BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

politike-intervista

Bujar Çela zbardh prapaskenat: Ilir Meta nuk donte që PD të futej në zgjedhjet e 2017, liderët e opozitës më të tremburit nga reforma në drejtësi

Bujar Çela zbardh prapaskenat: Ilir Meta nuk donte që PD të

 “Dosjet e mëdha do hapen përmes reformës në drejtësi, LSI mashtron për KLD”

Bujar Çela zbardh prapaskenat: Ilir Meta nuk donte që PD të futej në zgjedhjet e 2017, liderët e opozitës më të tremburit nga reforma në drejtësi

Deputeti i PS në qarkun e Fierit, Bujar Çela ka komentuar dje situatën politike në vend dhe jovetëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deputeti i PS është kthyer pas në kohë, teksa zbuloi për herë të parë se Presidenti Ilir Meta nuk donte që PD të futej në zgjedhjet e 2017. Sipas tij, kreu i shtetit përmes kësaj lëvizje synonte “eliminimin” e PD-së. Sa i takon sulmeve të opozitës në adresë të reformës në drejtësi, Çela u shpreh i bindur se këto intimidime vijnë në një kohë kur krerët e PD-LSI janë trembur nga reforma.

-Zoti Çela, reforma në drejtësi ka filluar të japë rezultat. Vetingu ka shkarkuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë, por procesi po sulmohet nga PD dhe LSI. Si i shihni sulmet e tyre?

Kryeministri Edi Rama në fillim të mandatit të parë qeverisës, përmendi një togfjalësh që nuk është e tija, por ai e ripërsërit, teksa tha: “prisni, prisni, nuk keni parë asgjë akoma”. Dhe këtë fjalë por me ironi e përdor dhe ish-aleatja jonë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila deri me dje “luftonte” që të çlironte Shqipërinë nga Sali Berisha, dhe tanimë është në krah të tij. Pra që të hyjë në temë, e para që ka frikë nga reforma në drejtësi është Monika Kryemadhi. Kështu që sulmet e PD-LSI kundrejt reformës në drejtësi vijnë në një kohë kur kjo reformë po jep efekte e para dhe po i ngushton lakun krerëve të opozitës. Të jeni të bindur se si PD ashtu edhe LSI nuk kanë frikë që reforma në drejtësi të japë efekte për të tjerët, por ata janë të tmerruar se çdo ditë kanë pasur besimin se kjo reformë nuk do të vijë tek ta. Në këto kushte kur liderët e opozitës e shikojnë që anija e tyre po fut ujë dhe ka tendencë të mbytet, janë hedhur në kundërsulm për të luftuar me çdo mjet që kjo reformë të zbythet dhe të mos përmbushë misionin e saj. Dhe kjo reformë në drejtësi që gjasme ka tmerruar gjyqtarët dhe prokurorët që dalin të pandershëm, etj, etj, është një formë që po nuk u bë nga ata që do të bëjnë drejtësi për klasën politike, për ish-ministra, për të gjithë ata që kanë pasur në përdorim gjithë pushtetin e popullit, nuk mund të quhet reformë në drejtësi. Edhe vetë brenda për brenda gjyqtarët të caktuar duhet ta kuptojnë, që kur një gjyqtar largohet nga sistemi sepse ka apo posedon një pasur galopante jashtë çdo lloj logjike financiare që u lejon rroga që kanë, duhet të trokasin në heshtje dhe të reflektojnë që të pranojnë që kanë bërë korrupsion në kurriz të popullit. Si përfundim mendimi im është se PD dhe LSI e luftojnë reformën në drejtësi pasi e shohin nga dita në ditë që anija e tyre po mbytet, prandaj dhe kanë filluar ulërimat. Por reforma në drejtësi e kam thënë edhe më herët nuk është projektuar nga kjo mazhorancë, siç pretendojnë kundërshtarët tonë politik Ilir Meta dhe Sali Berisha, por kjo reformë është prodhim i ndërkombëtarëve. Janë pikërisht ndërkombëtarët, ata të cilët detyruan Ilir Metën, Sali Berishën dhe beniaminët e tyre që të votojnë këtë reformë në korrik të 2016. Të jeni të qartë që lëvizjet e korrikut të vitit 2016 nga ana e Metës, ishin thjeshtë skena fallso, pasi ai nuk e donte reformën.

-BE vendosi që negociatat të hapen në qershor 2019, pro kërkoi që të ngrihet SPAK dhe të luftohet korrupsioni në nivele të larta. A mendoni se lufta antikorrupsion duhet të nisë me dosjet e mëdha, si ajo e “21 Janarit”, Gërdeci, apo rruga Durrës-Kukës?

Për mendimin tim është surreale që të luftosh korrupsioni, nëse nuk hapen dosjet e mëdha si ajo e “21 Janarit”, Gërdeci, apo rruga Durrës-Kukës? Si mund të luftohet korrupsioni nëse hajduti i 200 e kusur milionë dollarëve të popullit nuk del të japë sqarime para drejtësisë. Mos harroni që këtë shifër nuk e ka shpikur PS, por Kontrolli i Lartë i Shtetit i qeverive të PD. Nuk mund të quhet luftë ndaj korrupsionit nëse nuk zbardhet e vërteta për “21 Janarin”, që ishte një goditje dhe luftë e hapur kundër popullit, asokohe Berisha gjuajti kundër popullit të thjeshtë. Nuk ka luftë kundër korrupsionit, nëse nuk hetohen aferat e Ilir Metës. Në këto kushte, duke parë që lufta anti-korrupsion ka nisur dhe është e pashmangshme, ata janë hedhur në sulm për të penguar reformën në drejtësi. Sali Berisha nuk lufton që të mos dënohet Shkëlzen Berisha, por lufton që të mos dënohet vetë sa të jetë i gjallë. Por Ilir Meta dhe Lulzim Basha dhe kompania e tyre nuk kanë shanse të shpëtojnë nga reforma në drejtësi. Dhe ata janë aq shumë të lidhur me njëri-tjetrin sa ne nuk mund ta imagjinojmë dot.

-Si e shihni aleancën PD-LSI? Kjo e fundit ishte në qeveri me ju dhe tani akuzon duke mos marrë asnjë përgjegjësi.

LSI është në detyrën e saj dhe misionin e saj që të tentojë të mbajë burimin e votave të saj, të cilët për hir të së vërtetës kanë qënë 3 të pakënaqur nga PS-ja dhe 33 të ardhur nga PD-ja. LSI nuk ka elektorat të sajin, elektorati i partisë së Metës është elektorat i djathë dhe pak i majtë. Pra LSI lufton për të mbajtur elektoratin që i ka vjedhur Partisë Demokratike, prandaj dhe është hedhur në sulm kundër qeverisë. Sepse po të hyjmë në statistika të sakta, LSI ka në gjirin e saj elektorat të djathë. Megjithatë, më lejoni tu zbuloi një sekret. Ishte Ilir Meta, i cili nuk donte që Partia Demokratike të hynte në zgjedhjet e 18 qershorit që u shtynë në 25 qershor. LSI me çdo kusht po ngulmonte dhe negocionte që PD të mos hynte në zgjedhje. Për ta nuk përbënte problem të ishin në opozitë, por ata dëshironin që PD-ja të mos hynte në zgjedhje dhe të kishin mundësi që të merrnin 30 deri në 40 deputetë si pasojë e mosfutjes së demokratëve në zgjedhje. Janë të parë ata të LSI që u tronditën dhe u rra pika, kur mësuan se Basha ka ndryshuar qëndrim dhe do të hyjë në zgjedhjet parlamentare. Mos harroni që Basha u ndikua nga demokratët e ndershëm, të cilët donin të ruanin identitetin e partisë së tyre, duke i bërë presion atij që të hynte në zgjedhje. Plus edhe ndërkombëtarët bënë detyrën e tyre duke iu mbushur mendjen Bashës që të mos bojkotonte zgjedhjet. Pra si përfundim duhet ta merrni vesh që thirrjet e Metës që PD të hynte në zgjedhje ishin thirrje false. Ai nga njëra anë thoshte nuk zgjedhje pa PD-në dhe nga ana tjetër i bënte thirrje elektoratit të PD-së që nuk ndiheshin të përfaqësuar nga kjo parti, që të votonin LSI-në dhe unë do t’iu di tu kthej vlerën tuaj demokratike dhe tu vlerësoj, etj. Meta ishte kategorikisht kundër hyrjes në zgjedhje të PD-së. Ai pretendonte që PS edhe të merrte 100 mandatet deputetësh, dhe ky le të rrinte në opozitë me 30 apo 40 deputetët, vetëm e vetëm që LSI të quhej forcë e dytë politike në vend. Dhe të ishit të sigurtë që nëse do të kishte ndodhur kjo, Shqipëria do kishte zgjedhje të parakohshme edhe për një vit. Këtë gjë ëndërronte Ilir Meta, që për fat të mirë, nuk iu plotësua.

-PD dhe LSI në seancën e fundit plenare bojkotuan parlamentin dhe kanë dalë kundër rikthimit të kompetencave për KLD për emërime gjyqtarësh. A do të thotë kjo se PD nuk do që të zgjidhen ngërçet e krijuara?

Ka një të vërtetë të madhe në këtë mesele. PD-ja dhe LSI-ja nuk e duan reformën në drejtësi. Por ka deputet mes këtyre dy forcave politike, të cilët e duan reformën në drejtësi dhe do ta votojnë atë. Por eksponentët të këtyre forcave politike vendosen që atë ditë të mos ishin të pranishëm në sallë, pasi e dinë shumë mirë se nëse janë atje, shumë deputetët të këtyre forcave politike do ta votojnë atë. Dhe të jeni të bindur se ata do ta votojnë reformën, pasi janë të pastër dhe nuk i lidh asgjë as me të shkuarën as me të tashmen. Dhe vendimi politik i tyre ishte shpëtimi i tyre nga ky turp i radhës, që penguan deputetët që të shkonin më Parlament që të votonin ligjet e reformës. Por pavarësisht presionit, votimi i ligjeve do të ndodhë shumë shpejt. Madje, është e sigurt fare që në lojë kanë hyrë edhe ndërkombëtarët, siç e bëri ai miku kur i thirri një nga një duke i urdhëruar që do votoni reformën në drejtësi të korrikut të 2016. Amerikanët i detyruan ligjvënësit të jepnin 140 vota, nuk i detyroi as inteligjenca e Metës, as patriotizmi i Berishës. Thënë më drejtë ndërkombëtarët do t’i tërheqin “zvarrë” me hir apo me pahir që opozita të votojë ligjet e mbetura të reformës në drejtësi. Të gjithë janë në monitorim.

-Një tjetër çështje delikate e ditëve të fundit është ajo e negociatave me Greqinë. Presidenti ka dhënë sinjale se mund të vonojë këtë marrëveshje. Keni një koment se përse kreu i shtetit po krijon zvarritje?

Presidenti Ilir Meta e ka të modës për të bërë burrin e madhe, të rëndësishëm, gjasme konsultohet me faktorët. Është një histori e njohur që është bërë bajatë, të cilën e përdor vetëm Meta. Si ajo aleanca që Rama i thoshte prej 6 muajsh rresht, hajde të firmosin aleancën për të hyrë së bashku në zgjedhje. Dhe nga ana tjetër, Meta i drejtohej me fjalët ironike do të pyes strukturën e partisë. Në fakt Meta ka vetëm një strukturë, me të cilën bashkëpunon ditë dhe natë, i detyruar, ka vetëm Sali Berishën. Meta e zvarrit qëllimisht, pasi synon ta çojë përtej limiteve që ta bëjë marrëveshjen jofunksionale. Por mos harroni që Hahn ka bërë thirrje që të shikoni negociata me Greqinë, deklaratë kjo që ka lidhje me detin. Pra Meta po i bën karshillëk edhe ndërkombëtarëve. Ilir Meta nuk ka për ta dekretuar marrëveshjen me Greqinë.

-PD ka sulmuar ministrin Xhafaj, ndërsa tani sulmoi dhe zotin Balla. Si i shini këto sulme?

Sulmet ndaj ministrit Xhafaj por edhe kreut të grupit, janë thjeshtë sulme politike. Opozita ka frikë nga njohja që ka Xhafaj për ta, por edhe nga njohja që ai ka për ligjet. Madje, edhe nga mbështetja që ai gëzon nga ndërkombëtarët, pasi në vendet e rajonit Xhafa trajtohet si shembull dhe si një aset i tryezave të ndërkombëtarëve, sa i takon fushës që i përket. Kjo gjë i verbon dhe i tremb këta, pasi Xhafaj është tepër serioz në punë.

-Si e shihni rihapjen e dosjes “Hajdari”?

Rihapjen e dosjes “Hajdari” unë e quaj si një sinjal pozitiv. Më në fund ashtu edhe siç e thotë populli: “ E drejta vonon, pon nuk harron”. Dhe të gjithë ne e kemi thënë nën për dhëmb, nëpër tavolina por jo në media, që ai, armiku, kundërshtari i Azem Hajdarit, nuk ka qënë PD-ja, por ai që i morri partinë, dhe që quhet Sali Berisha. Berisha ka çelësat e shumë gjërave të errëta që kanë ndodhur në Shqipëri. Pra që të hyjë në temë, e vlerësoj guximin e madhe të Izet Haxhisë, që ka ardhur të përballet me drejtësinë dhe ti hapë petët byrekut. O e njeh Haxhia Berishën, o se njeh asnjeri. Jam besim plotë se dosja do të rihapet, sepse kjo është një nga dosjet e shekullit. Kështu që nëse nuk hapen këto dosje, më vjen keq që ta them edhe unë që e kam votuar këtë reformë, reforma në drejtësi nuk ka asnjë vlerë. Ka ardhur koha që dosjet e mëdha të korrupsionit dhe ajo “Hajdari”, duhet të hapen.

-Si i shihni pretendimet e artistëve dhe opozitës për teatrin dhe thirrjet e tyre ndaj Presidentit?

Jam i bindur se Meta do ta zvarrisë dekretimin e ligjit për teatrin. Në mënyrë që kjo punë të mos bëhet gjatë muajit gusht por t’ia spostojë shtatorit. Megjithatë, edhe nëse ai e rrëzon, ne si mazhorancë do ta rivotojmë sërish ligjin. Mos harroni që edhe aktorët që dalin në protestë dhe vijnë edhe sulmojnë në Komisionin e Medias janë të paguar nga PD-ja dhe LSI-ja.

Intervistoi: Rigels Seliman