BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

politike-intervista

Agron Duka: Ja pse duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor, opozita të kushtëzojë pjesëmarrjen në Parlament, PAA synon një bashki në zgjedhjet vendore

Agron Duka: Ja pse duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor, opozita

 Kreu i PAA, Agron Duka deklaroi dje se opozita duhet të kushtëzoj marrëdhënien me Parlamentin. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Sot”, Duka u ndal edhe tek sistemi zgjedhor. Ai tha se zgjidhja ideale për partitë e vogla do të ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor. Sakaq, Duka foli dhe për ambiciet e PAA në zgjedhjet vendore. Duka tha se PAA po synon që të fitojë një bashki në mënyrë që të përfaqësojë vizionin dhe alternativën e saj programore.

-Zoti Duka, ju tashmë jeni jashtë Parlamentit. Si e shihni situatën sot në sallën e Parlamentit, pasi kemi përplasje shumë të forta mazhorancë-opozitë?

Paradoksalisht, zgjedhjet e 25 qershorit nuk prodhuan asnjë zgjidhje. Viti i parë i këtij Parlamenti nuk ka qenë aspak produktiv si pasojë e një procesi zgjedhor që tjetërsoi përfaqësimin. Mjafton të kujtojmë gjithë skandalet që goditën mazhorancën. Problemet që krijoi në gjirin e saj kjo qeveri janë edhe pasoja pse përplasjet midis mazhorancës dhe opozitës kanë arritur në nivelet me të cilën u mbyll legjislatura e shkuar. Pra jemi në një ngërç politik, që po prodhon një situatë negative në të gjitha hallkat e shoqërisë, duke filluar nga ekonomia dhe deri te drejtësia. Notën e kësaj periudhe e vendosën vendet e BE-së, që përcaktuan shtyrjen e vendimit për çeljen e negociatave. Një dëm i madh, sidomos për qytetarët.

-Opozita ka ndërmarrë një të ashtuquajtur “aksion opozitar”. Pamë sulme ndaj ministrit Xhafaj. Së fundmi po sulmohet zoti Balla. Po ashtu pati protesta dhe bojkot të komisioneve.

Si i shihni aksionet e opozitës, duke qenë se ju vijoni të jeni pjesë e aleancës me PD?

Natyra e politikës shqiptare është akuzatore, të gjitha opozitat kanë pasur këto tone ndaj mazhorancave që janë alternuar ndër vite. Megjithatë përshkallëzimi i aksionit opozitar kohët e fundit nuk është vetëm pasojë e kësaj kulture, por e fakteve që kanë dominuar opinionin publik këto 12 muaj. Në vende normale ministrat tërhiqen pasi zbulohet se kanë një plagjiaturë në diplomë, apo punësojnë në të zezë një pastruese, këtu skandali po ndjek skandalin dhe asgjë nuk ndryshon. Për këtë arsye opozita e ka detyrë të jetë kambana e alarmit në këto raste, pasi standardet me të cilat gjykohet një mazhorancë në vitin 2018, nuk mund të jenë ato të ‘92, ‘97, 2004 apo edhe 2011. Sot parametrat e gjykimit tonë nuk duhet të përmblidhen me atë fjalinë e përgjithshme “kështu bëjnë të gjithë”, opozita ka detyrën të ndryshojë këtë perceptim me çdo mjet që parashikon praktika parlamentare.

-Ka pasur ide për djegie mandatesh apo dhe bojkot të Parlamentit. Ju jeni për bojkot apo që “lufta” të bëhet në sallën e Parlamentit?

Përballë një mazhorance arrogante, që ka shtuar edhe numrin e deputetëve në radhët e saj duke i çuar në 78, që nuk pranon asnjë propozim nga ana e opozitës, qofshin këto edhe konstruktive, djegia e mandateve duket një hap gati i detyruar për t’i treguar opinionit publik se situata është përtej rrjedhës racionale të jetës parlamentare. Nëse opozita zgjedh të bëjë një hap të tillë, sipas meje, duhet ta paraprijë nga një fushatë ndërkombëtare me vizita në kancelaritë e vendeve aleate, ku parashtrohen arsyet pse ndërmerret ky akt i fortë politik. Nga ana tjetër ky veprim mund të kthehet në një boomerang për opozitën, pasi djegia e mandateve do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, ku do të votohej me të njëjtin ligj elektoral me të cilin votat u tjetërsuan vitin e shkuar. Pra problemi nuk do të zgjidhej nëse nuk zgjidhet një herë Reforma zgjedhore. Në gjykimin tim opozita duhet të kushtëzojë praninë e saj në Parlament, pra nëpërmjet bojkotit, duke prezantuar prioritetet që ajo ka në raport me objektivat e saj, duke pasur parasysh që ato përkojnë edhe me kërkesat që mërijnë nga BE, pra përfundimi i reformës në drejtësi, ku të mos lejohet ndërhyrja e politikës në këtë proces, dhe përfundimin e reformës zgjedhore.

-Zgjedhjet vendore janë afër, PAA do hyjë në aleancë me PD?

Në radhë të parë PAA është duke punuar për të luajtur rolin e protagonistes në këto zgjedhje, ku ne synojmë të jemi pjesëmarrës në të gjitha këshillat bashkiak me përfaqësuesit tanë, dhe kjo nuk kërkon aleanca paraprake, por qartësi në radhët tona. Për sa i përket aleancës me PD, ne jemi pjesë e grupimit opozitar, megjithatë mënyra sesi do të strukturohet në veprimin politik duhet parë në muajt në vijim. Ne kemi ambiciet tona për t’u përfaqësuar në të paktën një bashki ku komponenti rural të jetë i theksuar, pra ku mund të zbatojmë më së miri vizionin tonë dhe alternativën tonë programore. Aktualiteti i ngarkuar nuk ka lejuar hapjen e këtyre diskutimeve, megjithatë unë gjykojë se ato duhet të nisin një orë e më parë, pasi duhet të kemi të qartë strategjitë dhe kandidatët që duhet t’iu prezantojmë qytetarëve, dhe do të ishte e pafalshme sikur ky debat të zhvillohej pak muaj përpara zgjedhjeve vendore.

-Ndryshe nga disa parti opozitare, ju keni dalë në një tur në disa rrethe për të përgatitur zgjedhjet vendore, cili është programi juaj?

Sikurse thashë më sipër unë besoj se programimi i çdo fushate duhet bërë kohë më parë sesa nisja zyrtare e saj. Për këtë arsye ne si PAA vendosëm të zhvillojmë takimet përgatitore në Shkodër, Kukës, Lushnje dhe Durrës, pikërisht për të qenë sa më pranë elektoratit dhe për t’i dhënë kohën e duhur strukturave tona në përgatitjen e procesit. Pas një pezullimi të shkurtër,që diktojnë muajt e nxehtë të verës, do të vijojmë takimet tona në gjithë Shqipërinë.

-Ju jeni sot jashtë Parlamentit për shkak të paktit të famshëm Rama-Basha, i cili eliminoi koalicionet. A keni menduar të kandidoni për Bashkinë e Durrësit?

Sigurisht marrëveshja kushtëzoi shumë aksionin politik të PAA-së, e cila përpara zgjedhjeve kishte arritur një përgatitje të lakmueshme në të gjitha qarqet. Sigurisht ishte edhe zgjedhja ime të pranoja ato kushte, pasi vendosa t’i jepja një shans të mirë edhe dy kandidatëve të tjerë të PAA-së që konkurronin nën siglën e PD-së. Asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve, edhe si pasojë e problematikave të shumta që u shfaqën në ato zgjedhje. Megjithatë kjo ishte një eksperiencë nga e cila mësuam shumë, mund të na ketë penalizuar nga pikëpamja e përfaqësimit, por na ka dhënë një kartë të fortë morale përballë të gjithë atyre që kërkojnë te politika vlera si qëndrueshmëria, mbajtja e zotimeve të bëra dhe të qenurit konsekuent në marrëdhëniet me partnerët. Aspekte që shumëkush i konsideron në zhdukje në politikën shqiptare, ndërsa unë jam krenar që sot PAA i mishëron. Për sa i përket kandidimit tim për Durrësin duhet të jem i prerë, për sa kohë kushtet me të cilat shkohet në zgjedhje do të jenë aktualet, e shoh të vështirë jo vetëm kandidimin tim, por të çdokujt nga radhët e opozitës. Unë kam folur shumë për betonizimin e marrëdhënieve midis politikës dhe krimit, fenomen i njohur në gjithë Shqipërinë tashmë, por që në Durrës ka përmasa krejt të tjera, për mos të thënë të frikshme. Nëse nuk zgjidhet kjo nyje, atëherë nuk mund të ketë kurrë garë.

-PD tashmë shihet shumë më afër LSI sesa aleatëve të saj tradicionalë. Si e shihni afrimin mes tyre?

Dinamikat parlamentare detyrojnë çdo parti që rreshtohet në opozitë, të bashkëpunojë për të maksimizuar forcat. Pra për mua bashkëpunimi është krejt normal, për sa kohë ata veprojnë në funksion të interesit publik dhe të zgjedhësve të tyre. Në opozitë nuk duhet paragjykuar kurrë ai që kërkon të jap një kontribut. Madje besoj se grupimet opozitare duhet të përfshijnë një gamë të gjerë aktorësh dhe faktorësh, edhe jo politik, si shoqërinë civile, intelektualët, botën akademike, grupet e interesit, studentët, e kështu me radhë.

 

-Eksponentë të PD dhe LSI kanë hedhur idenë e një qeverisje me bazë të gjerë. Si i shihni këto ide dhe a e mbështesni ju?

 

Nëse një gjë e tillë kryhet me një platformë të qartë, ku përcaktohen prioritetet që ne si opozitë gjykojmë si imediate, si për shembull lufta kundër krimit dhe lidhjet me politikën, reformën zgjedhore, sipas linjave përcaktuese të OSBE-së, dhe me një afat kohor të caktuar, kjo do të sillte një zhbllokim të këtij ngërçi politik në të cilin gjendemi. Nëse bëhet një marrëveshje, për të qetësuar përballjen, por për të mbajtur këtë status quo, atëherë situata politike do të përkeqësohet nga muaji në muaj, pasi përtej numrave, mazhoranca nuk po tregon forcën e duhur për të qeverisur. Në këtë rast, qeverisja me bazë të gjerë do të ishte një vetëvrasje politike për opozitën.

-Sa i kënaqur jeni me reformën zgjedhore, e cila ende nuk po konkretizohet?

Reforma zgjedhore po çohet përpara, ndoshta jo me shpejtësinë e duhur, por po ecën. Kjo është edhe pasojë e kërkesave të ndërkombëtarëve që e kanë vendosur si kusht për çeljen e negociatave për vitin tjetër. Kjo më jep shpresën se diçka do të bëhet, megjithatë duhet të jemi të vëmendshëm në çdo hap të saj, pasi në këtë rast, dy partitë e mëdha kanë interesa që i bashkojnë, pasi vetvetiu dëshirojnë të jenë në pozita kontrolluese të procesit.

-Deri tani PD dhe PS kanë dhënë sinjale se nuk do ketë ndryshim të sistemit zgjedhor. Sistemi aktual i penalizon shumë partitë e vogla dhe ju e aleatët tuaj keni kërkuar që sistemi të ndryshojë. Çfarë sistemi kërkoni ju dhe çfarë do ndodhë nëse dy partitë e mëdha nuk pranojnë?

Ajo që mund të marrim për të sigurt deri në këtë moment është se do të kemi të paktën numërimin elektronik dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Dy arritje të mëdha. Për sa i përket sistemit është diçka që kërkon një konsensus shumë të gjerë pasi ndryshimi i tij kërkon 2/3 e votave, dhe këtu duhet që diskutimet të jenë sa më të gjera midis gjithë partive parlamentare dhe jo parlamentare. Sigurisht për partitë e vogla zgjedhja ideale do të ishte një sistem proporcional me korrektim kombëtar. Personalisht jam një mbështetës i një sistemi të kombinuar mazhoritar dhe proporcional me lista të hapura. Ndoshta një sistem i ashpër, por që lejon që deputetët të jenë përfaqësues të vullnetit të zgjedhësve dhe jo thjeshtë të kryetarit të partisë që i emëron. Momenti politik aspak pozitiv në të cilin jemi, është pasqyrimi i një sistemi zgjedhor të pamoralshëm, i cili rrezikon të kthej vendin në një autokraci, në mëshirë të atij që fiton zgjedhjet dhe qeveris në mënyrë arbitrare. Nëse dy partitë e mëdha do të vendosin të mbajnë në jetë një sistem të tillë, kjo na detyron të gjejmë alternativën tonë për të balancuar këtë lloj deformimi të demokracisë përfaqësuese.

-A mund të krijohet në Shqipëri një pol i tretë, pasi janë të njëjtat parti që dominojnë në këto 27 vite?

Nëse sistemi zgjedhor nuk ndryshon, kjo do të mbetet një ëndërr në diell. Ka shumë të pakënaqur nga partitë tradicionale dhe qytetarët janë larguar të zhgënjyer nga kutitë e votimit, por përderisa votat të numërohen nga dy parti, asnjë alternativë nuk do të mund të lulëzojë në masën e nevojshme për të sjellë ekuilibër në qeverisje.

 

Intervistoi: Endri Arizi

 

 

Më të lexuarat