BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

politike-intervista

Arlind Çaçani: S’pranojmë pazare për reformën zgjedhore, PD-PS-LSI nuk e duan reformën në drejtësi, ja si do veprojmë për shkarkimin e presidentit

Arlind Çaçani: S’pranojmë pazare për reformën

Deputeti Arlind Çaçani, i cili është pjesë e grupit parlamentar demokrat, ka rrëfyer në një intervistë për gazetën “SOT” arsyet që e shtynë të pranojë mandatin dhe synimet e mëtejshme në politikë. Zoti Çaçani u shpreh se reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për ta. Ai deklaroi se nuk do të ketë pazare në këtë mes. Sipas tij, PD është e hapur të kontribuojë në këtë mes, por janë ata që do japin votën në fund. Ligjvënësi Çaçani ka folur dhe për reformën në drejtësi, duke u shprehur se nuk do të pranojnë nismën e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar ligjet e reformës në drejtësi. Çaçani është pjesë e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit meta, ndërkohë që ka dhënë detaje se si do vijojë puna, pas raportit të Komisionit të Venecias.

-Zoti Çaçani, disa muaj më parë iu thyet vendimin e Partisë Demokratike dhe pranuat mandatin e deputetit, duke përfaqësuar në Parlament rrethin e Kolonjës. Çfarë iu shtyu të merrnit këtë vendim?

Unë kam pasur shumë shtysa, por një është më e rëndësishmja: Institucionet nuk braktisen. Reformat nuk braktisen. Dhe aq më tepër, kur i braktis dhe më vonë i zbaton ato. Ka shumë raste, por po marr vetëm një. Pak kohë më parë Partia Demokratike e braktisi reformën territoriale. Por megjithatë ajo e zbatoi atë. Kështu që, ne nuk mund të braktisnim ligjet e fundit të reformës në drejtësi dhe reformën elektorale. Janë nevoja jetike për vendin.

-Sapo ju pranuat mandatin e deputetit dhe dolët nga rreshti i PD, zyrtarët të lartë të PD-LSI nxituan teksa hodhën akuza ndaj jush, por edhe ndaj kolegëve të tu që pranuan mandatin. Zyrtarë të opozitë të dirigjuar nga PD-LSI pretendojnë se ju pranuat mandatin, pasi u bletë nga mazhoranca qeverisëse. Sa qëndrojnë këto pretendime dhe çfarë përgjigje keni ju për këto akuza?

I dëgjoj shpesh këto akuza të artikuluara në adresë të deputetëve të opozitës parlamentare. Por Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e dinë fare mirë që ne nuk jemi shitur. Kështu që, këto i kanë thjeshtë akuza dhe retorika politike. Se po të ishte puna për shit-blerje dhe që thesi ishte hapur, sikundër pretendojnë PD dhe LSI, kishte ustallarë Tirana që nuk ma linin radhën mua.

-Gjithashtu, para disa muajsh kur ju pranuat mandatin e deputetit dolën zërë se ju keni qenë nën presion për të mos pranuar mandatin nga partia ku bënit pjesë. Sa të vërteta janë këto zëra?

Absolutisht jo. Asnjë nga këto zëra nuk qëndrojnë. Aq më tepër tek një individ si unë, që nuk e ha presonin. Mirëpo, për të qenë i sinqertë nuk kam pasur asnjë presion të kësaj natyre.

-Ju jeni anëtar i komisionit të posaçëm hetimor që po heton shkeljet e presidentit Ilir Meta, sa i takon anulimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Ky komision vijon punën, ndërkohë Venecia tanimë ka folur dhe në raportin e saj përfundimtar shkruan e zeza me të bardhë se presidenti Meta tejkaloi kompetencat, kur anuloi zgjedhjet lokale. Si e shihni ju këtë konstatim?

Ne do të presim përkthimin zyrtar të draft opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe do të lexojmë ç’do fjalë me kujdes. Unë edhe në takimin që kisha me anëtarët e Komisionit të Venecias, iu kërkova këtyre të fundit që në opinionin e tyre të ishin sa më të qartë dhe mos linin shumë vend për interpretim nga palët dhe aktorët politik. Sepse këtu si do që të vijë raporti, palët marrin flamurin e fitores. Opozita, ku unë bëj pjesë nuk ka akoma një qëndrim zyrtar, por do të vlerësojmë shumë faktin se çfarë shkruhet në raport. Megjithatë, do kohën e vet dhe raporti dhe faktet dhe provat e tjera, në mënyrë që ne të dalim në një vendim unifikues. Kjo pasi deri më tani nuk kemi marrë vendim.

-Disa nga anëtarët e opozitës në komisionit hetimor kanë deklaruar se ju mund të dilni me raport tuajin, duke bërë kështu që Kuvendit t’i shkojnë 2 raporte, një nga ju dhe një nga mazhoranca. Përse keni vendosur të veproni kështu?

Po, ne mund të dalim me një raport ndryshe në përfundim të komisionit hetimor. Pra, mund të dalim me një raport më vete, ashtu siç e mendojmë ne, sepse mund të mos biem dakord me pretendimet e mazhorancës, gjithmonë sa i takon raportit që do t’i shkojë Kuvendit të Shqipërisë për votim.

-Keni një koment mbi akuzat dhe sulmet e presidentit Ilir Meta në adresë të komisionit hetimor ku ju jeni pjesë?

Koment mbi akuzat e presidentit Ilir Meta në adresë të komisionit hetimor, nuk kam. Sepse kreu i shtetit u paraqit në komision para nesh dhe këtu bien akuzat ndaj nesh. Sidomos, akuza e paligjshmërisë. Megjithatë, këto kohët e fundit presidenti Ilir Meta flet me kode, kështu që ku ta kuptojmë ne me kë e ka presidenti?

- Aktualisht është ngritur një komisioni që po merret me reformën zgjedhore. Por bie në sy fakti se mazhoranca ka lënë një karrige bosh në këtë komision për Partinë Demokratike, edhe pse kjo e fundit ka dalë nga Parlamenti. A i frikësoheni ju një marrëveshjeje fluide mes PS dhe PD?

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mund të bëjnë marrëveshje sa të duan bashkë. Mundet edhe të flenë bashkë. Por në qoftë se mendojnë se marrëveshja e tyre votohet te pazari, ta bëjnë. Për sa i përket karriges bosh ata duhet ta kenë dhe duhet të jenë aty. Ne nuk mund të hiqemi sikur ata nuk ekzistojnë. Ata duhet të jenë aty të japin mendimin e tyre. Sepse ne synojmë që nga reforma zgjedhore të dalin të gjitha palët të kënaqura.

-Ju gjithashtu, ia keni bërë të qartë mazhorancës se do të kushtëzoni votën për reformën zgjedhore, nëse në të nuk adresohen rekomandimet tuaja. A mund të zbuloni disa detaje nga propozimet tuaja dhe çfarë sistemi zgjedhor preferoni ju si opozitë parlamentare?

Ne si opozitë jemi për një reformë zgjedhore që iu shërben shqiptareve, jo për pazare. Kush ka plan për pazare me ne i ka rrugët e ndara. Ne ia kemi bërë të qartë mazhorancës qeverisëse që do të bëjmë një reformë zgjedhore afat gjatë, jo reformë sa për të kaluar lumin. Ne do të kemi 2 ose 3 propozime konkrete, teksa një prej tyre është edhe sistemi austriak.

-Reforma në drejtësi, e sidomos procesi i vetingut po rezulton i suksesshëm, pasi po flak nga sistemi shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Keni një koment?

Reforma në drejtësi megjithëse ka ecur ngadalë, mendoj se do të japë frytet shumë shpejt.

-Qershia mbi tortë e reformës në drejtësi është SPAK dhe BKH, 2 institucione të cilat kanë si mision hetimin e pushtetarëve dhe politikanëve të korruptuar. A mendoni se ka ardhur koha që edhe në Shqipëri të kemi arrestime “VIP”?

Jo ka ardhur koha, por jemi shumë vonë për “VIP-at” dhe politikanët e korruptuar që duhet të dalin para drejtësisë dhe në finale të shkojnë mbrapa hekurave. Por një fjalë e urtë thotë që: “Më mirë vonë se kurrë”. Sepse këta të tre palët që dominojnë politikën gjatë këtyre 30 viteve, mbrojnë njeri-tjetrin. Madje, dua të shtoj se e dinë shumë mirë që po u këput një hallkë, u këputet zinxhiri. Këta janë të gjithë bashkë kundër reformës në drejtësi. Mos i shihni ca flasin për publikun. Këta nuk e donin reformën, por e votuan të detyruar. Ndaj ne nxisim dhe mbështesim organet e reja të drejtësisë, që të shohim sa më shpejt rezultatet e saj.

- Kryeministri Edi Rama javën e parë duke folur në seancë plenare deklaroi se do t’i propozojë Parlamentit një ligj special për të frenuar batërdinë që sipas tij, po bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që nuk kanë dalë ende para vetingut. Ju si opozitë do ta mbështesni një nisëm të kësaj natyre?

Absolutisht jo. Kemi bërë një ligj, ajo është reforma në drejtësi. Por kryeministri Edi Rama si diktator që është, do që mos i ikë reforma nga duart dhe të vërë nën kontroll sistemin. Kështu që, siç na e kërkojnë edhe kushtet e vendosura nga Bundestagu për Shqipërinë, ne nxisim sistemin e drejtësisë që të veprojë mbi të kapurit dhe të korruptuarit. Ligjet aty janë, vetëm duhen nxituar për t’u zbatuar. Edi Rama mendon se mund të fusë në qorrsokak shqiptarët dhe ndërkombëtarët por gabohet. Shqipëria ka bërë një reformë në drejtësi. Tani duhet zbatimi.

-Më 18 tetor vendoset për negociatat e Shqipërisë me BE. A mendoni se do kemi një vendim pozitiv?

“PO” e Gjermanisë do të thotë shumë për ne, ajo është lokomotiva e Bashkimit Europian. Unë kam besim se Bashkimi Europian do t’i hape negociatat shqiptarëve jo qeverisë. Jam i bindur për një “PO”.

Intervistoi:Rigels Seliman

Më të lexuarat