Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bashkim Nikolla: Ja si prokuroria po gabon me çështjen “Lazarati”, arsyet pse Ruhan Hiraj është i pafajshëm

Postuar: 07/09/2018 - 08:30

 Avokati Bashkim Nikolla, në një intervistë për gazetën “SOT” ka treguar të gjithë parregullsitë e çështjes “Lazarati”. Pas vrasjes së të ndjerit Ibrahim Basha në Lazarat, u arrestuan disa persona, mes të cilëve dhe Ruhan Hiraj. Nikolla, si avokat i tij, shprehet se akuzat janë ngritur pa prova dhe pa një bazë ligjore. Avokati shpjegon me detaje se përse prokuroria ka gabuar në këtë rast.

-Përshëndetje: Z.Avokat! Ju jeni avokat i një prej të akuzuarve për çështjen “Lazarati”...

Përshëndetje, Z.Kliti gazetar i dëgjuar dhe i nderuar! Faleminderit që erdhët në këtë intervistë, lidhur me publikimin e lajmit në disa media të shkruara dhe jo vetëm, të lajmit se në SHBA u kap ''vrasësi'' i policit Basha (i të ndjerit) në Lazarat?!. Si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm ''bombë''?! Së pari: Do të më duhet të bëj disa shpjegime paraprake para se të shkojmë tek “zbulimi i madh” për kapjen e "vrasësit" kur ne kemi 3 vjet në hetim penal dhe gjyqësor penal dhe ende s'është vendosur gishti "në plagë" kush është vrasësi, janë këta të 11 (njëmbëdhjetë), një nga këta të 11 (njëmbëdhjetë), apo vrasësi i vërtetë është jashtë këtij listimi për përgjegjësi penale, e cila ne fakt nuk është më përgjegjësi personale, por paraqitet si përgjegjësi kolektive, e cila përfundimisht nuk i takon sistemit akuzator, por atij inkuzator. Pse e themi këtë? Sepse në 5.000 faqe hetimi apo më pak a dy herë më shumë nuk ka një apo 5 prova, flasim për prova para të cilave s'ke nga kalon, jo hamendje apo diskure për dyshime të arsyeshme etj., etj.

-Më konkretisht Z. Avokat, ju jeni mbrojtës i Ruhan Hiraj,njërit prej të dyshuarve në këtë proces gjyqësor...

Po për hir të të vërtetës jam avokat i Ruhan Hiraj, gjithçka është fiksuar me prokurën e datës 8.02.2016. Këtë shtetas unë e kam përfaqësuar në mungesë.

-Cili është pozicioni i tij në këtë proces penal i akuzuar nga organi i akuzës (Krimet e Rënda)?

Në këtë proces penal gjyqësor maratonë duhet thënë se fillimisht u ec duke respektuar rregullat që ndiqen në një nga llojet e gjykimit të posaçme si ai i procedimit me gjykim të shkurtuar. Kur gati ishim duke përfunduar në fazën e konkluzioneve, njëri nga mbrojtësit parashtroi një kërkesë të ligjshme procedurale dhe në këto kushte gjykimi u rikthye tashmë gjykim normal, që do të thotë shqyrtimit të provave, një për një duke respektuar parimet bazë të një gjykimi të drejtë, të ligjshëm, të paanshëm të barabartë duke respektuar kontradiktetin dhe barazinë e armëve.

-Çfarë u konkludua përfundimisht në lidhje me akuzat ndaj R.Hiraj?!

Më duhet të pohoj me gërma të mëdha se në ecjen me gjykim të shkurtuar ashtu edhe me gjykimin normal nuk u provua akuza ndaj të mbrojturit prej meje R.Hiraj, pasi faktet dhe provat janë inekzistente. Përkundrazi edhe vetë akuza provon këtë duke sjellë një koment se R.Hiraj ishte ndarë një natë më parë nga dita kur ka ndodhur ngjarja. Pra edhe vetë akuza pohon se R.Hiraj s'ka “gisht” në vrasje edhe hamendëson se ai mund të jetë autori.

- Z.Avokat diçka më konkretisht kur klienti juaj është i pafajshëm atëherë pse s’u përball me drejtësinë?

Për çfarë drejtësi më flet. Ruhani kur ndodhi ngjarja ishte në një moment kohor për moshën që sa kish mbushur 18 vjeç dhe papritur shikon se i kishte dalë emri në televizor si një nga 11 të pandehurit në vrasjen e policit të të ndjerit Ibrahim Basha, kur vetë ai bashkë me familjen e tij që në orët e para të mëngjesit të datës ora 9.00 të datës 24 Qershor 2015 ka qenë në Tiranë, e provuar kjo nga familja e tij nga dëshmitarët fqinjë të shtëpisë në Tiranë ku ai banonte prej kohësh.

-E megjithatë ai duhej të përballej me drejtësinë?

Ruhan Hiraj ishte në një moshë gati minore, djalë i vetëm dhe mbi të gjitha i pafajshëm dhe në lidhje me këtë të vërtetë dua të të them se: qëkur e kemi marrë në mbrojtje nuk e kemi marrë në mbrojtje si vrasës të policit. E kemi marrë në mbrojtje si një person që nuk ka asnjë përgjegjësi pa le fajësi me atë ç'ka ka ndodhur në datën 24.06.2015 në fshatin e Lazaratit. Përsa i përket asaj, paraqitjes përpara drejtësisë dihet tashmë se në Shqipëri të fusin brenda dhe pastaj grumbullojnë prova, derisa çelësat e burgut të kenë humbur në fund të detit. Kur bota demokratike (moderne) ka të kundërtën të provon akuzën dhe mbi bazën e provave të privon edhe lirinë.

-Më në fund nga procedimi me të dyja format e gjykimit atë të posaçëm dhe atë normal çfarë u vërtetua e u pranua prej akuzës?

Asnjë nga akuzat nuk u provua. Klienti ynë është i pafajshëm. Akuza s'ka guximin ta pohojë këtë të vërtetë e cila u vërtetua katërcipërisht gjatë hetimit gjyqësor penal. I mbrojturi prej meje akuzohet konkretisht për kryerjen e veprave penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik me dhunë , "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit, paragrafi 2,3 dhe 4 " Grup i strukturuar kriminal", "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashkruar nga nenet 236/2,278, paragrafi 2,3 dhe 4, 333/a/2,334/1 të K.Penal hetuar me masë sigurie "Arrest në burg" në mungesë.

-A ka dëshmitarë të dëshmojnë në ngarkim të klientit tuaj?

Po dy bashkë të pandehurit, Elson Kazma dhe Klodian Selimi kanë pohuar se deklarimet e tyre janë marrë nën ushtrimin e dhunës fizike e psikike. Këto deklarime u pohuan në seancë gjyqësore dhe vërtetuan ndër të tjera edhe pafajësinë e klientit tim.

-Ka një kërkesë nga Interpoli për klientin tuaj?

Po kërkesa daton më 13.12.2017, në përmbajtjen e tij citohet: “Në 24 Qershor 2015, forcat special ndërhynë në fshatin Lazarat, Gjirokastër, sipas informacionit pati të shtëna armësh nga persona të panjohur. I arrestuari sëbashku me persona të tjerë, ka vrarë oficerin e policisë Ibrahim BASHA, me armë zjarri dhe janë plagosur 5 oficerë të tjerë policie. Gjatë kontrollit të makinës të tij Mercedes i bardhë pa targa, policia gjeti, plot armë, municione dhe 3 qese plastike me heroinë”. Që nga kjo datë e deri sot Interpoli shqiptar ka ngrirë të njëjtën përmbajtje sikur asnjë gjë të mos kishte ndryshuar sepse dhe sikundër, sqaroj se 21.11.2015, është caktuar masa e sigurisë nga gjykata “arrest ne burg” për Ruhan HIRAJ,ku përfshihet përveç akuzave të sipërpërmendura dhe akuza për vrasje. Por në datën 15.06.2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda në vendimin e saj për “njoftim akuze”, nuk e akuzon Ruhan HIRAJ, për vrasjen e policit Ibrahim BASHA. Po kështu në kërkesën përfundimtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda nuk akuzohet për vrasje të ish punonjësit të policisë Ibrahim BASHA, Ruhan Hiraj. Po kështu në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, nuk akuzohet për akuzën e vrasjes të ish punonjësit të policisë Ibrahim BASHA.

-Por në disa media u tha u kap në Amerikë vrasësi i policit të ndjerë "Basha"?

Shpejtojnë për të bërë lajmin e madh "që kërcet", thonë sa më shumë që të jetë e mundur pa e verifikuar atë ende, sëmundje kronike kjo e kronikës së zezë. Gazetaria se vret mendjen në çast se çfarë dhimbje i shkakton familjes së atij që kurrsesi s'është vrasës, djali i tij, dhe njëkohësisht adreson gabim për fajtorët e vërtetë si klientin ashtu edhe familjen e të ndjerit, duke fabrikuar shpifje të cilat kanë kosto sociale por edhe juridike të rënda.

-Cila është rrezikshmëria reale shoqërore e të mbrojturit nga ju?

E sqarova më lart po megjithatë nuk mund të lë pa e ritheksuar nevojën e dikujt për ta paraqitur R.Hiraj si vrasësin e të ndjerit Basha, mbase për të tërhequr vëmendjen nga autori i vërtetë mbase nga paaftësia apo pamundësia e akuzës të provojë akuzën. Por gjithsesi të lë përshtypjen e cila provohet në fakt se: akuza nga njëra anë në konkluzionet përfundimtare thotë se, mirë që R.Hiraj ka qenë parë me grupin e ashtuquajtur kriminal po pse është larguar, pse ka hequr dorë nga kryerja e veprës penale, pse nuk ndenji të kryente vrasje apo tentativë vrasje? Dhe më tej ai duhet dënuar siç u kërkua edhe për masën e dënimit jo pak por 18 vjet vetëm e vetëm se ai po gjykohet në mungesë. Akuza ishte ende në kohën e duhur të tërheq akuzën për të mbrojturin prej meje sepse e ka të pambështetur në prova e në ligj, por për fat të keq nuk ndodhi dhe jo vetëm kaq po Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda mori një vendim që s’ishte gjë tjetër veçse fotokopje e kërkesës së Prokurorisë. Aktualisht jemi në proces gjykimi në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, shpresojmë dhe besojmë tek drejtësia në bazë të provave dhe fakteve që kemi.

Intervistoi: Kliti Topalli

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 11:03

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit mbërrin në Presidencë.

Postuar: 25/09/2018 - 10:58

Ish presidenti Bujar Nishani deklaron se Shqipëria  po shkon drejt një përplasjeje serioze c

Postuar: 25/09/2018 - 10:20

Partia Socialiste ka hapur letrat për skandalet e LSI gjatë kohës që ishte në pushtet.

Postuar: 25/09/2018 - 10:17

Kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar një video live në rrjetet e tij sociale.

Postuar: 25/09/2018 - 08:19

Lëvizja Socialiste për Integrim është përfshirë nga pakënaqësitë, duke e çuar këtë parti drejt sh

Postuar: 25/09/2018 - 10:00

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se nuk do t&rsq