BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

politike-intervista

Antoneta Dhima: Venecia faktoi shkeljet e presidentit, brenda dhjetorit mbyllim reformën zgjedhore, SPAK do hapë dosjet e bujshme

Antoneta Dhima: Venecia faktoi shkeljet e presidentit, brenda dhjetorit mbyllim

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke e ndalur theksin tek nisma e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, si dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zonja Dhima shprehu bindjen se raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias ka shkruar e zeza mbi të bardhë se presidenti Meta shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sa i takon reformës zgjedhore, e cila është edhe një nga kushtet e kërkuara nga Gjermania, anëtarja e Komisionit të Ekonomisë theksoi se shpreson që brenda dhjetorit të mbyllet faza e parë e saj, duke adresua në të rekomandimet e OSBE/ODHIR. Duke komentuar reformën në drejtësi, deputetja Dhima deklaroi se kjo reformë është histori suksesi, ndërsa theksoi se me ngritjen e SPAK duhen të hapen dosjet e bujshme si “21 janari” apo “Gërdeci”.

-Zonja Dhima, pak ditë më parë ju dhe disa kolegët tuaj zhvilluat një vizitë zyrtare në Londër, ku morët pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Inteligjencën. Megjithatë, ju zhvilluat takime edhe me zyrtarë të lartë të këtij vendi. A mund të na japësh më shumë detaje nga këto takime?

Po është e vërtetë që me kryesinë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare para disa ditësh morëm pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Inteligjencën. Temat e diskutuara në këtë forum ishin mbi marrjen dhe shpërndarjen e informacionit, mbi komunikimin sa më efektiv midis institucioneve të ndryshme të inteligjencës për të përballuar kërcënimet e sigurisë që shumë vende përballen si dhe eksperienca nga vende të ndryshme për funksionimin e shërbimit të inteligjencës.

-Komisioni i Venecias miratoi raportin përfundimtar sa i takon procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Por ka shumë interpretime për këtë raport, ku mazhoranca deklaron se Venecia konfirmoi pretendimet e saj se Meta shkeli Kushtetutën, ndërkohë që Presidenca dhe opozita joparlamnetare pretendon të kundërtën. Si e lexoni ju raportin e Venecias?

Komisioni i Venecias ka konstatuar se presidenti Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën pasi: Në mungesë të bazës ligjore ai anuloi zgjedhjet si dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur asnjë kompetencë si në Kushtetutë ashtu edhe në Kodin Zgjedhor; Anulimi i zgjedhjeve me dekretin e tij dhe shtyrja e tyre po përsëri me dekret cenoi të drejtën e shtetasve për të ushtruar të drejtën e votës për të zgjedhur administratorët e bashkive si dhe përfaqësuesit e tyre në këshilla bashkiake; Bojkoti elektoral i subjekteve të ndryshme politike, edhe pse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe apo të vogël të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta; Presidenti e ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese, në fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato. Në fakt është kompetencë e Kuvendit të Shqipërisë dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo shkelje është e rëndë apo jo.

-Venecia shprehet se pavarësisht se presidenti Ilir Meta nuk ka kompetencë për të shtyrë zgjedhjet, kjo mund të mos përbëjë element për ta shkarkuar. Si e shihni këtë konstatim?

Në fakt ka qenë presidenti Meta ai që ka dekretuar anulimin e zgjedhjeve, ndërkohë që Kushtetuta nuk ia njeh këtë të drejtë. Anulimi dhe shtyrja e zgjedhjeve e tejkalon detyrën e Presidentit. Nëpërmjet miratimit të dekretit presidenti: ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit; ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit; është sjellë arbitrarisht me pushtetin si pushtet ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare; ka shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve; ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve; ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira; ka cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë; ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet; ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Mbi bazën e këtyre argumenteve mazhoranca ka bërë kërkesë për shkarkimin e presidentit. Do jetë Parlamenti, komisioni hetimor dhe Gjykata Kushtetuese që do të vendosin nëse presidenti Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën.

-A do t’i shkojë mazhoranca deri në fund nismës së saj për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra?

Po është e vërtetë që prej disa kohësh mazhoranca ka filluar procedurat e shkarkimit të presidentit duke miratuar komisionin hetimor, i cili është miratuar dhe me votat e opozitës së re. Komisioni hetimor i ngritur për këtë qëllim ka në përbërjen e tij 9 anëtarë, 5 deputetë janë të mazhorancës dhe 4 deputetë janë të opozitës së re. Objekti i punës së këtij komisioni është verifikimi i mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve dhe ndikimin që ka pasur zhdekretimi i datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Komisioni do të verifikojnë sjelljen e presidentit sipas Kushtetutës dhe ligjit dhe në përfundim do të përgatisë një raport i cili do të miratohet në Parlament.

-Keni një koment mbi akuzat dhe sulmet e presidentit në drejtim të mazhorancës dhe veçanërisht ndaj komisionit hetimor?

 Presidenti e njeh dhe i është përgjigjur komisionit hetimor. Jam e mendimit se presidenti e shikon veten nën akuzën e shkeljes së Kushtetutës dhe kjo nuk është shumë e këndshme.

-Miratimi i reformës zgjedhore vijon të jetë kryefjala e ditës, jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për kancelaritë europiane. Ju si mazhorancë keni shprehur gatishmërinë për ta miratuar, duke adresuar në të edhe rekomandimet e OSBE/ODHIR. Por megjithatë, PS kërkon që kjo reformë të ndahet në dy faza?

Po është e vërtetë që reforma zgjedhore është tema e diskutimeve jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për ndërkombëtare. Para disa javësh nën kujdesin e veçantë të OSBE është organizuar dhe një tryezë me fokus kryesor reformën zgjedhore në Shqipëri. Në këtë tryezë pati pjesëmarrje të gjerë të forcave politike parlamentare dhe jo parlamentare duke dhënë një sinjal pozitiv me prezencën e tyre edhe përfaqësuesit nga PD, LSI dhe PR. Në këtë tryezë shumë interesante ishte prezantimi që bënë ekspertët e huaj për sistemet zgjedhore dhe alternativat e ndryshme. Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore është dakordësuar për fillimin dhe shqyrtimit të propozimeve të ekspertëve lidhur me disa prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Gjithashtu Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore është dakordësuar se, brenda muajit dhjetor, do të mund të përfundojë adresimin e rekomandimeve OSBE/ODIHR. Nga ky komision janë lënë të hapura për diskutime të mëtejshme çështjet e sistemit zgjedhor, votës së emigrantëve apo përdorimit të teknologjisë në procesin zgjedhor. Partia Socialiste vazhdimisht mbetet forcë progresiste pro perëndimore, dhe si e tillë, vazhdimisht i shikon me shumë seriozitet dhe përgjegjshmëri rekomandimet e miqve dhe partnerëve të Shqipërisë. Mbetemi seriozisht të angazhuar që të përmbushim plotësisht të gjitha detyrimet për të realizuar dhe përmbyllur një reformë zgjedhore të plotë e gjithëpërfshirëse. Dora e bashkëpunimit me të gjithë aktorët e reformës, do të vazhdojë të jetë e shtrirë, por puna e nisur me komisionin e reformës nuk do të ndërpritet. Kush dëshiron të jetë pjesë e progresit, mirë se të vijë, kush dëshiron të mbajë qëndrime të tjera le të vazhdojë dhe të bojkotojë.

-Mendoni se do arrihet një gjë e tillë, pasi opozita në Parlament nuk e pranon diçka të tillë dhe pa votat e tyre ndryshimet në Kod janë të pamundura?

Mazhoranca është e gatshme të diskutojë, adresojë dhe miratojë brenda muajit dhjetor të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

-Opozita parlamentare kushtëzon votat, pasi kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor. A është mazhoranca e gatshme të pranojë një kërkesë të tillë?

Mazhoranca ka qenë dhe është e gatshme që për reformën zgjedhore të diskutojë dhe miratojë çdo rekomandim të dhënë nga OSBE/ODIHR.

-Ndërkombëtarët kërkojnë bashkëpunim mes PS dhe PD, sa i takon zgjidhjes së krizës. Sa e realizueshme është një gjë e tillë?

Gjatë gjithë kohës dora e mazhorancës ka qenë e shtrirë për bashkëpunim sa i takon reformës zgjedhore. Mazhoranca për reformën zgjedhore gjatë gjithë kohës i ka dhënë mundësinë opozitës për të reflektuar të gjitha propozimet e OSBE/ODIHR dhe ti miratojë ato në Parlament. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët.

-Reforma në drejtësi vijon të jetë një histori suksesi dhe të vlerësohet jovetëm nga mazhoranca, por edhe nga ndërkombëtarët. Megjithatë, kjo reformë po sulmohet dhe anatemohet shumë, sidomos nga presidenti Meta dhe opozita joparlamentare. Si i shihni këto sulme dhe a është reforma në drejtësi në rrugën e duhur?

Po është e vërtetë që reforma në drejtësi është tashmë një histori suksesi e nënvizuar edhe në raport progresin e Komisionit Europian të datës 29 maj 2019, në të cilin theksohet se Shqipëria është shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për reformën në drejtësi si një reformë unike dhe efektive për reformimin e pushtetit gjyqësor. Rezultat i zbatimit me sukses të reformës në drejtësi deri më tani janë ngritja e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor. Po kështu hapat e ndërmarrë për plotësimin e shpejtë të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, për ngritjen e prokurorisë dhe gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, etj janë objektivat për periudhën në vazhdim të cilat janë vlerësuar si nga BE ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë me nota shumë pozitive. Patjetër që presidenti dhe opozita jashtëparlamentare kanë argumentet dhe opsionet e tyre për reformën në drejtësi, por ajo që dua të theksoj është fakti se zbatimi i kësaj reforme ka dhënë dhe po jep rezultatet e veta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe është në drejtimin e duhur.

-A ka politikanë në Shqipëri që i frikësohen reformës në drejtësi dhe sidomos SPAK?

Jo vetëm politikanët i frikësohen reformës në drejtësi dhe SPAK, por të gjithë ata që kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën e RSH. Në fakt më shumë e kërcënuar dhe e frikësuar nga drejtësia dhe institucionet e drejtësisë, të cilat kanë filluar zbatimin e tyre ndihet opozita jashtë parlamentare. Reforma në drejtësi nuk mund dhe nuk do të kursejë askënd, që ka shkelur ligjin dhe nuk e ka zbatuar atë, qoftë ky edhe president, ministër, drejtues i pushtetit vendor dhe qendror.

-A mendoni se SPAK do të jetë në gjendje të luftojë korrupsionin në nivel zyrtarësh të lartë?

Personalisht mendoj që SPAK do jetë në gjendje të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes.

-A duhet që të hapen dosjet e mëdha si “21 janari” apo “Gërdeci”?

Patjetër jam dakord që duhet të hapen dhe të gjykohen dosjet e “21 janarit” dhe ajo e “Gërdecit” pasi aty janë vrarë njerëz të pafajshëm. E drejta vonon po nuk harron, thotë populli.

-Kryeministri Edi Rama së fundmi ka hedhur idenë se do t’i propozojë Parlamentit një ligj special për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Keni një mendim?

Kushdo që ka futur duart në xhepat e qytetarëve, duhet të kthejë mbrapsht sendet e mara si dhe të ndëshkohet për aktin që ka kryer, sidomos kur këta janë të veshur me detyrimin e mbrojtjes së qytetarit, d.m.th, një  roje që është kthyer në hajdut, nuk mund të shmanget me largim nga detyra e rojes.

-PS ka nisur një proces riorganizimi pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërkohë që bie në sy se ju jeni ndër deputetet më aktive, sa i takon reformimit të partisë, pasi ju shohim shpesh në bazë. Si po ecën puna?

Prej më shumë se një muaj Partia Socialiste e Shqipërisë në bazë të vendimeve të Asamblesë Kombëtare ka filluar një proces të riorganizimit dhe riformatimit të strukturave drejtuese në çdo nivel. Takimet me organizatat socialiste janë përqendruar kryesisht në analizën e rezultateve të mara në zgjedhjet e 30 Qershorit, në shtimin e organizatave me anëtarë të rinj, plotësimi i objektivave statutore me të rinj, me femra dhe me arsim të lartë, zgjedhjet e kryetarëve të OS dhe marrjes së propozimeve për kryetarë të Partisë Socialiste të Bashkisë dhe Këshillave Socialistë si dhe delegatëve të kongresit. Është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe kontakti i drejtpërdrejtë me anëtarët e Partisë Socialiste pasi aty kemi mundësinë të flasim, të dëgjojmë, të analizojmë problemet dhe të marrim masa të korrigjohemi në të ardhmen. Të gjithë deputetët sipas zonave elektorale që mbulojnë janë angazhuar me procesin e zgjedhjeve të strukturave drejtuese të partisë. Ky proces po shkon normalisht sipas afateve të përcaktuara në Vendimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Intervistoi: Rigels Seliman