Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vizita e kancelares Merkel, gjeopolitikë dhe gjeoekonomi

Vizita e kancelares Merkel, gjeopolitikë dhe gjeoekonomi

Postuar: 08/07/2015 - 08:42

Nga Eraldo MEÇALLA*     Marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë për 25 vite kanë njohur arritje dhe zh villime tepër pozitive, por vizita e parë historike zyrtare e kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, është pika me kardinale për rrugën integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane janë vendosur që në vitin 1987, deri më sot nuk ka pasur asnjëherë një vizitë kancelari gjerman të karakterit zyrtar dypalësh. Pavarësisht vizitës në vitin 1999 në Tiranë, të kancelarit gjerman Gerhard Schroeder, ajo ishte një vizitë në formën e një delegacioni për të takuar trupat gjermanë të KFOR-it, që ishin paqeruajtës në krizën e Kosovës. Vizita e kancelares gjermane do të zhvillohet të mërkurën në datën 8 korrik 2015 në Tiranë, në kuadër të një turneu në shtetet Ballkanike, ku ndalesa e parë është Shqipëria dhe më pas Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Nga të dhënat e publikuara nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë së Shqipërisë, kancelarja Merkel do të ketë këtë axhendë në Tiranë: 1.) 13:50, Mbërritja në aeroportin "Nënë Tereza". 2.) 14:15, Ceremonia e pritjes dhe takimi me kryeministrin Edi Rama. 3.) 15:30, Konferenca e përbashkët Merkel-Rama. 4.) 16:10, Takim me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. 5.) 17:00, Pjesëmarrje në Konferencën ekonomike në "Tirana Business Park". 6.) 18:00, Mbyllja e vizitës në Shqipëri. Ardhja e kancelares Merkel, gruas më të fuqishme të botës në Shqipëri është tregues i qartë i avancimit dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe Shqiptaro-Gjermane. Sigurisht, Gjermania ka interes të veçantë për Ballkanin Perëndimor, por kjo është edhe pika themelore bashkuese me Shqipërinë, për një Ballkan të qëndrueshëm, paqësor, të sigurtë dhe të begatë. Në videomesazhin e saj javor të shtunën, kancelarja Merkel u shpreh përpara turit Ballkanik se: "Shqipëria, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë një perspektivë të mirë për t'iu bashkuar Bashkimit Europian. Pavarësisht të gjithë vështirësive këto vende kanë bërë progres". Gjermania, për 25 vite ka qenë kontribuesja kryesore në Ballkan dhe sigurisht mbështetja ka ardhur duke u forcuar që nga viti 2014, ku mbështetja Gjermane përkundrejt Shqipërisë dhe shteteve të rajonit si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, ka qenë më e fuqishme për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo vizitë e kancelares gjermane nuk është aspak e rastësishme apo e papritur, gjithçka ishte vendosur që në takimin dypalësh Rama-Merkel në Berlin, ku kancelarja mbështeti edhe dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat për në BE. Që nga ajo kohë, Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara në procesin e antarësimit në Bashkimin Europian.
 
Në datën 24 qershor 2014, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE, tani hapi tjetër është hapja e negociatave për antarësim. Ndërsa në datën 28 gusht 2014, u zhvillua Konferenca e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, fokusi i saj ishte rritja e bashkëpunimit rajonal dhe integrimi në BE. Sukses historik mund të quhen edhe dy vizitat reciproke të kryeministrit Shqiptarë Edi Rama në Beograd dhe kryeministrit Serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë, pas rreth 70 vjetësh. Ky ishte tregues i uljes së tensioneve dhe të një diplomacie konstruktive Shqiptaro-Serbe, duke vënë përpara projektin dhe idenë europiane dhe duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet mbi çështjen e Kosovës. Bazuar në marrëdhënien e re ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në mesazhin përpara vizitës në Tiranë, kancelarja gjermane theksoi: "Shqipëria dhe Serbia janë duke punuar në mënyrë shumë aktive për objektivat e Konferencës së Berlinit që synon avancimin e projekteve të infrastrukturës dhe propozon shkëmbimin e të rinjve". Ndërsa specifikisht për Shqipërinë, Merkel deklaroi: "Në Shqipëri ka ende shumë për të bërë, por të paktën tani ata janë tashmë vend kandidat". Vizita e kancelares Merkel, shënon një moment të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë. Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve filloi me ideimin nga Merkel të "Procesit të Berlinit", rreth një vit më parë për një frymë të konsolidimit të bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Konferencën e Berlinit me liderët e rajonit, kancelarja Merkel do të deklaronte: "Në terma afatgjatë ne duam që Ballkani Perëndimor të antarësohet në Bashkimin Europian. Është në interesin tonë të përbashkët ekonomik, politik dhe strategjik". Menjëherë pas "Konferencës së Berlinit", Merkel përzgjodhi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Shqipërinë si shtetin koordinator për bashkëintegrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një tregues i qartë për interesin e shtuar të Gjermanisë ndaj Shqipërisë në veçanti si aktorë stabilizues dhe qetësues i procesit të integrimit të shteteve të rajonit. Takimi i datës 8 korrik 2015, do të jetë edhe takimi i tretë ndërmjet Merkel dhe Ramës, që nënkupton forcim të marrëdhënieve dypalëshe dhe rrugë e duhur e Shqipërisë drejt antarësimit në BE. Ardhja e kancelares gjermane në Tiranë është e rëndësishme për dy aspekte: 1.) Aspektin gjeopolitik. 2.) Aspektin gjeoekonomik. Një rëndësi historike do të ketë edhe mesazhi që kancelarja do të përcjellë nga Tirana, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Gjermani është shteti i vetëm në Europë që ka peshën kryesore për zhvillimet në BE, dhe shteti i vetëm europian i BE-së që ka treguar interes të posaçëm që prej një viti përkundrejt Shqipërisë. Përse ky interesim nga Gjermania? Gjermania, që prej 25 vitesh ka qenë kontribuesja kryesore në Ballkan, duke qenë se procesi i zgjerimit ka njohur ngadalësim të dukshëm nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, ndaj Ballkanit. Pikërisht aty Gjermania ka parë dritën e suksesit dhe vazhdimësisë së suksesshme të idesë së Europës së bashkuar. Kancelarja Merkel është e interesuar si nga ana gjeopolitike dhe gjeoekonomike për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Për këtë arsye Merkel, ka ftuar Shqipërinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit që të forcojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre në konceptin diplomatik, politik, ekonomik, komunikues, ndërlidhës dhe bashkëpunues për tu përafruar me njëri-tjetrin dhe së bashku me ndihmën Gjermane të vazhdojnë rrugën drejt antarësimit final në BE. Gjermania e ka kuptuar shumë mirë peshën dhe rëndësinë që ka rajoni i Ballkanit Perëndimorë për të ardhmen e Bashkimit Europian. Bazuar mbi këtë fakt të mërkurën, kancelarja Merkel në Tiranë do synojë realizimin dhe forcimin e këtyre objektivave:
 
1.) Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani. 2.) Marrëdhëniet Shqipëri-BE. 3.) Bashkëpunimi i Shqipërisë me shtetet e Ballkanit Perëndimor. 4.) Çështjet politike. 5.) Çështjet ekonomike. 6.) Çështjet diplomatike. 7.) Çështjet e sigurisë.
 
Mbi vizitën e kancelares gjermane, Zyra e Shtypit e Kryeministrisë në Shqipëri deklaron: "Vizita e zonjës Merkel shënon një moment të veçantë në marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, qoftë në kuadrin e politikave rajonale dhe integruese përmes procesit të Berlinit, qoftë në fushën ekonomike dhe tregtare". Sigurisht që çështja kryesore përgjatë vizitës së kancelares do të jetë integrimi europian i Shqipërisë por me rendësi janë edhe zhvillimet që do të vijnë në fushën ekonomike për të çuar përpara angazhimet e ndërmarra në Konferencën e Berlinit. Momentalisht përsa i përket bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Gjermani, përveç 6 marrëveshjeve financiare të firmosura së fundi me vlerë 107 milionë euro, volumi tregtar është 287 milionë për vitin 2014. Praktikisht Gjermania në vitin 2014 renditet si partneri i pestë më i madh i Shqipërisë, sigurisht pritet të ketë nxitje në shkëmbimet ekonomike në të ardhmen. Me vizionin gjeopolitik dhe gjeoekonomik të kancelares Merkel për Ballkanin Perëndimor, me procesin e Berlinit në vazhdimësi suksesi do të jetë i garantuar për të ardhmen e Ballkanit në BE. Duke parë edhe rrezikun që praqet influence Ruse në Ballkan, përplasja Merkel-Putin mbi krizën në Ukraine, krizat në Lindjen e Mesme, kriza Greke, terrorizmi ndërkombëtarë si Gjermania dhe shtetet anëtare të BE-së do të jenë të përkushtuara për përparimin dhe mbështetjen e Ballkanit. Ky rast interesimi është unik, prandaj Shqipëria duhet ta shfrytëzojë mundësinë e dhënë, duke përfituar nga provoja, vizioni, puna, diplomacia, politika, ekonomia, drejtësia dhe kultura Gjermane dhe duke bashkëpunuar me të gjitha shtetet e rajonit. Shqipëria duhet të zbatojë, plotë- sojë dhe respektojë të gjitha kushtet dhe kriteret që ka hapja e negociatave për në BE, duke forcuar institucionet politike, ligjzbatuese, ekonomike dhe duke konsoliduar demokracinë në vend. Vizita, deklaratat, marrëveshjet, këshillat dhe vizioni që do të vijë nga vizita e kancelares në 8 korrik 2015 në Tiranë, duhet vlerësuar jashtëzakonisht nga shteti Shqiptarë. Duhet ti jemi mirënjohës Gjermanisë për çdo mbështetje të dhënë këto 25 vite, por veçanërisht këto vitet e fundit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Këto veprime janë fakte të qarta të një miqësie dhe bashkëpunimi të konsoliduar dypalësh shqiptaro-gjerman. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të realizuar "ëndrrën europiane", që nënkupton antarësimin në BE dhe përkthehet në paqe, siguri, prosperitet dhe begati për të gjithë rajonin në të ardhmen, përfshirë edhe vetë BE-në. *Master i Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 07:18

Nuk bëhet fjalë për romanin e Stendalit “E kuqja dhe e zeza” me këtë titull, madje as për uniformën e skuadrës kombëtare, nga ku prej gjoksit e lart, janë krejt në të kuqe dhe si për ironi nga mollaqet e p

Postuar: 21/11/2019 - 07:16

Projekt-ligji për Buxhetin e Shtetit 2020 që Ministria jonë e Financave ka dërguar në Kuvend, për

Postuar: 21/11/2019 - 07:15

Duke shkruar këto radhë, m’u kujtua hyrja e prezantimit të një “senatori” të au

Postuar: 21/11/2019 - 07:12

Një nga "shpresat e humbura", por dhe përkeqësimet shoqërore dhe filozofike te ne, ësht

Postuar: 20/11/2019 - 07:17

Do të vinte ajo ditë kur pjesa më e inkriminuar, më agresive dhe më në hall e politikës, t’

Postuar: 20/11/2019 - 07:16

Vetëvrasjet janë shtuar shumë këto kohët e fundit.

Postuar: 20/11/2019 - 07:14

Të gjithë jemi të përgjuar. Shqiptarë e ndërkombëtarë.