BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Agron Duka skeptik për 13 tetorin: Nuk është problem data e zgjedhjeve, duhet të garantohet një proces i drejtë dhe i paanshëm

Agron Duka skeptik për 13 tetorin: Nuk është problem data e

Kreu i PAA, Agron Duka ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke e ndalur theksin tek zgjedhjet e 30 qershorit, marrëdhëniet Qeveri-Presidencë dhe opozitë-mazhorancë, si dhe aksionin e ardhshëm opozitar. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, numri 1 i ambientalistëve është shprehur skeptik për futjen në zgjedhje të 13 tetorit, referuar dekretit të presidentit Meta. Në këtë kontekst, zoti Duka theksoi se për partinë që ai drejton, por edhe për opozitën nuk ka rëndësi data se kur mbahen zgjedhje, por për ta i rëndësishëm është garantimi i një procesi zgjedhor i drejtë dhe i paanshëm. Sa iu takon zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, kreu i PAA deklaroi se atë ditë pati votime, por jo zgjedhje.

-Z. Duka në 30 qershor u mbajtën zgjedhjet lokale, ku Partia Socialiste doli fituese duke marrë 60 nga 61 bashki. Keni një koment?

Në 30 qershor pati votime, por jo zgjedhje. Nëse do të donim të gjenim fitues për këtë datë, ata nuk janë as qytetarët shqiptarë, as paritë politike, por në këtë datë fitoi kriza. Pasi 30 qershori kaloi dhe kriza mbeti. Asgjë nuk është zgjidhur, askush nuk ka fituar. Për të përdorur një term të huazuar nga sporti, jemi në kohën shtesë të kësaj “ndeshje”.

-PAA, opozita, madje dhe presidenti Meta i ka quajtur këto zgjedhje si të paligjshme. Pse keni krijuar këtë opinion?

Në fakt është një opinion që buron nga një lexim i thjeshtë i Kushtetutës. Dekreti i presidentit për anulimin  e 30 qershorit u botua në Fletoren Zyrtare. Kjo e bëri datën 30 antikushtetuese dhe antidemokratike. I vetmi institucion që mund të gjykonte mbi vlefshmërinë e dekretit të presidentit është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk është funksionale. Do të ishte e udhës, me një mendësi prej shtetari, që kryeministri të priste ngritjen e kësaj gjykate për të vendosur fatin e zgjedhjeve vendore, por edhe të krizës në përgjithësi. Nuk e bëri, dhe kjo e ktheu 30 qershorin në një ditë që u mbajtën votime pa një dekret presidencial.

-Opozita premtoi se nuk do lejonte mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor. Por në momentin e fundit ajo u tërhoq, duke thyer kështu premtimin. Çfarë ndodhi dhe a ishte presioni ndërkombëtar që e detyroi opozitën të tërhiqej nga këto skenare?

Suksesi i një strategjie matet me rezultatin që ajo ka. Ndryshimi i strategjisë së opozitës, duke pasur parasysh që kishte edhe një dekret që anulonte 30 qershorin dhe na vendoste nga ana e mbrojtësve të ligjit, ishte zgjedhje e duhur sepse vetë qytetarët i bojkotuan votimet. Apeli ynë për të mos legjitimuar atë farsë u mbështet nga qytetarët, të cilët dëshmuan qartë se nuk kërkonin votime për njësitë administrative, por kërkonin zgjidhjen e krizës shumë dimensionale që ka kapur vendin.

-Po ashtu, opozita i ka denoncuar zgjedhjet e 30 qershorit, duke bërë publike disa video, që sipas saj, tregojnë sesi ato u manipuluan nga shumica qeverisëse. Ju akuzoni mazhorancën se jo vetëm që vodhi votat, por manipuloi edhe pjesëmarrjen e qytetarëve që morën pjesë në zgjedhje në shkallë republike. Sa qëndrojnë këto akuza?

Duke pasur parasysh që për të fituar një bashki në këto votime do të mjaftonin edhe 3 vota, mazhoranca e ktheu këtë datë në një referendum. Për këtë arsye angazhoi administratën dhe militantët e saj për të rritur sa më shumë pjesëmarrjen. Mirëpo mazhoranca e humbi këtë referendum, pasi në 30 qershor pjesëmarrja ishte diku te 15%. Pjesa tjetër pastaj është një komedi e luajtur nga KQZ dhe nga Partia Socialiste, e cila vetë votonte, vetë monitoronte dhe vetë numëronte. Besimi në këtë proces një palësh, është zero. Madje mund të them se kontribuoi në krijimin e një fryme tallëse ndaj organizatorëve të kësaj farse, sikurse mund të keni ndjekur në rrjetet sociale, pjesa dërrmuese e qytetarëve i përbuzi dhe i ironizoi 30 qershorin.

-Presidenti Ilir Meta pasi anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, nxori një dekret të ri, duke caktuar 13 tetorin si datë kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale. Deri më tani ftesës së tij për të shkuar në zgjedhje i është përgjigjur vetëm LSI. Ndërkohë që, PAA e drejtuar nga ju dhe parti të tjera të opozitës, përfshi këtu PD nuk janë shprehur ende. Keni një koment?

Ne i jemi mirënjohës presidentit për të gjitha përpjekjet e bëra për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, përpara se të arrijmë te data, pra te 13 tetori, duhet të krijojmë një herë kushtet që zgjedhjet të kenë standardet më të larta, si dhe të tejkalojmë këtë rreth vicioz krizash. Pra problemi nuk janë votimet, por zgjidhja e krizës dhe krijimi i kushteve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë stabilitet vendit. Kjo nuk kërkon vetëm një datë, por kërkon vullnet politik të të gjitha palëve.

-Zgjedhjet e 30 qershorit mbaruan dhe institucionet përgjegjëse po i certifikojnë ato. Por kryebashkiakët e opozitës kanë deklaruar se nuk dalin nga zyrat dhe se nuk do  të lejojnë hyrjen e kryebashkiakëve të rinj në to. Si ju duket kjo strategji?

Kur them se 30 qershori nuk e zgjidhi, por e s’postoi krizën, kam parasysh pikërisht këtë. Krerët e bashkive që kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit, janë në të drejtën e tyre legjitime për të mos i lënë zyrat deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Të bësh shtet nuk do të thotë të tregosh forcë, sikurse bënë mazhoranca, por të mbrosh hierarkinë e ligjit. Në këtë hierarki fjalën e fundit e thotë Gjykata kushtetuese dhe jo KQZ-ja apo gjykatat e rretheve.

-Prej disa ditësh mazhoranca dhe presidenti Ilir Meta kanë nisur një luftë të ashpër me njëri-tjetrin. Nga njëra anë Meta akuzon shumicën se po kontrollon gjithë pushtetet, ndërsa zgjedhjet e 30 qershorit i quajti “moniste”. Ndërkohë që mazhoranca akuzon presidentin se është bërë palë me opozitën dhe se ka frikë nga reforma në drejtësi. Keni një koment?

Në këtë moment, Presidenca është i vetmi institucion që nuk është në kontroll të mazhorancës. Pra rreziku i një shteti monist është real dhe zëri i presidentit, sepse vetëm deklaratat i kanë mbetur, është i vetmi zë institucional që ngre shqetësime që janë të të gjithëve jo vetëm të Metës. Për sa i përket frikës nga reforma në drejtësi, gjykoj se kjo retorikë është një mjet i vjetër i mazhorancës. Nëse reforma do të jetë realisht efektive, të tremburit e parë prej saj janë ata që sot janë në pushtet. Nuk ka nevojë t’ju kujtoj sa skandale janë prodhuar këto 7 vite, për të mos folur pastaj për dy dosje që e kanë sjellë vendin në këtë pikë, atë të Durrësit, “339”, dhe atë të Dibrës, “184”.

-Po ashtu, sulmeve të presidentit Meta nuk i kanë shpëtuar as ndërkombëtarët, madje dhe reforma në drejtësi, e cila është votuar me 140 vota në Parlament, përfshi këtu edhe vetë Metën. A është normale për një president që të flasë me këtë gjuhë?

Dëgjoni ajo reformë është votuar nga të gjithë, përfshirë edhe vota ime dhe nuk ka shërbim më të keq që mund t’i bëhet reformës se sa ta përdorësh atë për betejë politike. Nëse mazhoranca di që dikush ka shkelur ligjin, le të çojë dosjet në prokurori. Por kanë 7 vite në pushtet dhe janë marrë vetëm me akuza, kryesisht për të fshehur zullumet e tyre. Për sa i përket presidentit, më lejoni t’ju kujtoj se në Italinë e afërt, ku roli i presidentit është i ngjashëm me tonin, Kosiga dhe Napolitano kanë tejkaluar shpesh herë kompetencat e tyre për të dhënë mesazhe qytetarëve dhe partive politike me qëllim zgjidhjen e krizave. Presidenti ynë, i zgjedhur nga socialistët, ka detyrën të ndërgjegjësoj të gjithë, të huaj dhe shqiptarë, për situatën në vend. 

-Mazhoranca ka ndërmarrë një nismë për të shkarkuar presidentin Meta, të cilin e akuzon se ka shkelur Kushtetutën. Ndërkohë që, ka ngritur edhe një komision hetimor, i cili do të hetojë shkeljet e kryera nga presidenti. Keni një koment?

Gjykoj se kjo është një lojë e mazhorancës për të mbajtur vëmendjen e publikuar larg problemeve reale. I duhet një armik sepse nuk po qeverisin dot. Kjo lojë do të mbajë opinionin publik të angazhuar në një debat shterpë. Mjafton një jurist fillestar për të kuptuar se ajo që ka bërë Presidenti nuk është një shkelje e rëndë, shkeljet e rënda janë krime ndaj shtetit. Dhe, mbi të gjitha, gjykimin final e jep Gjykata Kushtetuese, e cila dyshoj se do të ngrihet në kohë. Pra kemi të bëjmë me një komision hetimor që u ngrit për hallet e mazhorancës, jo të shqiptarëve.

-Në korridoret e politikës dhe jo vetëm qarkullojnë zëra se Basha dhe Rama po shkojnë drejt një pakti të dytë, si ai i 17 majit  të vitit 2017. Ju e mbështetni një pakt të dytë?

Këto janë spekulime të ngritura për të zhvendosur krizën në oborrin e opozitës. Zgjidhja do të vijë nga një marrëveshje, por në asnjë moment nuk mund të jetë si e 2017-ës. Duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, për të cilën do të duhet angazhimi i profileve më të larta të Republikës sonë. Pse jo, një dokument të prodhuar nga një ‘Këshill i të urtëve’, në të cilin hidhen bazat e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme. Ku palët të diskutojnë dhe të votojnë mbi këtë projekt marrëveshje të hartuar nga akademikët, politologët dhe ‘senatorët’ e jetës tonë publike.

-Të shumtë janë ata që e kundërshtojnë një pakt të dytë Rama-Basha, mes tyre bie në sy ish-kryeministri Berisha. Madje, ky i fundit jo vetëm që po e sulmon shumë fort qeverinë por ka bërë edhe thirrje për revolta. Keni një koment?

Pësimet e vitit 2017, por edhe të vitit 2008 kur Berisha ndryshoi Kushtetutën me Ramën brenda natës, na janë bërë mësime, ndoshta edhe vetë Berishës. Nuk mund të pranojmë më që jeta e një kombi të varet nga vendimmarrja e 2 personave. Sa për thirrjet e Berishës gjykoj se është në të drejtën e tij, megjithatë, vendimmarrja brenda opozitës është kolegjiale.

-Opozita ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për zgjedhje të parakohshme, të organizuara nga një qeveri tranzitore. A mendoni se kjo kërkesë do bëhet realitet?

Kjo kërkesë është një domosdoshmëri. Nuk ka rrugë tjetër. Vendi është në një krizë të thellë, jo vetëm politike por edhe ekonomike. Mjafton të kujtojmë raportin e DASH-it, i cili duket sikur thërret ‘Rama ik’, pasi çka thuhet për korrupsionin, për PPP-të dhe ekonominë, është në linjë me sa ka deklaruar opozita. Megjithatë, që vendi të dalë nga kjo krizë, nuk mjaftojnë vetëm zgjedhjet, por duhen ripërcaktuar rregullat e lojës që të dalim nga rrethi vicioz i krizave ciklike. Nëse mazhoranca nuk e kupton këtë, ajo është duke agravuar pozicionin e saj në raport me qytetarët dhe të ardhmen politike të PS-së. Dhe, më e rëndësishmja, nëse nuk zgjidhen çështjet e vendosura në fokus nga kriza, vendi pasojat negative rrezikojnë të jenë afatgjata për vendin. Për këtë arsye qeveria tranzitore nuk është më vetëm një opsion, por është një obligim ndaj të ardhmes së vendit.

-Kur do jetë protesta e radhës?

Nuk është përcaktuar ende një datë, megjithatë, protestat janë ende në axhendën tonë dhe do të ndërthuren me takime të ndryshme më qytetarët në çdo qytet apo fshat të Shqipërisë.

-Ditët e fundit në Shqipëri po qarkullojnë lajme se perimet po rriten artificialisht, duke përdorur kimikate që janë të dëmshme për shëndetin. Mendoni se ka të vërteta në këto lajme dhe a duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këto skandale?

Situata e sigurisë ushqimore është në një alarm konstant në vendin tonë, pasi vetë siguria nuk është diçka që fitohet përgjithmonë, por është një proces për të cilin duhet punuar çdo ditë dhe shumë seriozisht. Mjafton të themi se bashkë me reformën në drejtësi, siguria ushqimore është një tjetër çelës i rëndësishëm për hapjen e derës së BE-së. Thënë këtë, siguria ushqimore nuk kërkon vetëm alarmizëm, shpesh herë të nxitur nga lufta tregtare, apo kërcënim me burg. Përkundrazi, paradigma duhet të ndryshojë. Nuk mjafton që qeveria të bërtasë burg, burg, burg, por kushtrimi duhet të jetë edukim, edukim, edukim. Duhet financim i mirë i AKU-së, udhët informim dhe formim për fermerët dhe qytetarët, duhen spastruar zyrat nga militantët e partive për t’i lënë vendin ekspertëve më të mirë.

Intervistoi:Rigels Seliman