BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

politike-intervista

Dashamir Shehi: Procesi i vetingut po bëhet i turpshëm, reforma zgjedhore nuk po prodhon asgjë, ja e vërteta e kandidimit në Tiranë

Dashamir Shehi: Procesi i vetingut po bëhet i turpshëm, reforma

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Shehi u ndal fillimisht tek reforma në drejtësi, veçanërisht tek vetingu, për të cilin theksoi se nga dita në ditë ky proces po bëhet i turpshëm. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje faktin se procesi i deri tanishëm është kryekëput i njëanshëm, pasi sipas tij, “ të djegurit” e deri të tanishëm nga KPK janë gjyqtarët dhe prokurorët e emëruar qysh në kohën e qeverisë demokratike. Duke u ndalur tek Komisioni i Reformës Zgjedhore, Shehi deklaroi se ashtuquajtura reforma zgjedhore deri më tani po tregohet “shterpë” dhe se nuk po prodhon asgjë.

-BE vendosi që negociatat të hapen në qershor 2019. Pse erdhi kjo shtyrje?

Unë gjykoj që vendimi i Këshillit për të shtyrë çeljen e negociatave me Shqipërinë është i lidhur ngushtë me mospërmbushjen e kushteve nga ana e qeverisë. Kështu që vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian nxjerr në njëfarë mënyre edhe pretendimet që ne si opozitë kemi pasur prej shumë kohësh, që mazhoranca qeverisëse nuk ka përmbushur kushtet për integrimin. Dhe siç e dini edhe ju, tanimë gjithçka është bërë zyrtare që do të hapen negociatat ose më saktë do të negociohen prapë, se për të hapur nuk janë hapur, dhe e gjitha kjo do të ndodhë në dhjetor të vitit 2019. Madje, pretendimi i mazhorancës se në qershor të vitit 2019 do të çelen negociatat me BE është një mashtrim i radhës i qeverisë. Ju e dëgjuat edhe Hahn që tha që para-negociatat do të zgjasin 14 muaj. Gjithçka është e thjeshtë dhe matematikë. Sot jemi në korrik dhe pas 14 muajve i bie nga tetori apo nëntori i vitit që do të vijë. Plus që janë zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian në qershor të vitit që vjen dhe nuk besoj që gjatë asaj kohe vëmendja e Europës do të përqendrohet tek Shqipëria apo Maqedonia. Kështu që kjo punë u mbyll në të mirë apo në të keq për Shqipërinë dhe na duhet të presim edhe një vit e gjysmë.

-Por BE vendosi disa kushte dhe nëse ato realizohen mund të ketë negociata...

Për aq sa unë di, të paktën dhe nga ai që është bërë zyrtar nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian është ligji i zgjedhjeve. Pjesa tjetër është e njëjta gjë si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, luftë ndaj trafiqeve dhe narkotikëve, pastrimit të parave, dënoni dhe burgosni “peshqit e mëdhenj”, vazhdoni reformën në drejtësi, etj, etj. Domethënë, kushte të standardit që kanë qenë çdo vit.

-Një tjetër çështje e ditëve të fundit është ajo e reformës zgjedhore, ku ju jeni dhe pjesë e komisionit të posaçëm. Sa i kënaqur jeni me ecurinë e deritanishme?

Për të qenë i sinqertë me ju, reforma zgjedhore nuk ka dhënë as edhe një gjë. Deri më tani komisioni i reformës është në një fazë diskutimesh, ku bien në sy më shumë diskutime dhe ide të natyrës teorike se sa konkrete apo praktike. Një draft ligj nuk e kemi akoma përpara. Nga ana tjetër afati ligjor i komisionit pothuajse ka mbaruar, pasi ishte deri në fund të korrikut. Sigurisht që do të ketë shtyrje të zgjatjes së punës së komisionit. Por ritmet e komisionit sa i takon progresit dhe punës për të cilën ai duhet të bëjë janë shumë të vogla. Rritmi i punës së komisionit është i ulët, rezultate konkrete nuk ka. Megjithatë, shpresojmë që në vjeshtë të ketë një kërcim cilësor, pasi në të kundërt si gjithmonë reforma dhe ligjin e ri zgjedhor ta bëjmë dy muaj para zgjedhjeve. Nga ana tjerë besoj se do të merren parasysh edhe kërkesat e partive të vogla. Deri më sot me thënë të drejtën jemi të zhgënjyer dhe pesimist sa i takon miratimit të reformës zgjedhore.

-Parlamenti më 23 korrik mbylli punimet, por ligji për magjistratët nuk u miratua. Pse opozita e refuzon ndryshimin e ligjit?

Ne gjykojmë se ligji për magjistratët është ligji i “shelgut” siç më pëlqen ta thërras apo etiketoj unë. Ishte ligji i “plepit” ai, ndërsa ky është ligji i “shelgut”. E dyta, domethënë nuk ka gënjeshtër më të madhe që kjo qeveri e servir në këtë mënyrë ligjin për të mashtruar shqiptarët. Kjo është e papranueshme. Pra që të bëj një shpjegim të thjeshtë magjistratët në rastin më të mirë mbarojnë pas tre vjetësh. Ndërkohë që nga ana tjetër që të bëhen të gjithë magjistratët, në mënyrë që të zëvendësohen ata që janë hequr, duhet minimalisht 6 deri në 7 vjet. Kështu që e gjitha kjo është një teatër i kotë, i luajtur nga mazhoranca. Magjistratët nuk zgjidhin as punën e Gjykatës Kushtetuese, as punën e Gjykatës së Lartë. Pasi minimalisht një magjistrat sipas ligjit që kemi ne, i bie pas nja 10 apo 15 vjetëve, sepse magjistrat është ai që sapo ka mbaruar shkollën. Domethënë sikur çështja e magjistratëve shërben për të zgjidhur problematikën imediate që ka sistemi i drejtësisë, që janë Gjykata Kushtetues, Gjykata e Lartë, plotësimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por që për fat të keq magjistratët nuk hyjnë fare në këtë mes. Magjistratët janë studentët që do të bëhen gjykatës dhe prokurorë për të ardhmen, teksa më i afërti do të bëhet pas 4 vjetëve, ndërsa më i largëti do të bëhet pas 7 ose 8 vjetëve, përsa kohë që do të vijojë vetingu. Kështu që të tallesh me shqiptarët dhe t’iu thuash se çështja e magjistraturës zgjidh çështjen e krizës në të cilën ndodhet sot sistemi i drejtësisë, është t’i konsiderosh fare, madje fare “budallenj”. Dhe ky është një turp i madh. Nga ana tjetër më lejoni të shtoj se magjistratët në rastin më të mirë do të shërbenin vetëm nëse do të përzgjidheshin normalisht dhe kishte një marrëveshje, si të thuash për të ripërtërijë sistemin në një kohë afatgjatë. Por jo për sot. Magjistratura është një shkollë që zgjat 3 vjet në rastin më të mirë. D.m.th do të mbarojnë 15 të parët pas 3 vjetësh, ndërsa ata që do të zëvendësojnë 300 gjyqtarët dhe prokurorët do duhen edhe shumë vite.

-Vetingu po ecën me ritme të shpejta, por kemi parë që opozita është e pakënaqur. Pse po sulmohet procesi?

Procesi i vetingut deri më tani është marrë vetëm me një çështje siç është verifikimi i pasurisë. Dhe për mendimin tim kjo është e pamjaftueshme për të gjykuar sistemin e drejtësisë, një e para e punës. Ndërsa e dyta, vetingu ka filluar të japë shenja e një si të thuash njëanshmërie. Sepse çuditërisht na dalka që të gjithë të majtët na paskëshin qenë ku e di unë të ndershëm, pra që kalojnë vetingun. Ndërsa pala tjetër që etiketohet si e opozitës, rezulton se nuk e kalon, madje nuk ka shanse për ta kaluar kurrë. Kështu që procesi po fillon të bëhet i turpshëm. Megjithatë, unë uroj që të bëhet ndonjë kthesë dhe trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të reflektojë nga vjeshta. Sepse me këtë lloj njëanshmërie do të bëhet aq e turpshme sa që procesi i rivlerësimit pasandaj do ta humbë vlerën. Madje, do të bëhet proces i pabesueshëm. Ditën që do të bëhet i pabesueshëm me veting, apo pa veting do të rikthehemi tek pika e parë. Pra anëtarët e vetingut po vetë konsumohen me këtë dëshirë që po bëhen servilë të qeverisë. Ata janë zgjedhur aty për të bërë një punë krejt tjetër. Kanë marrë rroga dhe benefite për të ushtuar profesionin në mënyrë objektive dhe racionale. Kjo që po bën sot KPK-ja tingëllon keq jo vetëm për njerëzit e jurisprudencës por edhe për qytetarët e thjeshtë, pra e turpshme. Vetingu i sotëm është as më pak dhe as më shumë por një “luftë klasash”.

-Presidenti ktheu në Parlament ligjin për teatrin. Pse ju jeni kundër ndërtimit të godinës së re?

Për mendimin tim, kthimi që i bëri Presidenti i Republikës, Ilir Meta ligjit për ndërtimin e teatrit është një gjest i pranueshëm. Thënë më drejtë, me këtë vendim Presidenti është munduar të tregohet burrë shteti dhe mundet që kjo kohë që fitohet deri në vjeshtë (shtator) mund të shërbejë për të reflektuar shqiptarët, ndërkombëtarët që ta hetojnë deri ku shkon babëzia e kësaj qeverie. Pra mundet dhe ka shpresë për një ndryshim. Nga ana tjetër, pavarësisht se Meta nuk e dekretoi, kemi përballë një mazhorancë që nuk i vjen turp dhe jam i bindur që do ta rrëzojnë dekretin. Në këto kushte ne si opozitë nuk na shqetëson shumë kjo punë, se çfarë do të bëjë mazhoranca. E rëndësishme është që Meta e ktheu. Pasi ne mazhorancës ia kemi vënë kufijtë tanë dhe se çfarë thonë ata ne na intereson pak. Ne na intereson se si në vjeshtë do të reagojnë qytetarët e Tiranës. Kjo është detyra jonë në fund të fundit. Vendimi i qeverisë për të shembur teatrin është një turp i madh. Madje, unë e quaj gabim që politika është marrë me temat e artit, pasi kjo është një çështje që iu takon artistëve. Pra politika duhet të merret me cështjen publike, siç janë prona publike.

-Po deklaratat e kryetarit të PD se nëse shembet teatrit do u vihen minat kullave, si i shihni?

Absolutisht që e mbështes deklaratën e kreu të PD, Lulzim Basha kur tha “ se do tju vëmë minat kullave, kur të vijmë në pushtet”. Megjithatë, ndryshe nga Basha nuk do të përdorja fjalën “minë”, pasi minat zakonisht në këtë vend i vënë komunistët dhe socialistët. Por në qoftë se do të përdorej fjala “sharrim” do të më pëlqente shumë. Pra ia duhet të thoshte siç sharron ai teatrin, kur të vijë në pushtet unë do të sharroja kullat e Edi Ramës, kudo qofshin ato jovetëm në rastin e “teatrit”. Pra në këtë kontekst le të më rreshtojnë edhe mua si “sharrëxhinjtë e kullave”.

-Prej një viti pjesë e opozitës është bërë dhe LSI. Si është sot situata në kampin opozitar, pasi duket sikur ka dhe përçarje?

Sigurisht që të gjitha partitë e opozitës janë në unison dhe të gatshëm për të sfiduar qeverinë, pavarësisht se edhe opozita ka hallet e vet, por jam i bindur se jemi alternativë qeverisëse. Ne si opozitë jemi në një rrugë ngjitjeje, pasi rruga opozitare është gjithë e më e vështirë, është “malore”. Por besoj se do të ketë dalje dhe dritë jeshile për opozitën. Besoj se po piqet momenti, shqiptarët po binden se në dorë të kujt qeverie kanë hyrë dhe po binden edhe ndërkombëtarët që shpesh herë “padashje” kanë mbështetur vetëm qeverinë. Kështu që besoj se ka ardhur koha që opozita të korrë rezultatet pozitive. Më lejoni ta ripërsëris edhe njëherë që rruga është ‘malore”.

-Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe ka zëra se mund të kandidoni ju nga kampi opozitar në Bashkinë e Tiranës. Si qëndron e vërteta?

Me thënë të drejtën nga të gjitha frikat që kam kaluar në jetën time politike, deklarata e fundit që ka thënë Erion Veliaj që sfidoj gjithë ato emrat për Bashkinë e Tiranës sa i takon zgjedhjeve vendore të 2019, më “tmerron”. Erion Veliaj është personazh qesharak, një shërbëtor i Edi Ramës. Më vjen keq se ishte një djalë i ri, pasi shumë njerëz kishin shpresuar se Veliaj mund të ishte një reformator mbrapa Partisë Socialiste, por siç duket që Shqipëria të ketë fatin. Kështu që nga kjo pikëpamje mjafton kjo deklaratë për të treguar se sa nivel të ulët ka ai. Sa i takon kandidimit tim me kësmet, pasi është një çështje që ne si opozitë do ta zgjidhim pas vitit të ri. Sepse për momentin kemi tema më të mëdhaja, sidomos sa i takon raportit me qeverinë qendrore, kemi nevojë për ligj zgjedhor, kemi nevojë për kushte të reja për të hyrë në zgjedhje. Pra tema se kush është kandidati i opozitës për Tiranën, është dytësore, është e negociueshme dhe rinegocuieshme. Kemi kohë deri atëherë.

Intervistoi:Rigels Seliman