BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

politike-intervista

Dashamir Shehi: PDIU të korrigjojë zigzaget, jo dy javë majtas dhe dy javë djathtas, aksioni i opozitës duhet të jetë në Parlament

Dashamir Shehi: PDIU të korrigjojë zigzaget, jo dy javë majtas

 Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Shehi fillimisht e ndali theksin tek aksioni opozitar dhe axhenda e opozitës. Në këtë kontekst, numri një i LZHK-së theksoi se aksioni i opozitës duhet të përqendrohet në Parlament, dhe jovetëm jashtë tij, duke përmendur këtu mbledhjet që minoranca ka zhvilluar ditët e fundit në disa qytetet. Duke komentuar lëvizjen e fundit të PDIU-së, e cila iu bashkua kampit opozitar, Shehi kërkoi nga partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi që të heqë dorë nga skema dy javë majtas dhe dy javë djathtas. Sipas tij, përpara se një forcë politike t’i bashkohet kampit opozitar, ajo paraprakisht duhet të bëjë publike pikëpamjen e saj politike, në mënyrë që të gjitha partitë e tjera opozitare të njihen më të. Sa i takon, idesë së artikuluar nga Basha për veting në politikë, deputeti Shehi u shpreh hapur se ka ardhur koha që politikanët t’i nënshtrohen një procesi të tillë.

 

-Kush është axhenda e opozitës sa i takon aksionit opozitar. A duhet që opozita ta përqendrojë aksionin e saj në Kuvend dhe komisionet parlamentare?

Axhenda e aksionit opozitar është bërë e njohur. Ne të enjten jemi në Durrës në një mbledhje ku janë të pranishëm të gjithë aktorët e partive parlamentare të opozitës, për të denoncuar situatën e rënduar ekonomike dhe të krimit në të cilën ndodhet Shqipëria, ku fajtori padyshim është kjo qeveri. Por nga ana tjetër besoj, madje kam bindjen se opozita duhet ta përqendrojë aksionin e saj në Kuvend dhe komisione parlamentare, për t’u përballur me qeverinë, pas këtyre protestave, siç është ky tur i takimeve të së enjtes në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Thënë më troç, kjo përballje e opozitës me qeverinë është permanente, nga këtu e deri në zgjedhje kjo punë do të jetë. Kështu që jovetëm jam partizan i përqendrimit të aksionit në Kuvend, pasi po i vjen koha edhe kësaj pune. Por njëherë për njëherë, di të them që të enjten do të jemi në Durrës. Ndërkohë që javës tjetër do të vendoset me detaje se çfarë do të bëhet dhe kush do të jetë axhenda e opozitës.

-Sa i kënaqur jeni me ecurinë e reformës zgjedhore? Deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim, ndërkohë mbetet ende mister ajo se çfarë është dakordësuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike?

Unë besoj se reforma zgjedhore duhet të prodhojë ndryshimet e kërkuar nga ne si aleatët, apo si parti më të vogla se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Madje, unë besoj fort dhe do insistoj që të merren parasysh kërkesat tona. Kështu që në gjykimin tim objektiv i vetmi komisioni që duhet të vijojë punën me intensitet të lartë dhe pa u ndikuar nga ambiciet dhe truket politike është Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Më lejoni t’ju jap edhe disa arsye se përse ky komision duhet të vijojë të përmbushë misionin e tij. E para ka të bëjë me ligjin aktual zgjedhor, që për mendimin tim është e pamundur që të futem në zgjedhje me këtë ligji. Pra duhet të ndryshojë ky ligj dhe ky besoj se është mendimi edhe i Partisë Demokratike. Së dyti falë ndryshime të kodit zgjedhor duhet të ndryshojë mënyra e votimi dhe numërimit, që sipas meje, duhet të jetë elektronik. Ndërsa më pas do të shkojmë tek çështja e sistemit, i cili duhet të ndryshojë, dhe që për mua është më e rëndësishmja dhe e pa negociueshmja.

-Në PD dhe LSI ka pasur zëra për një ashpërsim të aksionit opozitar. Çfarë po ndodh me protestat e paralajmëruara dhe kur pritet të ndodhin?

Të jem i sinqertë me ju, deri më tani asgjë nuk është vendosur se kur dhe çfarë date do të bëhet apo se kur pritet të nisin protestat. Megjithatë, ne do të shikojmë si të thuash në fillim reaksionin nga Durrësi dhe mbrapa, si dhe perceptimin e qytetarëve, madje dhe mundësitë. Pasi tashmë kur vjen puna për protesta ne kemi bërë pa fund të tilla me thënë të drejtën dhe duam të vazhdojmë të bëjmë. Kështu që ne duam protestë për të patur rezultat, se kështu protestë rutinë, besoj se nuk ka rezultat.

-Ditën e martë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se do të kërkojë të bëhet pjesë e opozitës. Si e shihni këtë lëvizje dhe do pranoni ju që të rritet numri i partive në opozitë?

PDIU, madje çdo lloj force politike është e mirëpritur në gjirin opozitar, përsa kohë që lëvizjen e saj e ka seriozisht dhe të sinqertë. Të mirëpritur janë dhe sigurisht ata i dinë mirë punët e veta. Por nga ana tjetër besoj se PDIU do të korrigjojë zigzaget dhe qasjen politike. Madje, kam bindjen se një forcë politike si ç’është PDIU, që dy javë majtas dhe dy javë djathtas sikur nuk shkon kjo punë. Megjithatë, besoj se duhet të gjejnë një lloj akordi me Lulzim Bashën dhe me Partinë Demokratike që e kanë për detyrë, në fund të fundit. Pra thënë më drejtë, përpara se PDIU t’i bashkohet kampit opozitar duhet që të njihen me qasjen politike të PDIU, sa opozitare është ajo, ta dinë se çfarë kërkon dhe deri ku shkon bashkëpunimi me këtë parti. Si përfundim, gjykoj se kjo është detyrë e Bashës dhe e Partisë Demokratike.

-Kauza e re e opozitës do të jetë realizimi i vetingut në politikë. Zoti Basha ka dalë me një propozim konkret, i cili po has vështirësi në radhët e mazhorancës. Si e shihni këtë nismë dhe a mendoni se PS do e pranojë propozimin?

Unë besoj që kryeministri Edi Rama do ta pranojë, madje duhet ta pranojë idenë e artikuluar nga Basha që politika dhe politikanët të hyjnë në veting. Sigurisht që ka ardhur koha, madje koha ka kaluar që politikanët të japin llogari, pasi duhet të ishin kontrolluar me kohë. Por megjithatë, unë them se sado me vonesë, sado me mangësi, vetingu në politikë më në fund do të prodhojë diçka dhe do të jetë i dobishëm, duke pastruar politikën. Siç ishte edhe ligji i dekriminalizimit shumë i ç’frynë, ku disa thoshin nuk bën, disa thoshin nuk do të prodhojë gjë, por në realitet ishte krejt ndryshe. 6-7 deputetë ikën. Gjithashtu, falë dekriminalizimit edhe 4 kryetar bashkie ikën. Domethënë unë shpresoj që vetingu në politikë do sjellë dobi të mira. Unë e mbështes këtë propozim, pasi edhe e kam firmosur. Sigurisht që vetingu në politikë nuk mund të jetë propozimi më i mirë, më i kolauduar dhe më ideal, por si një ftesë për t’u diskutuar politikisht, sigurisht që është.

-Ju jeni përfolur ditë e fundit si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës. Si e komentoni punën e kryebashkiakut Veliaj, i cili ditët e fundit është akuzuar për shumë skandale nga opozita?

Unë nuk jam prokuror dhe nuk para merrem me këto punë dhe për rrjedhojë nuk kam asnjë koment. Aq më tepër që ne jemi njerëz, që nesër pasnesër edhe mund të përplasemi në rrethana të tjera dhe është normale. Por që për një gjë të jeni të sigurt që jovetëm kryebashkiaku Erion Veliaj por që të gjithë bashkë këta rilindasit e kanë dorën e rëndë, duke vjedhur dhe grabitur qytetarët, kjo është një gjë që nuk ka nevojë për koment.

-A do të garoni përballë tij në zgjedhjet e 2019, të cilat po afrojnë?

Ka ende kohë për këtë punë, pasi kjo është një gjë që është përtej meje dhe do merren vendime politike kur të trokasë vakti. Sot për sot kemi halle dhe probleme të tjera që të largojmë atë që pretendojmë krimin nga qeveria. E dyta të risistemojmë sistemin Kushtetues, duke i gjetur një vend të drejtë drejtësisë, gjykatave, të cilat janë në mungesë dhe inekzistente sot. E treta të rishikojmë ligjin e zgjedhjeve. Këto janë imediate dhe domosdoshmëri, për të cilat duhet të luftohet.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat