BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Arlind Çaçani: Mazhoranca po heziton të shkarkojë Metën, i druhet daljes së tij me opozitën në rrugë, ja qëndrimi që do mbajmë në votim

Arlind Çaçani: Mazhoranca po heziton të shkarkojë

Reforma në drejtësi, ngritja e SPAK, shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra, situata pas tërmetit të 26 nëntorit dhe situatat politike në vend, kanë qenë disa nga tema për të cilat ka folur deputeti i opozitës, Arlind Çaçani. Ky i fundit, i cili përfaqëson Kolonjën në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zbuloi se mazhoranca po heziton të shkarkojë presidentin Ilir Meta nga detyra. Nën cilësinë e anëtarit të komisionit hetimor, i cili po heton shkeljet e kryera nga presidenti Meta para dhe pas 30 qershorit, zoti Çaçani theksoi se një nga arsyet se përse mazhoranca është konfuze dhe heziton të shkarkojë Metën është dalja e tij në opozitë. Sipas deputeti të opozitës, dalja e Metës në opozitë e frikëson mazhorancën qeverisëse. Duke komentuar reformën në drejtësi, zoti Çaçani shprehu bindjen se shumë politikë në Shqipëri nuk e duan këtë reformë.

-Zoti Çaçani, në 26 nëntor Shqipëria u përball me një tërmet shumë të fortë, duke lënë pas një tragjedi njerëzore dhe social-ekonomike. Si e shihni angazhimin e shtetit shqiptar për përballimin e situatës?

Për hir të së vërtetës angazhimi ka qenë maksimal. Të gjitha strukturat kanë bërë një punë heroike për mua, për vetë kushtet. Pavarësisht mungesës së eksperiencës dhe grupeve të posaçme për këto lloj tragjedish, unë mendoj që situata e parë e kërkim-shpëtimit ishte heroike, bashkë me forcat e ardhura nga jashtë. Mobilizimi dhe solidariteti kanë qenë si asnjëherë më parë. Ka pasur defekte në menaxhim për strehim, por duhet të kuptojmë që,  në këto 30 vite demokraci ne nuk jemi përballur me një tragjedi të tillë. Por unë mendoj që deri tani është bërë mirë. Shpresojmë që faza e rindërtimit të jetë sa më e shpejtë, sa më transparente dhe efikase.

-A mendoni se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të forcuar kapacitetet për emergjenca të kësaj natyre?

Siç e thash edhe më lart, ne nuk kemi kapacitete për këto lloje tragjedish. Sidomos kapacitete financiare, që është më e rëndësishmja për rindërtimin. Por dhe grupe të specializuara për këto situata nuk kemi dhe është e nevojshme që të trajnojmë grupe të posaçme për kërkim-shpëtimin. Për shembull, pamë forcat RENEA në aksion. Ata bënë maksimumin dhe shpëtuan jetë, por shteti duhet t’i ketë të ndara strukturat. Jo RENEA përballë krimit, përballë zjarrit, përballë ujit, përballë informalitetit apo përballë tërmetit. Duhen struktura të posaçme. Duhet të nxjerrim mësime.

-Për shkak të tërmetit është parë një mobilizim edhe i deputetëve, të cilët kanë dalë në terren, ku njëri prej tyre jeni edhe ju, që ju kemi parë duke mbledhur ndihma për banorët e prekur nga tërmeti. A mund të na jepni më shumë detaje nga mobilizimi i opozitës për këtë çështje?

Opozita parlamentare është mobilizuar menjëherë pas tërmetit në ndihmë të të prekurve. Nuk janë bërë shumë publike sepse nuk bëhen për show, por për sensibilizim. Kanë qenë të pranishëm në teren, të parët deputetët e qarkut Durrës dhe Tiranë, pastaj të gjithë u organizuan në mbledhje ndihmash. Në këtë pikë, ju bëj më dije se deputetët e opozitës parlamentare kanë dhënë të gjithë kontribute. Si në “e-Albania” me transferta bankare, si me transferta në numrat e llogarive të rasteve ku janë evidentuar nga vetë deputetët në terren. Kjo ishte më e pakta që bëmë për këtë tragjedi. Kemi ende pune përpara, nuk u mbyll me kaq kjo histori, pasi njerëzit duan vite të rehabilitohen.

-Kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë që politikanët në Shqipëri të bëhen bashkë për të mirën e vendit, pas kësaj tragjedie. Si e shihni ftesën e tij drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha?

Të them të drejtën nuk e kuptoj qëllimin e ftesës, por pa dashur ta paragjykoj, ndoshta kryeministri Edi Rama mendon që dhe po doli keq kjo, e ndan fajin me Bashën.

-Megjithatë, shefi i qeverisë gjatë seancës së fundit plenare nuk kurse edhe sulmet në adresë të opozitës parlamentare, ku ju bëni pjesë. Keni një koment?

Rama nuk do kritika. Disa kolegë të opozitës ngritën shqetësimet që kishin hasur në terren apo dhe shqetësimet për ndërtimin me cilësi të dobët të godinave të banimit që u shembën dhe kjo nuk i pëlqeu kryeministrit. Edhe pak i mërzitur nga "refuzimi" i Bashës, sulmoi opozitën parlamentare, siç sulmon këdo që nuk i vjen mbas mendjes.

-Javën që lamë pas Kuvendi shtyhu afatet e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit me 4 muaj, ndërsa gjithashtu pjesë të objektit të punës së komisionit u bënë edhe shkeljet e presidentit Meta, sa i takon dekretimit të Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese. Si e cilësoni këtë lëvizje të mazhorancës?

Ne kemi pasur një dakordësi për të shtyrë afatet e komisionit hetimor, sepse datën 8 dhjetor nuk e kapnim dot, në mënyrë që të dilnim me një përfundim të saktë. Situata e tërmetit dhe diskutimi i projekt buxhetit, ishin disa nga arsyet që na diktuan shtyrjen. Megjithatë, seanca e fundit është në 18 dhjetor dhe pastaj Kuvendi fillon në 20 janar. Ishte dhe kjo pauza që u detyruam ta shtynim për të bërë një raport sa me të saktë. Për sa i përket shtimit të objektit, unë personalisht si jurist jam shprehur kundra, sepse kjo për mua nuk është një shkelje e Kushtetutës, por një shkelje e ligjit organik për funksionin e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye nuk duhet shtuar si objekt.

-Ju si opozitë keni akuzuar mazhorancën se po bën pazare me presidentin Meta. Në gjykimin tuaj a po heziton mazhoranca të shkarkojë presidentin Meta nga detyra?

Mazhoranca heziton, sepse nuk di ku e ka më mirë Ilir Metën, të mbyllur në Presidencë apo të dalë me opozitën në rrugë.

-Çfarë qëndrimi do mbani ju dhe vota juaj do shkojë pro apo kundër shkarkimit të Metës si president?

Qëndrimi i opozitës do jetë sa më institucional, nuk do të ndikohemi nga retorika politike por do të jemi shumë korrekt për sa i përket votës, pro apo kundra. E kam thënë edhe më parë që opozita parlamentare i ka të gjitha kapacitetet politike dhe juridike për të qenë sa më të saktë në këtë proces.

-Ka zëra se presidenti Meta po tenton përçarjen e deputetëve të opozitës dhe mazhorancës me qëllim mos sigurimin e 94 votave në Parlament për shkarkimin e tij nga detyra. Sa të vërteta janë këto zëra?

Nuk di të them për lëvizjet e presidentit Ilir Meta, por ai është politikan me lidhje të forta dhe nuk është "llokmë" që kapërdihet kollaj, sidomos për vetë kushtet e politikës shqiptare.

-Domethënë i druhen një përçarje të mundshme?

I druhen ata që e kanë zgjedhur Ilir Metën president, jo ne. Besoj po. Gjithsesi të presim marsin e 2020, sepse 2020 do të sjellë surpriza në politikë.

-Keni një koment për mënyrën se si po bën opozitë kryedemokrati Lulzim Basha?

Lulëzim Basha vazhdon të gënjejë demokratët me lugën bosh, siç gënjen Rama shqiptarët. Më vjen keq ku e ka katandisur partinë ku jemi rritur. Mirëkuptoj të gjithë ata militantë që e besojnë. Dhe një thirrje për bashkëpunëtorët e tij, mjaft u hoqët sikur ai po bën më të mirën.

-Gjithashtu, sulme në adresë tuaj ka artikuluar edhe PD dhe partitë e tjera, duke ju etiketuar si të kapur nga mazhoranca qeverisëse. Keni një përgjigje?

Në kontaktet që ne kemi patur nuk e pohojnë këtë që ju thoni, sepse ata e dinë të vërtetën, por duan ta përdorin politikisht për tu thënë shqiptarëve që ne jemi të mirët dhe ata të këqijtë. Për partitë e tjera skanë faj, kanë 10 muaj pa rrogë.

-Një hap shumë i rëndësishëm është edhe ngritja e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion. 8 prokurorët e parë të kësaj strukture u zgjodhën dhe betohen më 19 dhjetor. A mendoni se do të kemi një frymë të re sa i takon luftës kundër korrupsionit?

Pikërisht këtë duhet të kuptojnë shqiptarët, që futja tonë në Kuvend bëri të mundur përfundimin e paketës së reformës në drejtësi që u hapi rrugë krijimit të organeve të reja. Opozita parlamentare pa asnjë dyshimin më të vogël i ka votuar në bllok. Sepse dy partitë e mëdha ndoshta nuk e kanë dashur kurrë këtë reformë. Dhe kjo duket nga veprimet dhe mos veprimet që kanë bërë këto vitin e kaluar për ta bllokuar. Unë mendoj dhe besoj që do të kemi rezultate, shumë shpejt një erë e re po vjen për politikën 30 vjeçare.

-A ka politikanë që i tremben SPAK-ut?

Pikërisht se ka politikanë që i tremben SPAK-ut, prandaj dhe kjo kategori është investuar për ta bojkotuar këtë reformë. Në këtë pikëpamje e them me bindjen se ka plot politikanë që kanë frikë nga kjo strukturë.

-A duhet që shumë dosje të bujshme të pushuara në vite të rihapen?

Këtë duhet ta gjykojnë organet e reja të drejtësisë.

-Opozita në Parlament ka nënshkruar së fundmi një nismë për të miratuar një ligj që në thelb njihet me termin si “Lustracion”. Na jep dot disa detaje çfarë qëllim ka kjo nismë?

Ligji i “dekomunistizimit” është një nga ligjet që do të pastronte Kuvendin dhe politikën nga ish-prokurorë, ish-sigurimsa e shumë të tjerë që i kanë shërbyer sistemit komunist. Ky ligj do të ishte një hap i madh për përparimin e Shqipërisë dhe shkëputjen nga mbeturinat e komunizmit. Nuk e di kur do të futet në kalendarin e diskutimeve, por jam pesimist për sa i përket mbështetjes me votë. Kur aty mbi 50% vinë nga radhët e partisë së punës. Komunizmi është një plagë e madhe që po mban peng vendin ata janë përhapur në të gjitha partitë dhe kanë pushtuar sistemet. Ne po i hapim një dritare me propozimin tonë. Kështu që, kush e ndihen veten jashtë tyre të na mbështesë, sepse i shërben vendit në aspiratat e tij.

-Si deputet i Kolonjës keni një thirrje për qeverinë se çfarë duhet të bëjë më shumë për këtë zonë?

Eh, Kolonja me halle shumë! Kam shumë thirrje që i kam bërë në seanca plenare, komisione parlamentare, e kudo, madje edhe në deklarata publike dhe rrjetet sociale. Kolonja ka nevojë për rrugën Korçë-Ersekë, për të cilën fatkeqësisht në projekt buxhetin e 2020 nuk ka as edhe një lek për këtë aks kaq nevralgjik të këtyre qytetarëve. Gjithashtu, Kolonja ka nevojë për rrugët rurale, ka nevojë për punësim, ka nevojë për nxitjen e agro turizmit. Qyteti ka nevojë për afrimin e industrisë fasone. Fshatrat dhe fermerët kanë nevojë për ndihmë në bujqësi si për subvencionime, si për garantimin e tregut për shitjen e produkteve të tyre. Megjithatë, thirrja ime për qeverinë është ktheni sytë nga Kolonja, pasi Kolonja i ka dhënë shumë Shqipërisë. Kështu që, unë me të drejtë pyes qeveritarët dhe politikanët, po ju çfarë i kini dhënë Kolonjës?!

Intervistoi:Rigels Seliman

Më të lexuarat