BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Vlerësime dhe sygjerime për raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2013

Vlerësime dhe sygjerime për raportin e Bankës së
Nga Prof.Dr Anastas ANGJELI* Duke shprehur një opinion mbi politikën monetare, të ndjekur gjatë vitit të mëparshëm nga Banka e Shqipërisë, për arritjen e objektivit të saj kryesor, politikat për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, stabilitetit financiar dhe forcimin e mbikëqyrjes bankare, si dhe reformimin e mbikëqyrjen e sistemit të pagesave, do të shpreh dhe disa konsiderata dhe sygjerime për punën në këtë sektor. Në raportin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2013, veç sa më sipër, një vend të rëndësishëm zë edhe analiza e instrumenteve të politikës monetare dhe e administrimit të rezervës valutore. Gjithashtu, në përfundim, raporti paraqet objektivat strategjike të këtij institucioni për periudhën afatmesme. Raporti shoqërohet edhe me pasqyrat financiare, si dhe vlerësimin përkatës të strukturave audituese. Analiza e politikës monetare mbështetet në zhvillimet e ekonomisë së vendit tonë gjatë vitit të mëparshëm dhe ndikimin përkatës të zhvillimeve ekonomike botërore e cila gjatë vitit 2013, ekonomia e vendit vijoi rënien e ritmeve të zhvillimit. Rritja reale e PBB-së, nga 3.1 për qind në vitin 2011 dhe 1.3 për qind në vitin 2012, zbriti në 0.7 për qind në vitin 2013. Kjo rënie erdhi si rezultat i një kompleksi faktorësh të brendshëm e të jashtëm, si vijimi i ndikimit të krizës ekonomike botërore, zgjedhjet e përgjithshme në vendin tonë, politikat dhe administrimi fiskal etj. 
 
Ngadalësimi i zhvillimit ekonomik ishte pasojë e rënies së kërkesës agregate në të dy komponentët e saj: konsumit dhe investimeve private, ndërkohë që kërkesa e huaj pati rritje. Ndikim në rënien e kërkesës patën rënia e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, si dhe kushtet e shtrënguara të financimit nga sistemi bankar. Këto sollën mosshfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe rënie të investimeve të biznesit, rritje të ngadaltë të punësimit dhe të pagave dhe si rrjedhojë, prirje të ulëta inflacioniste.  Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit arritën nivelin 24 për qind të PBB-së, nga 24.9 për qind të PBB-së që ishin vitin e mëparshëm, duke u reduktuar me 4.5 miliardë lekë. Për të zbutur ndikimin e kësaj rënieje në të ardhurat dhe për t’i dhënë stimul ekonomisë, u ndoq një politikë fiskale ekspansioniste, e cila u pasqyrua në:
 
- rritjen e shpenzimeve nga 28.4 për qind e PBB-së, në 30.1 për qind të PBB-së, e barazvlefshme me 33.2 miliardë lekë;
- rritjen e deficitit buxhetor nga 3.5 për qind e PBB-së, në 6.1 për qind të PBB-së;
- rritjen e borxhit publik nga 62.5 për qind e PBB-së, në 70.5 për qind të PBB-së.
 
I. Përcjellja e politikes monetare në tregjet financiare dhe ekonominë reale 
Politika ekspansioniste monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një efekt gjallërues në tregjet financiare dhe është shoqëruar me rënie të primeve të rrezikut. Të dy këta faktorë kanë ndihmuar në përcjelljen e politikës lehtësuese monetare tek normat e interesit, të aplikuara nga agjentët financiarë.
Rënia e kërkesës agregate dhe rënia e inflacionit të importuar sollën tendencën e rënies së inflacionit. Niveli i inflacionit ishte i ulët, 1.9 për qind, në kufirin e poshtëm objektiv të politikës monetare. Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2013, ka ndjekur një politikë monetare, përgjithësisht lehtësuese, (ndryshe nga vitet e periudhës ku kriza u shfaq fort, periudhë gjatë së cilës fleksibiliteti dhe reagimi në kohë qe i munguar) duke reduktuar 4 herë normën bazë të interesit, deri në nivelin 3 për qind (kjo u harmonizua edhe me uljet e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane). Megjithatë, kjo normë mbetet përsëri e lartë dhe vështirëson kreditimin e sektorit privat, duke frenuar rritjen ekonomike.  Ky stimul i politikës monetare lehtësuese nuk është përcjellë sa dhe siç duhet në ekonomi. Ky efekt duket qartë edhe nga tkurrja e aktivitetit ekonomik.  0.4 në krahasim me normat 1.3% dhe 2.8% të regjistruara përkatësisht gjatë viteve 2012 dhe 2011. Ngadalësia e zhvillimit ekonomik u shkaktua, kryesisht, nga ecuria e dobët e investimeve dhe e konsumit privat, të cilat ishin rrjedhojë e besimit të ulët të agjentëve ekonomikë dhe kushteve të shtrënguara të financimit. Siç shihet nga kjo analizë, ngërçi i kreditimit ka lidhje me uljen e kërkesës për kredi, si pasojë e një ambienti makroekonomik të përkeqësuar dhe gjithashtu me shtrëngimin e financimeve nga ana e bankave, ndikuar nga rritja e NPL-ve (non performing loans) të cilat gjatë 8-vjeçarit të fundit janë rritur deri në 25% të kredive. Kjo gjendje ngërçi ekonomik reflekton problemet strukturore, me të cilat përballet vendi dhe nevojën e ndryshimit të modelit tonë ekonomik. Këto probleme kanë të bëjnë me nevojën për gjenerimin e burimeve të qëndrueshme të rritjes ekonomike, me forcimin e masave për thellimin e reformës rregullatore për përmirësimin e klimës së biznesit, një programi nxitës për investimet e huaja, me ndërmarrjen e reformave të gjithanshme për rritjen e produktivitetit, sidomos në sektorin bujqësor dhe të agrobiznesit me zgjerimin e tregjeve dhe me zhvillimin e sektorëve, të cilët mund të jenë konkurrencialë, eksportues në tregjet botërore. Nga ana tjetër kjo gjendje ka lidhje edhe me aktivitetin e plogësht rregullues të Bankës së Shqipërisë, e cila është treguar joefektive në rekomandimet për aplikimin e politikave të kujdesshme për vlerësimin e riskut nga ana e bankave dytësore, përpara se niveli i NPL-ve të mbërrinte në 25%, ndërsa sot nuk po tregohet efektive në gjetjen e shtysave për rritje të kreditimit.
 
II. Ecuria e sistemit bankar 
Megjithë ritmet jo të larta të zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe problematikat në sistemin financiar, treguesit kryesorë të sektorit bankar u përmirësuan gjatë vitit 2013?!. Rezultati financiar pozitiv u rrit dhe treguesit e kapitalizmit e të likuiditetit të veprimtarisë ishin në nivele pozitive. Në fund të vitit 2013, aktivet e sektorit bankar ndaj PBB-së arritën nivelin 90.5 për qind, duke u rritur me 0.9 pikë përqindje krahasuar me vitin e mëparshëm. Sektori bankar përbëhet nga 5 banka të mëdha, që kanë 67 për qind të portofolit të kredisë së sistemit dhe 73 për qind të depozitave. Rezultati financiar neto i sektorit bankar në fund të vitit ishte pozitiv, me një vlerë prej rreth 6.6 miliardë lekë dhe me një përmirësim në masën 74 për qind, krahasuar me fitimin e vitit 2012. 
 
III. 11 vlerësime dhe 11 sygjerime për Bankën e Shqipërisë 
III. a. Disa vlerësime për punën e Bankës së Shqipërisë
1- Banka e Shqipërisë ka realizuar objektivin e saj kryesor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Inflacioni është mbajtur brenda objektivit të përcaktuar si rrjedhojë e politikës së kujdesshme dhe të arsyeshme monetare që ajo ka ndjekur. 
2- Vlerësojmë përpjekjet që ka bërë Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe makroekonomik si dhe masat për nxitjen e kredisë (pavarësisht pamjaftueshmërisë së saj) me synim përmirësimin e ambientit ekonomik dhe frenimin e rënies së rritjes ekonomike.
3-Është përmbushur objektivi ligjor i Bankës së Shqipërisë në fushën e sistemeve të pagesave, duke kontribuar kështu në mbështetjen e implementimit me efikasitet të politikës monetare, ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe të besueshmërisë së publikut në monedhën kombëtare.
5- Politika monetare është përcjellë pozitivisht në tregjet financiare, por jo sa dhe si duhet në ekonominë reale.
Megjithë politikat stimuluese, ekonomike e financiare, kërkesa agregate dhe rritja ekonomike mbetën të dobëta. Nga njëra anë, ky rezultat ilustron sjelljen konservatore të agjentëve ekonomikë e financiarë, si dhe gatishmërinë e ulët të tyre për të marrë përsipër rrezik. Perceptimi për një rrezik të lartë për të ardhmen frenon ndërmjetësimin financiar dhe ndikon në stepjen e sektorit privat.
 
6- Banka e Shqipërisë ka rishikuar një sërë rregulloresh mbikëqyrëse të sistemit bankar, duke synuar stimulimin e kreditimit në ekonomi. Por përcjellja e stimulit monetar në ekonomi është shfaqur e kufizuar, si pasojë e pasigurive të larta dhe besimit të ulët konsumator, fenomen ky që po e përjetojnë shumë vende në ekonominë botërore.
7- Rritja e kreditimit nga sektori bankar u ngadalësua ndjeshëm dhe u shoqërua me rënie të cilësisë së kredisë ndërsa kreditë me probleme janë rritur (ato zënë rreth 25 %).
Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, në muajin mars, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në kuadrin rregullativ që synojnë të përmirësojnë ofertën e kreditimit nga sektori bankar dhe të mbështesin procesin e ristrukturimit të kredisë. Gjithashtu, në bashkëpunim me industrinë bankare dhe me institucione të tjera, Kuvendi miratoi disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin Civil, të cilat lehtësojnë procedurën e kryerjes së ankandit të kolateralit të kredisë dhe përmirësojnë garancitë ligjore që shoqërojnë atë, si dhe një ligj për mundësinë e “pastrimit nga bilancet e bankave të kredive pa shprese”... 
 
8- Banka e Shqipërisë është angazhuar për vendosjen e një platforme për automatizimin e raportimit dhe përpunimit për nevoja të prodhimit statistikor (duke u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian) dhe rritjen e transparencës, publikimit dhe informimit të publikut me to. 
9- Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2013, si një aktor kryesor së bashku me Qeverinë, ka luajtur rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes trevjeçare me FMN.
10- Banka e Shqipërisë ka qenë një aktor serioz dhe i rëndësishëm në projektin e integrimit të vendit, nëpërmjet plotësimit dhe përditësimit të të gjithë detyrave të saj ligjore dhe angazhimeve institucionale. Shqipëria ka bërë progres në drejtim të përafrimit të legjislacionit të saj me kërkesat e BE-së në drejtim të përmbushjes së kriterit ligjor për anëtarësim.
11- Banka e Shqipërisë synon të mbështesë procesin vendimmarrës të saj në themele të forta dijesh dhe njohurish të testuara mbi ekonominë shqiptarë. Investimi në krijimin e kapaciteteve të shëndosha kërkimore ndihmon në rritjen cilësore të punës, të reputacionit dhe të besueshmërisë së Bankës së Shqipërisë. 
III. b. Disa sygjerime për punën e Bankës së Shqipërisë në të ardhmen 
 
Banka e Shqipërisë duhet të fokusojë më shumë punën në disa drejtime si:
1- Ndjekjen e një politike monetare lehtësuese e stimuluese, më fleksible për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe për vazhdimin e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik e financiar të vendit, brenda normave dhe akteve ligjore dhe rregullatore të saj. Banka duhet të ketë një rol me aktiv dhe të jetë një sinjalizatore e vazhdueshme dhe në kohën e duhur për zhvillimet dhe ndryshimet e pritshme ekonomike dhe të tregjeve financiare duke rekomanduar masa preventivuese për të zbutur sado pak efektet, kur ato janë negative. 
2- Ruajtjen e nivelit të borxhit publik, për aq sa i takon, në kufij të përballueshëm dhe të padëmshëm për ekonominë e vendit, duke marrë masa në drejtim të përsosjes së programimit dhe parashikueshmërisë fiskale të cilat mbeten shqetësuese, sidomos mbas shfuqizimit ligjor të kufirit të borxhit.
3- Forcimin e mëtejshëm të rolit mbikëqyrës e rregullator ndaj sistemit financiar- bankar...
4- Mbështetjen e kreditimit të ekonomisë dhe përmirësimin e situatës së kredive me probleme. Ky kreditim nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga ekonomia jonë (gjatë vitit 2013 ka shënuar rënie) dhe duhet stimuluar në të ardhmen. Kjo përmes krijimit të stimujve për të përmirësuar klimën e kredidhënies në vend. Zbutjen e politikave konservatore të bankave në kreditim që shfaqen jo vetëm nëpërmjet çmimit të kredisë, (sot, në treg, dy mallrat më të shtrenjta janë: paraja dhe karburantet) por edhe nëpërmjet kushteve të tjera të zbatuara nga bankat në aktivitetin kreditues. Niveli i kredive të këqija vazhdon të mbetet i lartë, shqetësues dhe duhet të thellohet më tej marrja e masa rregullatore për reduktimin e tij.
5- Përmirësimin e cilësisë së portofolit të kredive, mbetet gjithashtu detyrë e rëndësishme.
6- Trajtimin e kujdesshëm dhe efektiv të Rezervës Valutore të detyrueshme të saj dhe investimin efikas të likujditeteve të sistemit bankar shqiptar brenda vendit në dobi të stabilitetit financiar të vendit dhe zhvillimit ekonomik. 
 
7- Nxitjen e mëtejshme të procesit të përfshirjes së subjekteve financiare jo-bankare në skemën e ASD në funksion të mirëfunksionimit dhe rritjes së performancës.
8- Përmirësimin e prodhimit dhe shërbimin statistikor duke investuar në pavarësi profesionale, burime njerëzore dhe infrastrukturë teknologjike.
9- Krijimin e premisave për rritjen e numrit të përdoruesve të parasë elektronike në Shqipëri, të përdoruesve të shërbimit e-banking dhe shtimin e operatorëve të skemës kombëtare të pagesave me kartë, si faktorë që ndikojnë ne uljen e informalitetit në ekonomi.
10- Krijimin e stimujve në mënyrë që bankat të jenë të interesuara të investojnë më shumë te kreditimi i ekonomisë reale se sa investimi në letra me vlerë të qeverisë në kushtet e një situate të kënaqshme të likuiditetit.
11-Nxitjen dhe mbështetjen e risive të paraqitura në kuadër të zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare të ofruara nga gjithë sistemi financiar. (shtimi i produkteve të reja bankare). *Deputet