SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Artemis Malo: Qeveria më shumë mbështetje për minoritarët, ja pse në qershor do hapen negociatat me BE
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Shtator 2018
Zëvendësministrja e Jashtme, Artemis Malo (Dralo) ka sqaruar për gazetën “SOT” ecurinë mbi ligjin për minoritetet në vendin tonë, duke qenë se është përgjegjëse për këtë sektor. Në tetor 2017 qeveria miratoi për herë të parë një ligj për këtë kategori, ligj që sipas zonjës Malo, do sjellë më shumë mbështetje për minoritetet. Ajo u shpreh se momentalisht po hartohen aktet nënligjore me qëllim që ligji të jetë i zbatueshëm. Duke u ndalur te procesi i integrimit, ajo tha se qeveria në qershor do marrë një vendim pozitiv nga Brukseli, pasi i ka plotësuar të gjithë kushtet. Sa i takon propozimit të PD për vetingun në politikë, zv/ministrja u shpreh gjatë intervistës se opozita duhet të qartësohet me veten mbi atë se çfarë kërkon.
Zonja Dralo, qeveria miratoi një ligj për minoritetet, i cili shton mbështetjen për ta. Si po ecën zbatimi i tij, pasi pati jo pak përplasje një vit më parë?
Ligji për minoritetet ka kaluar në Kuvend, vjeshtën e vitit të kaluar, por ndërkohë është duke u punuar në zbatim të përmirësimit të kuadrit ligjor, me aktet nënligjore. Kështu që nuk mund të flitet akoma për zbatim të këtij ligji, për sa kohë nuk është kaluar ky përmirësim në Këshillin e Ministrave. Ajo që me shumë bindje më duhet të them, është se është punuar me shumë kujdes me të gjithë aktorët e përfshirë, jo vetëm me ministritë e linjës, si edhe institucionet përkatës, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë ndërkombëtarë, edhe anëtarë të shoqatave të ndryshme të minoritetit, me në krye Komitetin Kombëtar të Minoriteteve.
A po integrohen sa duhet anëtarët e minoriteve në vendin tonë? Shpesh shohim përfaqësues të komunitetit rom apo komuniteteve të tjera që përçmohen.
Jo vetëm ligji, por edhe tradita historike e popullsisë shqiptare, ka dëshmuar më së miri një bashkë-ekzistencë harmonike, pa asnjë dallim apo diskriminim racial ndër vite në trevat e Shqipërisë. Pavarësisht rrënjëve të secilit, për çdo grup etnik apo kulturor, ne jemi të integruar në shtresat e shoqërisë shqiptare duke gëzuar të drejta të barabarta si qytetarë shqiptar. Për sa i përket komunitetit rom, jo vetëm që ka ndryshuar perceptimi dhe respektimi i të drejtave të tyre, por pikërisht ky minoritet, i konsideruar si me vulnerabël ndër vite, gëzon mbështetje pozitive të veçantë nga qeveria, e përkatësisht nga Ministria e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, ku programe të posaçme janë ngritur enkas për këtë komunitet. Pjesa e integrimit në shoqëri, është dhe çështje e mentaliteteve individuale pastaj, fakt ky që kërkon një ndërgjegjësim personal.
Cilat janë planet e qeverisë për integrimin e minoriteteve?
Planet e qeverise janë përkthyer në disa dispozita ligjore, të hartuara posaçërisht për komunitetet e ndryshme që jetojnë në Shqipëri, numri i të cilave tashmë shkon në 9. Këto mund të renditen si në të drejta përfaqësimi në jetën kulturore e sociale, në të drejtën e zgjedhjes së ushtrimit të mësimit në gjuhën amtare të secilit, në përdorim të dokumentacioneve në administratën lokale në gjuhen përkatëse, aty ku përqindja e minoriteteve është e mjaftueshme, në tabelat dhe sinjalistikat rrugore, të disponueshme në të dyja gjuhet, në zbatime projektesh dhe mbështetje financiare nga fondi për minoritetet që i kalon Komitetit të Minoriteteve nga buxheti i shtetit. Aktualisht është hapur edhe stacioni për minoritet në RTSH, ku mundëson çdo përfaqësues të minoritetit të këtë hapësirën e vetë kohore të transmetimit të programeve në gjuhën e vet.
Një fushë tjetër e rëndësishme është ajo e integrimit në BE. Pse në qershor Shqipëria duhet të marrë një dritë jeshile nga Brukseli?
Qeveria shqiptare i ka bërë më së miri detyrat e shtëpisë dhe në raport me kapacitetin dhe numrin e popullsisë, ka rezultuar mëse pozitivisht mbi çdo prioritet të integrimit. Kështu që e meriton të drejtën e mundësimit të negociatave për të qënë një shtet anëtar në Bashkimin Europian, në vazhdimin e përpjekjes për të arritur këto standarte evropiane.
BE kërkoi që të përmbushen disa detyra, si zbatimi i reformës në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit. Mendoni se do të përmbushen, ndërkohë që kemi parë që ngritja e KLGJ e KLP nuk po avancon.
Është në rrugën e duhur dhe janë duke punuar intensivisht të gjitha instancat përgjegjëse për këtë proces. Fakti i vështirësisë është një pritshmëri normale, nëse marrim parasysh gjendjen e para 5 viteve në Shqipëri dhe sa progres është kryer, pavarësisht edhe pengesës së pajustifikueshme të opozitës.
Si i shihni lëvizjet e opozitës, e cila nuk pranon miratimin e ligjit për magjistratët, i cili i hap rrugë zhbllokimit të ngërçit në drejtësi?
Nuk jam përpjekur kurrë të analizoj veprime të tilla kaq transparente në arsyen e tyre reale. Do të ishte një humbje kohë nëse do të vazhdonim të jepnim rëndësi atyre qëndrimeve që duke trumbetuar në korridoret e huaja, penguan me koshiencë të plotë, të drejtën e shtëpisë së vet për t’u integruar, e jo më tej.
Keni një koment mbi idenë e artikuluar nga Basha për veting në politikë?
Ajo që do të komentoja, pavarësisht eksperiencës time modeste qoftë edhe në moshë, krahasuar me ta, do të ishte pa dyshim, të kuptojnë ata vetë çfarë kërkojnë fillimisht, e më pas të sugjerojnë.
Si po ecin negociatat me Greqinë për marrëveshjen e re?
Për vetë origjinën time, jam në pozicionin më komod të historisë së politikës shqiptare mbi marrëdhëniet greko-shqiptare ndër vite. Për herë të parë shihet një ngurtësim dhe një guxim në zgjerimin dhe përmirësimin e këtyre marrëdhënieve fqinjësie. Qoftë edhe përpjekja, negociatat dhe marrëveshjet e arritura, për mua flasin shumë.
Kur parashikohet që të finalizohet marrëveshja për kufirin e ri detar?
Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjem unë, kjo i takon grupit të negociatorëve, e më tej autoriteteve të niveleve të larta zyrtare, nga të dyja shtetet.
Si anëtare e PS, si po ecën organizimi i zgjedhjeve vendore dhe çfarë pritet të ndodhë pas udhëzimeve të Asamblesë së 7 shtatorit?
Aktualisht Partia Socialiste është mëse e angazhuar për të forcuar strukturat që do të jenë sa më pranë njerëzve në çdo bashki, por edhe më tej me shqiptarët në emigracion, shqiptarët në diasporë, me logon dhe motivin real “ E gjithë vëmendja tek ju”. Normalisht ka disa sekretariate dhe grupe pune në radhët e Partisë Socialiste, ku secili ka një përgjegjësi të caktuar në përmirësimin dhe mbështetjen e problemeve të qytetarëve. Sigurisht që ka shumë punë dhe ka shume probleme, por duke patur dëshirën dhe kritikën maksimale ndaj vetes tonë, çdo gjë mund të kryhet më mirë sesa ka qenë deri dje.
Intervistoi:Rigels Seliman