Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dhori Kule: Ja e vërteta e akreditimit të universiteteve, kemi marrë masa për plotësimin e kërkesave të britanikëve, vendimet në UT duhet të jenë kolegjiale

Postuar: 28/09/2017 - 08:14

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule ka shpjeguar arsyet që Agjencia Britanike Akreditimit, e cilësoi Universitetin e Tiranës ndër më problematikët në vend. Në një intervistë për gazetën, Kule shprehet se i gjithë problemi qëndron te vendimmarrja e universitetit, ndërsa ka deklaruar se janë duke u marrë masa për të plotësuar kërkesat e britanikëve, që sipas Kules janë të thjeshta për t’u realizuar. Nga ana tjetër ai ka kërkuar nga studentë që të mos demotivohen, ndërsa ka thënë se raporti nuk është përfundimtar.

-Agjencia Britanike e Akreditimit publikoi rezultatet pak ditë më parë. Si i shihni përfundimet e saj, pasi ka pasur një vlerësim negativ për Universitetin e Tiranës?

Po, e kam ndjekur me shumë interes këto ditë diskutimet që janë bërë në media në lidhje me procedurën e akreditimin institucional të universiteteve publike dhe jo publike. Ajo që ndjej detyrimin të sqarojë, sepse akoma nuk është sqaruar një element shumë thelbësor, nuk është bërë akoma një akreditim i standardeve dhe cilësisë akademike. Nuk është akreditim akademik. Nuk bëhet fjalë që Universiteti Tiranës të jetë vënë në dyshim që është nga pikëpamja e kritereve akademike, cilësisë të funksionimit në përdorim të tij është padyshim më i mirë. Po ju jap vetëm një shifër sasiore, vetëm Fakulteti i Ekonomisë ka profesorë me titull profesor më shumë se sa dyfishi i profesorëve që ka universiteti publik më i kompletuar në Shqipëri. Pra ajo që dua të sqaroj dhe tu përcjell studentëve dhe ish-studentëve, studentëve aktualë dhe atyre që zgjedhin dhe duan të zgjedhin dhe bëjnë mirë ta zgjedhin sepse fillon procedura e pranimeve për pjesën që na ka ngelur vijnë në universitetin me standarde cilësore akademike më të mira. Ky akreditim që bënë britanikët nën drejtimin e agjencisë së akreditimit të Shqipërisë është institucional dhe çdo të thotë kjo? Ky verifikoi sepse britanikët kanë teste të vlerësimit, të cilat nuk dinë ti lexojnë shpesh të tjerët. Ata nëpërmjet raportit që kanë nxjerrë, pa u futur tek ana teknike e raportit, raporti i tyre tregoi që Universiteti i Tiranës nga pikëpamja e funksionimit institucional ka shumë probleme dhe unë duke qenë i fushës së drejtimit, i fushës së ekonomisë, e kam kuptuar dhe mirëkuptuar testin e tyre. Raporti ka ardhur që në prill, nga prilli deri në shtator kur diskutohet dhe merret vendimi, ka qenë periudha ku ata kanë pritur reagimin e funksionimit të organizmit të Universitetit të Tiranës. Çfarë panë? Që ajo dhe organet që sigurojnë autonominë e universitetit, që janë organet kolegjiale, nuk kanë asnjë reagim. Domethënë në Universitetin e Tiranës, rektorati si organ kolegjial vendimmarrës ka më shumë se tre muaj që nuk mblidhet. Senati si organi kryesor akademik vendimmarrës nuk e ka marrë asnjëherë në shqyrtim këtë problem të imazhit të universitetit. Pra menjëherë konkluzioni është i qartë për këdo që nga pikëpamja e funksionimit të brendshëm pikëpamja institucionale Universiteti i Tiranës ka probleme ka shqetësime dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e rektorit Koni që nuk kryen detyrën që ka ndaj universitetit për ta bërë prezent këtë lloj situate. Dhe megjithëse është kërkuar dhe nga studentët senator dhe nga dekanët e fakulteteve. Pra ky raport nga pikëpamja funksionale e të ardhmes do t’i bëj shumë mirë universitetit.

-Por problemi...

Problemi tjetër është problem dokumentacioni. Ju e keni parë që këto ditë në mbrojtje të argumentave të Universitetit të Tiranës ka dal një person i cili nuk ka mbushur vitin në universitet. Pra nuk mund ta përfaqësoj imazhin e universitetit dhe ta argumentojë një person që ka ardhur nga Universiteti Europian i Tiranës para një viti. Ndërkohë çfarë ka ndodhur? Aty ka qenë drejtoreshë e kurrikulës një eksperte që është nga më të mirat në Shqipëri të fushës së akreditimit dhe të kurrikulave, e cila në mënyrë të paligjshme u hoq nga pozicioni i drejtores së kurrikulave dhe për fat të mirë Universiteti i Mjekësisë e ka bërë drejtoreshë të kurrikulave. Dhe shikojini rezultatin. Atje ku ajo shkoi drejtoreshë e kurrikulave, Mjekësia ka dal me vlerësimin institucional maksimal. Universiteti i Tiranës edhe për këtë fakt që ka drejtor një person që nuk e njeh, nuk po gjykoj aftësitë e tij, por ai nuk e njeh dhe në shumë nga aktivitetet megjithëse u ngrit një grup pune që punoi me shumë përkushtim ka qenë problem dokumentacioni. Dhe agjencia e akreditimit britanike i ka bërë një nder të madh Universitetit të Tiranës që i bëri publike ato elemente që do përpiqeshin të fshiheshin në funksionimin e brendshëm të tij dhe zgjidhja është përsëri e thjesht, ne si dekanat i Fakultetit të Ekonomisë por edhe me fakultetet e tjera do t’i kërkojmë Ministrisë së Arsimit që në një periudhe sa më të shpejt brenda vitit të rivijë agjencia për të korrigjuar gjithë ato probleme të karakterit teknik, e përsëris jo akademik, pra nuk janë cenuar dhe nuk janë vënë në diskutim standardet akademike të Universitetit të Tiranës, është dhe do mbetet më i miri në Shqipëri.

-Në raport flitet edhe për mungesë funksionimi apo modalitete të tjera siç është lëvizshmëria e studentëve. Pra puna është se Universiteti i Tiranës nuk ofron programe të tjera për zhvillimin e studentëve pasi mbarojnë studimet e larta. Si qëndron e vërteta?

Të gjitha ato elemente që lidhen me funksionimin ka dokumenta dhe shifra dhe tregues që e konfirmojnë atë janë të thjeshta këto. Pa edhe këtu ka pasur një mungesë, ndaj po u them. Defekti është në komunikimin institucional në dorëzimin e dokumenteve në kohë. Ne na e kanë bërë prezent anëtarët e bordit të akreditimit që janë të Universitetit të Tiranës, se janë senatorë. Edhe ata ishin të shqetësuar me këtë evidentim, që nuk ka pasur korrektesë në dorëzimin e dokumenteve. Dhe ky lloj vlerësimi është vlerësim pikërisht për këtë. Ne e dimë dhe unë po ua rithem që ka më shumë se tre muaj që merren vendime në mënyrë autokratike në mënyrë të paligjshme nga rektori kur s’ka kompetencë për vendimet që duhet të marr rektorati. Kështu që e shoh të thjeshtë korrigjimin, rivendosja e ligjshmërisë në funksionimin sipas ligjit të strukturave të Universitetit të Tiranës e zgjidh dhe e qetëson këtë situatë që është krijuar me të drejtë nganjëherë nga ata që e shikojnë arsimin e lartë si treg, por nuk është treg. Arsimi i lartë ka të tjera parime funksionimi por janë të justifikuar të gjithë atë që e shikojnë nga këndvështrimi i tregut dhe biznesit. Ne kemi përgjegjësinë se në këtë Universitet që me të drejtë është krenaria e shqiptarëve, jo vetëm e shqiptarëve në Shqipëri por kudo që janë dhe nuk është cenuar dhe nuk është vlerësuar asnjë element i standardeve akademike të Universitetit të Tiranës, që janë padyshim më të mirat në Shqipëri.

-Sa ndikim do ketë ky raport në fluksin e regjistrimeve në universitet?

Domethënë pika e parë që është hedhur mjegull dhe nuk është sqaruar është që padrejtësisht publiku, studentëve aktualë edhe atyre që do të vijnë në universitetin e Tiranës nuk u është sqaruar se çfarë është bërë. Nuk është bërë akreditimi standardesh akademike. Domethënë të mirët që kanë ardhur deri tani në Fakultetin e Ekonomisë janë mbi 95% me mesatare mbi 9 e kam thënë. Dhe ato pak vende që 5 % që kanë mbetur, përsëri do të vijnë të mirë. Të jenë të sigurt që do të vijnë në institucion më të mirë nga pikëpamja akademike dhe për fat të mirë përballë një situate vlerësimi nga britanikët që na kanë vënë në dukje ato që në i dimë, por që ata bëjnë shumë mirë që i bëjnë publike. Pra kemi nevojë sikurse e parashikon ligji që universiteti të funksionojë sipas ligjit me struktura kolegjiale të tij dhe të vihen në lëvizje pikërisht ato. Britanikët e këtë e dinë mirë. Universiteti nuk funksionon me autoritet, me individë, me autoritarizëm. Por funksionon duke vënë në lëvizje të gjithë strukturat kolegjiale dhe studentët por edhe strukturat studentore. Dhe pikërisht këtë raporti e bën prezent dhe evident, andaj unë e vlerësoj dhe e përshëndes agjencinë britanike që na bëri këtë vlerësim, që mund të ishte edhe gjashtë muaj, nuk ka rëndësi. Pra të gjitha ato elementë që janë të shkruara aty, ato plotësohen, janë në plotësim e sipër. Por na bëri prezent një mosfunksionim korrekt institucional, që nuk është shumë e dobishme për Universitetin e Tiranës.

-Si drejtues i një nga Fakultetet më të rëndësishme siç është ai Ekonomik, keni kërkuar që të bëhet mbledhje, a i keni kërkuar shpjegim Rektorit për situatën e deri tanishme?

Kjo është bërë jo njëherë, por po të them që kemi tre muaj e gjysmë. Unë kur isha rektor, çdo të hënë bëhesh mbledhja pasi është detyrim ligjor. Rektori me statut nuk ka të drejtë të nxjerrë urdhra dhe udhëzime. Vendimet i merr organi kolegjial, pra Rektorati. Dhe çdo vendim që ka dalë tani, në tre e muaj pa u mbledhur Rektorati, janë vendime të paligjshme të rektorit dhe jo legjitimiteti ka kaluar përmasat në mënyrë skandaloze në shumë fusha. Por është shumë e mirë kjo situatë dhe kjo trokitje që na vjen nga ndërkombëtarët, për të rikthyer situatën e ligjshmërisë në funksionimin e Universitetit të Tiranës pa cenuar absolutisht asgjë në raport me ata që shfrytëzojnë resurset akademike të Universitetit të Tiranës. Pra është një vlerësim për stafin tonë të shkëlqyer, për studentët tanë të shkëlqyer, dhe kjo përhapje e një imazhi të deformuar por që i sqaruar i shëndetshëm për ne, do të na sjellë vetëm të mira.

-Çfarë do bëni ju?

Funksionimin sipas ligjit. Së pari këto elementë që ata, që janë elementë që teknikë shumë të thjeshtë janë në rrugë e sipër për tu plotësuar. Jo bërja e statutit, domethënë nuk është e rëndësishme të ndalemi se çfarë është shkruar. Është shkruar dhe evidentuar pikërisht ajo që ne e dimë, mosfunksionimi kolegjial institucional i Universitetit të Tiranës. Kjo është prezent. Dhe këtë e them unë që kam tetë vjet që kam qenë rektor, jam drejtues i Fakultetit të Ekonomisë dhe një shqetësim i të gjithë drejtuesve të universiteteve të tjera të Tiranës për nevojën e rikthimit. Pra universitetit edhe kjo i bën mirë është si një stres testi. Sistemi bankar, ne përdorimi situata të caktuara për të parë se si e përballojnë bankat e ndryshme një situatë të ngarkuar me situata ekonomike të rënduara, pra edhe kjo është një situatë testi për universitetin. Kur dikush, një autoritet, një pozicion vepron në mënyrë të paligjshme, si reagojnë strukturat e tjera? Dhe unë kam bindje dhe është shfaqur fakti se strukturat e Universitetit të Tiranës nuk janë peng i individëve, në çfarë do pozicioni të jetë ai. Sepse ka një fuqi të brendshme kolegjiale dhe funksionale dhe një pasur të jashtëzakonshme të studentëve që janë në këtë universitet që do ti kapërcejnë të gjitha. Do ta verifikoni shumë shpejt.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 20:28

PD e ka cilësuar si të jashtëligjshëm procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm duke akuzuar Ramën kërkon që të mbyllë dosjet e korrupsionit.

Postuar: 12/12/2017 - 19:18

Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile ka sqaruar qëndrimin e saj për kandidatin nga Shoqëria Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Postuar: 12/12/2017 - 18:58

Partia Socialiste ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, duke refuzuar ndryshime në ligjin për tarifat gjyqësore.

Postuar: 12/12/2017 - 18:19

Zyrtarisht janë shtatë kandidatë për të pasur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Postuar: 12/12/2017 - 18:15

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi e ka cilësuar kalimin në sistemin online të lejeve mjedisore dhe sistemit online të gjobave si një hap për transparencë në dhëniet e lejeve mjed