BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

politike-intervista

Dashamir Shehi: Berisha përgjegjës sa Basha për situatën në PD, Donald Lu të fliste para zgjedhjeve për grupet kriminale, ja pse reforma në drejtësi rrezikon të dështojë

Dashamir Shehi: Berisha përgjegjës sa Basha për situatën

Kreu i LZHK Dashamir Shehi në një intervistë për gazetën “Sot” u shpreh se Berisha është po aq përgjegjës sa Basha për situatën në PD. Ndërkohë, kreu i LZHK u ndal edhe mbi deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu ku theksoi se ambasadori duhet të kishte folur përpara zgjedhjeve për grupet kriminale si dhe pohoi që reforma në drejtësi është drejt dështimit.

-Të enjten Kuvendi dështoi të ngrinte komisionin e reformës zgjedhore. A mendoni se do të ketë sukses kjo reformë apo do të ketë fatin e reformës në drejtësi që zgjati gati 2 vjet?

Unë shpresoj që kjo të jetë më fatlume. Kjo është gjëja e parë pasi ka vite që merrem me çështjet zgjedhore dhe e di sa e vështirë është dhe e di që gjithmonë kanë dështuar dhe janë bërë dy javë para zgjedhjeve nën presionin elektoral edhe të interesave partiake kuptohet. Prandaj jam këtë radhë si të thuash, jo entuziast por kam një shpresë sepse përherë të parë po fillon dy vjet përpara zgjedhjeve më të afërta. Që zgjedhjet më të afërta janë zgjedhjet administrative. Deri në zgjedhjet politike kemi katër vjet. Për herë të parë që po fillojmë të mendojmë seriozisht siç mendojnë si të thuash shoqëritë e civilizuara. Që do të ndodhi një gjë pas katër vjetëve, kemi kohë ta fillojmë që tani dhe ta shikojmë me seriozitet. Vetëm kjo më jep njëfarë shprese. Tani sigurisht që problematikat që kanë brenda këto janë të mëdhaja. Shpresoj që një nga këto tema siç është ajo e numërimit elektronik e votimit elektronik për të cilën patëm një marrëveshje principi edhe përpara, të vendoset e para dhe të mbyllet. Domethënë që të mos rrotullohemi rreth vetes por këtë pikë ta heqim qafe. Pastaj të diskutohet për një temë që është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme siç është sistemi zgjedhor. I cili, sistemi prodhon politikë, qeverisje, demokraci pjesa tjetër është mënyra për të numëruar votat. Po meqë ne shqiptarët i kemi vjedhur votat duket më e rëndësishme kjo pjesë. Që deri këtu jemi si të thuash në rregull.

-Mendoni se ka ardhur koha të ndryshoj sistemi zgjedhor në Shqipëri?

Po, po ta ndryshojmë njëherë çështjen e numërimit ta mbyllim. Burokracinë si të thuash angarinë e kësaj pune, pastaj të fillojmë që të gjykojmë me qetësi, dy vjet, tre vjet përpara për sistemin zgjedhor. Dhe unë do tia nënshtroja përtej politikës edhe ambienteve akademike edhe medias edhe shoqërive civile sepse kjo është një temë që sa më hapur të diskutohet mund të prodhojë një produkt pozitiv. Për veten me thënë të drejtën nuk është se kam ndonjë preferencë, biles sot kam dyshime për të gjithë llojet e sistemet. Askush nuk e di, do jetë më i mirë mazhoritar, proporcional rajonal siç e kemi sot apo proporcional kombëtar, ka shumë forma që në të gjithë botën janë demokratike në Shqipëri dështojnë se ambienti nuk është demokratik. Por unë do të thoja për një gjë këmbëngul, që jam i bindur që ka nevojë politika shqiptare, që shqiptarët, qytetarët e Shqipërisë t’i lejnë një element mazhoritari, që janë: o të kenë mundësi për një sistem që qytetarët të kenë mundësi ta përcaktojnë deputetin; ose midis partive të ketë një listë të hapur që të krijojë një elitë politike që ta dimë domethënë sa votohet njëri sa votohet tjetri. Domethënë që ta zhveshim lidershipin e partive nga ky monopol që kanë përzgjedh njerëzit e pushtetit. Se kjo deri më sot nuk ka prodhuar më demokraci e ka zvogëluar këto në 27 vjet.

-Partia Demokratike është mbërthyer nga disa debate ditëve të fundit. Si e shihni platformën e paraqitur nga i ashtuquajturi grupi anti-Basha?

Tani unë them që këtu, platforma e bashkimit nuk mund të shkruhet as nga një grup as nga grupi tjetër. Platformën e bashkimit unë them duhet t’ia lëmë tolerancës gjatë këtyre dy vjetëve që s’janë dhe dy vjet, një vit e gjysmë nga këtu deri në zgjedhjet administrative. Dhe zgjedhjet administrative në një farë mënyre janë shtrati ku mund të puqen disa përrenj të ndryshëm politik për të bërë një lumë të madh opozitar. Domethënë nëqoftëse në zgjedhjet administrative do të rrinë me kandidatura të përbashkëta të cilët janë: të PD-së; të atyre që janë rivalët e PD-së, brenda; të aleatëve, siç jemi ne; të grupeve të tjera politike, që janë jashtë parlamentit; të shoqërisë civile; të shoqërisë Shqiptare që është më shumë sesa PD-ja dhe ne të tjerët bashkë, atëherë gjykoj se këtu kemi arritur një shtrat bashkëpunimi, i cili do të kulmohet me kandidatura të përbashkëta për zgjedhjet administrative. Edhe unë them që kjo është formula e ribashkimit edhe të PD-së edhe të opozitës në përgjithësi. Përtej kësaj unë nuk shikoj ndonjë formulë magjike. E vetmja mënyrë do të thoja që është kjo, të jemi tolerantë edhe të konkludojmë që forca jonë matet me zgjedhjet administrative, të jemi tolerant mos e ngarkojmë indeksin politik, leksikun politik të këtyre muajve me terma të panevojshëm.

-A duhet të ketë fraksione në PD?

Unë kam qenë gjithnjë i një ideje tjetër, jo sot po 20 vjet, se unë jam njeri më i vjetër sesa opozitarët e sotëm në kuptimin brenda PD-s edhe gjykoj që duhet të ketë koherente. Fraksionet janë sikur shkëputet një diçka e ngurtë nga diçka e ngurtë. Koherentet janë diçka e lëvizshme që si të thuash janë përrenj që bashkohen në një lumë edhe unë besoj që një parti e madhe mund të jetojë në mënyrë demokratike të vazhdoj të jetë e madhe vetëm nëpërmjet koherenteve. Kështu që jam për koherente politike, jam për debate brenda Partisë Demokratike, jam për njerëz që mendojnë ndryshe, jam edhe për atë që bashkim do të thotë të bashkojmë njerëz që mendojnë ndryshe nga ne. Po të bashkohet ai që mendon njëlloj me ne nuk ka nevojë për bashkim se janë gjërat e bashkuara.

-Mendoni se Basha bëri gjënë e duhur duke lënë jashtë parlamentit emra si Topalli, Bregu apo Patozi?

Tani kjo është pjesë e strategjisë politikës së brendshme të tyre, unë jam i LZHK-së dhe nuk më takon t’i komentoj këto por megjithatë unë do të thoja që njerëzit që kanë kontribuar me vite në PD do ishte mirë që të ishin brenda këtij parlamenti.

-A ishte veprim i duhur marrëveshja e 18 majit dhe a quhet ajo e dështuar?

Tani them që dëshira ishte për një gjë të mirë, koha tregoj që nuk paskësh qenë e drejtë.

-A duhet dikush të mbaj përgjegjësi për humbjen në zgjedhje?

Unë gjykoj që përgjegjësi gjithmonë do të mbaj dikush. Përgjegjësi në çështjet politike nuk është se do mbaj përgjegjësi penale si me thënë. Përgjegjësi, vetë rezultati të tregon, ti e ke humbur një pjesë të pushtetit por unë them që zoti Basha ka hapësira akoma deri në zgjedhjet administrative për të treguar domethënë që mund ta çojë përpara lidershipin. Pastaj përtej kësaj unë them që është kohë e humbur kot.

-Po zoti Berisha sa përgjegjësi ka në situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike?   

Unë them që ka. Sigurisht që ka. Se në këto katër vjet është bashkëqeverisur mes Berishës dhe Bashës për të qenë i sinqertë. Grupi parlamentar biles e ka dominuar Berisha. Tani them unë që ndoshta përgjegjësia nga sot e tutje do të jetë puro e Bashës. Nga vet pikëpamja nuk është se Berisha shpëton nga përgjegjësia e kësaj situate. Sigurisht që formalisht që kryetar i partisë ka qenë zoti Basha dhe i bie atij, por unë them që, përtej problemeve që ka brenda Partia Demokratike, po fillon nga sot e tutje të rishikohet një strukturë edhe një shtrat rindërtimi realisht pozitiv. Them që shanse ka për t’u ringritur edhe unë besoj që në zgjedhjet lokale do të ketë një rezultat pozitiv.

-Si i shihni deklaratat e ambasadorit amerikan për krimin në vend?

Unë i shikoj pozitive. Unë do kisha pritur që t’i thoshte para zgjedhjeve. Se nuk ma ha mendja që krimi u ngrit pas zgjedhjeve. Kështu që ambasadori e ka ditur që para zgjedhjeve kush është niveli kriminal i Shqipërisë e megjithatë pavarësisht se është e vonuar deklarata, unë e konsideroj pozitive. E konsideroj pozitive sepse të paktën ua bëri të qartë shqiptarëve se të huajt e dinë se në ç’nivel kriminal e ka katandisur Shqipërinë kjo qeveri që e qeverisi katër vjet dhe fatkeqësi që do e qeveris edhe katër vjet të tjera. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm një sinjal që i hidhet qeverisë Rama për t’i dhënë të kuptohet që ne dimë se ç’kini bërë dhe ne e dimë se ç’po bëni gati por dhe ju duhet ta dini që ne ju përgjojmë këtu përditë dhe jemi si ta thuash “watchdog” ndërkombëtar. Domethënë dhe ato që kemi nuk është se nuk i kupton njeri nuk i dimë. Kështu nga kjo pikëpamje e them, uroj që përtej deklaratës, që ka sigurisht rolin e vet që ndërgjegjësoi shqiptarët për nivelin e kriminalizimit të qeverisjes kemi dhe hapa konkretë. Unë besoj që këta njerëz si ambasadori që kanë kaq shumë dije për këtë qark qasjesh, përqark situatave shqiptare do ta vazhdojnë edhe betejën. Se këta njerëzit e krimit nuk kanë nevojë vetëm të deklarohen të demaskohen kështu publikisht, këto kanë nevojë të dënohen të futen në burg. Elementi primar për të shpëtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga kjo dhunë të cilën e ka inpostuar fatkeqësisht kjo qeveri. Jo se qeveria e vjetër ishte na një shkëlqim i madh në këtë fushë por nuk ishte në këtë nivel e kriminalizuar si kjo qeveri që është sot. Kjo është qeveria më e kriminalizuar në historinë e Shqipërisë. Shqipëria nuk është mbjellë kurrë me drogë, gjithnjë ka kaluar drogë ka pas fshatra si Lazarati por që të mbillet droga si misër dhe të transportohet droga nëpër Adriatik sikur po eksportojmë mineral drejt Italisë dhe Europës këtë punë e ka bërë vetëm kjo qeveri. Dhe turpi është i kësaj qeverie përgjegjësia do të jetë e kësaj dhe më bëhet shumë qejfi që të huajt e dinë se ne e dimë me kohë dhe prandaj e kemi denoncuar. Po kjo nuk mjafton. Gjesti ambasadorit do përshëndet pavarësisht vonesës por shpresojmë të ketë fakte konkret.

Mendoni se reforma në drejtësi do të jap efektet e pritura?

Jo, jo fatkeqësisht jo. Jam pesimist me thënë të drejtën, me emërtesat që shikoj aty. Njerëzit që do merren me pastrimin e drejtësisë unë mendoj që janë pis, pa filluar reforma vetë dhe kjo i vë një kapak shumë të zi kësaj pune. Trishtueshëm sepse unë kisha pritur shumë që reforma do të bëhej. Realisht dhe domethënë do ta përmirësoj situatën e drejtësisë ku kemi nevojë të gjithë shqiptarët. Pasi të gjithë shqiptarët kanë nevojë të marrin drejtësi sepse nuk kanë marrë drejtësi gjatë gjithë këtyre viteve. Drejtësi ka marr vetëm ai që ka paguar. Kështu që unë them duhet të ndalojmë këtu pak të reflektojmë për atë që po ndodh në drejtuesi, të korrigjojmë çfarë mund të korrigjohet dhe të rimë me shpresën që vetë ndryshimi të sjell diçka pozitive. Por për listat, emrat, personazhet për injorancën që shikoj përreth sistemit të drejtësisë unë si nëpunës i vjetër i shtetit më vjen turp që mund të them pres drejtësi nga kjo bandë injorantësh. Ato atje janë thjesht një bandë injorantësh, mos them më shumë. Nuk po them që mund të jenë të lidhur me punë të pista por ato që po ikin janë një bandë të korruptuarish dhe ata që po vijnë janë një tufë injorantësh. Për Shqipërinë dhe për të huajt është një turp se u bë një zhurmë e madhe me veting-un edhe bën një hiç. Megjithatë ka kohë ta vërtetojë që mund të bëhet diçka. Por duhet ndërhyrë rrënjësisht dhe të vihen kritere të tjera për të kontrolluar atë që po bëjmë në drejtësi. Si mund të kontrollojmë të paditurit të diturit ato pa eksperiencë ato që kanë eksperiencë. Vetëm në një vend të çuditshëm si ky i joni mund të ndodhin. Megjithatë vazhdojmë ta mbështesim por të bëjmë pjesën e budallait nuk më pëlqen.       

 

Intervistoi: Endri Arizi

Më të lexuarat