidhjen e tyre dhe lehtësisht bëhen pjesë e njërit prej shteteve shqiptare, por ajo që “vret” në këtë mes është fakti që çfarë do të bëhet me çështjen e emrit të Maqedonisë, kushtëzuar nga shteti fqinj Greqia, po me pakicat ndëretnike atje!? Të gjitha këto problematika zgjidhen me vullnetin për të bashkëjetuar në paqe dhe në harmoni me të drejta të barabarta. Ballkani, duhet integrohet si një i vetëm në Bashkimin Evropian, pasi çdo plagë e njërit dhemb te shtetit tjetër, për vetë ndërthurjet dhe dasitë që mbolli shekulli i kaluar. Është koha t’i japim fund nacionalizmit primitiv egoist.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve politike kanë qenë të përditshme.

Postuar: 15/11/2019 - 07:13

Quhet Francesko Becchetti (në shqip Françesko Beketi).

Postuar: 15/11/2019 - 07:11

...Nuk kanë asnjë ndryshim bile muhabetet e gjahtarëve pas gjahut sikur plagosin arinj, ujq, çake

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej

Postuar: 15/11/2019 - 07:09

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë që i ngjajnë k

Postuar: 15/11/2019 - 07:08

Pas më shumë se një viti pritjeje për fillimin e punimeve në shëtitoren “Naim Frashëri&rdqu

Postuar: 14/11/2019 - 07:21

Sikur kryeministër i vendit të ishte Tufa i Institutit të Krimeve të Komunizmit, jam i sigurt se